Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    George John Tenet: Sekretet e CIA-s nė librin tim

    Si drejtor i CIA-s, George Tenet ka ruajtur sekretet mė tė rėndėsishme tė Amerikės. Dhe deri tani buzėt e tij kanė qėndruar tė kyēura. CIA e Tenet-it ėshtė fajėsuar pėr mos parandalimin e sulmeve tė 11 shtatorit, ėshtė lavdėruar pėr rėnien e talebanėve dhe pėrgojuar pėr parashikimin se Iraku kishte armė kimike dhe biologjike. Tani, tre vite pasi ka lėnė CIA-n, Tenet ka shkruar njė libėr tė quajtur, "Nė qendėr tė stuhisė". Korrespondenti i CBS, Scott Pelley, u ul dhe bisedoi me George Tenet nė emisionin e kėtij televizioni "60 Minutes". "60 Minutes" kėrkoi tė dinte se si ai "u gabua pėr armėt e shkatėrrimit nė masė". A po pėrdorim torturėn nė luftėn kundėr terrorit? Dhe kush ishte personi nė Shtėpinė e Bardhė qė i nguli pėrfundimisht thikėn pas shpine? Nė "60 Minutes" Tenet u shfaq i pasionuar, luftarak, shfajėsues, sfidues dhe egėrsisht besnik ndaj njerėzve tė CIA-s dhe luftės sė tyre kundėr terrorizmit.

    George Tenet: Njerėzit nuk na kuptojnė ne, e di, ata mendojnė se ne jemi njė turmė burokratėsh tė pafytyrė, pa ndjenja, pa familje. Nuk ka njeri nė kėtė qeveri qė tė ketė ndier atė qė ne kemi ndier para ose pas sulmeve tė 11 shtatorit. Pa dyshim, pas 11 shtatorit tė gjithė kishin tė njėjtėn ndjesi. Askush s'ėshtė ndier si ne atė ditė. Ishte personale.

    George Tenet: Unė akoma rri zgjuar natėn duke menduar pėr gjithēka qė mund tė ishte bėrė tjetėr pėr tė ndaluar atė qė ndodhi mė 11 shtator. Familjeve tė prekura nga sulmet e 11 shtatorit unė u kam thėnė, "ju meritoni mė shumė se qeverinė qė keni".

    Scott Pelley: Ēfarė ndodhi?

    George Tenet: Njerėzit u pėrmbytėn me tė dhėna dhe operacione. Dhe ata e humbėn. Ne nuk po pėrpiqemi tė fshehim me qėllim faktin se qeniet njerėzore bėjnė gabime.

    (CBS: Por Komisioni i 11 shtatorit e akuzoi CIA-n e Tenet pėr burokraci dhe se dėshtoi tė njihte kėrcėnimin qė pėrbėnte nė tė vėrtetė Al Kaeda.)

    George Tenet: Gjithė kėto komisione dhe gjithė kėto raporte nuk arritėn tė shkojnė pėrtej ndjenjave tė njerėzve tė mi. E di, tė shohėsh si shkruhet pėr ne, sikur jemi idiotė. Ose sikur ne nuk e kuptonim kėrcėnimin. Sikur nuk e kuptuam se ēfarė ndodhi atė ditė. Tė vinin nė dyshim integritetin tonė, apo aftėsinė tonė operacionale. Njerėzit amerikanė duhet tė dinė se gjėrat nuk ishin kėshtu. Ne jemi ata qė qėndrojmė para dhe tregojmė tė vėrtetėn kur jemi gabim. Ka diēka fantastike nė kėtė qeveri. Tė vetmit njerėz qė dalin para dhe tregojnė tė vėrtetėn janė kush? Oficerėt e inteligjencės. Sepse kultura jonė ėshtė "mos e thyej kurrė besimin me tė vėrtetėn". Ne ju themi vetė tė vėrtetėn, nuk keni pse tė na e nxirrni me zor atė. Unė nuk kisha nevojė pėr njė thirrje qė tė mė tregonte se nuk e kisha parė listėn Hazmi dhe Midhar. Ne e morėm vesh menjėherė dhe u treguam tė gjithėve. E vėrteta ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne.

    (CBS: E vėrteta e CIA-s dhe Al Kaedės fillon para 11 shtatorit. Dy vitet para se tė ndodhnin sulmet, oficerėt e CIA-s nė Afganistan po bėnin plane se si tė shembnin regjimin taleban dhe tė kapnin Bin Laden. Por Tenet thotė se as Klintoni dhe as

    Presidenti Bush nuk i dhanė atij "Ok"-ein pėr tė vazhduar. Atėherė, nė verė tė vitit 2001 Tenet thotė se u alarmua aq shumė nga tė dhėnat e inteligjencės se njė sulm do tė ndodhte saqė kėrkoi njė takim tė menjėrshėm me Kėshilltaren pėr Sigurinė Kombėtare tė asaj kohe, Condoleeza Rice.)

    George Tenet: Raportimi pėrfshin nė thelb faktin se kundėr SHBA do tė ketė sulme shumėfishe spektakolare. Ne besojmė se kėto sulme do ndodhin shumė shpejt dhe ka gjasa pėr fatkeqėsi masive.

    Scott Pelley: Ti po i thua Condoleezza Rice nė atė takim nė Shtėpinė e Bardhė nė korrik se ne duhet tė ndėrmarrim veprime sulmuese nė Afganistan, pikėrisht nė kėtė kohė. Para sulmeve tė 11 shtatorit.

    George Tenet: Ne duhet tė ndėrmerrnin veprime tė menjėhershme nė Afganistan nė atė moment. Nė atė moment kishim nevojė tė hidheshim nė sulm.

    (CBC: Nė librin e tij, Tenet thotė se edhe pse ai i ka thėnė Rice se sulmi ndaj amerikanėve mund tė ndodhte shumė shpejt ajo ua delegoi zyrtarėve tė dorės sė tretė kėrkesėn e tij pėr aksion tė menjėhershėm nė Afganistan.)

    Scott Pelley: Ti takoheshe me Presidentin ēdo mėngjes. Pse nuk i thoshe Presidentit, "Zoti President, kjo ėshtė e tmerrshme. Ne duhet tė bėjmė kėtė tani. Harroji burokracirat. Unė kam nevojė pėr kėtė gjė qė kėtė pasdite"?

    George Tenet: Nė rregull. Sepse qeveria e Shteteve tė Bashkuar atė Amerikės nuk funksionon nė kėtė mėnyrė. Presidenti nuk ėshtė njė oficer veprues. Ti e vė planin e aksionit para kėshilltarit tė sigurisė kombėtare dhe njerėzve, tė cilėt ia shtrojnė faktet presidentit pėr tė vendosur mbi ligjet qė ato do implementojnė.


    (CBS: Mė 11 shtator, Tenet ishte duke ngrėnė mėngjes pranė Shtėpisė sė Bardhė kur avioni i parė goditi kullat. Atij i shkoi mendja nė ēast tek armiku i tij i vjetėr.)

    George Tenet: E kuptova menjėherė se ishte Bin Laden. U ngrita nga mėngjesi dhe u hodha nė makinė.

    Scott Pelley: Ē'do tė thuash me se e dije menjėherė? Dua tė them, shumė njerėz nė vend menduan se bėhej fjalė pėr njė aksident tė tmerrshėm.

