Largesia e objektit nga plazhi nuk eshte me shume se 100-150 metra. Te pakten une keshtu e gjykoj. Nje avion ne nje largesi te tille sado i vogel te jete do kishte madhesi tjeter ne foto. Avionat qe ulen ne Rinas eshte e vertete qe kalojne mbi det por ulja e tyre nuk behet kurre ne nje lartesi te tille. Korridori i fluturimit, ose me sakte i uljes eshte veri jug. Qe do te thote se avionat edhe sikur te fillojne uljen e lartesise, bejne nje devijim drejt Kepit te Rodonit dhe me pas kthehen me fytyre drejt jugut dhe drejtohen per ne Rinas. Eshte e pamundur qe nje avion te marre uljen per ne Rinas kaq shpejte. Per mua kjo e eleminon mundesine e te qenit nje avion. Po ashtu edhe zog e konsideroj fare te pamundur per shkak te madhesise qe paraqet objekti ne foto.
P.S. Pastaj mos harro, une e thashe me shume se nje here qe sjam ekspert dhe mund te jem gabim. Postova thjesht mendimin tim. Prandaj dhe e hodha ketu kete foto qe te shoh se cfare mendojne ata qe kane me shume eksperience se une![]()
Krijoni Kontakt