Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 108
  1. #11
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869




    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  2. #12
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    Pamje te marra nga astronautet





    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  3. #13
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869




    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e etan
    Anėtarėsuar
    24-09-2004
    Vendndodhja
    Kamerun - AFRIKA QENDRORE
    Postime
    91
    Sherri flm per informacionet dhe kurajo ,,,
    ps. sa per banished lere ate te flas se e ka zakon ajo te flasi kudo dhe nga ngado dhe perkedo .

  5. #15
    Citim Postuar mė parė nga banished
    Sa per Henen dhe "its dark side"; - Pjesen e erret te Henes.
    Vella, ju duhet ta dini mire qe Hena, Tokes i tregon vazhdimisht te njejten faqe. Kjo edhe fale faktit qe VETEM GJYSMA E HENES NDRIēOHET NGA DRITA E DIELLIT!!!
    Gjysma tjeter nuk ndriēohet prej diellit, fale rrotullimit te Henes rreth Tokes dhe fazes se rrotullimit. Pra, eshte dhe e ēuditshme, por ajo gjysma e pandriēuar e Henes, kurre nuk mund "te kapet mat" dhe te filmohet papandehur e ndriēuar prej diellit. Nuk eshte ndriēuar kurre, persa kohe egziston njohuria dhe kujtesa njerezore.
    Hena eshte satelit i Tokes, por Hena NUK KA ATMOSFERE.
    A mund te fotografohet gjysma e erret(dmth naten) e Tokes? Po, mund te fotografohet, sepse Toka ka privilegjin te kete atmosfere, dhe drita deri ne nje fare mase do t'i bindet fuzionit te natyrshem. Ndersa ne Hene nuk mund te ndodhe e njejta gje, sepse nuk ka atmosfere, prandaj edhe mungon fuzioni i drites, perthyerja dhe pasqyrimi i fotoneve nga grimcat me te imta te atmosferes, -atomet, molekulat, pluhuri, etj, etj, etj. Kjo e ben gati te pamundshem fotografimin e siperfaqes se erret te Henes. Dhe, mesa di une, asnje prej misioneve hapsinore nuk ka qene i pajisur me projektore te fuqishem sa te bente te mundur shkrepjen e ndonje fotografie per te qene. Edhe "kleēkat" ku jane kapur disa "studiues" per te pergenjeshtruar faktin qe Amerikanet te jene ulur per here te pare ne Hene ne 20/7/69, jane krejtesisht budallalleqe. Me te tilla gjera dhe aresyetime mund te genjejne vetem qorrat dhe injorantet. Psh, kur ata diskutojne per hijen e astronautit dhe hijet e tjera, qe i vene ne krahasim me njera tjetren, dhe qe thone qe nuk kane te njejtin drejtim...
    Askush ska thene ate gje more djale. Fakti qe quhet Dark Side Of The Moon ska te beje me faktin qe nuk ndricohet nga drita apo arsye te tjera nga ato qe ke keputur aty. Mesa po shoh per ate teme paske lexuar nje fjale nga fillimi dhe nje nga fundi dhe qenke nxituar te japesh pergjigjen menjehere Pastaj ska nevoje te behet nihilisti ne nje teme te tille. As te permenden pseudoshkenctaret sepse e dale nga goja jote duket si e thene nga nje supershkenctar. NUk e kam specifikuar kot qe ne fillim te temes qe keto materiale jane marre nga Nasa dhe sjane mashtrime apo lojra visuale me foto dhe me permasa. Nese nuk e beson ate gje qe sheh aty, jam dakort eshte e drejta jote dhe mendimi jot. Por mos u perpiq te hedhesh poshte punen e bere nga ne dhe pak me respekt. Ka dhe menyra te tjera per te shprehur mosbesimin. Une kur te lexova mu duke si ca e ca qe derdellisin per fakte dhe historira vetem me cfare kane degjuar neper rradhat e bukes. Qellimi i kesaj teme apo i te tjerave te kesaj natyre te hapura ne kete forum eshte thjesht paraqitja e disa fenomeneve (nese e meritojne kete emer) qe kane pikepyetjet e tyre. Sjane as bomba me tym dhe as pallavra per tu tallur me njerezit. Askush nuk eshte i detyruar te besoje apo te nderroje bindjet e tija.
    Me falni ju lexuesit e kesaj teme por mu duk shume pa vend nderhyrja e ketij anetari. Vete fakti qe kemi shpenzuar ore te tera per lexime te materialeve, gjetje te fotove dhe hartimit te kesaj teme me qellim qe te paraqesim nje dicka interesante per lexuesin me revolton kur shoh qe ka njerez qe tallen me punen e te tjereve dhe bejne ketu rrolin e samaritanit dhe te zoterise Di Gjithshka. Une skam nder mend te replikoj me ty banished. Si moderator i ketij forumi kam marre persiper te jap informacione te tilla ne shqip qe lexuesit tone i kane munguar dhe si ka patur ne nivele te caktuara. Besoni apo jo, ajo eshte dicka qe une se vendos dot. Qellimi im eshte paraqitja e fenomenve te tilla dhe ja u le juve ne dore te zgjidhni. Por e perseris, do ju lutesha te pakten respektoni punen e bere. Faleminderit dhe me falni edhe njehere per kete nderhyrje qe e konsideroj te fundit dhe te vetmen ne tema te tilla.

  6. #16
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga banished
    Ehhhh more Pepi...
    Po si nuk e vleresoj une punen tuaj ketu? E quajta edhe "dhune" vizuale!!!! Aq shume materiale(foto) keni paraqitur, dhe aq voluminoze eshte!!! A ju duket pak kjo?
    Pastaj edhe ju moret e u kapet vetem me nje pike; te tjerat i late nen hije!
    Pikerisht vella, po shoh, dhe jam i sigurte qe si une, shikoni edhe ju!
    Dhe une nuk shoh ndonje tank ne Mars, e as automatike, as skepter te Ra-se, e as mekanizma. Nuk shoh me as luane apo fytyra njerezore ne fotot e postimit 16:23 dt.26/2/2005. Ky nuk eshte me opinion, dhe jam i bindur se edhe ju mendoni te njejten gje.
    Me gjithe kete, nuk po them aspak se ju(ti, ose Sherri) po na genjeni ketu! Pse i merrni gjerat mbrapsht? Pse e konsideroni mendimin e dikujt si nenvleftesim apo perēmim te punes tuaj?
    Nuk jeni ju qe po shpjegoni ato fotot e Marsit ketu... nuk jam une "supershkencetari", si me quani ju me qesendi, por jane pseudoshkencetaret (qe i quajta une te tille), qe nuk dine as te shkruajne gjuhen e tyre.
    Une po shpreh mendimin tim vella; ju keni shprehur mendimin e dikujt tjetri.
    Nuk keni dhene as mendimin zyrtar te NASA-s; por as per kete fakt une nuk po ju hedh punen poshte. Une ju shpreha mendimin tim qe anon nga ai i NASA-s, jo se une punoj per NASA-n, por, e pashe qe i mungonte kjo ketu. Pavaresisht se edhe mua me tundon dhe me terheq me teper kendveshtrimi tjeter...
    Sigurisht qe fotot kane dale nga NASA, ajo e ka monopolin e ketyre pasurive... Te tjereve, qofshin dhe shkencetare, u lejohet vetem studimi apo komentet.

    Nese ju nuk pritni ballafaqim mendimesh, atehere me falni. Nuk e dija qe kjo qoshe e forumit te ishte vetem per lexim(une per vete u kenaqa duke pare, sinqerisht) dhe jo per komente. Nese doni qe te mbeten mister keto "fenomene", atehere -
    Ju kerkoj ndjese, dhe kerkoj te me fshihen postimet ne kete teme.

    Me respekt.
    Pershendetje banished
    Si fillim doja te thoja qe cdokush eshte i lire te mendoje c'te doje dhe e respektoj vendimin tend.NJi gje qe nuk me pelqen eshte termi "dhune" vizuale.Nuk e kuptoj pse qeka "dhune" vizuale??
    Ka njerez qe jane kurioz dhe duan te dine edhe pse nuk mund ti besojne duan te shofin pamjet per kuriozitet.psh:
    Kur behet nji gjygj qe ta denosh nji njeri duhen prova apo jo??Aq me shume prova aq me ne pah del nese ai eshte fajtor ose jo.Nqs nuk do bashkengjiteshin fotot,mendoj se do shkruaje qe jane llafe te kota,pa foto pa asgje.
    Un kto foto si shof ne cdo postim nenforum etj etj qe ti quaj "dhune" vizuale qe nji admin smod apo mod do te mi imponoje ti shof.Kto fotot jane postuar vetem tek kjo teme dhe po te ishte "dhune" vizuale thjesht mund mos ti shifje.Un apo pepi s'kemi shkruar tek fotot "SHIFNI FOTOT DHE DUHET TI BESONI PATJETER SE KSHU JU THEMI NE".
    Tek ky nenforum eshte hapur nji teme me video rreth Ufo-ve dmth prova per ekzistencen e tyre.Ajo qe doja te pysja eshte:
    -Mos do ti quash ato video filmime "pornografike"??
    Ne ato video jane dhe xhirime te bera nga CNN dhe Fox Tv.Mesa di un keto jane televizione prestigjoze dhe nuk besoj se do shpenzonin sikur dhe 1 sek te kohes se tyre per tu marre me dokumentare apo paraqitur xhirime qe jane te "fallsifikuara".
    Gje tjeter qe doja te komentoja per austronautet ne hapsire qe the shofin alucinazione nga efekti i gravitetit.Austronautet para se te shkojne ne hapsire bejne nji trajnim specifik ku msohen me kushtet qe do gjejne jashte atmosferes tokesore.Tani meqe shumica tyre pohon se ka pare UFO nuk te duket si pak e cuditshme qe te gjithe te shofin nji alucinacion te ngjashem??Pastaj dhe ne toke jane pare e filmuar e dokumentuar.
    ps:
    Me falni per repliken por meqe ishte permendur dy here emri im ne kete teme mendova ti pergjigjem.
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  7. #17
    HI EVERYBODY Maska e CUFO
    Anėtarėsuar
    21-08-2003
    Postime
    78
    Me duket shume interasante fotot e mara nga marsi ashtu dhe shkrimi i pepi par arsyet qe cuan ne pezullimet e fluturimit ne hene,personalisht mendoj se ka shume sekrete qe nuk i tregohen publikut,A keni me shkrime te tilla me pelqejne ti lexoj jam shume kureshtar ti lexoj?
    IT IS NICE TO BE IMPORTANT BUT IS MORE IMPORTANT TO BE NICE

  8. #18
    Ok se u shmangem pak nga tema jone dhe uroj qe mos kete me nderhyrje te ketij tipi. Rastesisht gjeta nje tjeter material per temen e dyshimeve se cfare mund te kete ne hene. Po e postoj me poshte si vijon. Autori, doktor i shkencave astronomike, ufolog dhe astrobiologu Peter Kohen jep te dhenat e studimit te tij dhe rezultatet me disa te intervistuar, perfshi edhe astronaut qe jane terhequr nga sherbimi.

    A ka ndonje baze aliene ne Hene?
    GJithmone e me shume njerez te perfshire ne kerkime, fluturime kozmike dhe studies po deshmojne per pranine e alieneve ne Hene. Prej tyre pretendohet qe ne pjesen e erret te Henes, ne ate qe nuk shihet kurre nga toka ka nje baze aliene. A e keni pyetur ndonjehere veten se perse u nderprene fluturimet ne Hene? Perse ne nuk ndertojme nej baze ne Hene qe natyrisht duket nje ide shume me teper praktike si nga ana ekonomike ashtu dhe e sigurise sesa te mbash stacione qe pluskojne ne hapesire. Duke ju referuar astrounautit Neil Armstrong, alienet kane nje baze ne Hene dhe ja u kane bere te qarte tokesoreve qe ti rrine larg satelitit te tyre. Tingellon si shume fantazi dhe e pamundur?
    Milton Cooper nje oficer i Inteligjences se Forcave Detare shprehet: Alient dhe Ufo jo vetem qe ekzistojne por ne komunitetin e Inteligjences se Forcave Detare, bazes aliene ne Hene i referohen shpesh si LUNA dhe qe eshte nje operacion vigan ne siperfaqe dhe ne mjete ku alienet mbajne anijet e tyre meme dhe ngrene ne fluturim vetem disqet e vogla fluturuese.
    LUNA, baza aliene ne pjesen e larget te Henes u filmua dhe nga astronautet e Apollos dhe qe e pershkruajne si nje baze te mirefillte me operacione te shumta qe behen pa nderprere dhe me mjete dhe anije meme gjigande ne permasa, vazhdon Milton Cooper.
    A takoi Apollo 11 Ufo ne Hene? KJo eshte pyetja qe shtron Timothy Good ne librin e tij "Above Top Secret" .
    Duke ju referuar raporteve te pakonfirmuara te dy pilotet, Neil Armstrong dhe Buz Alddrin pane UFO menjehere sapo u ulen ne siperfaqen e Henes me mjetin e tyre Apollo 11 ne 21 Korrik te vitit 1969. Me kujtohet qe degjova nje astronaut ti referohej nje drite te shdritshme qe i kontrollonte pa nderprere, ne nje nga transmetimet direkte te tyre por qe u nderpre nga Nasa. Cdo gje u nderpre aty dhe nuk u bene me komente.
    Duke ju referuar nje ish punonjesi te Nasa-s Otto Binder, vale radiosh me frekuenca te tyre dhe marrje sinjalesh VHF qe kalonin sistemin e Nasa-s lapen kete bisede:
    NASA: Cfare ka aty? Kontrolli i misionit Apollo si me degjon... Apolli11: Keta "bebusha" jane gjigande zoteri. Te pamase. Oh ZOT. Ju nuk do ta besonit. Po ju them, ka anije te tjera komzike aty te rrjeshtuara ne pjesen me te larget te kraterit. Ata jane ne Hene dhe po na vezhgojne!
    Ne vitin 1979 Maurice Chatelain ish shefi i Sistemit te Komunikimve ne Nasa konfirmoi qe Arsmtrong kishte raportuar pamje te dy UFO ne buzet e nje krateri. Kontakti ka qene nje gje e njohur nga te gjithe ne Nasa po askush ska folur deri tani.
    Ruset ne nje fare menyre ishin te paret qe konfirmuan kete incident:
    Duke ju referuar informacioneve qe kemi, kontakti u raportua menjehere sapo anija u ul ne Hene, thote doktor Vladimir Azhazha, nje fizikant dhe profesor i matematikes ne Universitetin e Moskes. Neil Armstrong percolli mesazhin tek Kontrolli i Misionit qe dy objekte te medhaja misterioze po i vezhgonin keta sapo u ulen ne Hene. Por ky mesazh asnjehere nuk u degjua na publiku sepse NASA e censuroi. Nje tjeter shkencetar rus Dr Aleksander Kazantsev, Buss Aldrin filmoi me ngjyra ufot nga brenda Apollos dhe vazhdoi filmimin edhe kur dolen jashte. Dr Azhazha thote qe Ufot u larguan disa minuta mbasi astronautet u ulen ne siperfaqen e Henes.
    Maurice Chatelain konfirmoi gjithashtu qe transmetimet me radio te Apollos u nderprene ne shume raste ne menyre qe te fshiheshin nga publiku i gjere informacione te tilla. Mos harrojme qe kjo deshmi vjen nga Chatelain nje njeri i specializuar ne telekomunikacion dhe me nje te kaluar te lavdishme ne fushen e industrise aerospaciale dhe programeve spaciale. Ai ka qene desinjatori kryesor i sistemit te komunikimit dhe i procesimit te te dhenave ne anijet Apollo.
    Ai deklaron se te dy, Apollo dhe Gemini gjate fluturimeve te tyre jane ndjekur ne distance dhe disa here nga afer, nga mjete fluturuese kozmike me origjine jashtetokesore. Cdo here qe ndodhte astrounautet informonin Kontrollin e Misionit te cilet nga ana tjeter urdheronin qe te mbahej heshtje e plote.
    NASA mund te jete nje agjenci civile po duke qene se shumica e fondeve te saja vijne nga burimet ushtarake, madje dhe kozmonautet pilote jane subjekt i sigurise dhe i nenshtrohen procedurave te sigurise sipas normave ushatarake.
    Me poshte kemi deklaraten e bere nga Otto Binder, Dr. Garry Henderson dhe Maurice Chatelain te cilet thone se astronautet kishin marre urdhera te prera qe te mos bisedonin me njeri per vezhgimet e tyre.Gordon Cooper ka deshmuar perpara Komitetit te Kombeve te Bashkuara, nje gna astronautet ka pare nje ufo ne token e Henes
    Nese ska ndonje sekret, atehere pse keto gjera mbahen te fshehta dhe sjane bere publike?
    Gjate nje sipmoziumi te NASA-s kjo eshte nje pjese e intervistes se bere me Neil Armstrong:
    Peter Kohen : Cfare ndodhi me te vertete me Apollon 11? Ka qene me gjithe mend e pabesueshme por sidoqofte ne e kemi ditur prej kohesh qe sjemi vetem, madje edhe per bazen ne Hene dhe po ashtu per mesazhin e tyre qe te mos i afrohemi Henes. Cfare ndodhi?
    N. Arsmtrong: Nuk mund te jap detaje pervec asaj qe anijet e tyre ishin shume me superiore se tonat, si madhesi dhe si teknologji. Hmm, ishin te medhaja dhe kercenuese...
    Peter Kohen: Po NASA ka nderrmare misione te tjera mbas Apollo11.
    N. Armstrong: Natyrisht, nuk mund te rrezikonim perhapjen e nje paniku ne toke. Keshtuqe duhet ta nderprisnim ngadale. Mesazhi na u dha qarte me Apollo 13 qe nuk pati difekt... (buzeqesh)

    Armstrong e mbyll intervisten e tij duke konfirmuar qe ngjarja eshte e vertete por duke refuzuar te japi hollesira te metejshme duke ebere te qarte qe ne sfond te kesaj heshtjeje dhe mbulimi te se vertetes ishte dora e CIA-s

  9. #19
    Te rejat e fundit nga Planeti i Kuq.

    Ne muajt e fundit jane zbuluar nje numer i madh anomalisht ne siperfaqen e planetit Mars. Ajo qe ja vlen me shume per tu permendur eshte nga fotot e Mars Global Surveyor, ka te beje me te ashtuquajtura "Tubat e Xhamit" te zbuluara nga nje grup shkenctaresh te "Enterprise Mission," te cilet punojne ne menyre te pamvarur nga NASA. Ata mbasi analizuan rreth 20 mije megabytes me foto te bera publike nga NASA ne vitin 2000, para disa muajsh zbuluan ekzistencen e nje strukture ne forme tubolare jo natyrale ne planetin Mars. Pamja e tyre e reflektuar te krijon pershtypjen e nje siperfaqeje te xhamte dhe me linja te shumta ne prerje rrethore. Fotoja e meposhtme tregon ate qe mund te quhet me plote gojen nje tub i xhamte me nje diamter prej 200 metrash qe reflekton nje drite te forte, mbase driten e diellit. Disa kerkues kane hedhur hipotezat qe keto tuba te cilet duken qarte qe sjane natyral mund te jene nje lloj sistemi qarkullimi i ujit ose dhe nje sistem transporti qe shkon nentoke. Nese kjo teori del e vertete atehere do te provohet njehere e mire qe Marsi eshte i banuar dhe civilizimi i tij shtrihet nen siperfaqen e planetit te kuq.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #20
    Disa foto te tjera me te detajuara.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Balsami i lumturisė
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  3. Nje pyetje rreth krishterimit ...
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-11-2006, 08:19
  4. Introspeksion
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 06:03
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •