Close
Faqja 24 prej 106 FillimFillim ... 1422232425263474 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 1060
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e Gjergj
    Anėtarėsuar
    04-09-2002
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    17
    Me ju thane te drejten te gjith besojme brenda vehtes se nuk jena vetem ne ket gjithsi.
    Darius e vlersoj informacionin edhe shkrimet e tuaja, por ti e ke pyt vehten ndonji here pse nuk arrite te shikosh ndojnji prej tyre ose pse nuk po shfaqen publikisht, a mos nuk eshte koha qe t'na paraqiten neve si individual? ( videot qe jane neper intenet nuk me pelqejne per arsye se nuk ka informacion te plote, me pak pune ne video programs arrin mrekullira ti e din mire) por tani per tani prezenca e jasht toksorve paraqitet kudo ne jeten tone perveq nje diqka se n nuk i shohim, nuk po eci me parullen shiko edhe beso se aty arrin kulmi por po eci me parullen
    Po nuk besove te Zoti mos u merzit
    se beson aj te ti.

  2. #232
    Citim Postuar mė parė nga Gjergj
    Darius e vlersoj informacionin edhe shkrimet e tuaja, por ti e ke pyt vehten ndonji here pse nuk arrite te shikosh ndojnji prej tyre...
    Gjergj, une nuk kam thene qe kam pare POR SKAM THENE AS QE SKAM PARE
    Ne kete rast ti je duke folur ne emrin tim dhe po ben nje supozim.


    Citim Postuar mė parė nga terri123
    Darius e marr me mend se mund te kesh shum foto per keto fenomene por ne qofte se mundesh te gjesh nje foto me me shume detaje se fotoja e mesiperme, fotoja eshte bere me nje sony qe eshte 5.1 megapixels, 3x Optical Zoom ,6x Precision Digital Zoom dhe e ka shkuar dem vetem se nuk ka shtypur nje buton per nje sekond te arrije afrimin e duhur,nuk duket fallso,por shume e turbullt.
    terri, fotoja e mesiperme eshte realizuar rastesisht dhe personi qe e ka bere as qe e ka patur idene se cfare kishte kapur ne foto. Ka shume raste te tilla qe persona te ndryshem kane bere foto te rastesishme dhe vetem ne computer ose kur i kane zhvilluar kane pare qe ka qene dicka tjeter ne ato foto.
    Ndersa per foto te tjera ato qe kam une jane te gjitha neper internet. Ka faqe qe kane material te bollshem ka dhe qe kane budallalliqe. Te them te drejten se vras mendjen per foto (pasi kam pare me mijera) dhe as per video. Megjithate nese je i interesuar mund te kontrollosh kete faqe: Ufo Genuine.

    Ne kete faqe ke dhe ato qe jane zbuluar si fallco. I vetmi rast ne ato qe permenden si fallco qe sjam dakort per shume arsye qe skane rendesi ne kete teme eshte Rasti i Billy Meier. Ne kete rast jane ne loje shume gjera dhe eshte mundur te zbulohet qe fotot dhe filmimet e tija origjinale jane zevendesuar nga te tjera ne menyre qe ta benin te dukej si mashtrim dhe fallsifikim. Pra ska shume rendesi. Rendesi kane ato qe jane gjykuar si te autentike. Fotot jane te shumta dhe te sqaruara me detaje. Jepen qe nga ato te quajtura Ufo e llojit Adamski (sipas atij qe i ka pare, George Adamski) deri tek kugelblitz dhe vril gjermane te luftes se dyte boterore dhe deri tek ufot trekendeshe (te njejtat me ato qe u pane ne qiellin e Tiranes ne shtator te 1990 etj).

    Ketu ke nje tjeter vend ku mund te shikosh dhe kontrollosh fotot qe kane: UFO Cronology. Cdo foto eshte e shoqeruar me shpjegimin perkates.
    Kjo tjetra po ashtu eshte nje website qe e kontrolloj pothuajse perdite: UFO Evidence.

  3. #233
    Ose kjo adresa qe eshte website i MUFON qe eshte akronimi i Mutual UFO Network dhe eshte faqja zyrtare e ufologjise. Ketu ke cdo raport te bere ndonjehere per ufot ne cdo cep te botes. Nga me te hershmet deri tek me te fundit. Mund te kontrollosh kete adrese MUFON dhe ka shpesh raporte qe shoqerohen me foto. Plus qe mund te kerkosh ne google dhe padyshim gjen shume faqe qe kane informacione me foto. Une personalisht e perseris spara merrem me fotot per vete faktin qe se quaj me te nevojshme. Kane kaluar shume vite qe fotot sme bejne me pershtypje.

  4. #234
    Vezhgim Masiv Ufosh Ne Meksike


    Disa objekte fluturuese te paidentifikuara u pane te fluturojne mbi qytetin e Chilpancingos per me shume se gjysem ore. Kjo performance shkaktoi nje kuriozitet dhe nje lloj frike ne rradhet e disa duzina njerezish te cilet dolen neper rruge per te vezhguar fenomenin.

    Prania e UFO-ve, rreth 15 te tile, zgjati me shume se 30 minuta duke filluar ne oren 9:30 deri ne oren 10:00. Me qindra njerez, perfshi ketu dhe roje te sigurise te Pallatit Qeveritar si dhe nenpunes te Servicio Medico Forense (SEMEFO) u bene deshmitare te objekteve fluturuese.

    "Ata ishin ne ngjyre gri metalike dhe rrotulloheshin nga veriu ne jug te ndricuar nga dielli qe kishte dale ne lindje. Ja pse ata ndriconin ashtu pasi drita e diellit i binte direkt. UFO-t leviznin me nje qetesi te habitshme dhe krijonin figura gjeometrike ne ajer. Fillimisht u shfaqen 9 ufo pastaj dy te tera. Por keto te dyja fluturonin shume ulet duke e bere te lehte vezhgimin e tyre nga deshmitaret dhe ato ishin me te medhaja ne dimensione" bien dakort mjeket e SEMEFO te cilet pane fenomenin me nje shtangie te kuptueshme.

    Meksika ne 5 vitet e fundit eshte goditur nga nje pamje masive e ufove (ne nje rast te tille jane pare 100 duke fluturuar ne grup. Ekziston dhe nje video ne google per kete. Mund ta kerkoni ne google video me emrin Jaime Maussan).

    Per momentin nuk ka jgetur dot foto per kete lajm por kam je faqe gazete te qytetit ku ndodhi pamja masive. Sa per informacion, ushtaraket meksikane jane te paret qe kane raportuar publikisht vezhgimet e ufove te bera nga aviacioni ushtarak meksikan dhe filmimet e tyre jane nga me te spektakolaret.

    Lajmi i perket dates 16 dhjetor 2006.

    Ndersa ne lidhje me ufot e tjera te para ne Meksike mund te ndiqni filmimin e meposhtem qe eshte shkeputur nga nje emision ne HISTORY CHANNEL dhe qe eshte ilustrim i shembullit qe permenda me siper.

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #235
    Ketu me poshte keni nje kolazh me foto dhe pjese te shkeputura nga filmime te ndryshme ku jane fiksuar mjete fluturuese qe nuk jane te njohura nga publiku. Disa jane tokesore ndersa te tjerat mund ti gjykoni vete nga forma dhe madhesia se cfare jane.


  6. #236
    Agjensia Kozmike Franceze gati te publikoje online arkivin mbi UFO-t

    Agjensia Hapsinore Franceze eshte duke publikuar online arkivin e saj mbi vezhgimet e ufove dhe fenomene te tjera por do i mbaje rezerve emrat e personave qe i kane raportuar ato per ti mbrojtur nga fanatiket e kozmosit.

    Jacques Arnould, nje zyrtar ne Qendren Kombetare te Studimeve Hapsinore tha se arkiva franceze prej me shume se 1600 incidente do jete online ne fund te janarit dhe mes shkurtit 2007.
    Ai tha se kjo qender prej kohesh ka mbledhur deshmi dhe dokumente per me shume se 30 vjet duke i arkivuar dhe studiuar ato. "Shpesh deshmite jane bere ne Xhandarmeri gje qe jep nje deklarate deshmie zyrtare... dhe disa jane bere nga pilotet e linjave ajrore," thote ai.

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e buffa
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    21
    Besoj qe ne kete hapesire infinite ka forma te tjera jete pak rendesi ka pamja e jashtme e tyre apo se jetojne me oksigjen apo me dioksid karboni .Shkencetaret kerkojne forma te ndryshme por brenda idese sone te jetes ,ne toke e shihni sa zbulime te reja po behen specie te reja fluturash, lulesh,bretkosash, e ne det lloje peshqish qe ne nuk kuptojme se si jetojne ne thellesi aq te medhaja. Gabimi jone eshte se jemi te brumosur tashme me idene e oksigjenit dhe e shohim pothuajse te pamundur nje qenie qe mund te jetoje duke thithur dioksid karboni.

  8. #238
    Njeri nga rastet me te bujshme dhe mund te themi nga me te dokumentuarat eshte ai qe ne te gjithe ambjentin e ufologjise quhet si Phoenix Lights ose Dritat e Feniksit qe eshte kryeqyteti i shtetit te Arizona, USA.
    Objekti i njohur si ufo triangulare ose trekendeshe (te njejtat me ato qe u pane ne Tirane ne shtator te 1990-es) eshte analizuar dhe madje edhe kerkuar nga senatori i ketij Shteti qe te hetohet dhe te jepet nje pergjigje publike. Si zakonisht asgje nuk u tha, asnje pergjigje nuk u dha dhe asnje hetim publik nuk u krye. Forcat ajrore mohuan cdo dijeni apo fluturim ne zone, policia shteterore ndonese disa nga pjestaret e forcave policore ishin vete deshmitare te ngjarjes nuk bene asnje koment publik. Governatori i Shtetit te Arizones e kaloi si ngjarje thjesht pa kuptim dhe me vone doli nje pretendim qe dritat ishin sinjale nga te avioneve qe po kryenin nje stervitje ushtarake. Natyrisht kjo nuk ishte aspak ajo qe pane me mijera njerez... etj etj etj. Spo jap me shume detaje per kete pasi njihet gjeresisht dhe materialet ne internet per kete ngjarje jane te shumta. Arsyeja pse shkruajta per Phoenix Lights ka te beje me nxjerrjen e nje filmi bazuar mbi kete ngjarje dhe sidomos bazuar ne rrefimet e nje te rrembyeri prej njeres nga ufot qe u pane ate periudhe. Skam patur asnje njohuri per ndonje rast rrembimi dhe aq me shume te dokumentuar por filmi eshte interesant dhe trajton nje subjekt qe perfshin jo vetem vezhgimin por edhe rrembimin, manipulimin mendor dhe zhdukjen pergjithmone te disa personave (fenomene keto mese te pranishme ne ufo-t). Ky eshte link i filmit qe e bera upload ne google video: Night Skies

    Ndersa ketu poshte jane disa nga fotot origjinale te kryera nga njerez te ndryshem naten e ngjarjes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  9. #239
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Darius nuk po te ben ai link i videogoogle...te lutem kontrollo edhe njehere

  10. #240
    E pashe Gl_branch. Ndejti aktive vetem 2 dite me pas Google e hoqi pasi u shkelen te drejtat e copyright. Edhe une fillimisht u habita qe e aprovuan dhe e lane 2 dite aktive pasi eshte film artistik dhe jo dokumentar. Por me zgjati gezimi shume pak.
    Nese ke linje te shpejte mund ta shkarkosh nga kjo faqe: http://www.mininova.org/search/?search=night+skies

    Jane torrent files dhe zgjidh kush te duket me i shkurter, shpejte dhe i pershtatshem per gjuhen qe njeh.

Faqja 24 prej 106 FillimFillim ... 1422232425263474 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:16
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Serbia i kthen Kosovės nė 2007 objektet e rrėmbyera
    Nga Lioness nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 17:21
  4. Pse nuk kanė shqiptarėt objektet e tyre tė kultit nė Greqi?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 23:32
  5. Historianėt: Objektet e kultit qė u dogjėn ishin ilire
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •