Close
Faqja 3 prej 106 FillimFillim 123451353103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 1060
  1. #21
    7- Fotoja e shtate eshte marre nga nje afresk qe quhet Kryqezimi i Krishtit qe ndodhet ne Katedralen Svetishoveli, ne Mtskheta, Gjeorgji. Ne te dyja krahet shihen qarte dy UFO.
    8- Fotoja e tete ka ne menyre me te detajuar pamjen qe pershkrova me siper, e zmadhuar dhe e treguar me qarte
    9- Fotoja e nente i perket nje nje pikture te shekullit te 12 marre nga nje doreshkrim me ilustrime i quajtur Analet Laurisiane, nje doreshkrim me ngjarje historike qe fokusohet me shume tek pushtimi sakson i keshtjelles Sigiburg Castle ne France ne vitin 776. Kryqezoret kishin rrethuar forcat franceze kur ne ate moment shfaqen disa objekte fluturuese dhe forcat saksone te trembura nga ato objekte u larguan duke e lene keshtjellen perseri ne doren e francezeve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #22
    10- Fotoja e dhjete i perket nje pikture te quajtur Lajmerimi e pikturuar nga Carlo Crivelli ne vitin 1486 dhe qe tani ndodhet ne Galerine Kombetare ne Londer. Ne kete pikture duket qarte nje disk fluturues qe ka leshuar nje rreze drite mbi koken e Marise. Po ashtu ne te njejten pikture perverc diskut dhe njerezve qe e tregojne me gisht ka edhe disa shkrime te kriptuara qe nuk jane mundur te deshifrohen nga shkenca e sotme.
    11- Ne foton e njembedhjete kemi perseri te njejten pikture po me te zmadhuar dhe me te detajuar.
    12- Fotoja e dymbedhjete eshte pjese e nje pikture qe quhet Glorifikimi i Eukaristit e pikturuar nga Bonaventura Salimbeni ne vitin 1600 dhe qe sot ndodhet ne kishen e San Lorenzo ne San Pietro, Montalcino, Itali. Shikoni me vemendje objektin qe duket si nje satelit Sputnik.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #23
    13- Ne foton e trembedhjete eshte nje piture e Shen Marise qe i perket shekullit te 14 dhe me ekzaktesisht vitit 1330. Piktura quhet Mrekullia dhe ndodhet ne bazilikaten Notre-Dame in Beaune, Burgandy, France. Ndiqni kursorin e mouse dhe shikoni objektin diskoidal qe ndodhet ne foto.
    14- Kjo foto i perket nje tjeter pikture te po te njejtes periudhe qe ndodhet ne te njejten bazilikate dhe qe eshte pjese e te njejtes gjatesi murale. Edhe ne kete foto ndiqni kursorin dhe shikoni UFO qe ndodhet ne sfond.
    15- Ne foton e pesembedhjete qe quhet Mrekullia e Debores dhe qe eshte pjese e nje pikture te bere nga Masolino Da Panicale (1383-1440) dhe qe ndodhet ne kishen Santa Maria Maggiore ne Firence, Itali, duket Krishti dhe Maria ne nje lloj reje rrethore e shoqeruar nga nje armate e tere UFO-sh ne sfond.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Citim Postuar mė parė nga pepi
    Rhea alternativa ka kete kuptim. Edhe ti vete si individ pa degjuar dhe lexuar mund te kesh pare ne qiell nje objekt qe per njohurite qe ke nuk e di se ekziston, nje lloj mjeti fluturues jo konvencional te pakten per ata qe njihen qe fluturojne rregullit dhe jo domosdoshmerisht duhet te jete me origjine jashtetokesore. Mund te jete nje mjet flutures dhe nje teknologji sekrete qe testohet nga ushtaraket e vendeve te zhvilluara si psh USA. Nje shembull i vogel, ne kohen qe testohej B-52 ose Stealth si avion, askush me pare skishte dijeni per nje aeroplan te tille dhe forma, shpejtesia dhe menyra e manovrimit ishte shume e vecante. Per kete arsye mund te mendohej qe ishte nje ufo. Jo domosdoshmerisht termi UFO lidhet me jashtetokesoren. Mund te jete nje meteor, nje grumbull reje e shendritshme qe ne momente te caktuara klimatike krijon iluzionin e nje mjeti fluturues dhe etiketohet si UFO etj.

    Pepi,ke te drejte: mund te ndodhe qe une te shoh ne qiell objekte fluturuese qe nuk i njoh : ndonje tip i cuditshem zogu,ndonje cope plastmasi me ngjyra e forme te cuditshme qe e ka marre era e qe nga larg nuk duket si plastmas etj.Sipas spjegimit tend duhet t'i quaj UFO.Nese kur ke hapur temen,ke nenkuptuar keto me "UFO" ,atehere po e ndihmoj dhe une sondazhin tend: POOOOO,besoj ne egzistencen e UFO-ve.

    Por UFO,mgjs Unidentified Flying Object nuk lexohet me fjale per fjale.E vertete qe behet fjale per objekte fluturuese te paidentifikuara,por te nje forme te caktuar dhe qe DYSHOHEN te kene prejardhje jashtetokesore.

    Sic e ke thene dhe vete(por me sa shoh ke ngaterruar qellimin per te cilin e ke thene),meteoret apo rete e shnderritshme mund te krijojne iluzionin e nje mjeti fluturues dhe etiketohen GABIMISHT si UFO.
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Rhea
    Pepi,ke te drejte: mund te ndodhe qe une te shoh ne qiell objekte fluturuese qe nuk i njoh : ndonje tip i cuditshem zogu,ndonje cope plastmasi me ngjyra e forme te cuditshme qe e ka marre era e qe nga larg nuk duket si plastmas etj.Sipas spjegimit tend duhet t'i quaj UFO.Nese kur ke hapur temen,ke nenkuptuar keto me "UFO" ,atehere po e ndihmoj dhe une sondazhin tend: POOOOO,besoj ne egzistencen e UFO-ve.

    Por UFO,mgjs Unidentified Flying Object nuk lexohet me fjale per fjale.E vertete qe behet fjale per objekte fluturuese te paidentifikuara,por te nje forme te caktuar dhe qe DYSHOHEN te kene prejardhje jashtetokesore.

    Sic e ke thene dhe vete(por me sa shoh ke ngaterruar qellimin per te cilin e ke thene),meteoret apo rete e shnderritshme mund te krijojne iluzionin e nje mjeti fluturues dhe etiketohen GABIMISHT si UFO.
    Kjo eshte ideja. Te njejten gje e kam thene edhe me lart.

    UFO=Jashtetokesore eshte gabim, nuk eshte e drejte.

    "Unidentified" eshte fjala kryesore qe e shpjegon gjithēka...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 15-02-2005 mė 15:19

  6. #26
    16- Ne foton e gjashtembedhjete tregohet nje faqe e nje libri te quajtur Prodigiorum Ac Ostentorum Chronicon nga Conrad Lycosthenes (1518-1561) i publikuar ne vitin 1557 ne Bazel te Zvicres dhe qe flet per nje pamje UFO-je ne arabi ne vitin 1479. Aktualisht ky liber ruhet ne Australian Museum Research Library. Brenda se njejtes foto ndodhet edhe nje tjeter pamje UFO-je qe ka ndodhur ne 14 prill 1561 ne Nuremburg te dhe qe eshte pjese e koleksionit Wickiana ne Librarine Qendrore te Zyrihut.
    17- Kjo foto i perket nje pikture qe mbahet ne Librarine qendrore te Zyrihut, e bere ne vitin 1569 dhe qe tregon nje ngjarje te ndodhur ne vitin 1566 ne Bazel te Zvicres ku objekte te cuditshme fluturuese ne ngjyre te zeze dhe ne forme rrethore mbuluan qiellin.
    18- Fotoja e tetembedhjete i perket nje gravure te shekullit te 17 qe i referohet nje pmaje UFO-je ne Hamburg te Gjermanise ne 4 Nentor te vitit 1697. Sipas komentevet te specialisteve nese njeri prej objekteve eshte Hena atehere objekti tjeter dmth UFO ose eshte shume afer me token ose eshte e permasave shume te medhaja.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #27
    19- Ne kete foto qe eshte marre nga nje pikture pa emer dhe me artist te panjohur por qe daton vitin 1002 te eres sone shihet qarte pamja e nje UFO-je e raportuar ne Angers, France ne vitin 842 te eres sone.
    20- Kjo foto tregon nje pikture shume te vjeter japoneze qe i perket vitin 900 te eres sone dhe aty duket qarte UFo dhe po ashtu dhe qeniet gri ose alienet qe e pilotojne.
    21- Ne keto dy foto qe i perkasin e para Kines dhe e dyta Japonise shihet qarte nje pamje kolektive e ufove ne te paren ndersa ne te dyten shihiet pershkrimi i nje UFO madje edhe nga brenda. Fotoja ne te majte i perket nje pikture qe bere nga Wu You-Run i cili bashke me me shume se 100 persona te tjere ne 28 Shtator te vitit 1890, ndodhej mbi uren Shu Que kur pane nje objekt fluturues qe fluturonte shume ngadale drejt lindjes. Ndersa fotoja ne te djathte eshte marre nga nje liberqe flet per nje ngjarje te ndodhur ne vitin 1803 nga Haratonohama Hitachi, Japoni. Libri i quajtur Ume No Chiri (Pluhuri i Kajsijave) flet per nje anije te panjohur fluturuese qe u pa nga shume deshmitare ne bregun e Haratonohama ne Hitachi no Kuni (Prefektura Ibaragi ) ne Japoni, qe zbriti ne toke dhe u pa qarte nga te gjithe. Ajo ishte ndertuar me nje material metali dhe xhami. Dhe ne te dukeshin shume shkrime te cuditshme. Po te vini re foton aty jane dhene me qartesi disa nga hieroglifet aliene.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #28
    22- Kjo foto eshte pak me e vecante se te tjerat dhe i perket nje deshmie te shkruajtur per nje pamje UFO-je ne Westminster, Angli ne 16 dhjetor te vitit 1742. Faqja eshte skanuar nga volumi i 46 i librit Transaksione Filozofike i shkruar ne vitin 1742 menjehere mbas ngjarjes. Kjo foto mund te shoqerohet edhe me nje transkriptim te qarte qe te mundt e lexohet nga anlgishtfolesit po per efekt te vendit dhe qe te perdor hapesiren qe kam ne dispozicion per foto te tjera spo e nxjerr ketu.
    23- Kjo foto i perket pamjeve nga nje liber i vjeter ne Sankrisisht "Prajnaparamita Sutra"i perkthyer ne gjuhen tibetjane ne shekullin e 10 dhe qe ruhet ne nje muze te Japonise. Ne pjesen e pare te fotos shikohen e bere me te kuqe, dy ufo ndersa ne pjesen e dyte mbas nje zmadhimi dixhital, ato duken akoma dhe me qarte.
    24- Ne foton e fundit paraqitet nje medalje franceze e vitit 1680 dhe duket qarte Ufo-ja ne te.

    Me keto foto po e mbyll pjesen e pare te shkrimit per te dhenat qe na vijne nga lashtesia, mesjeta e hershme dhe e vonet si dhe shekujt e fundit perpara zhvillimit te teknologjise. Besoj se materialet e postuara ketu jane te mjaftueshme per te krijuar nje lloj ideje dhe qe te parapergatisni veten per ate qe do shkruhet dhe komentohet me mbrapa.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #29
    Citim Postuar mė parė nga Rhea
    Pepi,ke te drejte: mund te ndodhe qe une te shoh ne qiell objekte fluturuese qe nuk i njoh : ndonje tip i cuditshem zogu,ndonje cope plastmasi me ngjyra e forme te cuditshme qe e ka marre era e qe nga larg nuk duket si plastmas etj.Sipas spjegimit tend duhet t'i quaj UFO.Nese kur ke hapur temen,ke nenkuptuar keto me "UFO" ,atehere po e ndihmoj dhe une sondazhin tend: POOOOO,besoj ne egzistencen e UFO-ve.

    Por UFO,mgjs Unidentified Flying Object nuk lexohet me fjale per fjale.E vertete qe behet fjale per objekte fluturuese te paidentifikuara,por te nje forme te caktuar dhe qe DYSHOHEN te kene prejardhje jashtetokesore.

    Sic e ke thene dhe vete(por me sa shoh ke ngaterruar qellimin per te cilin e ke thene),meteoret apo rete e shnderritshme mund te krijojne iluzionin e nje mjeti fluturues dhe etiketohen GABIMISHT si UFO.
    Rhea ndofta e kam banalizuar shume si shembull por u mundova ta paraqisja sa me thjeshte idene time. Sa per te te sqaruar ty dhe te tjeret per arsyen pse e kam vendosur ne sondazh me dy kuptime termin ufo, ne rradhe te pare dua te te sqaroj qe termin ufo ne e asociojme patjeter me jashtetokesoren por nuk eshte aspak ashtu. Ka marre kete kuptim mbas shikimeve dhe deshmive te ndryshme po per ti qendruar ortodoks termave me duhet te jap te gjitha alternativat e mundeshme. Megjithese sdua te replikoj aspak ne kete teme sepse skam ate qellim po ta specifikoj edhe njehere. Termi fillestar UFO ose Unidentified Flying Object ka lindur per te percaktuar cdo lloj objekti qe smund te identifikohet. Ne kete perfshihen edhe anijet e panjohura qe pretendohet se pilotohen nga alienet. Ndofta perseri nuk e ke te qarte po po te lexosh pak me shume literature UFOlogjie (sdua aspak te te fyej me sinqeritet) do biesh dakort me mua. Kur vjen fjala tek termat ato jane shume precize dhe nuk pergjithesohen asnjehere.

  10. #30
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Me kujtohet nje fraze e filmit Men in black

    10000 years ago we thought the yearth was flat, 5000 ago we thought the sun rotates toward the earth and 5 n\minutes ago you thought we were alone in this universe...imagine what we will know tomorrow
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

Tema tė Ngjashme

  1. Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:16
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Serbia i kthen Kosovės nė 2007 objektet e rrėmbyera
    Nga Lioness nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 17:21
  4. Pse nuk kanė shqiptarėt objektet e tyre tė kultit nė Greqi?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 23:32
  5. Historianėt: Objektet e kultit qė u dogjėn ishin ilire
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •