Tung,
bera ca kerkesa per ndihme neper forume ne kerkim te vullnetareve, po me sa duket shumica jane te zene me provime ose kalkulime profitesh. Keshtuqe vendosa te merrem vete me ndertimin e pare te faqeve. Une duhet te them qe 'kam qene' i zanatit se tani puna me ka bere te merrem me ca gjera te tjera, prandaj do me duhen shume keshilla dashamirese.
Si fillim me drejtoni ne ndonje webhosting qe do kishit rekomanduar. Une besoj do te kem nevoje per keto sherbime:
- MySQL/PHP
- Calendar (dicka e gatshme ne PHP?)
- eNewsletter (sherbimi te mundesoje dergimin dhe menaxhimin e mass email)
- Forum (mund kjo jete ndonje forum ne albasoul?)
- Portal (dikush ka eksperience me PHP-Nuke? ndonje rekomandim tjeter?)
Per momentin kam perkrahjen 'morale' te bashkevendasve qe jane duke organizuar nje manifestim (tradicional) per te ardhurit ne US nga Uskana (emri ilir, Kercova e sotme ne Maqedoni). Prandaj edhe regjistrova uskana.us, po shpresoj te arrij te mbledh edhe TDL-te e tjera me fjalen uskana. Une per momentin po vleresoj ate oferten me kapacitetet e dyfishuara nga hostpc qe kam postuar ne diskutimin tek eskspertet. Me hapni syte nese jam duke rishpikur rroten dhe nese ka sherbime te tilla te gatshme. Une ka kohe qe nuk jam mare me keto pune.
Faleminderit per durimin qe arrive gjer ne fund te ketij teksti.
IZ
Krijoni Kontakt