Ne lidhje me komentin e fundit te Nessus dua te shtoj dicka qe e kam permendur dhe me pare. Pervec mundesise reale te shfaqjes publike te ufove (me shume se tani) ekziston dhe nje skenar i mundshem qe te perdoret 'rreziku' alien si nje menyre nenshtrimi ndaj masave. Cuditerisht ne rrethet e konspiracise eshte permendur gjithmone platforma e kontrollit fillimisht me Luften e Ftohte, me pas me Rrezikun nga Terrorizmi dhe kur edhe kjo karte te jete djegur atehere e fundit ka mbetur rreziku nga hapesira. Ka disa institucione dinjitoze qe po e paralajmerojne implementimin e ketij skenari qe personalisht e konsideroj shume te mundshem. Shenjat jane shume te forta duke filluar qe me shtimin jashtezakonisht shume te madh te vezhgimeve te objekteve te paidentifikuara, 'rreshqitje' te informacioneve nga NASA dhe agjensi te tjera, pamje filmike te Space Shuttle me objekte te paidentifikuara ne prani te tyre, media zyrtare kryesore qe po trajtojne problemin alien, qeveri europiane dhe te tjera qe po dalin me dokumenta zyrtare mbi ufot, shtimi i programeve televizive mbi ufot dhe alienet me nje tendence negative (duke i paraqitur si agresiv) etj. Pra shenjat jane gjithandej. Te shohim se cfare do ndodhi...
Krijoni Kontakt