    George Tenet: Dėgjo, kur e ke ndjekur kėtė gjė pėr aq gjatė sa e kam ndekur unė, kur ke menduar pėr sulmet e shumėfishta qė mund tė ndodhnin. Nė mendjen time nuk kisha dyshime pėr atė qė kishte ndodhur, qė nė moment.

    Scott Pelley: Pas gjithė atyre viteve duke thurur plane dhe duke dashur tė kapėsh apo vrasėsh Osama Bin Laden, duhet tė kesh menduar, "Biri i bushtrės mė kapi i pari".

    George Tenet: Po. Por nė kokė kisha dhe njė mendim tjetėr. "Do tė tė mund ty dhe bastardėt e tu. Dhe do ta shohim. Sepse rregullat po ndryshojnė". Ja ēfarė mendova.

    (CBS: Menjėhrė, Tenet mori kompetencat qė kishte kėrkuar pėr nė Afganistan. Dhe pėr herė tė parė, CIA udhėhoqi njė luftė amerikane. Tenet e quan atė si koha mė e mirė e agjencisė, pėrveē mbase njė fakti.

    Scott Pelley: A ndodhej Osama Bin Laden nė Tora Bora?

    George Tenet: Ne besojmė qė po.

    Scott Pelley: Dhe pyetja ėshtė, "Si arriti tė largohej?" Nėse ky plani juaj ishte aq i mirė...dhe ēėshtja e Afganistani shkoi aq mirė... . Si u largua Bin Ladeni, kur ne arritėm ta vinim me shpatulla pėr muri nė Tora Bora?

    George Tenet: Epo, e ke parė ndonjėherė gjeografinė e Tora Borės?

    Scott Pelley: Po.
    George Tenet: Ti s'fut dot dikė nė qoshe nė Tora Bora.
    (CBS: Tenet thotė se forcat tona ishin tė pakta pėr tė mos lėnė Bin Laden qė tė arratisej.)

    George Tenet: Ne luajtėm me atė qė kishim. Sepse nuk kishim forca tė mėdha nė terren. Ne kapėm shumė njerėz, ne nuk kapėm atė qė donim.

    Scott Pelley: Ēfarė tha Khalid Sheikh Mohammed kur pėrfundoi nė duart e hetuesve tė CIA-s?

    George Tenet: Do flas me ju kur tė mė dėrgoni nė Nju Jork dhe kur tė shoh avokatin tim.
    (CBS: Por CIA kishte diēka tjetėr nė mendje. Khalid Sheikh Mohammed dhe tė tjerė u pėrfshinė nė programin "tė arrestuar tė cilėsisė sė lartė". Ishin ngritur burgje sekrete dhe shumė tė dyshuar ishin marrė nė pyetje nėn tė ashtuquajturat "teknika tė zgjeruara pyetėse", ēka thuhet se pėrfshijnė deprivim tė gjumit, tė ftohtė ekstrem dhe uji pa ndėrprerje nė fytyrė.)

    George Tenet: Imazhi i krijuar ėshtė, ne ulemi rreth zjarrit tė kampit dhe themi, "Tani tė shkojmė tė torturojmė njerėz". Epo, ne nuk torturojmė njerėz. Po ta them dhe njėherė. Ne nuk torturojmė njerėz. "Ok"?

    Scott Pelley: Lėri kėto tani George.

    George Tenet: Ne nuk torturojmė njerėz.

    Scott Pelley: Khalid Sheikh Mohammad?

    George Tenet: Ne nuk torturojmė njerėz.

    Scott Pelley: Uji i ftohtė?

    George Tenet: Ne nuk torturojmė njerėz - nuk po them pėr teknika.

    Scott Pelley: Ėshtė torturė.

    George Tenet: Dhe ne nuk torturojmė njerėz. Tani mė dėgjo mua. Mė dėgjo mua. Dua tė mė dėgjosh. Konteksti ėshtė nė post 11 shtatorin. Unė mora raportime pėr armė bėrthamore nė Nju Jork, apartamente tė tėra qė do hidheshin nė erė, aeroplanė qė do fluturonin nėpėr aeroporte sėrish si atėherė. Linja komplotesh qė unė s'i njihja, unė s'e dija se ē'po ndodhte nė SHBA. Dhe po pėrpiqesha tė gjeja se cili do tė ishte shkatėrrimi i radhės. Tė gjithė mund tė harrojnė kontekstin qendror tė asaj qė pėrjetuam. Frika e prekshme qė ndiem duke u bazuar nė faktin se ishin aq shumė gjėra qė ne s'i dinim.

    George Tenet: Unė di se ky program ka shpėtuar jetė. Unė di se ne kemi hedhur nė erė plane.

    Scott Pelley: Por ajo ēfarė po thua nė thelb ėshtė se disa njerėz duhet tė torturohen.

    George Tenet: Jo, nuk e thashė njė gjė tė tillė. Nuk e thashė njė gjė tė tillė.

    Scott Pelley: Ti po thua se marrja nė pyetje me metoda tė zgjeruara...

    George Tenet: Nuk e thashė njė gjė tė tillė. Nuk e thashė njė gjė tė tillė. Ne nuk tor... . Mė dėgjo mua. Ti, ti po bėn...,

    Scott Pelley: Ti e pėrmend nė libėr, "marrje nė pyetje me teknika tė zgjeruara".

    George Tenet: ...supozime. Epo, ashtu e quajmė ne.

    Scott Pelley: Dhe ėshtė njė eufemizėm.

    George Tenet: Unė nuk do tė bėj debat kuptimor me ty. Po tė them atė ēfarė unė besoj.

    Scott Pelley: Ke qenė ndonjėherė i pranishėm nė kėto lloj marrjesh nė pyetje?

    George Tenet: Jo.

    Scott Pelley: Nuk mendoje se ishte pėrgjegjėsia jote pėr tė marrė vesh se ē'po ndodhte?

    George Tenet: Unė e dija ē'po ndodhte. Nuk jam thjesht njė soditės. E di se ēfarė po firmosja gjithė kohės pėr jo ose po.

    Scott Pelley: Po e bėj pyetjen nė kėtė mėnyrė: Pse ishin mėnyrat e zgjeruara tė marrjes nė pyetje tė nevojshme?

    George Tenet: Sepse kėta janė njerėz, tė cilėt kurrė, kurrė nuk tė tregojnė asgjė. Kėta janė njerėz qė e dinė kush ėshtė pėrgjegjės pėr sulmet e ardhshme terroriste. Kėta janė njerėz tė thekur qė do tė vrisnin brenda 30 sekondave, pasi tė kishin dalė nga kudo po mbaheshin pa iu dridhur qerpiku. Ti mund tė qėndrosh i ulur aty, ti mund tė qėndrosh i ulur aty edhe pas pesė vitesh dhe tė bėsh kėtė debat me mua, ajo ēfarė tė kėrkoj tė bėsh ėshtė ecėsh njė kilometėr nė kėpucėt e mia ndėrsa mė duhet tė pėrballem me kėto realitete.

    George Tenet: Hetimet zbuluan rrjete dhe prishėn shumė plane nė SHBA.

    Scott Pelley: Al Kaeda, ndodhet nė SHBA tani?

    George Tenet: Supozimi im ėshtė se kanė infiltruar njė valė tė dyė ose njė tė tretė nė SHBA nė kohėn e 11 shtatorit. A mund tė ta provoj unė kėtė? Jo. Kjo ėshtė intuita ime. Nė vitin 2003, terroristėt ishin nė SHBA tė pėrgatitur tė sulmonin metrotė e Nju Jorkut, kur numri dy i Bin Ladenit i thirri tė sprapseshin pėr njė diēka mė tė madhe. Ēfarė ėshtė kjo kauza mė e madhe? Njė e dhėnė ėshtė se Bin Laden po pėrpiqet tė zė nė dorė materiale nukleare qė nė vitin 1993. Kėto materiale i japin superfuqi njė organizate nė rrjet qė nuk ėshtė shtet. Nuk e di se ēfarė do tė ndodhė, por jam i shqetėsuar sepse kam parė mjaft pėr tė kuptuar se ēfarė qėllimi kanė. Por kur do tė dalin nė dritė planet e tyre? Nėse Al Kaeda do tė pėrdorė materiale bėrthamore, mijėra armėt qė ne kemi do tė ishin tė parėndėsishme. Nė mes tė njė kėrcėnimi nga Al Kaeda, jam i habitur qė Shtėpia e Bardhė po merret kaq shumė me Irakun. Lufta nė Irak ėshtė tragjedi kombėtare. Kėtė e kuptova nė fund tė karrierės sime. Unė po fajėsohesha pėr vendimin e luftės.

    Scott Pelley: Mendoni se CIA ka gabimet e veta?

    George Tenet: I pranoj gabimet e CIA-s, por edhe tė miat. Ajo qė mė inatos mė shumė ėshtė se Shtėpia e Bardhė i shpėrfilli paralajmėrimet e CIA-s, sajoi libra pėr inteligjencėn dhe mė fajėsoi mua pėr kėtė dėshtim. Pjesa mė e vėshtirė ėshtė se e kam dėgjuar kėtė pėr tre vite. Kam dėgjuar zėvendėspresidentin nė vitin e pestė tė sulmeve tė ma pėrmendė pėrsėri punėn e Irakut. "Shiko se ēfarė na tha ai torollaku dhe ne vendosėm tė hapnim luftė", thonė pėr mua. E vėrteta e Irakut fillon ditėn pas sulmeve tė 11 shtatorit, kur u ndesh me kėshilluesin e Pentagonit, Richard Perle, nė Shtėpinė e Bardhė. Ai mė tha se "Iraku do ta paguajė pėr atė qė ndodhi dje, ata kanė pėrgjegjėsi". Ishte 12 shtatori. Kam manifestin me vete qė tregon se kėtė e bėri Al Kaeda. Nė kokė nuk mė shkonte asnjė mendim se Iraku ishte i pėrfshirė nė ēfarėdolloj forme dhe mė kujtohet tė kem thėnė me vete se do tė shkoj t'i them Presidentit "Pėr ēfarė po flet ky?"

    Scott Pelley: Ju thatė se Iraku as qė ju shkonte nėpėr mend nė ato momente. Por tani ēfarė mendoni?

    George Tenet: Nė lidhje me komplotin e 11 shtatorit, asnjė. Nuk kishte kurrfarė lidhjeje. Asnjėherė nuk e verifikuam nėse kishte ndonjė autoritet, drejtim, kontroll apo bashkėpunim me Al Kaedėn kudėr Amerikės. Pikė.

    Scott Pelley: Presidenti, nė tetor tė 2002-shit citon se "Mendojmė se Saddam Hussein po e pėrdor Al Kaedėn pėr punėt e tij tė pista". Kėtė po i thoshit ju Presidentit?

    George Tenet: Nuk besonim se Al Kaeda do tė kryente punėt e pista tė Saddam Hussein-it.

    Scott Pelley: Nė janar tė vitit 2003, Presidenti citon pėrsėri "Imagjinojini tė 19-tė pengmarrėsit tė armatosur nga Saddam Hussein". Kėtė i keni thėnė Presidentit?

    George Tenet: Jo. Zėvendėspresidenti pohoi se Saddam-i kishte armėt bėrthamore, atėherė kur CIA po thoshte se nuk kishte.

    Scott Pelley: Ēfarė do tė thotė kjo?

    George Tenet: Nuk e di se ēfarė do tė thotė. Gjykimi i inteligjencės ishte se "ai nuk do tė ketė armė bėrthamore deri nė vitin 2007, 2009".

    Scott Pelley: Por kėto nuk janė ato qė thotė zėvendėspresidenti.

    George Tenet: Kėtė s'e shpjegoj dot. Ndonjėherė e kam paralajmėruar Shtėpinė e Bardhė se pohimet qė bėnte ishin tė gabuara, por kam lejuar qė tė bėjnė njė gabim tė madh, kur Presidenti tha se "Qeveria britanike mėsoi se Saddam Hussein kohėt e fundit ka marrė sasi tė mėdha uranium nga Afrika".

    Scott Pelley: CIA e kishte hedhur poshtė kėtė supozim kohė mė parė. Agjencia madje kėrkoi qė ky pohim tė hiqej nga dorėshkrimi i dy fjalimeve presidenciale. Po pse nuk u hoq nga fjalimi i tretė?

    George Tenet: Nuk e lexova fjalimin e tretė. Po merresha me shumė gjėra tė tjera.

    Scott Pelley: Prit njė minutė. Ti nuk e lexove?!

    George Tenet: E saktė. Nuk e lexova. Ia morra gjatė njė takimi tė mėparshėm dhe ia dhashė asistentit tim. I thashė: "Djema, shqyrtojeni kėtė dhe ejani tek unė nėse duhet tė bėj ndonjė gjė".

    Scott Pelley: Pra askush nuk erdhi tek ju.

    George Tenet: Pėr kėtė arsye duhet tė marr pjesėn time tė pėrgjegjėsisė.

    Scott Pelley: A ju kėrkoi dikush nga Shtėpia e Bardhė, dikush nga departamenti i mbrojtjes nėse duhet tė shkonit nė Irak?

    George Tenet: Nė diskutimet e vitit 2002, nė pranverėn dhe verėn e vitit 2002 shtrohej ēėshtja "Si do ta bėsh" dhe jo "A duhet ta bėsh".

    Scott Pelley: A s'tė pyeti kush?

    George Tenet: Nuk mė kujtohet tė jem ulur nė njė takim dhe dikush tė mė ketė thėnė "Jemi tė shqetėsuar pėr Irakun. A ėshtė gjėja e duhur pėr t'u bėrė? Cilat janė ndėrlikimet?" Nuk mė kujtohet tė kem kaluar ēaste tė tilla, kur njerėzit ulen dhe flasin me sinqeritet nėse ėshtė e drejtė tė bėhet diēka.
    (Megjithėkėtė, nė zyrat e CIA-s, ekipi i Tenet po bėnte njė gabim trashanik tė vetin. CIA nxori vlerėsimin e vet tė armėve irakiane nė njė raport sekret tė quajtur "Vlerėsimi i Inteligjencės Kombėtare")

    Scott Pelley: Vlerėsimi kryesor i Inteligjencės Kombėtare thotė: "Bagdati ka armė kimike dhe biologjike. Pikė".

    George Tenet: Gjykim besimplotė.

    Scott Pelley: Si mund ta bėnit njė pohim kaq tė guximshėm?

    George Tenet: Ne besonim se ai kishte armė kimike dhe biologjike.

    Scott Pelley: Por s'kishit asnjė provė tė fortė!

    George Tenet: Jo, jo, kishim shumė tė dhėna. Kishim mjaft tė dhėna teknike. Nėse i mbledhim tė gjitha bashkė ato prova qė kishim, nė gjykatė nuk pėrbėjnė evidencė. Por kur bėn njė vlerėsim, shkruan ato qė di. Me ato qė kishim edhe mund ta fitonim njė gjyq civil, por jo gjyq kriminel pėr sa i pėrket provave.

    Scott Pelley: Ne po shkojmė nė luftė. Me dhjetėra mijėra njerėz po vriten. Ju po mė thoni se kishit prova pėr tė fituar njė ēėshtje civile por jo kriminale?

    George Tenet: Ndonjėherė mendtė tė vijnė pas Kuvendit. Publiku u pėrball me atė qė shkruam, pėr armėt e shkatėrrimit masiv dhe pėr profesionistėt, qė mburren se kanė tė drejtė. E pranoj se kjo ėshtė njė eksperiencė e dhimbshme pėr ne.

    Scott Pelley: Vlerėsimi i matur thoshte 100 deri nė 500 ton? Si mund tė gabohet kaq keq?

    George Tenet: Scott, e pėrmendėm njė herė kėtė. Kjo ishte ajo qė besonim. Kėtė shkruam.

    Scott Pelley: E nga dolėn gjithė kėta numra?

    George Tenet: Nga vlerėsimet e inteligjencės kombėtare. Askush nuk i sajon kėto gjėra.

    Scott Pelley: Prit njė minutė. Ju i sajuat kėto gjėra?

    George Tenet: Jo, nuk i sajuam ne, Scott, ne vetėm ...

    Scott Pelley: Nuk ėshtė e vėrtetė.

    George Tenet: Scott, ti po e bėn pėrsėri. Po vė nė dyshim integritetin e njerėzve qė bėjnė gjykime analitike, dhe japin gjykimet mė tė mira pėr atė qė besojnė se Iraku posedon. Zbulimet, e dini vetė, puna ime nuk ka tė bėjė gjithmonė me tė vėrtetėn. Por ka tė bėjė me gjykimet e njerėzve pėr atė qė e vėrteta mund tė jetė. Ne e besuam atė. Ne e shkruam atė.
    ("Kėto nuk janė supozime, po ju japim fakte dhe konkluzione tė bazuara tek inteligjenca", tha Sekretari i Shtetit, Powell).

    Scott Pelley: Ai nuk i tha Kombeve tė Bashkuara "Dėgjoni, ne besojmė se kjo mund tė jetė e vėrtetė". Kjo iu pohua tė gjithė botės. Mes 100 dhe 500 ...

    George Tenet: Sa doja ta ktheja shiritin mbrapsht. Vėrtet mendoni se shėrbimi i inteligjencės amerikane do ta nxjerrė sekretarin e shtetit para tė gjithė botės dhe me dashje do ta lėrė tė thotė gjėra tė pasakta? Jo.

    Scott Pelley: I keni kėrkuar falje Colin Powell-it?

    George Tenet: Unė dhe Colin kemi folur pėr kėtė. Nuk do tė tregoj se ēfarė i thamė njėri-tjetrit, por kemi folur.

    (Kur u bė e qartė se nuk kishte armė tė shkatėrrimit masiv, mes Shtėpisė sė Bardhė dhe CIA plasi sherri. Njė ish-ambasador me emrin Joe Wilson shkroi nė artikull ku demaskonte supozimin e uraniumit qė ishte pėrmendur nga Shteti nė OKB. Shtėpia e Bardhė u hakmor, nxori njė histori qė e ekspozonte identitetin e gruas sė Joe Wilson-it, Valerie Plame, duke thėnė se ishte njė punonjėse sekrete e CIA-s)

    George Tenet: Ajo ėshtė njė nga punonjėset e mia? Gabim. S'ėshtė e drejtė tė thuhen emrat e punonjėsve tė mi.

    Scott Pelley: Sa shumė dėmtoi ky fakt?

    George Tenet: Nuk ėshtė kjo ēėshtja. S'mund tė themi kėshtu gjėrash vetėm se ndodhi njė sherr nė Uashington dhe se burri i saj doli dhe tha atė qė tha. Punonjėsit e inteligjencės sė vendit nuk janė dosido. Pikė. Vetėm kaq duhet tė dini".

    Scott Pelley: Me sa duket nė Shtėpinė e Bardhė nuk e dinin kėtė.

    George Tenet: S'do tė flas mė. Ju thashė atė qė mendoj.
    (Ajo qė Tenet nuk dinte ishte se sherri tjetėr do tė ishte i veti. Doli nga njė tjetėr burim i Shtėpisė sė Bardhė, kėtė radhė nga reporteri Bob Woodward. Njė burim sekret ia pėrshkroi Woodward-it takimin para luftės nė zyrėn ovale. CIA po i tregonte Presidentit se si ta paraqiste ēėshtjen e armėve publikut. Woodward shkroi: "Tenet u ngrit, hodhi duart nė ajėr. "Ėshtė "slam dunk").
    George Tenet: Kurrė nuk u ngrita nga kolltuku. Kurrė nuk kėrceva dhe nuk kishte asnjė pantomim. Nuk bėra si Michael Jordan para Presidentit atė mėngjes.

    Scott Pelley: Ēfarė do tė thuash me "slam dunk"?

    George Tenet: Doja tė thosha se mund tė bėjmė edhe mė mirė.

    Scott Pelley: Tė bėni mė mirė?

    George Tenet: Mund tė ngrinim njė kauzė mė tė mirė pėr publikun. Kėtė doja tė thosha. Presidenti nuk ishte i kėnaqur me prezantimin. Unė po i thosha zotit Bush se pėrmirėsimi i prezantimin do tė ishte "slam dunk". Vėrejtja e Woodward-it bėri tė duket sikur ishte njė vėrejtje vendimtare nė lidhje me vendimin pėr tė shkuar nė luftė. Nuk e besoj se ajo qė ndodhi atė ditė e informoi Presidentin edhe mė shumė apo bėri qė tė besojė pėr ligjshmėrinė e kėsaj lufte. Pėrveē pesė punonjėsve tė CIA-s, tė vetmit njerėz nė dhomė ishin Presidenti, zėvendėspresidenti, Condoleezza Rice, dhe shefi i stafit, Andrew Card.

    Scott Pelley: Dikush qė ndodhej nė zyrėn ovale atė ditė, vendosi "t'ju hedhė nga treni". Mos ishte Presidenti?

    George Tenet: Nuk e di.

    Scott Pelley: Mos ishte zėvendėspresidenti?

    George Tenet: Nuk e di.

    Scott Pelley: Kush kish vendosur t'ju hiqte nga loja, George?

    George Pelley: Scott, unė jam grek dhe ne jemi komplotistė nga natyra. Por kush e di? Nuk e kam ēuar veten nė atė pikė, por si njė qenie njerėzore, nuk ėshtė ndjesi e mirė. Mė kujtohet tė kem ngritur telefonin dhe tė kem marrė Andy Card, i cili ėshtė dikush qė i kam besuar gjithmonė. Mora Andy-n dhe i thashė "E di se besoj se kishte armė tė shkatėrrimit masiv. Dhe pas asaj qė ndodhi kėtu ju dolėt jashtė dhe mė bėtė mua tė dukem si torollak. Kjo ėshtė gjėja mė pėrēmuese qė kam dėgjuar nė jetėn time. Burrat e nderit nuk e bėjnė kėtė. Kėshtu kam thėnė.

    Scott Pelley: Burrat e nderit nuk e bėjnė kėtė?

    George Tenet: Ju nuk e bėni kėtė. Nuk i hidhni njerėzit nga bordi. Nuk e bėni kėtė, nuk thėrrisni tė tjerė, nuk punoni me gjithė zemėr, nuk dilni nė publik ēdo ditė. A do ta hidhni dikė jashtė bordit vetėm sepse ėshtė devijim? A ėshtė e ndershme kjo? Pėr mua nuk ėshtė. E dini se nė fund tė ditėve, tė vetmen gjė qė do tė keni nga kjo botė, ėshtė nderi. Vetėm kėtė ke. Ke reputacionin tė ndėrtuar nga besimi dhe nderi personal. Dhe kur nuk e ke kėtė mė, je vetėm. Besimi ishte thyer.

    Scott Pelley: Mes jush dhe Shtėpisė sė Bardhė?

    George Tenet: Mund tė vėsh bast, mund tė vėsh bast.
    (Megjithėkėtė, Presidenti i dha Tenet nderin mė tė lartė tė kombit, "Medaljen e Lirisė")

    Scott Pelley: Nuk ratė nė mosmarrėveshje kur pranuat medaljen?

    George Tenet: Pati konflikt.
    Unė e pranova medaljen pėr shkak se citimi ishte "Puna e CIA-s nė Afganistan", jo nė Irak.

    Scott Pelley: Disa njerėz kanė pyetur nėse Medalja e Lirisė ishte arsyeja pse i jepni Presidentit lejekalim.

    George Tenet: Kjo ėshtė gjėja mė fyese qė kam dėgjuar nė jetėn time. Nocioni se do tė vija nė lojė integritetin tim ėshtė qesharak.
    (Ai ishte i dyti ndėr ata qė e mbanin mė gjatė postin, por mė 11 qershor tė vitit 2004, Tenet ndezi njė cigare dhe eci nė oborret e CIA-s pėr herė tė fundit)

    Scott Pelley: E di se ka njerėz qė po e shohin kėtė intervistė. Ata do t'i thonė vetes "Ky ėshtė ai tipi qė s'e parashikoi 11 shtatorin. Ky ėshtė ai qė mori vendimin e gabuar pėr Irakun". Ēfarė i thoni atyre?

    George Tenet: E dini, historia do ta gjykojė kėtė njeri. Gjithēka qė do t'u thoja atyre ėshtė se jam gjithashtu njeriu tė cilit iu dha privilegji tė drejtojė burra dhe gra, tė cilėt ngrihet ēdo ditė dhe pėrpiqen tė ruajnė sigurinė e tyre. Jam gjithashtu njeriu qė di se nė raportin pėr mua ka mė shumė gjėra tė mira se sa tė kėqija, mjaft gjėra tė mira, dhe shpresoj qė populli amerikan tė besojė se jam njeriu qė u pėrpoq t'i shėrbejė kėtij vendi sa mė mirė qė tė ishte e mundur. Pjesa tjetėr i takon tė tjerėve tė gjykohet.

    http://en.wikipedia.org/wiki/George_Tenet
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kryespiuni amerikan me baba nga Qeparoi dhe nėnė nga Himara

    Ne vazhdojmė tė mburremi se edhe Xhorxh Tened ka dalė safi shqiptar. Shefi i CIA-s pėr shtatė vjet nuk e ka mohuar qė nė SHBA ka ardhur prej njė fshati nga Jugu i Shqipėrisė. Madje edhe nė jetėshkrimin e tij, kjo pėrmendet me fjalėt "emigroi nga Greqia dhe u largua nga Shqipėria", porse ēuditėrisht, ai asnjėherė nuk ka artikuluar fjalėt se "ėshtė shqiptar". Madje edhe kur disa vite mė parė, ai ndaloi nė Himarė dhe aty ndanė gėrmadhave tė shtėpive tė paraardhėsve tė vet kaloi ca orė tė mrekullueshme. Por, na pėlqen apo jo, i pėlqen atij apo jo, faktet janė kokėfortė. Tė dhėnat flasin se Xhorxh Tenet ėshtė djali i Janit dhe Vangjelia Kacelanos, ai nga Qeparoi dhe ajo nga Himara. I ati ishte pjesė e familjes shqiptare qė nė shekullin e 19-tė mbante mbiemrin Koka dhe emigroi nė Itali. Aty pėr tė humbur gjurmėt e njė mosmarrėveshjeje, pjesėtarėt e familjes sė tė atit ndryshojnė mbiemrin nė Tenet. Pas Italisė familja Tenet u shpėrngul nė Korfuz dhe nga andej nė Qeparo, nė vendin e tė parėve. Por babai i Tenet emigroi sėrish nė Francė dhe punoi nė minierat e qymyrgurit nė Sent Etjen. Kur nisi Lufta Italo-Greke familja u shpėrngul sėrish nė Itali dhe aty babai i Tenet njihet me Vangjelinė. Prej andej ai dhe Vangjelia emigrojnė nė SHBA. Madje e ėma ėshtė larguar me njė nėndetėse tė aleatėve. Mė 5 janar tė vitit 1953 ēifti lind binjakėt George dhe William. I ati vdes nė vitin 1965, ndėrkohė qė e ėma ėshtė rreth 90 vjeēe. Ish-shefi i CIA-s ka njė djalė dhe tri vajza.

    Per origjinen e Tenetit lexoni kete teme te forumit: Prinderit e Xhorxh Tenet, votues ne Himare

    SKEDA PERSONALE

    EMRI: GEORGE
    MBIMERI: TENET
    DITELINDJA: 05.01.1953
    VENDLINDJA: NEW JORK, SHBA
    ORIGJINA: QEPARO, SHQIPERI
    ATESIA: QIRJAKO KOKA (TENET)
    AMESIA: VANGJELIA KACELANO
    MARTUAR: STEFANI GLAKAS
    EDUKIMI: 1976, GRADOHET NE UNIVERSITETIN "XHORXH TOWN" PER DIPLOMACI
    1978, GRADOHET PER MASTER NE UNIVERSITETIN E KOLUMBIAS
    KARRIERA
    1978-1979, DREJTOR I INSTITUTIT GREKO-AMERIKAN I LOBIT GREK NE SHBA
    1979-1982, NE SHOQATEN E INDUSTRIALISTEVE TE ENERGJISE DIELLORE
    1982-1985, NDIHMES LIGJOR DHE ME PAS DREJTOR LIGJOR I SENATORIT REPUBLIKAN JOHN HEINZ NE PENSILVANI, I SPECIALIZUAR PER SIGURINE KOMBETARE DHE SIGURINE E ENERGJISE
    1985-1989, NE STAFIN E SENATORI PATRIK LEAHY, VERMONT
    1989-1993, NE KOMITETIN E INTELIGJENCES ME SENATORIN DEMOKRAT DAVID BOREN, OKLAHOMA
    1993, PJESETAR I STAFIT PER SIGURINE KOMBETARE PER PRESIDENTIN BILL CLINTON
    1993-1995, DREJTOR PER PROGRAMET E INTELIGJENCES NE STAFIN E CLINTONIT
    1995-1996, ZEVENDESDREJTOR I CIA-S
    1996-1997, NE STAFIN E SHEFIT TE CIA-S
    11 korik 1997, BETOHET SI SHEF I CIA-S
    2001, BEHET I PARI SHEF I CIA-s QE EDHE PSE NDERROHET PRESIDENTI AI VAZHDON DETYREN
    3 QERSHOR 2004, JEP DOREHEQJEN NGA SHEFI I CIA-S

    Pergatiti: Blendina Cara dhe Aurora Foto
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 05-05-2007 mė 20:19
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Megjithse komplet jashte teme, ama per te gjithe ata qe e bene Shqiptar Tenet ai ne nje interviste me Larry King ka pohuar qe eshte me origjine Greke.

    Per sa i perket ato qe tha kunder luftes ne Irak pak a shume diheshin prej kohesh. I vetmi stimul qe e ben ate te dale kaq hapur eshte qe te shese nje numer te kenaqshem kopjesh se librit te tij.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ne nje lekture dhene ne University of Texas ama ka pohuar se eshte shqiptar. Un di qe eshte martuar me nje Greke(dhe nuk eshte cudi, se dhe tani ka plasur ne mode, psh. ne Astoria,NY ne Boston, ne Connecticut qe ka plot shqiptare te rinj qe po martohen me Greke.)
    Megjithate, tezja e kesaj cupes e ka mbiermin Athanas, Theodora Athanas dhe jeton(jetonte se ka vdekur) ne Boston ashtu si dhe patrioti i shquar Anthony Athanas. Nuk dihet mire se c'origjine mund te kete gruaja e tij, edhe pse nga mbiemri te ben te dyshosh. Ka gjasa qe ta kete shqiptare si ka gjasa qe ta kete dhe greke(ose shqiptare te helenizuar me sa po shof une). Kam kerkuar nje here shume per ket pune por nuk kam arritur te gjej me teper.

    Ja dhe gruaja :
    http://www.arlingtoncemetery.net/jmspann-06.jpg
    Ndersa ketu ne te djathte:
    http://www.loc.gov/bookfest/2005/bio...ssmantenet.jpg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 05-05-2007 mė 21:32
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Para me pak se nje jave George Tenet ishte i ftuar tek CNN ne emisionin e Larry King. Foli e foli shume per rrolin e CIA-s para dhe mbas 9/11 . U tha se do lejoheshin telefonatat dhe i kam rene numrin per 55 minuta rrjesht cdo 5 sekonda po nuk e kapa qe nuk e kapa dot

    Doja ta pyesja per origjinen e tij si dhe per mendimin qe ka ndaj Shqiperise dhe sidomos pretendimeve Greke dhe mbi te gjitha doja ta pyesja per perfshirjen e CIA-s ne ngjarjet e 97-es ne Shqiperi. Pa fat

    Kam degjuar edhe une qe eshte shprehur qe eshte shqiptar sic kam degjuar qe eshte shprehur se eshte dhe grek. Do jete ndonje hibrid ose me gjak oficeri qe e kthen nga i vjen per mbare.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Origjina e tij eshte 100% shqiptare, kete ta kesh te qarte, qofte nga Kacelanot qofte nga Koka-t. Gjerat e tjera jane pasojat e fenomenit Bollano, e fenomenit komunizem 50 vjecar, e fenomenit qe ti nuk kishe nje diaspore fare, as nje ze konkret jashte shtetit, e fenomenit qe anglezi futi hundet ne ceshtjet e himares etj etj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Intervista/Flet Koēo Koka, djali i xhaxhait tė George Tenet

    "Letėrkėmbimet tona me xhaxhanė, Qirjako Tenet"

    Quhet Koēo Koka ose ndryshe Koēo Teneti, dhe ėshtė djali i xhax hait tė George Tenet, ish-shefit tė CIA-s. Ia pėrkėdhel sedrėn ajo ēfarė i kanė thėnė shpesh, se ngjan me shqiptaro-amerikanin e famshėm, tė cilin ai e thėrret Jorgo. "Nuk e kam takuar asnjėherė, por me tė vėllanė, Uilliamin, kam folur nė telefon", rrėfen 77-vjeēari pėr "Tirana Observer". Nė njė intervistė ai tregon letėrkėmbimet e babait tė tij me tė vėllanė Qirjakon, i cili ėshtė i ati i George Tenet. Pėrse familja ka dy mbiemra, Koka dhe Tenet. Cila ėshtė origjina e familjes sė tyre, si u njohėn prindėrit e ish-shefit tė CIA-s, kontaktet me familjen dhe letrat qė qeparioti ia dėrgonte vėllait tė tij. "Kam hapur zinė nė shtėpinė time. Kam tri ditė qė pres patriotėt qė mė vijnė pėr ngushėllim", i shkruante nga Amerika babai i George Tenet tė vėllait, pėr vdekjen e atit tė tyre.

    Pėrse familja juaj ka mbajtur dy mbiemra, Koka dhe Tenet?

    Nė mėhallėn tonė, nė Qeparonė e vjetėr, janė 80 shtėpi qė kanė ardhur nga Korfuzi. Bėhet fjalė pėr vitet 1680. Fisi ynė Koka ose Tenet e kemi origjinėn nga Korfuzi, nga Kėrshadhėza. I pari ynė erdhi nė Qeparo, pasi vrau njė njeri nė Korfuz dhe pėr hasmėri erdhi kėtu dhe bėri shtėpinė lart nė Qeparo Fshat. Stėrgjyshi, Xhorxhi, la vetėm njė djalė, e la tė vogėl nė djep se e vranė. Djali, Mino Koka, qė ishte gjyshi ynė, u rrit dhe ai u bė me tre djem, babanė tim, Sofo Tenet dhe babanė e Georges, Qirjako Tenet, ndėrsa djali i tretė vdiq shpejt.
    Kur u rrit gjyshi dhe nuk i vinte mirė tė dėgjonte mbiemrin Tenet, se kishin vrarė, e ndėrroi atė nė Koka. Janė rritur me tė keq. Nė vitet 1924, gjyshi Minua dhe tė dy djemtė, Sofua, babai im dhe Qirjakoja, babai i Georges, shkuan nė Francė dhe punuan nė minierė. Por Qirjakoja nuk desh tė punonte shumė nė minierė dhe iku shpejt.

    Si shkoi nė Amerikė xhaxhai juaj?

    E rregulloi me njė kapiten vapori qė tė shkonte nė Amerikė. Ishte viti 1928, mori hua dhe iku nė Amerikė. Ai qė i dha lekėt i tha: "Ik, o djalė, po vajte mirė kujtohu pėr kėto qė tė kam dhėnė, nė se nuk shkove mirė, hallall t'i kam bėrė. Por xhaxhai brenda dy muajve pasi shkoi nė Amerikė ktheu borxhin. Nė vitin 1929, babai u kthye nė Qeparo dhe nė 1931 linda unė. Qirjako, xhaxhai qė kur iku nga Franca, nuk erdhi mė nė Shqipėri. U martua fillimisht me njė amerikane, bėri dhe njė vajzė dhe ia vuri emrin Geraldina, nė emėr tė mbretėreshės sė Shqipėrisė. Geraldina rron nė Amerikė dhe ka katėr djem. Evangjelia ėshtė gruaja e dytė e xhaxhait. Me gruan e dytė, Evangjelinė, xhaxhai ka dy djem binjakė. Ai kur u martua shkonte nė kondismė dhe thoshte: O perėndi mė bėj tė lind njė fėmijė me kėtė grua dhe zoti ia dha qė tė bėnte dy djem tė mirė.

    Si u njoh me Evangjelinė xhaxhai juaj?

    Evangjelia ishte nė Shqipėri. Nė kohėn e luftės iu vra vėllai nga ballistėt se qe doktor i famshėm ai dhe kuronte partizanėt. Vranė partizanėt Aziz Sharrėn, kreu i ballistėve nė Vlorė, dhe nė hakmarrje tė tij ballistėt vranė doktorin, pra e kanė vrarė fare kot. Doktori e kishte gruan italiane dhe e shoqėroi Evangjelia pėr nė Itali. Ndodhi qė u mbyllėn kufijtė dhe nuk u kthye dot mė. Xhaxhai pasi e ndau amerikanen u martua me patrioten e tij.

    A ka ardhur ndonjėherė xhaxhai juaj apo edhe tė bijtė kėtu tek ju?

    Jo, asnjėherė nuk kanė ardhur. Ndėrsa nėna e Georges, Evangjelia, ka ardhur tek ne.

    Ēfarė lidhjesh keni pasur me xhaxhanė dhe familjen e tij, je njohur me ta?
    Jo. Sa ishte xhaxhai gjallė ai dėrgonte gjithmonė dhe e ndihmonte babanė, edhe djemtė e tij sa ishin nė shkollė kishin lidhje me ne, na dėrgonin letra dhe fotografi shpeshherė. Kur mbaruan shkollat dhe shkuan nė detyrat e tyre, nuk na dėrguan mė. I vogli, Uilliami, ėshtė doktor. Ndoshta ruan tė vėllanė dhe nuk kanė lidhje fare me ne. Mė vjen keq shumė qė nuk kemi lidhje, se edhe ne nuk jemi njerėz tė kėqij. Me ata tė Himarės kanė lidhje, ndoshta se kanė nėnėn e tyre gjallė. Ata tė Himarės kanė shkuar nė Amerikė dhe janė takuar me Gerogen (Jorgon) dhe Uilliamin (Vasilin si i themi ne), ne asnjėherė. Mirė do tė na vinte tė ishim tė lidhur me ta.

    Ēfarė pasurie kishte nė Amerikė Qirjako, babai i Georges?

    Njė restorant ku punonte bashkė me gruan e vet Evangjelinė dhe kishte 14 punėtorė qė punonin tek ai. Nė njė letėr xhaxhai nga Amerika i shkruante babait: Turp tė tė vijė qė njė djalė tė vetėm e bėre shofer. Ti pse nuk mė kėrkove mua tė tė ndihmoja pėr tė vazhduar djali shkollė". Por unė jetėn si shofer e kalova mė mirė nga tė gjithė. Rrita fėmijė tė mirė dhe me shkollė tė lartė.

    Nė ēfarė gjuhe i shkruante xhaxhai juaj letrat?

    Xhaxhai shkruante edhe shqip, edhe greqisht nė letra. Njė miku i xhaxhait, Vasil Voda, i thoshte shpesh atij kur ishin nė Amerikė: Dua tė shkoj e tė vdes nė Piqeras tė mė qajnė gratė piqerasiote. Dhe vėrtet, erdhi e vdiq nė Piqeras. Kjo e bėnte qė xhaxhai shpesh nė letra na shkruante: Ishte i lumtur Vasil Voda qė shkoi e vdiq nė Piqeras. Unė i shkreti do vdes pa njeri pranė. Xhaxhai im kishte mall tė madh pėr vendin e tij dhe ishte shumė bujar. Nė krizėn e pas luftės gjithė farefisit tė vet nė Qeparo u dėrgoi nga dy thasė miell dhe ndihma tė tjera. Dhe kush ishte i sėmurė po t'i dėrgoje recetė pėr ilaēe ua dėrgonte.

    Ju kujtohet ndonjė letėr e tij?

    Kur vdiq gjyshi xhaxhai na dėrgoi njė letėr shumė mallėngjyese, ku shkruante: Kam hapur zinė nė shtėpinė time. Kam tri ditė qė pres patriotėt qė mė vijnė pėr ngushėllim.
    Edhe kur vdiq gjyshja shkroi. Edhe kur mė vdiq gruaja e parė mė shkruan dhe mė ngushėlluan edhe djemtė e xhaxhait. Pas asaj nuk kemi pasur mė letėrkėmbim. Nė telefon kam folur vetėm njė herė me Uilliamin, me tė voglin, ndėrsa me Georgen jo. Kemi folur greqisht. I thashė qė gjyshi dhe babai e kanė pasur merak qė nuk u panė njėherė juve. Edhe unė po plakem, mos vallė edhe unė atė fat do kem. - Jo, - mu pėrgjigj nga matanė telit. - Do takohemi. - Kanė kaluar kaq shumė vjet dhe ende nuk shihemi me njėri-tjetrin. Megjithatė, shpresojmė.

    TIRANA OBSERVER
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nė shtėpitė e prindėrve tė George Tenet

    Mira Zenati

    Historia e jetės sė ish-shefit tė CIA-s fillon nė faqet 10-11 tė librit tė tij me kujtime "Nė qendėr tė stuhisė". Ndėrsa jashtė tij, ajo nis buzė detit tė kthjellėt tė Himarės, nė shtėpitė e prindėrve tė tij, nėnės Evangjeli Kacelano e tė atit, Qirjako. Nė Himarė pushon edhe kėrkėllitja e makinės qė na ka shoqėruar qė nga Tirana. I pari himariot qė takojmė ėshtė Irakliu, qė menjėherė "punėsohet" si udhėrrėfyesi ynė. Sapo e pyesim nėse njeh ndonjė nga fisi i George Tenet, ai na drejton pėr nga djali i hallės sė tij, i cili ka njė restorant nė qendėr tė Himarės. Edhe halla e tij, Evangjelia, e ėma e ish-shefit tė CIA-s, kishte hapur me tė shoqin njė restorant nė Amerikė. Sakaq mbėrrijmė nė restorant "Piazza" qė ėshtė vetėm 40 metra larg nga deti dhe pėrshėndetemi me kushėririn e parė tė George Tenet. Ai quhet Zaharia Kacelano. Ėshtė 65-vjeē dhe kapelja qė mban nė kokė nuk ia mbulon krejtėsisht thinjat e shumta. "Do tė mė pėlqente qė djali i hallės sime tė vinte kėtu e tė hanim njė peshk bashkė", thotė ai pėr kushėririn e tij tė parė, duke na hequr pėrfundimisht dyshimet se George Tenet ka qenė nė Shqipėri. Po sipas tij, atij do t'i pėlqente tė vinte tek shtėpia ku i kishte lindur e ėma, atje ku jeton aktualisht edhe Zaharia. "Shtėpia ėshtė vetėm 500 metra larg nga kėtu", thotė 65-vjeēari i cili na shoqėron me shumė respekt.

    Nė shtėpinė e nėnės sė George Tenet

    Pėrpara na shfaqet njė shtėpi e vjetėr guri 107-vjeēare. Ajo ėshtė ndėrtuar nė vitin 1900, ka tre kate qė ndahen me mur guri tė trashė 80 cm. Nė krah tė shtėpisė ndodhet kisha. "Kėtė e ka ndėrtuar Vasili, gjyshi i George Tenetit, me kursimet e tij nė kurbet", tregon Zaharia. Me dhimbje nxjerr nga xhepi njė fotografi tė vjetėr, baraka ku e shpunė familjen e tij, pasi e nxorėn nga shtėpia, sepse i ati qe dėnuar nė burgun e Burrelit pėr arsye politike. Nė foto dallohet gjyshja e tij dhe e George, Amalia, e cila ka vdekur nė vitin 1963. Po nė kėtė shtėpi Amalia ka lindur edhe Evangjelinė, nėnėn e ish-shefit tė CIA-s. Sipas Zaharisė, halla e tij njihej si njė grua shumė e zonja dhe bujare. Ajo ishte nisur pėr nė Itali, duke shoqėruar pėr tek tė prindėrit nusen italiane tė vėllait tė saj qė ishte vrarė njė vit mė parė nga ballistėt. "Vėllai i Evangjelisė, qė ėshtė xhaxhai im, ishte doktor i njohur dhe kishte ardhur nga Italia bashkė me tė shoqen pėr tė ndihmuar partizanėt", shpjegon Zaharia, ndėrsa na tregon dhomat e shtėpisė. "Ishte viti 1944. Halla ishte 35 vjeēe nė atė kohė dhe ngaqė u mbyllėn rrugėt pėr tė ardhur nė Himarė, ato mbetėn atje". Pikėrisht nė Itali, nėna e George Tenet ėshtė takuar edhe me Qirjakon, qė mė vonė do tė bėhej bashkėshorti i saj. Me njė shkesi alla shqiptarēe, qė ish-shefi i CIA-s e shpjegon mjaft mirė nė librin e tij, duke thėnė se “babai i erdhi rrotull mamasė pėr dy javė”, ata martohen dhe nisen pėr nė Amerikė. Pėr ta vazhduar historinė, neve na duhet tė nisemi pėr nė Qeparo, nė fshatin ku lindi babai i George Tenet, Qirjako. Zaharia na vjen nė ndihmė edhe nė kėtė "nismė-marrje". E njeh mirė fisin e burrit tė hallės dhe na drejton pėr nė Qeparo. Fshati ku Ali Pasha ndėrtoi tri shtėpi pėr veten e tij, vetėm nga bukuria e natyrės, duket si njė ballkon me pamje nga deti. Shtėpitė trekatėshe nė mes agrumeve duken si kėshtjella tė vogla prej guri. Vetėm 3 kilometra nga Qeparoi i Ri, nė atė qė quhet Qeparo Fshat ndodhet edhe shtėpia e babait tė George Tenet. Ose ndryshe Koka. Edhe Zaharia na shpjegon se pėrse ky fis mban dy mbiemra, por ai na thotė se mė mirė mund tė na e sqarojė vetė pinjolli i familjes, Koēo Tenet-Koka.

    Nė shtėpinė e Qirjako Tenet-Kokės

    Ajo ėshtė njė shtėpi e vjetėr, e ndėrtuar nė vitin 1870. Ka dy kate dhe njė haur, katėr dhoma tė shtruara me dhoga dhe njė ballkon. Pėr nė shtėpinė e vjetėr tė Kokajve na shoqėroi vetė Koēo Koka, i cili edhe pse 77-vjeē nuk nguron tė vijė me ne qė nga shtėpia e tij dhe tė na shpjegojė ato ēfarė di pėr xhaxhanė e tij dhe djemtė binjakė, George dhe Uilliam Tenet. "Kėtu tashmė nuk jeton njeri", thotė ai me lot nė sy, duke kujtuar tė atin qė vdiq me peng nė zemėr pėr tė vėllanė, Qirjakon, me tė cilin u nda qė nė vitin 1928 dhe nuk e pa mė me sy. "Xhaxhai bashkė me babanė dhe gjyshin, nė vitin 1924 shkuan nė Francė dhe punuan nė minierė. Por Qirjako katėr vjet mė vonė, me njė hua shkoi nė Amerikė", rrėfen nipi i Qirjako Tenet. Ndėrsa i ati u kthye nė Qeparo edhe pse vėllai i tij ia kishte bėrė dokumentet pėr nė Amerikė. "Gjyshi nuk donte qė babai tė ikte nė Amerikė", shpjegon Koēo. Kėshtu pas kėsaj ndarjeje, ajo ēfarė i bashkonte ishin vetėm letrat qė vinin qė nga larg dhe fotografitė qė xhaxhai i tij i dėrgonte vazhdimisht. Vet Qirjako Tenet nuk arriti tė kthehej nė shtėpinė e tij. Ndėrsa e shoqja, Evangjelia, po. Ajo e ka vizituar shtėpinė ku "ka vajtur nuse", gjatė vizitės sė saj nė vitin 1987, njė kėnaqėsi shumė e madhe pėr familjen qepariote me dy mbiemra. Historia e mbiemrit Tenet-Koka nis e pėrfundon nė njė histori hasmėrie. 77-vjeēari na tregon se tė parėt e tij ishin zhvendosur nga Korfuzi pėr nė Qeparo nė vitet 1680, pas njė vrasjeje. Pas disa kohėsh, gjyshi i George Tenet e ndryshon mbiemrin nga Tenet nė Koka, pasi i vinte turp tė etiketohej si familje vrasėsish. Pikėrisht pėr kėtė arsye, kjo familje mban dy mbiemra. "Kur vdiq gjyshi, xhaxhai na dėrgoi njė letėr shumė mallėngjyese", kujton nipi i Qirjako Tenet, duke shtuar se letrat vinin edhe nė shqip edhe nė greqisht. "Bashkėbisedimet rridhnin lirshėm nė greqisht dhe nė anglisht. Kur mamaja dhe babai nuk donin qė unė dhe vėllai tė dėgjonim atė qė ata flisnin, ato e kthenin muhabetin nė gjuhėn shqipe", thotė nė librin e tij, George Tenet. Mė pas pak flet pėr Shqipėrinė. Por duke u larguar nga Qeparoi e Himara, kuptojmė se shtėpitė e gurta memece ku lindėn prindėrit e tij, thonė mė shumė.

    TIRANA OBSERVER
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Teneti eshte shqiptar,por kur babai i tij ka shkuar ne shba
    per me depertu me leht ai eshte deklaruar grek.
    nuk jane kesi shqiptare te pakt.
    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Roli i Akides sė Selefėve nė bashkimin e muslimanėve
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. George Sand nėpėrmjet burrave tė saj
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2005, 16:20
  5. Xhorxh Bush diskuton ne telefon (ne anglisht :-()
    Nga Wordless nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 23:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •