Close
Faqja 33 prej 106 FillimFillim ... 2331323334354383 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 1060
  1. #321
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Me siguri shumica e keni pare kete video te famshme qe pat kriju buje, rreth intervistes te nje personi x (se spom kujtohet pseudonimi i tij) me nje Alien.

    Edhe tek Komentet e antareve mund ti lexoni edhe debatet e shumta.

    UFO Area 51 - The Alien Interview 01



    UFO Area 51 - The Alien Interview 02




    UFO Area 51 - The Alien Interview 03




    UFO Area 51 - The Alien Interview 04




    UFO Area 51 - The Alien Interview 05



    UFO Area 51 - The Alien Interview 06




    UFO Area 51 - The Alien Interview 07 (Final)



  2. #322
    Gl_Branch do me vdesesh ti mua me perseritjet e postimeve qe ben

    Shikon posten me numer #250 dhe postimin me siper nga XX22. Te njejtin emision qe e kam dhe te plote ne hdd tim e kisha vene dhe me pas hequr qe aty pasi u demtua si file ne upload. Por mbetet pjesa e postuar nga XX22.
    Meqe eshte e veshtire per lexuesit qe te ndjekin nje dokumentar me pjese atehere po e ripostoj te plote dhe me te madh qe te mund te shihet direkt nga forumi.

    http://video.google.com/videoplay?do...arch&plindex=0

  3. #323
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anėtarėsuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    Ministria e Mbrojtjes (MOD) ka publikuar nė faqen e saj dokumente rreth observimeve tė Ufo-ve nė Britaninė e Madhe.Tetė dokumente nė format pdf janė nė disponim qė pėrfshijnė vitet 1999 deri nė 2006.

    Pėr ēdo vit mund tė shihet njė tabelė me njė listė qė pėrfshinė datėn,orėn dhe lokalitetin dhe njė pėrshkrim i vogėl i observimit.

    Mund tė shkarkohen apo tė lexohen nė faqen zyrtare:
    http://www.mod.uk/DefenceInternet/Fr...006InTheUk.htm

  4. #324
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anėtarėsuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    Dokument i NSA i bėrė publik


    Katėr artikuj tė ditarit teknike tė NSA kanė qenė deklasuar dhe janė bėrė publike me datėn 6 nėntor 2006,sipas Freedom of Information Act ( FOIA ) No.51289 mbi komunikimin JASHTĖTOKĖSORĖ.

    · Four Extraterrestrial Articles from the NSA Technical Journal
    (Katėr artikuj tė ditarit teknike tė NSA)

    · Communication with Extraterrestrial Intelligence
    (Komunikimi me Inteligjencė Jashtėtokėsore)

    · Extraterrestrial intelligence
    (Inteligjencė Jashtėtokėsore)

    · Key to the Extraterrestrial Messages
    (Ēelėsi i mesazheve Jashtėtokėsore)

    Dokumenti me 30 faqe ėshtė nė disponim pėr shkarkim nė format (pdf) vetėm nė verzionin anglisht nė:

    http://www.cufon.org/pdf/4_NSA_Tech_...l_Articles.pdf

  5. #325
    Sot ne 60-vjetorin e ngjarjes se Roswell BBC ne Angli serisht beri nje trajtim te zgjeruar te ngjarjes. Kohet e fundit BBC eshte hapur me shume ndaj ketij fenomeni qe deri para disa vitesh perbente nje tabu per kete media kaq te njohur ne bote.
    Ne faqen e saj zyrtare ne internet http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/magazine/6268708.stm ajo fliste per kete ngjarje duke u bere keshtu media e peste zyrtare e madhe qe trajton fenomenin e ufove publikisht. Si lajm i shkeputur ky mund te jete thjesht nje sencacion momental por i pare ne driten e deklaratave te fundit nga qeverite e disa shteteve si dhe mbulimin mediatik, merr tjeter ngjyrim dhe seriozitet. Te gjithe analistet e fenomenit si dhe shoqatat e ufologeve kane krijuar bindjen qe shume shpejt ka per te patur lajme dhe me fuqishme dhe mbase deklasifikim te materialeve top sekrete qe mbahen nga instanca te caktuara. Nga ana psikologjike kjo quhet pergatitje masive per kontakt.

  6. #326
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2007
    Postime
    31

    ok, nese do tiu pelqeje

    kjo ka ndodhur perpara disa vitesh ku shoket e babait tim ishin bashke duke ecur ,nuk po i them hollesirat por nuk ishin ne qytet ishin nisur per diku.Ne nje moment vjen nje gje fluturuese dhe i qendron siper ne kokat e tyre. nje drite e forte vjen nga lart dhe ishte shume e shdritshme.cuditerisht rrezet e tyre qe kapnin token ne vend qe ta ndriconin pjesen ku ata reflektoheshin ,ato e benin ate shume te erret edhe pse ishte mesdite.qendruan te shokuar per disa minuta duke mos kujtuar shume gjera.me pas ky mjet flutrues u largua ne te qindten e sekondes ose duke thene me sakte u zhduk.kur takuan babain tim i thane per kete nuk e besoj .ai ma ka thene kete perpara disa muajsh dhe une pyeta nje profesor per kete .e dini cme tha?
    -Mbase ka qene ndonje cope meteori e vogel! Une i thashe :Po te ishte meteor nuk do te ngrihej e te fluturonte perseri,dhe nuk do te qendronte pezull ne ajer!
    kjo eshte historia e shkurtuar .nuk e di nese iu pelqen por nje gje eshte e vertet ne gjithe kete univers duhet te kete gjallesa te ngjashme me ne...........

  7. #327
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Deri me sot gjithcka eshte hipotetike, dhe asnje fakt i vetem qe te demostroje formen e nje jete tjeter jashte planetit toke, asgje nuk duhet mohuar por dhe asgje nuk duhet besuar.
    Nje fakt i cili pergenjeshtron qenien e ufove ne atlantik ishte dhe anija fantazme qe ndertuan amerikanet e cila kishte prerje te tilla kompjuterike ne siperfaqen e saj te cilat radari nuk i identifikonte, dhe per me teper as sonari nuk e kapte dot pasi shtytja ishte me propulsore hidrodinamike. U supozua per qenie jashtetokesore por e verteta u zbu7lua nga nendetsja ruse Kirev e cila e kapi mat anijen amerikane ne ujerat e norvegjise.


    Dito.

  8. #328
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Alienėt e Rosuellit

    Misteri qė vazhdon qė prej 8 korrikut tė vitit 1947

    Mė 8 korrik tė vitit 1947, gazeta lokale "Roswell Daily Record" shiti shumė mė tepėr kopje nga zakonisht. Titulli i madh i faqes sė parė tėrhoqi vėmendjen e tė gjithėve, edhe atyre qė kurrė nuk kishin blerė gazeta nė jetėn e tyre: "RAAF kap njė disk fluturues nė njė fermė tė krahinės Rosuell". RAAF janė inicialet e "Roswell Army Air Field", nė atė kohė njė prej bazave mė tė mėdha ajrore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Lajmi nuk ishte sajuar aspak nė redaksinė e gazetės, por mbėshtetej nė njė komunikatė zyrtare tė forcave ajrore amerikane. E publikoi edhe gazeta "Sacramento Bee", nėn titullin "Ushtria bėn tė ditur se zotėron njė disk fluturues, tė gjetur nė njė fermė tė Nju-Meksikos". U deshėn pak orė, ose vetėm pak minuta, tė nisnin tė binin telefonat nga Uashingtoni, sidomos nė skrivaninė e autorit tė pakujdesshėm tė komunikatės. U dha menjėherė njė konferencė shtypi, nė tė cilėn zėdhėnėsit e forcave ajrore pranonin se diēka kishte rėnė nga qielli, por qė bėhej fjalė pėr njė ballonė sondė eksperimentale tė mbajtur sekret, kurrsesi ufo. Cili nga versionet ishte i saktė, i pari apo i dyti? 60 vjet mė pas vazhdohet tė diskutohet mbi kėtė ngjarje, pa mbėrritur nė pėrfundime.

    Quhej Uilliam "Mak" Brazel njeriu qė vuri re i pari copat e ēuditshme metalike nė fermėn e familjes Foster, rreth 100 kilometra nga Rosuelli, ku ishte i punėsuar. Natėn e mėparshme kishte dėgjuar njė shpėrthim shumė tė fortė, por nė fermė nuk kishte telefon dhe u deshėn ditė pėrpara se Brazel tė vinte nė dijeni sherifin Xhorxh Uilkoks. Prej javėsh njerėzit thoshin se shihnin disqe tė ēuditshme fluturues nė qiell dhe ndoshta kauboji Mak kishte gjetur njė prej tyre. Uilkoks shkoi nė vend, mori disa nga mbetjet e objektit tė ēuditshėm dhe i shpuri atje ku mund tė dihej diēka pėr to, te zyrat e RAAF. Forcat e ushtrisė ndėrhynė menjėherė dhe rrethuan zonėn. Versioni i dytė i ofruar nga ushtarakėt dhe i publikuar gjerėsisht nė shtypin e kohės, bėri tė heshtnin spekulimet dhe pėr incidentin e Rosuellit nuk u fol mė, tė paktėn pėr ca kohė.

    Nė vitin 1978 fizikani nuklear, Stanton Friedman, intervistoi ish-majorin Xhesi Marsel, i cili nė atė epokė ishte nė krye tė Departamentit tė Inteligjencės sė RAAF. Rrėfimi i tij i hoqi pluhurin ngjarjes sė Rosuellit dhe e ngriti nė rangun e incidentit urologjik mė tė famshėm tė historisė, tė paktėn pėr ata qė i besojnė. Majori Marsel, tashmė nė pension, tregoi se historia e balonės sondė nuk ishte tjetėr veēse manovėr mbulimi. Ai vetė i kishte parė dhe prekur mbetjet, madje i kishte transportuar nė njė bazė nė Teksas. "Ishin gjėra qė nuk i pėrkisnin kėsaj bote", i tregoi Fridmanit. Ishin fletė metalike tė lehta e fleksibėl, si tė qenė letėr. Ishin shumė tė forta, nuk digjeshin dhe kishin tė shkruara simbole tė ngjashme me hieroglifėt. Por nė rast se mbetjet i pėrkisnin diēkaje tė njė bote tjetėr, ku pėrfunduan ata qė e kishin pilotuar deri nė fermėn e familjes Foster?

    Pėrgjigjen e gjeti i pari Ēarls Berlitz, autor shumė i dhėnė pas ufove, civilizimeve tė humbura e trekėndėshave tė Bermudės nė librin e botuar nė vitin 1980, "Incidenti i Rosuellit". Berlitz dhe bashkėpunėtorėt e tij folėn gjerė e gjatė me shumė dėshmitarė tė gjallė dhe me tė afėrmit e atyre qė kishin vdekur me kalimin e viteve. Njė prej tyre, Barni Barnet, njė arkeolog qė ndodhej ato ditė pėr punė bashkė me disa kolegė nė afėrsi tė zonės ku ndodhi incidenti, rrėfen se pėrpara se tė largoheshin me nxitim nga ushtarakėt, kishin parė trupa alienėsh qė transportoheshin pėr diku. Ekzistenca e kėtyre trupave vėrtetohet nga deklaratat e dhjetėra dėshmitarėve tė tjerė, mes tė cilėve edhe disa ushtarakė qė treguan edhe destinacionin final tė trupave: Baza Ushtarake e Eduards. Siē mund tė merret me mend, provat pėr kėtė mungojnė.


    Por nė rast se alienėt vėrtet kishin ardhur nė Tokė, sigurisht qė diku ruheshin edhe fotot, apo filmimet e kryera nga ushtarakėt. Rei Santili, njė producent britanik videosh muzikore, nė vitin 1990, nė rrugė postare i ra nė dorė njė prej tyre: bėhej fjalė pėr autopsinė e njė alieni. Filmimi bardhė e zi u projektua nė Londėr dhe nė 30 vende tė tjera tė botės. Pamjet tregonin edhe disa mbetje tė mjetit fluturues. Mos bėhej fjalė pėr provat qė mungonin?

    Autoritetet e forcave ajrore padyshim qė e morėn seriozisht zhurmėn e shkaktuar nga filmimet e Santinit. E quajtėn sajesė, por nga ana tjetėr pohuan se nė vitin 1947 diēka qė ngjante me njė trup ishte transportuar nga ferma nė Rosuell. Sipas tyre bėhej fjalė pėr manekinė tė pėrdorur pėr eksperimente nė balonėn sondė.

    Tė gjitha tė rejat qė janė publikuar lidhur me kėtė incident janė pasuar nga pėrgėnjeshtrime tė menjėhershme dhe filmimi i autopsisė nuk mund tė bėnte pėrjashtim. Mė 4 prill tė vitit 2006, gjatė njė interviste televizive dhėnė pėr "Sky", Santili pranoi qė e kishte falsifikuar filmimin, por kėtė e bėri nė mėnyrė shumė tė ēuditshme. Tregoi se e kishte marrė filmin, se e kishte parė, por qė e kishte dėmtuar rėndė pėr shkak tė pakujdesisė. Prandaj vendosi ta xhironte pėrsėri me disa shokė, duke pėrdorur njė manekin, e duke ruajtur vetėm pak nga sekuencat e filmit origjinal qė kishin arritur tė shpėtonin. Njė gjysmė pėrgėnjeshtrimi, i cili nuk arrin t‘i bindė ufologėt, tė sigurt se fazat e autopsisė qė vėrehen nė film nuk mund tė kryhen nga kushdo, por vetėm nga mjekė ekspertė.

    Do tė mund tė mėsohet me saktėsi ē‘ndodhi vėrtet atė ditė nė Rosuell? Xhon Podesta, ish-asistent i Bill Klintonit dhe tashmė i bashkėshortes sė tij, i pyetur pėr ufot kėshilloi qė Shtėpia e Bardhė tė vendoste hapjen e dosjeve mė tė vjetra se 25 vjet, "duke u dhėnė kėshtu mundėsinė shkencėtarėve tė kenė nė dorė tė dhėnat e nevojshme pėr tė kuptuar natyrėn e vėrtetė tė kėtyre fenomeneve". Billi nuk ia vuri veshin? Mos ndoshta Hilari do tė veprojė ndryshe?

    gazeta shqip- 09/07/2007

  9. #329
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anėtarėsuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    TAKONI FQINJĖT:

    A ėshtė kėrkimi pėr jashtėtokėsorėt ide aq e mirė?

    Ne jemi duke u pėrpjekur pėr tė vėnė kontakt me jashtėtokėsorėt me vite. Tani dita kur pėrfundimisht mund tė kemi sukses po afrohet. Por, a do tė vijnė miqtė tanė jashtėtokėsorė nė paqe? Ose a do tė dėshirojnė tė na hanė ? Astronomi David Whitehose hulumton rreziqet e njė takimi tė papritur tė afėrt.Ne jemi duke bėrė zbulime tė rrezikshme nė hapėsirė. Nė prill,astronomėt gjetėn,nė fqinjėsinė tonė kozmike, njė planet tė pagėzuar Gliese 581c. Afėr njė ylli tė kuq tė mjegulluar, ėshtė njė botė shkėmbore vetėm pak mė e madhe se Toka. Sikur Toka, ajo mund tė pėrmbajė ujė tė lėngshėm.Dhe pėrshkencėtarėt, uji i lėngshėm do tė thotė mundėsi e jetės. Gliese 581 duhet tė jetėnjė botė e lashtė, sepse ajo orbiton rreth njė ylli qė ėshtė mė i vjetėr se dielli ynė.

    Pyetja ėshtė, a ėshtė zhvilluar ndonjė jetė e avancuar nė atė planet ose nė shumė vende tjera qė mund tė jenė vendndodhje tė pėrshtatshme, qė nuk janė aq larg? Kohėve tė fundit astronomėt britanikė i thanė Qeverisė britanike se ne do tė mund tė gjenim jetė nė hapėsirė. Kjo ėshtė vetėm ēėshtje e kohės, kėtė vit ndoshta, para se astronomėt tė detektojnė njė planet madje edhe mė tė ngjashėm me tokėn tonė, qė cirkėlon rreth yllit tjetėr. Dhe kur ne tė gjejmė kėtė planet, mund tė zbulojmė mė shumė se oqeane tė reja dhe masė tokėsore. Astronomėt aktivisht kanė kėrkuar jetė inteligjente nė hapėsirė qė nga viti 1960, kur Frank Dark filloi projektin Ozma,duke pėrdorur radio teleskop pėr tė dėgjuar sinjale nga dy yje tė afėrta tė ngjashme me diellin – Dark e dinte se radiovalėt udhėtojnė nėpėr kozmos mė lehtė se valėt e dritės. Ai nuk ka dėgjuar asgjė t’iu ketė kthyer prapa. Qė nga atėherė,kėrkimet tona janė bėrė falė radio
    teleskopėve mė tė mėdhenj dhe kompjuterėve mė tė sofistikuar qė kėrkojnė pėr sinjale tė zbehta. Por, ne ende nuk kemi sinjale nga (ET)jashtėtokėsorėt.A do tė duhej tė dėshironim tė kishim sinjale? Kjo nuk ėshtė vetėm ēėshtje pėr hulumtime astronomike qė pėrshin botėra tė largėta dhe pyetje akademike. A mund tė jetė qė,pėrtej humnerės sė hapėsirės, ashtu siē e kishte parashtruar mirė HG Wells, mund tė shfaqet ndonjė kėrcėnim i huaj?

    Kjo ngjan vetėm nė filmat tmerrues fantastikė shkencorė, apo jo? Mirė,kėrcėnimi ėshtė mjaft real pėr t’i brengosur mjaft shkencėtarė, tė cilėt e kanė njė argument tė thjeshtė, por urgjentisht nė rritje: nėse ne nuk dimė ēka ka atje,pse qėllimisht transmetojmė porosi nė hapėsirė, pėr t’u pėrpjekur tė kontaktojmė kėto civilizime pėr tė cilat saktėsisht nuk dimė asgjė? Hulumtuesit janė tė pafrenuar.Ata argumentojnė qė pėr shkak tė pafundėsisė sė hapėsirės, madje edhe nėse ka 10,000 shoqėri transmetuese tė qerdhėzura nė yjėsinė e Rrugės sė Qumėshtit – ne mund tė kėrkojmė me miliona yje pėr ta gjetur vetėm njė.Por,mė me qejf sesa vetėm tė dėgjojnė, disa dėshirojnė qė tė shpallin prezencėn tonė nė kozmos.Nė vitin 1974, atėherė i ringritur nė sipėrfaqe rishtazi radioteleskopi Arecibo nė Puerto Rico (i bėrė i famshėm nė filmin e (James Bond Goldeneye), e ndėrroi rolin e saj tė zakonshėm prej vetėm tė dėgjuarit dhe transmetoi njė seri tė radiopulseve nė drejtim tė grumbullimit yjor M13. Ajo dėrgoi 1679 pulse nė tėrėsi, tė cilat,kur aranzhohen nė formė binare nė 23 kolumne dhe 73 reshta, formuan njė porosi prej njerėzimit. Kjo ėshtė parė si gjest simbolik,duke u treguar njerėzve se Toka ka teknologjinė pėr tė dėrguar sinjale matanė galaksisė dhe tė pranojmė sinjale gjithashtu.

    Por, disa shkencėtarė kundėrshtuan. Sir Martin Ryle, astronom mbretėror nė at kohė , paralajmėroi se “ndonjė krijesė atje (mund tė jetė) keqdashės ose e uritur”. Tani pas njė periudhe tė gjatė kur nuk ka transmetime tė qėllimshme nė hapėsirė, njė raund i ri do tė fillojė dhe shumė janė duke u planifikuar. Njė ekip i udhėhequr nga Alexander Zaitsev tanimė ka transmetuar tutje njė sėrė tė porosive ndėryjore, duke pėrfshirė transimisione tė ilustruara dhe muzikore, nga radioteleskopi nė Ukrainė. Njė grup tjetėr nė Brazil, Grupo Independente de Radio Astronomos, pohon tė ketė transmetuar gjithashtu. Disa kompani komerciale gjithashtu kanė lulėzuar, nė mesin e tyre Cosmic Connexion, njė firmė me bazėafėr Cape Canaveral nė Floridė. Faqja e internetit e Cosmic Connexion ju fton tė dėrgoni atyre (jashtėtokėsorėve) e-mail porosia dha ata pastaj do t’i transmetojnė ato pa pagesė nė hapėsirė “dhe t’ ju njoftojė me jashtėtokėsorėt”. Pėr momentin,megjithatė, kjo ėshtė njė iniciativė me fuqi tė vogėl sinjalet e sė cilės nuk do tė shkojnė larg. Kompanitė tjera ofrojnė shėrbime tė njėjta falas qė sė shpejti do tė arrijnė nė Online.Shumė shkencėtarė, tė frikėsuar nga rreziku qė mund tė jetė fshehur atje, kanė argumentuar kundėr kėrkimit aktiv tė kontaktit me jashtėtokėsorėt. Jared Diamond,profesor i biologjisė evolutive dhe fitues i ēmimit Pulitzer,thotė: “Ata astronomė qė janė duke u pėrgatitur pėr t’u dėrguar jashtėtokėsorėve radio sinjale, janė naivė, madje edhe tė rrezikshėm.”Fakti ėshtė se, dhe kjo duhet tė jetė e qartė pėr tė gjithė, nuk e dimė se si mund tė duken jashtėtokėsorėt dhe tė shpresojmė se ata mund tė jenė miqėsorė, mjaft tė evoluar, tė urtė dhe pėrmbi dhunėn, ėshtė njė supozim mbi tė cilin ne mund tė rrezikojmė tėrė ekzistencėn tonė. Kur unė isha shkencėtar i ri 20 vite mė parė nė Jodrell Bank, observatorium nė Cheshire, unė e pyeta Sir Bernard Lovell, themeluesin e Jodrell Bank dhe radioastronom pionier,rreth kėsaj. Ai tha se ka menduar shpesh pėr kėtė dhe u pėrgjigj: “Ėshtė njė supozim se ata do tė jenė miqėsorė – njė supozim i rrezikshėm.”Dhe mendimi i Lovell ende jehon sot nga shkencėtarėt udhėheqės nė kėtė fushė.

    Fizikani Freeman Dyson, nga Instituti pėr Studime tė Avancuara nė Princeton, pėr dekada ka qenė njė nga mendimtarėt mė tė thellė nė kėtė lloj ēėshtjes. Ai insiston se ne nuk duhet tė supozojmė asgjė pėr jashtėtokėsorėt. “Ėshtė jo shkencore qė ne t’i veshim inteligjencės sė largėt urtėsi dhe gjakftohtėsi njėjtė siē ėshtė t’u veshim atyre impulse irracionale dhe vrasėse,’tha ai. “Ne duhet tė jemi tė pėrgatitur pėr ēdonjėrėn mundėsi.” Fituesi i ēmimit Nobel, biologu George Wald ka qėndrim tė njėjtė:ai nuk mund tė paramendojė njė ankth kur tė kemi vendosur komunizmin me njė teknologji superiore nė hapėsirė. Karl Sagan i ndjerė, astronom amerikan i cili vdiq njė dekadė mė parė, gjithashtu brengosej pėr tė ashtuquajturin “Kontaktin e Parė”. Ai rekomandonte qė ne, fėmijėt mė tė rinj nė kozmosin e ēuditshėm dhe tė pasigurt, duhet tė dėgjojmė nė qetėsi pėr kohė tė gjatė, tė mėsojmė me durim pėr universin dhe tė shkėmbejmė mendime. Ai tha se nuk ka gjasa qė dy civilizime galaktike do tė ndėrveprojnė nė shkallė tė njėjtė. Nė ēdo konfrontim, njėra gjithmonė do ta dominojė tjetrėn. Astronomi australian, Ronald Bracewell, tani nė Stanford University, paralajmėron se llojet tjera do tė vėnin theksin nė dinakėri dhe armatim, sikurse qė ne bėjmė, dhe se anijet e jashtėtokėsorėve qė nisen nė drejtim tonin sigurisht do tė jenė tė armatosura.

    Nė tė vėrtetė, evolucioni nė tokė,ėshtė, siē thonė ata, ..... dhe ngjason se ēdo krijesė qė ne do tė kontaktojmė gjithashtu duhet tė ketė pasur ...nė shkallėt e vet tė evolucionit dhe mund tė jetė nga pak tė pakėndshėm siē jemi ne ose mė tė kėqij. Paramendoni njė predator, ekstremisht agresiv me teknologji superiore.Pra, a do tė duhej ne tė heshtnim dhe tė ndalojmė kėto transmisione nė hapėsirė? Kur isha shkencėtar i ri i sapoformuar, unė diskutoja kėto ēėshtje me (tė ndjerin) astronomin me ndikimin Zdenek Kopal, ai mė grabiti pėr krahu dhe tha me njė ton tė seriozitetit:“ Nėse ndonjėherė do tė dėgjonim cingėrimėn e telefonit nga hapėsira, pėr hir tė Zotit mos tė pėrgjigjemi . Ne duhet tė shmangim tė tėrheqim vėmendjen ka vetja. “Tė tjerėt e thanė kėtė mė grafikisht duke
    thėnė se civilizimet qė shfaqin ekzistencėn e tyre mund tė jenė si hominoidėt e hershėm qė zbresin prej drunjve dhe ftojnė “ tigrin e madh mė dhėmbė tė prehtė “ eja mace mace....” Por nuk janė tė gjithė shkencėtarėt e brengosur. Frank Drake, icili shpiku projektin Ozma dhe i cili gjithashtu qėndron pas Arecibo transmision thotė; “Siē unė mendoja nė vitin 1974, kundėrshtimet pėr tė dėrguar porosi ndėryjore ishin naive dhe nuk ēonin peshė. Argumenti atėherė ishte qė njerėzimi bėn, dhe bėnte, prezencėn e vet tė njohur nėpėrmjet radarėve tonė televizivė dhe ushtarakė, tė cilėt, nė shumė raste,lėshojnė fuqinė e vet rrezatuese nė hapėsirėn ndėryjore. ”Radiovalėt prej tokės, prej rrjeteve televizive dhe nga radarėt interkontinentalė ushtarakė,derdhen nė hapėsirė. Disa besojnė se ato mund tė detektohen, por a duhet ne tė shkojmė pėrtej kėsaj dhe aktivisht tė bėjmė tė ditur prezencėn tonė nė kozmos? Drake nxjerr nė pah se radioteleskopėt tonė tokėsorė, nėse vendosen nė botėt e afėrta, do tė ishin tė paaftė t’i detektojnė kėto transmetime nė distanca pėrtej disa vjetėve tė dritės. Sidoqoftė, jashtėtokėsorėt do tė jenė shumė mė tė avancuar, thotė ai, dhe ėshtė plotėsisht brenda aftėsive tė teknologjisė sė tanishme tokėsore pėr tė ndėrtuar teleskopė,duke pėrdorur qasje tė renditura, tė cilat mund tė detektojnė kėto transmisione nga distancat e largėta nė galaksi.

    “Poenta kėtu ėshtė se Toka e ka bėrė tė njohur prezencėn e saj duke dėrguar njėmori porosish.Ėshtė shumė vonė – ne e kemi bėrė veten tė dukshėm,” shtoi ai.Por shkencėtari dhe autori i fantastikės-shkencore, David Brin mendon se ata qė janė pėrgjegjės pėr skicimin e politikės pėr transmisionet nga Toka – gjoja njė trup qė quhet Unioni Ndėrkombėtar Astronomik, i cili do t’i bėnė rekomandimet nė Kombet e Bashkuara – janė tė vetėkėnaqur,nėse jo tė papėrgjegjshėm.
    Ēfarėdo qė ka ngjarė nė tė kaluarėn, ai nuk dėshiron ndonjė transmision tė ri tė qėllimshėm qė do tėshtonte rrezikun. “Nė njė fakt tė kryer tė vėnit nė skenė tė konsekuencave potenciale ,” thotė ai,"ne sė shpejti do tė shohim njė ndryshim dramatik tė gjendjes. Njė mėnyrė nė tė cilėn civilizimi i Tokės mund tė bėhet befas shumė herė mė i ndritshėm pėrgjatė Rrugės sė Qumėshtit- pa i pėrdorur fare kėto procese tonat me tė cilat mburremi kaq shumė.”Michael Michaud, njė ish diplomat i SHBA dhe kryesues i Grupit Punues tė Transmisioneve nga Toka (Tansmissions from Earth Working Group) – njė nėndegė e Unionit Ndėrkombėtar pėr Hulumtime Jashtėtokėsore Grupi Studiues pėr Inteligjencė e formuar nė vitin 2001 – ėshtė buzė dorėheqjes nga frustrim pėr shkak tė mungesės sė diskutimeve pėrreth problemit. Ai beson se kjo ėshtė e kufizuar brenda njė grupi tė ngushtė tė shkencėtarėve, tė cilėt ndajnė pikėpamje astronomike tė njėjta dhe ai dėshiron qė grupi studimor tė zgjerohet pėrtej tė tanishmit pėr tė pėrfshirė shkencėtarė planetarė, filozofėt,historianėt dhe kėshtu me radhė. Ai e sheh kėtė si problem qė prek tėrė njerėzimin – dhe ky duhet tė debatohet si i tillė. Por, me gjithė kėto brenga, pėr momentin, planet pėr transmisione tė qėllimshme nga Toka janė duke shkuar pėrpara dhe nuk asgjė qė dikush tė bėnte pėr t’i ndaluar ato – madje tė kėrkonte njė diskutim para kėsaj.

    Njė gjė ėshtė e qartė nga kėrkimet tona pėr ET nuk ėshtė askush duke transmetuar sinjale ndėryjore nė fqinjėsinė tonė lokale. “Nėse ata janė atje, ata janė duke ndenjur qetė, duke nxitur pyetjen se ata mund tė dinė diēka qė ne nuk dimė. Ndoshta jashtėtokėsorėt tanimė e dinė pėr ne dhe ata janė nisur. Ose ndoshta jo. Inteligjenca ndoshta e pafund, e ftohtė dhe moskokėēarėse mund tė fshijė qiejt e tyre duke na kėrkuar. Pėr momentin, kur ata t’i drejtojnė instrumentet e tyre nė drejtim tė diellit tonė njė yll xhuxh i rėndomtė ata mund tė mos gjejnė asgjė tė pazakonshme, nėse askush nuk dėrgon porosi nė drejtim tjetėr. A do tė duhej tė vazhdonim kėshtu?

    The Independent
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 11-07-2007 mė 20:35

  10. #330
    Ky eshte nje shkrim pacavure (nuk te drejtohem ty Nessus) i The Independent, i njejte ne linje me Seeing is Believing, emisionin qe realizoi Peter Jennings pak muaj para se te vdiste. Edhe atehere u prek fenomeni po u injorua komplet gama e fakteve dhe informacioni dhe qellimi ishte teresisht shnderrimi ne nje subjekt qesharak. Sa lexoj emrin e Frank Drake aty me acarohen nervat pasi ky palaco njihet publikisht shume mire ne ambjentet e ufologjise si nje nga opresuesit me te medhenj te informacionit. Frank Drake jo vetem qe ka marre sinjale qe ne vitet 60-te por eshte personalisht i implikuar ne analizimin madje dhe torturen fizike te nje alieni te gjetur ne gjendje shoku ne nje disk te rrezuar. Atij ju bene eksperimente ndersa ishte i gjalle dhe ne to ka marre pjese personalisht Drake. Ky fakt njihet mire sic njihet mire me detaje historia mbi gjetjen e "Hank" (keshtu u mbiquajt alieni) nga Tau Ceti, shume i ngjashem ne tipare me njerezit tane dhe sic njihet po aq mire perfshirja e tij ne programe supersekrete si dhe ne operacione qe quhen crash/retrieval.

Faqja 33 prej 106 FillimFillim ... 2331323334354383 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:16
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Serbia i kthen Kosovės nė 2007 objektet e rrėmbyera
    Nga Lioness nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 17:21
  4. Pse nuk kanė shqiptarėt objektet e tyre tė kultit nė Greqi?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 23:32
  5. Historianėt: Objektet e kultit qė u dogjėn ishin ilire
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •