Close
Faqja 29 prej 106 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 1060
  1. #281
    Sa nuk i lexoni lajmet qe ekzistojne ne forum mer jahu

    Lajmi eshte postuar disa dite me pare tek tema A besoni ne Ufo dhe Qeniet Jashtetokesore: Lajm i dates 22.03.2007

    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Dita e sotme eshte quajtur si nje dite e shenuar per ufologjine. Dhe arsyeja eshte filimi i publikimit nga ana e qeverise franceze te dokumentave qe ajo zoteron per ufot. Brenda 30 minutave nga momenti qe lajmi u publikua nga Yahoo News (Lajmi) faqja vete Yahoo News u bllokua per shkak te trafikut jashtezakonisht te madh. Po ashtu dhe faqja zyrtare franceze nga ngarkesa e madhe eshte e bllokuar dhe vazhdon te mos hapet. Numri i klikimeve ka qene i paparashikuar. Faqja Franceze

    Franca ka vendosur qe brenda fundit te vitit te nxjerri te gjithe materialet qe ka dhe qe perbehen nga rreth 4000 te tille qe nga viti 1950.
    Kete teme po e bashkoj me tjetren pasi ekziston nje e madhe per ufologjine dhe ska nevoje per hapje temash te reja.

  2. #282
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Po ku mund t'i shikojme keto video? une kerkova ne youtobe.com por nuk i gjeta??

  3. #283
    Nqs e ke per videon e fundit qe kam shkruar une ate po ta citoj dhe njehere vetem pjesen e CNN dhe vazhdon te jete aty

    Po ashtu sot CNN gjate transmetimeve te tij dha nje special ne lidhje me ufot duke ju referuar rastit te qytetit Feniks (Phoenix) ne Arizona, USA ku ne vitin 1997-98 dhe para disa javesh jane pare objekte gjigande dhe fotografuar nga shume njerez. Kete lajm e kam trajtuar disi ne kete teme. Emisioni i trajtuar nga njeri prej gazetareve me ne ze te CNN, Anderson Cooper eshte i nje rendesie shume te madhe per rrethin e ufologjise pasi ky lajm po merr formen e zyrtarizimit perpara opinionit amerikan qe edhe keshtu eshte ne pjesen me te madhe i bindur per ekzistencen e ufove. Lajmi eshte ketu: CNN ndersa ketu eshte video e emisionit Video

  4. #284
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Besoj edhe kete video ja vlen me shiku (po duket qe kjo dokumentar u be fund vitit 2006):

    http://video.google.com/videoplay?do...46&q=UFO&hl=en

  5. #285
    E kam pare dhe konsiderohet si nga dokumentaret me te mire dhe me te plotesuar mbi ufot. Mesa di une autori ka patur idera qe ta zgjeronte dhe me gjera te tjera dhe jo vetem me 1 por me dy pjese. Eshte shume interesant. Perserit gjera qe jane thene prej kohesh por me nje kendveshtrim tjeter. Po e vendos videon ketu qe te shikohet direkt ne forum.


    http://video.google.com/videoplay?do...46&q=UFO&hl=en

  6. #286
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Gjeja me e interesante nga keto deklarata mu duk ajo e asaj bjondes Dr Carol Rosin per Dr Van Braun, ku thot se per here te pare ne mbledhje me 1977 ku flitet per armet hapsinore kunder armiqeve qe ne ate kohe ishin Ruset dhe pastaj vijne armiqet nr.2 qe kurr nuk kishin degjuar per ata, per terroristet si Sadam Husein, Gadaf si dhe flitej per krijimin e luftes ne Golf, dhe armiqet e trete jane asteroidet dhe letra finale Alienet.

    Kur thot dr Braun :" Mbaje mend Carol letra e fundit jane Alienet,ne po ndertojme baza hapsinore kunder Alieneve, dhe e tera kjo eshte nje genjeshter" e ka per qellim [genjeshter] arsyen e ndertimit te bazave apo edhe alienet e terroristet dhe te gjitha jane genjeshtra?

    Cili eshte qellimi i vertete i ketyre bazave si dhe i mbajtjes sekret per me shume se 50 vite te te dhenave mbi qeniet ekstraterrestiale?

    Pse i mbajne te fshehura nga publiku te dhenat qe i kane, shpesh edhe me eliminim te atyre qe i rrezikojne keto te dhena, cfare humbin po dolen ne siperfaqe?

    Keta njerez te fuqishem per nga pasuria qe po flitet per ta ne kete video, e dine se nuk jetojne gjithmone e ndoshta as qe ua ndien per pasardhesit e tyre( nese dikush thot se ua lene pasardhesve), pse ky grusht njerezish me kaq ngulm tentojne qe ta kontrollojne boten nese nuk arrijne ta shijojne ate dhe ēka eshte qellimi i vertete i tyre?

    Une per vete i kam disa ide mbi keto pyetje por po me intereson mendimi i anetareve tjere aktiv ne keto tema e sidomos mendimi i Darius si autorė i te gjitha temave te tilla (qe edhe i kam lexuar te gjitha jo vetem njehere, se mos me thua duhet t'i percjellesh temat).
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  7. #287
    alko te gjitha pyetjet qe ke ngritur kane nje pergjigje. SHume nga ato pergjigje mund ti gjesh tek temat e hapura ketu duke filluar qe me temen per Illuminatin, Teorine Konspirative, tema ketu apo Libri i Dulces etj. Intervisten me Carol Rosin e kam pare te plote tek dokumentari Disclosure Project. Ndonese me duket shume interesant si koment pse eshte i tille nuk do te thote se eshte shpjegimi i vetem. Ne fakt Steven Greer eshte nga te rrallet qe ka dale me teorine e perdorjes se kartes aliene per te armatuar hapesiren por ne asnje moment ai nuk ka mohuar ekzistencen e alieneve apo pranine e tyre ne toke. Ai eshte partizan i teorise qe ata jane shume pozitive dhe e gjithe loja qe behet per ti paraqitur ata negative eshte nga grupi qe ke komentuar edhe ti. Tek nje shkrim pak me siper ka nje fraze:

    Kjo pergatitje mund te kete dhe anen e saj te erret. Nese merret per baze informacioni i publikuar vitet e fundit nga Steven Greer mbi daljen publike te ekzistences se ufove dhe qenien e tyre agresive vetem per ta perdorur kete argument per te justifikuar armatimin e hapesires dhe venien e gjithe botes nen kontroll nga nje qeveri e vetme ose e thene ndryshe Rendi i Ri Boteror (per te cilin kam folur tek tema e Teorive Konspirative) atehere kjo nuk eshte aspak pozitive. Nuk do te thote qe mohohet ekzistenca e ufove por perdorimi i informacionit per te skllaveruar gjithe globin eshte njera nga mundesite e nxjerrjes se sekretit. Le te presim dhe tja leme kohes.

    Pra ky eshte vetem nje skenar. Ndersa pyetja tjeter e madhe qe pse keta njerez vrasin mendjen te marrin nje kontroll qe sdo e gezojne ketu mund te te pergjigjem fare shkurt pasi po hyra ne detaje tema do kaloje dhe ne degezime te tjera te cilat jane te veshtira per tu kuptuar. Mos harro qe ky grusht njerezish kane shekuj qe kontrollon cdo gje. Ti si besimtar qe je duhet te mbash ne mend qe plani fizik eshte vetem nje mjet i perkohshem per ate shpirteror. Nese per njerezit normal reinkarnimi eshte nje budallallik apo fantazi apo thjesht perralle, keta njerez dine si te te japin nje pergjigje ndryshe kur vjen fjala per ate qe mbetet tek nje person kur i konsumohet trupi fizik. Konkluzionin beje vete

  8. #288
    Keta njerez te fuqishem per nga pasuria qe po flitet per ta ne kete video, e dine se nuk jetojne gjithmone e ndoshta as qe ua ndien per pasardhesit e tyre( nese dikush thot se ua lene pasardhesve), pse ky grusht njerezish me kaq ngulm tentojne qe ta kontrollojne boten nese nuk arrijne ta shijojne ate dhe ēka eshte qellimi i vertete i tyre?
    masonet, disa i cilsojne edhe si satan worshipers, mirepo kjo pytja qe po shtron - me teper ka te beje me psikiken e njeriut qe shpaloset qartazi ne karakterin e individit, e n'kete rast te masonet (grup shume i vecante individesh) : kontrollimi i botes, superioriteti (dijor>) material e ndoshta edhe spiritual ndaj . E te k'to dokumentet e fshehta per ufo, kane per qellim mosperhapjen e panikut mes njerzve dhe destabilizimit te pushtetit te tyre global, kshtu s'paku ma merr mendja.

    Kur thot dr Braun :" Mbaje mend Carol letra e fundit jane Alienet,ne po ndertojme baza hapsinore kunder Alieneve, dhe e tera kjo eshte nje genjeshter" e ka per qellim [genjeshter] arsyen e ndertimit te bazave apo edhe alienet e terroristet dhe te gjitha jane genjeshtra?
    e kjo pjese edhe mu m'intrigoj shume, ndoshta krejt kjo mesele (per ate pjesen e terroristeve jam e sigurt)eshte bere per t'i hutuar njerezit, per t'i kequdhezuar, e k'nej te na bejne gini pigs per eksperimentet e tyne. Serish po dalim te ajo qe krejt po ndodhe nga deshira e "flakte" per dominim te botes.

  9. #289
    Do ju lutesha shume qe nese keni deshire te merrni pjese neper keto tema, te lexoni ate qe eshte shkruajtur me pare. Ka shume tema te detajuara qe flasin per masonet dhe se cfare perfaqesojne. Ka shume tema qe flasin per skenare te ndryshem dhe kush mund te jete me i pranueshmi. Nese lexohen ato tema atehere do shmanget dhe perseritja e gjerave apo komente te tipit informues si ne rastin e amentit.

    Citim Postuar mė parė nga amenti
    e n'kete rast te masonet (grup shume i vecante individesh)

    Ne kete nenforum eshte nje teme prej 10 faqesh qe flet vetem per masonet dhe se cfare perfaqesojne ata.

  10. #290
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Do ju lutesha shume qe nese keni deshire te merrni pjese neper keto tema, te lexoni ate qe eshte shkruajtur me pare. Ka shume tema te detajuara qe flasin per masonet dhe se cfare perfaqesojne. Ka shume tema qe flasin per skenare te ndryshem dhe kush mund te jete me i pranueshmi. Nese lexohen ato tema atehere do shmanget dhe perseritja e gjerave apo komente te tipit informues si ne rastin e amentit.




    Ne kete nenforum eshte nje teme prej 10 faqesh qe flet vetem per masonet dhe se cfare perfaqesojne ata.
    N'rregull, e di[me] qe ekziston edhe ajo teme, ku, nese m'kujtohet mire i nderuari darius, ke qene shume i kandshem per me fshi postimin tim (ndoshta pak t'teprum). Qartazi per kete arsye nuk e kom zgjanu ma tutje per masonet. Sa i perket perseritjes s'postimeve, shume e vertete qe ndodh keshtu, 50 % e botes ndajne mendim me mu, padyshim, e mira e demokracise m'betet te liria e shprehjes se mendimit, qofte edhe ai mendim pa n'oj vlere intelektuale, a me permbajtje informative. Dhe, ne, si persona qe jetojme ne demokraci, sadohere qe na ipet rasti me shpreh kete mendimin tone (t'cilin menzi s'kemi prit mi shpreh), e shprehim, e konkretisht ku antari ka bo pytje kaq direkte dhe, kaq t'hapun per publikun.

    Padyshim qe ky postim do t'fshihet posa ta lexosh, i nderuari darius, megjithate ndergjegjia ime mbetet e paster, sepse kam arritur te justifikohem per monotonine perseritse qe kom shkaktu nga fjalet e mia t'kota.

    cheerio
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga amenti : 27-03-2007 mė 14:12

Faqja 29 prej 106 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:16
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Serbia i kthen Kosovės nė 2007 objektet e rrėmbyera
    Nga Lioness nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 17:21
  4. Pse nuk kanė shqiptarėt objektet e tyre tė kultit nė Greqi?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 23:32
  5. Historianėt: Objektet e kultit qė u dogjėn ishin ilire
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •