Close
Faqja 2 prej 106 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 1060
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Question Ēfare duhet te besoj?

    Citim Postuar mė parė nga darius
    Ate qe thua ti e pranoj sepse ka raste plot qe behen per interes ekonomik, po une ju referova deshmive, fotove dhe studimeve te bera nga njerez kompetent ne ufologji, shkenctare, doktora dhe specialiste te fushave te ndryshme, te cilet ne rradhe te pare kane si qellim mos lejimin e fabrikimit te gjerave fallco dhe verifikimit te tyre ne detajet me te vogla. Dhe kur cdo gje rezulton e vertete, e pamundur per tu fallsifikuar, foto reale qe mbas ekspertizave me te fundit teknologjike rezultojne te verteta, videot qe eshte e pamundur te quhen si iluzion optik dhe mbas cdo analize rezultojne reale apo evidencat fizike sic jane implante te hequra nga trupat e njerezve te rrembyer dhe kane rezultuar te nje teknologjie te panjohur nga shkenca jone apo metale qe nuk perfshihen ne tabelen e Mendelejevit, sepse nuk ekzsitojne ne toke. kesaj cfare ti them?
    Nejse sduhet ta beja kete koment. Me intereson te di mendimet tuaja te pa influencuara nga ajo qe them une por nga ajo qe keni lexuar, degjuar dhe pare neper emisione ju vete.
    Nuk e kuptoj se si duhet t'i pergjigjem kesaj pyetjeje dhe se ēfare rendesie mund te kene faktet (fotot, videot) ne ate qe besoj une, kur ato nuk tregojne asgje. Thjesht thone qe eshte pare diēka.

    UFO= Unidentified Flying Object

    Nese do mundohesha ta thoja ne shqip: Objekte Fluturues te Paidentifikuar.

    D.m.th. duhet te besoj se dikush ka pare, ka fotografuar ose ka filmuar disa objekte te cilat nuk mund t'i identifikoje. OK. Por vetem kaq ama... Kjo nuk tregon se keto objekte i perkasin nje bote krejt tjeter, mbase nje universi tjeter. Kjo duhet vertetuar. Vete fakti qe qe quhen "te paidentifikuar" tregon se askush nuk di gje per keto objekte qe shihen neper foto, video etj. (ne mos qofshin manipulime).

    Edhe "besimtaret" me te flakte te UFO-ve duhet ta pranojne se nuk ka as me te voglin prove konkrete per keto objekte...

    Megjithate une nuk them qe nuk mund te akzistojne anije fluturuese etj. prej nje bote tjeter. Mundet. Por akoma ka shume pune per tu vertetu (nese me te vertete ka diēka, kuptohet).

    Me te mira...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 01-11-2006 mė 01:39

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    C'kuptim ka kjo alternativa:besoj se egzistojne,por mund te jene me origjine tokesore????

    Pastaj Pepi,ka dhe nga ata qe as besojne dhe as e mohojne egzistencen e UFO-ve.Shtoje si alternative(ndoshta ne vend te se dytes) qe t'u japesh mundesine te gjitheve te marrin pjese ne sondazh.
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Question A eshte sondazhi ne rregull?

    pepi, me fal qe po e bej kete pyetje, por kjo ka te beje edhe me menyren se si une e kuptoj kete ēeshtjen e UFO-ve. Nuk dua te ta prish temen...Tema eshte interesante...

    A besoni ne ekzistencen e UFO-ve dhe qenieve jashtetoksore ?
    UFO=jashtetokesor?
    JO. Siē e thashe edhe tek postimi me pare, ato jane ca objekte fluturues te paidentifikum. UFO nuk eshte i barabarte me objekt jashtetokesor.

  4. #14
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nuk besoj ne ekzistencen e tyre.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #15
    Open your mind now! Maska e besart
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    480
    Nuk di ēfarė te them, besoj qe ekziston jeta nė gjithėsi, por qe ka njerėz apo UFO kete nuk e di.
    Une mendoj qe ka lloje te ndryshme te gjallesave, por kjo ende nuk ėshtė vertetuar; qka do te thotė se eshtė vetem njė hipotezė.
    Mbetet te shihet.
    Ligji i aksionit dhe reaksionit ėshtė universal. Keni kujdes!

  6. #16
    Citim Postuar mė parė nga Rhea
    C'kuptim ka kjo alternativa:besoj se egzistojne,por mund te jene me origjine tokesore????

    Pastaj Pepi,ka dhe nga ata qe as besojne dhe as e mohojne egzistencen e UFO-ve.Shtoje si alternative(ndoshta ne vend te se dytes) qe t'u japesh mundesine te gjitheve te marrin pjese ne sondazh.
    Rhea alternativa ka kete kuptim. Edhe ti vete si individ pa degjuar dhe lexuar mund te kesh pare ne qiell nje objekt qe per njohurite qe ke nuk e di se ekziston, nje lloj mjeti fluturues jo konvencional te pakten per ata qe njihen qe fluturojne rregullit dhe jo domosdoshmerisht duhet te jete me origjine jashtetokesore. Mund te jete nje mjet flutures dhe nje teknologji sekrete qe testohet nga ushtaraket e vendeve te zhvilluara si psh USA. Nje shembull i vogel, ne kohen qe testohej B-52 ose Stealth si avion, askush me pare skishte dijeni per nje aeroplan te tille dhe forma, shpejtesia dhe menyra e manovrimit ishte shume e vecante. Per kete arsye mund te mendohej qe ishte nje ufo. Jo domosdoshmerisht termi UFO lidhet me jashtetokesoren. Mund te jete nje meteor, nje grumbull reje e shendritshme qe ne momente te caktuara klimatike krijon iluzionin e nje mjeti fluturues dhe etiketohet si UFO etj.
    Kete qellim kishte pyetja ne sondazh.

    Citim Postuar mė parė nga Xeni
    A eshte sondazhi ne rregull?
    pepi, me fal qe po e bej kete pyetje, por kjo ka te beje edhe me menyren se si une e kuptoj kete ēeshtjen e UFO-ve. Nuk dua te ta prish temen...Tema eshte interesante...

    A besoni ne ekzistencen e UFO-ve dhe qenieve jashtetoksore ?
    UFO=jashtetokesor?
    JO. Siē e thashe edhe tek postimi me pare, ato jane ca objekte fluturues te paidentifikum. UFO nuk eshte i barabarte me objekt jashtetokesor.
    __________________
    Xeni mos ki merak se nuk e quaj si prishje teme. Perkundrazi me pelqen shume fakti qe po diskutohet. NUk eshte qellimi im te lexojo pergjigjet qe kam qejf une po mendimet qe seicili ka. Per kete arsye kam hapur nje kryeteme per UFO dhe fenomenet qe lidhen me to dhe ndonese do me haje shume kohe te paraqes cdo gje qe di, do e bej dhe ne perfundim atehere perseri do dua te lexoj mendimet tuaja.

    Meqe jemi tek kjo teme. Per te gjithe ata qe jane ne Amerike ose ne Canada ose edhe ne Europe po qe kane mundesi sateliti, mundohuni te ndiqni kete emision diten e Enjte ne date 24 shkurt ne oren 8:00 me te amerikes ne kanalin abc.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #17
    Pranie e UFO-ve ne lashtesi dhe ne mesjete

    Kur hapa kete teme bera nje permbledhje te percipte te disa fakteve dhe fenomeneve qe lidhen me UFO-t dhe me ata qe i pilotojne. Me poshte do shtjelloj cdo gje me detaje duke filluar qe ne kohet e vjetra deri ne ditet e sotme. Kjo pjese e kesaj teme do shoqerohet me foto te shumta per te ilustruar me mire faktet qe ekzistojne per te kaluaren e larget si dhe per te argumentuar me mire temen dhe per te shmangur idete e fallcitetit apo te disinformimit. Fjale mund te thuhen, mund te jene te verteta apo te rreme, por perpara dokumentave historike cdo gje ka vetem nje kuptim Te Verteten
    Gjate kerkimeve te shume arkeologjike, studiuesit kane hasur jo vetem te dhena per kerkimet e tyre, civilizime te zhdukura, zhvillime shoqerore te panjohura dhe po ashtu sisteme organizimi sociale qe disa here ose i jane afruar aty te sotme po edhe kane qene me te avancuara ne kuptimin shpirteror dhe atij shoqeror. Ne zbulimet e bera ajo qe i perket temes sone ka dale e rastesishme, diku nje grafik e gdhendur ne gur, diku nje shkrim i lashte, diku nje statuje, diku nje mumje ose nje objekt disa mijera vjecar po qe mund te bente pjese me lehtesi ne teknologjine e diteve te sotme etj. Zbulime te tilla jane bere ne kohen kur arkeologjia mori nje vrull te madh, dmth mesi i viteve 1800 dhe deri ne ditet e sotme. Natyrisht ne ate kohe shume gjera te tilla nuk mund te kuptoheshin dhe nuk mund te behej dot lidhja qe behet tani, por faktet jane aty, mund te shikohen nga te gjithe, mund te preken dhe te dilet vete ne konkluzione. Une smund te shkruaj ketu cdo te dhene nga gjetjet e bera sepse shkrimi do zgjatej shume po do paraqis vetem disa prej tyre per te argumentuar temen qe kam hapur dhe paraqitur faktet qe di.
    Shume shpesh ne tekstet e lashta qe i perkasin civilizimeve te vjetra te tokes, te zhdukura ose te transformuara apo perzjera me civilizime te tjera, flitet per mjete fluturuese, per njerez qe zbresin nga qielli me mjete fluturuese te hekurta, per nje rrace superiore qe ka drejtuar njerezimin ne vigjiljen e tij, per teknologjinje e asaj kohe. Ndonese gjuha e perdorur eshte e thjeshte dhe me plot krahasime figurative eshte e kuptueshme dhe te ndihmon per te dale ne konkluzione. Deshmi te tilla i gjejme tek sumeret e lashte, tek indianet e lashte sidomos ne shkrimet e shenjta te tyre Mahabharata, tek egjyptianet e lashte ne shkrimet e tyre dhe ne piramidat. Kohet e fundit eshte zbuluar nje shkrim i lashte ne gjuhen sankrite qe daton rreth 3500 vjet para eres sone. Ky shkrim i perbere nga 250 kapituj ne nje pjese derrmuese te tij cuditerisht flet per menyren e fluturimit te nje disku, menyren e ndertimit nga brenda dhe sidomos kendet dhe levizjet vertikale apo horizontale qe edhe ne ditet e sotme nuk eshte e mundur te realizohen. Si ka mundesi qe 3500 vjet me pare dikush apo disa kishin dijeni per nje gje te tille? Ajo qe eshte shume interesante lidhet me titullin e ketij kapitulli qe eshte Vimana Vidya qe do te thote Shkenca e ndertimit dhe pilotimit te nje anijeje kozmike. Si eshte e mundur qe te njihej nje term i tille ne ate kohe? Po ashtu ne disa nga piramidat jane gjetur tekste qe bejne nje pershkrim interesant te arsyes se ndertimit te piramidave si nje rruge per ne qiell, pra qe njeriu mund te shkoje ne qiell me lehte. Jane pamje murale apo ne papirus te vjetra mbi 5000 vjet qe tregojne mjete fluturuese dhe njerez qe zbresin prej tyre. A mund te jete kjo fantazi? Po ashtu piktura e gjetur ne Itali e gdhendur ne gur qe i perket nje kulture para etruske per vete moshen e saj disaj mijera vjecate dhe qe tregon dy qiene te veshura me kostum kozmonauti. Apo disenjo e famshme qe nga te gjithe quhet austronauti i Palenkos, i pikturuar mbi varrin e mbretit te Majave Pacal,e tempullin e Palenkut ne Meksike dhe qe daton rreth 3000 vjet para eres sone. Apo fytyra e alienit ne nje nga pikturat murale ne nje nga piramidat e Egjyptit. Po bateria e famshme elektrike qe eshte me shume se 500 mije vjet e lashte e gjetur ne nje sedimant karboni. Raste te tilla gjetjesh ka plot, austronauti i famshem i Kievit i gjetur ne nje shpelle ne Kiev qe daton rreth 4000 vjet i lashte, pjata e famshme metalike e gjetur ne Nepal qe supozohet te jete mbi 12 mije vjet e vjeter dhe qe ka te gdhendur nje disk fluturues madje edhe nje alien etj. Pra deshmite apo artifaktet jane te shumta. Ato jo vetem flasin per nje prezence te UFO-ve qe ne kohet e hershme te njerezimit por mbas edhe per nje nderhyrje te tyre direkte ne jeten sociale te asaj kohe. Faktet smbarojne ketu, ato jane te shumta dhe jane gjetur ne te gjitha kulturat e vjetra te tokes. Eshte e pamundur te paraqiten te gjitha ketu sepse do te duheshin shume faqe per te treguar cdo gjetje, rezultat shkencor apo konkluzion. Ato qe permenda jane thjesht nje ilustrim per temen qe kam hapur dhe qe tregon dicka qe nuk ka vend per skepticizem apo dyshim sepse i perket nje te kaluare te larget, eshte e prekshme dhe vizive per te gjithe, pra ska vend per falsitet apo mashtrim.
    Me poshte po paraqes disa foto te te artifakteve qe permenda me siper. E para eshte fotoja e gedhendur ne gur ne Italine Veriore dhe qe tregon dy astronautet. E dyta nje skice e mjeteve fluturuese e gjetur ne njeren prej piramidave te Egjyptit dhe e treta eshte austronauti i Palenkut.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #18
    Tre fotot e tjera i perkasin, e para nje piktures murale e gjetur ne nje nga piramidat e Egjyptit ku tregohet qarte nje alien, e dyta eshte ajo e Kievit dhe e treta eshte pjata e famshme e gjetur ne Nepal.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #19
    Persa i perket periudhes se mesjetes, faktet jane me te shumta me te ruajtura madje i gjejme aty ku sna i pret mendja, ne pikturat dhe afresket fetare, ne bazilikatat, kishat, manastiret dhe objektet fetare te kohes, pa harruar grafikat e shumta dhe shkrimet qe jane me te ruajtura dhe me te detajuara. Dhe jo vetem kaq por ka edhe deshmi kolektive qe datojne shekuj te mevonshem deri afer lindjes se shekullit te teknologjise (shek i 19), fakte, pamje, skica dhe deshmi te shenuara qe smund te konsiderohen fallsitete apo sajime sepse ekzistojne neper kisha, libra fetare te ilustruar, piktura kishtare, biblioteka qe ruajen ne arkivat e tyre libra te vjeter te mesjetes etj. Ne kete pjese te shkrimit nuk ka shume per te thene sepse do kalohet ne perseritje po une po ju paraqis disa foto te ndryshme, qe i perkasin vendeve te ndryshme Europiane dhe atyre Aziatike. Per cdo foto do mundohem te jap nje pershkrim te detajuar. Meqe ne seicilen faqe nuk me lejohet te postoj me shume se tre foto une po shkruaj ketu sipar rendimit cdo emer te tyre dhe shpejgimin perkates dhe me pas ndiqini faqet duke kontrolluar renditjen ketu.
    1- Fotoja e pare e quajtur Pagezimi i Krishtit i perket nje pikture qe ndodhet ne Muzeun Fitzwilliam ne Cambridge, Angli, e pikturuar ne vitin 1710 nga Aert De Gelder, nje artist fleming dhe duket qarte nje UFO qe ka leshuar disa rreze drite, njesoj sic deshmohet sot nga deshmitare te shume okulare.
    2- Fotoja e dyte i perket nje pikture kishtare qe quhet Kryqezimi dhe ndodhet ne Manastirin Visoki ne Decan Te Kosoves. Ky afresk eshte bere ne vitin 1350.
    3- Fotoja e trete i perket te njejtit afresk pra Kryqezimit po ne nje pamje nga afer dhe me te detajuar. Madje mund te dallohet qarte qe ai qe piloton mjetin jep e merr me komandat qe ka perpara duareve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #20
    4- Fotoja e katert i perket nje pikture me karakter fetar e bere nga Domenico Ghirlandaio (1449-1494) qe quhet Shen Maria dhe Shen Jovani dhe qe eshte pjese e koleksionit Loeser ne Palazzo Vecchio ne Itali. Duket qarte objekti diskoidal ne nje pjese te piktures.
    5- Fotoja e peste eshte nje zmadhim dixhital i fotos se katert dhe me i detajuar. Shikoni bariun me qenin ne sfond si ka drejtuar syte nga qielli dhe shikon objektin fluturues
    6- Fotoja e gjashte i perket nje pikture ne dru e vitit 1320 dhe mbahet ne muzeun Earls D’Oltremond ne Belgjike. Ne foto duket Mojsiu me librin e tij te famshem te 10 komandamenteve dhe ne sfond qielli eshte i mbushur me UFO
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

Faqja 2 prej 106 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:16
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Serbia i kthen Kosovės nė 2007 objektet e rrėmbyera
    Nga Lioness nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 17:21
  4. Pse nuk kanė shqiptarėt objektet e tyre tė kultit nė Greqi?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 23:32
  5. Historianėt: Objektet e kultit qė u dogjėn ishin ilire
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •