Close
Faqja 19 prej 106 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 1060
  1. #181
    Nga video e David Seredas fotografova disa momente qe tregojne pranine e nje ufo-je pothuajse identike me ate qe u vu re gjate kontaktit me Atlantis. Jane tre foto me shenimet perkatese dhe dallohet qarte jo vetem objekti por edhe menyra e ndertimit te tij.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Pyetjet e mia nuk kane karakter provokues por thjesht dua te di me shume detaje, ne pamundesi te ndjekjes se TV-ve amerikane pasi jetoj ne Shqiperi.
    S'besoj te merzitesh sikur te te pyes perseri?!

    Te 7 objektet kishin te njejten forme, apo kane forma te ndryshme dhe sa mendohet te jene permasat e tyre?

    Faleminderit per pergjigjet!

  3. #183
    Nuk e marr aspak per provokim po u pergjigja shpejt e shpejt pasi po merresha me dicka tjeter. Objektet ne pjesen me te madhe kishin te njejten forme ndersa 2 prej tyre jo. Persa i perket permasave ato po studiohen qe te dilet ne nje konkluzion perfundimtar. Po nje gje te kihet parasysh, deri sa objektet u filmuan dhe fotografuan nga anija ato kane dimensione te medha. Mos harrojme qe flasim per hapesire dhe aty ku mungon pika e referimit madhesia eshte gjithmone subjektive dhe jo e kollajshme per tu percaktuar. Duhet gjithmone nje pike referimi qe te arrihet ne nje konkluzion te sakte.

  4. #184
    Ne Librin Lufta e Dulces eshte permendur programi SDI qe do te thote Star (ose Strategic)Defense Initiative ku ka te dhena se qeveria sekrete ka ndertuar arme te bazuara ne rreze plazma per te goditur ufot, kryesisht ato te Federates. Nga misioni i NASA-s i quajtur STS-48 eshte filmuar nje moment i tille kur nje ufo po i afrohej tokes dhe krejt papritur nderron drejtim dhe sapo ben ate gje nje objekt me nje shpejtesi marramendese i kalon afer pa mndur ta godasi. Ketu eshte link i videos qe eshte e gjate vetem 17 sekonda.

    UFO - NASA - Shuttle - sts48

    http://video.google.co.uk/videoplay?...ration%3Ashort

    Me poshte po postoj disa foto qe i bera nga filmimi sa per te dhene idene e asaj qe po ndodh. Nuk dallohet qarte por mund tju ndihmoje pershkrimi qe kam bere.


  5. #185
    UFO e fotografuar gjate nje demonstrimi ajror

    Gjate nje demonstrimi ajror te njohur ndryshe dhe si spektakle akrobacie ne ajer qe kryhen shpesh nga forcat ajrore amerikane, ne daten 26-27 gusht 2006 eshte fotografuar nje ufo ne afersi te nje avioni A 10 ne Mount Comfort Air Show ne Indianapolis, shtetin Indiana, USA. Fotoja eshte bere nga nje amator i cili eshte i apasionuar mbas avioneve luftarake dhe kishte deshire te fotografonte nje avion A 10 gjate manovrave ne ajer. Per shkak te refleksit te diellit ne lente, fotografuesi nuk mund te dallonte objektin e paidentifikuar dhe vetem kur kontrolloi foton ne kompjuterin e tij pa me habi pranine e nje objekti tjeter aty. Ne momentin e fotografise nuk ka patur asnje avion ne ajer pervec A 10 qe po kryente akrobacirat ajrore.
    E para eshte foto ne permasa origjinale ku duket ufo shume e vogel dhe dy fotot e tjera jane te analizuara dhe zmadhuar objektin e panjohur ne ato dimensione sa dallohet qarte forma e tij. Eshte ufo klasike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Darius, me lejo te shpreh mendimin tim jo ekspert rreth autenticitetit te kesaj fotografie.
    N.q.s autori i fotos thote se ai donte te fotografonte aeroplanin A-10 dhe se per shkak te refleksit te drites ai nuk e kishte vene re pranine e nje objekti tjeter ne objektivin e aparatit te tij, atehere A-10ta duhet te ishte ne qender te fotos. Kurse ne qender te fotos ne shohim subjektin A-10 + UFO, gje qe per mendimin tim tregon se autori ose e ka pare UFOn dhe e ka fotografuar me qellim ate bashke me A-10en ose fotografia eshte fallco.
    Supozo sikur UFOja mos te ishte fare ne kete foto. Sa foto e cuditeshme do te ishte, 1 objekt i vogel qe mezi dallohet qe eshte aeroplan i vendosur ne cep te fotografise. Nuk besoj se do ti hynte ne pune nje te apasionuari pas avioneve.
    Edhe forma klasike e UFOs ti shton me shume dyshimet.
    Per mendimin tim, eshte nje fallco shume e keqe e nje tipi pa imagjinate.

  7. #187
    Eshte vetem njera nga fotot jo te gjitha fotot qe ai ka kryer ate dite. Dhe ne kete foto ai ka kapur objektin qe ti shikon. Kur ke aparat dixhital nuk kursen numrin e fotove dhe ben sa me shume qe te jete e mundur ne menyre qe te kesh me shume se qe te jete me te vertete e bukur dhe interesante. Pastaj foto mund te kete qene me e madhe dhe e gjere dhe eshte prere vetem pjesa qe ka ufon dhe avionin pasi detajet e tjera jane te parendesishme. Eshte nje pamje e qiellit dhe pervec reve ska gje me shume. Te pakten ky eshte arsyetimi im sepse asnje nga keto fjale qe thashe nuk permendet ne lajm. Por me duket se eshte shpjegim llogjik.

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Ke te drejte, harrova ta permend mundesine qe fotoja edhe mund te jete prere, gje e cila e hedh poshte deri diku shkrimin tim te mesiperm.

  9. #189
    Citim Postuar mė parė nga PRI-LTN
    Per mendimin tim, eshte nje fallco shume e keqe e nje tipi pa imagjinate.
    Lol, tani e pashe kete rrjeshtin e fundit se me kishte shpetuar. Nuk diskutohet qe ka shume fallco qe qarkullojne ne internet por tani sic eshte e thjeshte per dike qe te fallsifikoje nje foto po ashtu eshte e lehte per nje profesionist te dalloje fallsifikimin. Fotoja dhe lajmi eshte marre nga MUFON qe eshte Mutual UFO Network ne Amerike. Ata kane specialistet e tyre dhe nuk postojne foto qe nuk i kontrollojne me pare nese jane apo jo origjinale. Pastaj kjo eshte nje foto e nje ufoje normale. Ska asgje te vecante dhe as arsye per tu fallsifikuar. Ka foto te tjera origjinale qe jane shume here me te qarta dhe me te mira. Postimi i kesaj fotoje bashke me lajmin eshte thjesht rutina e raportimeve qe me pas futen ne databasen e vete organizates.

  10. #190
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Per mendimin tim kesaj pyetje nuk mund ti pergjigjesh me prova,te pakten deri tani,por me logjike.Mjafton te shikosh qiellin nje nate te qarte vere ne buze te detit apo ne majen e nje mali.Vetem me sy mund te numerohen qindra apo mijra yje.Toka duket e paperfillshme ne kete univers qe ne jemi deshmitare qe ekziston.Kur jeta paska qene e mundshme ketu ne kete periferi te larget te nje sitemi diellor liliputian,logjikisht arrihet ne konkluzionin se shancet jane shume te medha qe jeta te jete zhvilluar edhe ne pjese te tjera te universit.
    Ne qofte se njohurite e njeriut mund ti perfytyronim si jeta e nje njeriu 100 vjecar,atehere une mendoj se ne jemi akoma diten e pare te jetes.Kur ligjet e fizikes do te jene me te avancuara shume fenomene qe sot duken te pa koncepueshme do te duken dicka shume normale dhe te thjeshta,ashtu sic na duket ne bie fjala se si funksionon telefoni.Edhe feja jep te dhena te qarta per ekzistencen e jetes pertej botes tone,por per arsye qe dihen atyre nuk i jepet interes nga ata qe fene e kane transformuar ne nje gje komplet tjeter me ate fillestaren dhe me qellimin e saj fillestar.Por nuk po zgjatem me temen e fese sepse jane gati fondamentalistet e te gjitha ngjyrave te me censurojne ne mungese te mundesise te me nxjerrin syte.

Faqja 19 prej 106 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:16
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Serbia i kthen Kosovės nė 2007 objektet e rrėmbyera
    Nga Lioness nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 17:21
  4. Pse nuk kanė shqiptarėt objektet e tyre tė kultit nė Greqi?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 23:32
  5. Historianėt: Objektet e kultit qė u dogjėn ishin ilire
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •