Close
Faqja 18 prej 106 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 1060
  1. #171
    Shkrimin e leviza nga Te Reja Nga Shkenca Dhe Jeta ne kete teme qe eshte tamam per ufot.

    Po PRI-LTN jo vetem kam degjuar po edhe e kam pare filmimin. Shume njerez e ngaterrojne me nje gjoja filmim te meparshem nga nje grup televiz qe rregjistroi nje ufo kur ndodheshin ne katet e fundit te WTC po ne fakt eshte komplet fallcifikim.
    Ndersa per filmimin qe me thua ne momentin e djegies se kullave ekziston nje i tille dhe duket nje objekt qe fluturon shume shpejt per disa sekonda po nuk mund te thuhet me saktesi se cfare eshte. Do e gjej si filmim dhe do e bej upload ne youtube.

  2. #172
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Darius me kenaq me kete optimizmin tend ndaj ufo-ve, por gjithmone mbetet teper absurde me faktet e deri sot-me egzistenca e tyre.

    Nuk kam dashur te te nderpres vrullin por mund te analizojme se bashku cdo fakt dhe une do te jap kundershtite e mia plot argument.

    Ende deri me sot nuk ka asnje fakt apo argument bindes qe egziston nje tjeter forme jete.


    Dito.

  3. #173
    Dito une sdo e quaja vrull po studim dhe jo pak po mbi 12 vjecar. Absurde ka gjera plot edhe ne vete shkencen dhe kjo furnizon skpeticizmin duke ndihmuar dhe vete studimin e nje objekti te caktuar. Vrulli nuk me nderpritet mos u shqeteso nga kjo gje sepse sic e thashe nuk eshte vrull po eshte studim qe i bej. Sa per analizimin jam i gatshem te fillojme kur te duash. E pres me shume kenaqesi biles.

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069

    "UFO"-t pengojnė uljen e "Atlantis"-it

    Duhej tė prekte Tokėn dje nė e mesditė


    Agjencia amerikane hapėsinore thotė se anija "Atlantis", nuk ka mundur tė kryejė uljen e planifikuar pėr tė mėrkurėn, pėr shkak se objekte tė paidentifikuara janė parė tė fluturojnė rreth saj. Vonesa, u jep inxhinierėve njė mundėsi pėr tė hetuar pėr kėtė incident si edhe u jep kohė atyre pėr tė pritur njė pėrmirėsim tė kushteve tė motit nė pikėn e uljes nė Florida. Tre objekte tė paidentifikuara janė parė tė martėn dhe tė mėrkurėn nga anėtarėt e ekuipazhit, teksa vėrtiteshin rreth anijes. NASA e ka minimizuar zbulimin e kėtyre objekteve, duke thėnė se ēėshtja mė e rėndėsishme ėshtė tė verifikohet nėse anija ka ndonjė dėmtim nė mburojėn e saj. "Nuk ėshtė e pazakontė tė shohėsh pjesė apo objekte qė fluturojnė pėrreth", tha drejtori i fluturimit, Paul Dye. Komandanti i "Atlantis", Brent Jett, u tha kontrollorėve nė Hjuston se objekti i parė, kishte qenė nė njė largėsi tė afėrt me anijen dhe ngjasonte me njė veshje reflektuese. Sipas tij, nuk bėhej fjalė pėr njė strukturė metali tė fortė. Fillimisht, ishte planifikuar qė "Atlantis" tė ulej nė tokė rreth mesditės sė tė mėrkurės kur edhe parashikimet e motit nuk ishin tė favorshme. Koha e uljes u shty pėr mėngjesin e tė enjtes, por mund tė shtyhet akoma, pėr tė premten. Drejtuesit e NASA-s nuk panė asgjė shqetėsuese gjatė inspektimeve tė mėtejshme, por vendosėn tė shtojnė kontrollet si njė masė sigurie. Zyrtarėt e NASA-s thonė se ata mendojnė se objekti fluturues pranė anijes, mund tė ketė qenė njė material mbrojtės plastik, i vendosur mes pllakave termale qė mbrojnė anijen nga nxehtėsia. Por, gjithsesi, nė pamundėsi pėr tė pėrcaktuar me saktėsi pėr ēfarė objekti bėhej fjalė, ata vendosėn tė vazhdonin inspektimet, duke u pėrqendruar mbi tė gjitha nė gjendjen e anijes dhe jo nė zgjidhjen e misterit. Shqetėsimi mė i madh i inxhinierėve, gjendja e mburojės sė nxehtėsisė pėr shkak se njė defekt nė kėtė sistem shkaktoi nė 2003-in aksidentin tragjik me anijen "Columbia".

  5. #175
    Qe nga momenti kur u shfaq objekti i pare ne afersi te Atlantis e kam ndjekur me vemendje ne Nasa Tv cdo konference shtypi si dhe cdo lajm qe kane dhene. Dhe jo vetem Nasa Tv por edhe Fox News dhe CNN. Lajmi eshte pritur me buje te madhe ne ambjentet e ufologjise pasi eshte hera e pare qe zyrtarisht NASA deklaron per prani te objekteve ne afersi te mjeteve te saj fluturuese duke i shtuar mbrapashtesen "TE PAIDENTIFIKUAR". Shumica e studiuesve te ufologjise e moren kete si shenje qe qeveria po vendos te dali hapur me ne fund dhe te tregoje per pranine e ufove, ose te pakten si nje test qe i behet publikut per te pare reagimin e masave. Por cdo gje po shuhet gradualisht kur mbas lajmeve te 36 oreve te para, NASA dhe mediat e kontrolluara duket se po i kthehen avazit te vjeter te disinformimit dhe mohimit absolut.

    Lajmi fillestar u be publik nga zedhenesi i NASA-s Kimberly Harle ne oren 2.45 am te dates 19 shtator. Fjalet e tija ishin keto: "Kontrolloret e misionit te NASA-s jane duke u perpjekur te gjurmojne nje objekt qe eshte shfaqur midis anijes Atlantis dhe Tokesn dhe qe po fluturon me te njejten shpejtesi me anijen. Per momentin astronautet po perpiqen te saktesojne se cfare eshte ky objekt si dhe distancen dhe madhesine e tij."

    Ky ishte dhe momenti kur lajmi u be publik. Isha duke punuar ne kompjuter kur me merr ne telefon njeri nga shoket e mij me te cilin jemi te anetaresuar ne MUFON Ontario qe eshte organizata ufologe e Ontarios dhe me lajmeron per ate qe po ndodhte. Qe nga ai moment e kam ndjekur me detaje pothuajse cdo lajm dhe filmim qe eshte transmetuar.

    Objekti i pare dukej ne distance (mund te kerkoni ne youtube.com se eshte postuar nga shume veta) dhe fillimisht u mendua se mund te ishte ndonje pjese e vete anijes. Por ky pretendim u rrezua me mbrapa pasi objekti jo vetem qe ruante te njejtin kurs me anijen por edhe te njejten shpejtesi madje disa here afrohej dhe pulsonte. Me pas u deklarua per nje objekt te dyte i cili mbas zmadhimit te fotos dukej si nje forme e gjalle (duke i dhene akoma me shume rruge spekullimit per mundesine e ekzistences se qenieve te gjalla ne hapesire te njejtat me Roswell Rods qe kam shpjeguar tek tema Misteret) dhe me pas u shfaq objekti i trete, i katert e me rradhe. Njeri nga objektet ishte ne ngjyre te murrme dhe ne forme diskoidale ndersa nje tjeter ne forme trekendeshi ku njeri nga kendet tregonte qarte nje objekt ne forme diskoidale dhe me nje boshllik ne mes, i njejte me objektet qe ka analizuar David Serrada videon e te cilit e kam postuar ne kete teme ne disa shkrime me pare.
    Ajo qe terhoqi vemendjen e te gjitheve ishte fakti qe Nasa vazhdonte dhe shpreheshe per objektet si te paidentifikuara, gje qe ska ndodhur kurre me pare dhe ne tonin e zerit gjate cdo konference shtypi kishte nje hutim te theksuar. U hodhen pandehma per objekte plastike ose pjese te anijes te humbura gjate fluturimit por asnjera nga keto nuk qendron. Objektet jo vetem jane te nje madhesie te konsiderueshme por edhe mbajne shpejtesine e njejte me anijen dhe e ndryshojne ate duke ndryshuar dhe kursin e levizjes se tyre. Plus qe po flasim per kushte ne hapesire ku graviteti dhe nxehtesia apo ftohtesia e ambjentit eleminon mundesi te tilla. Objektet dalloheshin qarte qe ishin te drejtuara ne menyre inteligjente dhe ky ishte dhe nje nga komentet e bera nga njeri prej astronauteve por ne ate moment Nasa Tv e nderpreu Live Feed dhe e kaloi lajmin diku tjeter.
    Duket qarte qe ata u perpoqen te fshihnin ate qe po ndodhte por fatmiresisht te gjitha u rregjistruan dhe jane mbushur forumet ne internet me lajme dhe me foto dhe me filmime.

    Ajo qe eshte me interesantja ka te beje me transmetimin e lajmit. FOX News e dha fillimisht dhe mbas 1 ore titulli ishte me germa te medhaja qe Atlantis ka hasur UFO. Me vone titulli ishte hequr. E njejta gje ndodhi dhe me CNN te cilet e kane titullin per nje kohe relativisht te gjate dhe me pas edhe ata e hoqen. Kjo eshte hera e pare qe burime informacioni te ketij kalibri trajtojne termin ufo dhe e zyrtarizojne ate. Kjo shtuy shume ufologe te dilnin ne konkluzionin qe permenda me siper, pra kjo qe ndodhi ishte ose nje test per te pare reagimin e publikun ose nje perpjekje e deshperuar per te bere publik te verteten mbi ufot. Per kete te fundit i referohem informacionit qe ekziston ne lidhje me dy grupet ne konflikt COM-12 dhe AQUARIUS ose MAJI te cilet jane pjese e MJ-12 por qe kane mendime te ndryshme per te zbuluar para gjithe botes ekzistencen e ufove (lexo per me shume informacion Lufta e Dulces).

    Vete deklarata zyrtare e NASA-s ne momentin qe ndodhi ngjarja ishte e tille: " 02:54:38 NASA S&MA UFO Spotted!!. Ky ishte titulli i lajmit ne faqen nasaspaceflight.com por me vone natyrisht qe titulli u zhduk. Ky link eshte nje filmim i objektit te pare qe shkaktoi tensionin dhe daljen ne publik te lajmit. Objekti i Pare

    Imazhet e meposhtme jane nje kolazh me foto qe pergatita ku tregohen si filim objekti i dyte (te parin e vendosa me video ne linkun siper) dhe me pas objekti ne forme trekendeshe dhe ufoja ne ngjyre te murrme.
    Do vazhdoj ta freskoj kete lajm me informacione te tjera.


  6. #176
    Gjate nje momenti transmetimi direkt ne live stream NASA-s i shpetoi dicka nga nje kanal qe nuk ishte public dhe ky eshte dialogu qe eshte rregjistruar ( po e postoj ne origjinal):


    1. " I See Santa"
    5 mins later
    2. " i see santa"
    even later
    3. "I see santas.

    That is that NASA is reporting what seems to be references to UFOs ( something other than debris) on a channel that isn't public.


    1. "Shikoj Santa"
    5 minuta me pas
    2. "shikoj Santa"
    edhe me pas
    3. "shikoj disa Santa".

    Termi Santa qe eshte per Santa Claus eshte perdorur per here te pare nga astronautet e misionit Apollo 8 dhe pikerisht nga James Lovell i cili i hasi ufot sapo doli nga mbrapa Henes diten e Krishtlindjeve ne vitin 1967. Ky term u be shume popullor dhe eshte rregjistruar te perdoret dhe nga Buz Aldrin dhe te tjere qe i referoheshin UFO-ve dhe qe mos kuptohej nga publiku. (nje gje te tille ne mos gabohem e kam permendur ose ne kete teme ose ne kryetemen per ufot).

    Ngjarja e dy diteve te fundit pason ate qe ndodhi me misionin hapsinor te NASA, STS 75 ku u filmuan jo vetem disqe po dhe nje objekt ne forme te zgjatuar (ky filmim eshte analizuar me detaje te hollesishme nga David Serrada).



    Shikoni ufon ne krahun e majte siper ndersa me djathtas poshte, afer qendres dallohet objekti drejtvizor qe eshte quajtur si vemje hapsinore.

    Ndersa link ne youtube qe do postoj tani eshte filmimi i bere nga misioni STS 115 pikerisht diten qe ndodhi kontakti me Atlantis.
    NASA STS-115 Space Shuttle UFO #1 19/09/2006

  7. #177
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Shume forte Darius ! te lutem nqs ke ende informacione postoji...flm edhe njehere

  8. #178
    Vjen menjehere reagimi i shkenctareve qe i kane dedikuar jeten e tyre fenomenit te ufove. Para dy ditesh David Sereda dha nje konference shtypi dhe beri nje deklarate shume te forte duke ju drejtuar NASA-s si organizem civil i cili operon nepermjet parave te taksapaguesve amerikane qe ti japin fund heshtjesh dhe mashtrimeve dhe te dalin publikisht me te verteten mbi ufot. Eshte shume misterioz fakti pse vazhdon nje heshtje e tille me kaq kokfortesi kur faktet jane kaq te pakundershtueshme dhe evidente sa eshte e pamundur ti devijosh ato me shpjegimet banale te 50 viteve me pare si grumbuj gazi, planeti Aferdita apo formacione reshe qe krijojne iluzione optike.
    Prania e disa ufo-ve gjate misionit te fundit te NASA-s ka krijuar nje pershtjellim te madh edhe tek ata qe deri dje kishin nje skepticizem te kuptueshem ndaj fenomenit.
    Fizikane, shkenctare, astronome dhe cdo studiues qe trajton fenomene hapsinore e ka te pamundur te pranoje shpjegimin banal te NASA-s qe objektet e verejtura te ishin pjese te humbura nga vete shuttle. Dhe kur anija u ul ne toke dhe ky justifikim u rrezua,NASA me e coroditur se kurre po perpiqet te gjeje justifikime "rracionale" per te shpjeguar pranine e pothuajse 7 objekteve te paidentifikuara (dhe disa here ne fluturim ne formacion) ne kursin e misionit Atlantis.
    Sereda me shume se i zemeruar i beri thirrje me tone shume te ashpra agjensise civile qe te mos spekulloje dhe tallet me qytetaret amerikane qe jane subvencionuesit e kesaj organizate. Ai i shpjegoi dhe njehere objektet e verejtura ne misionin e fundit duke i krahasuar me ato te analizuara prej tij ne dokumentarin e famshem te cilin e keni ne kete teme te postuar prej meje: http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=142.
    Objektet e analizuara nga Sereda kane patur dimensione mbi 5 km dhe fluturimi i tyre ishte jo vetem i orientuar ne menyure inteligjente por edhe haptazi qe te vihej re nga misioni STS 75 qe ne vitin 2000.
    Kjo eshte hera e pare qe protestes ndaj mashtrimit te NASA-s i jane bashkangjitur edhe shume shkenctare dhe studiues te cilet kerkojne te dine pse fshihet e verteta dhe cfare di akoma me shume NASA qe e fsheh nga veshet e popullit amerikane dhe gjithe popullsise boterore.
    Ka ardhur koha qe bota te mesoje qe sjemi te vetem dhe asnjehere skemi qene!

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Pershendetje Darius dhe faleminderit per informacionet!
    Desha te bej 2 pyetje.
    1. Ku duket qe NASA eshte e coroditur?
    2. Si e shpjegojne shkencetaret qe studiojne UFOt qellimin e ketyre qenieve me pranine e 7 objekteve prane "ATLANNTIS"?

    Do desha te di dhe mendimn tend per pyetjen e 2-te, si i apasionuar pas ufologjise.

  10. #180
    Coroditja e NASA-s duket ne faktin qe brenda 12 oreve nga 5 konferenca te ndryshme shtypi ka dhene 5 versione jo te njejta per natyren e objekteve qe u shfaqen prane anijes kozmike. Coroditja e NASA-s duket ne faktin qe nje organizem i tille ne gjirin e te ciles jane shkenctare dhe teknike te nje niveli te larte, nuk eshte ne gjendje te identifikoje objekte qe i afrohen anijes se saj kozmike dhe qe vonojne uljen e kesaj anije prej 48 oresh? E di ti qe NASA ka radare dhe satelite te tille (qe i perdor dhe NORAD) te cilat identifikojne nje cdo objekt me madhesi 10 cm ne distancen ne te cilen ndodhej Atlantis nga Toka. Dhe ne kete rast NASA nuk ishte ne gjendje te thoshte se cfare ishin ato objekte qe fluturonin me te njejten shpejtesi me anijen, ndryshonin kurs, i afroheshin dhe largoheshin asaj duke e bere te qarte qe jane te drejtuara ne menyre inteligjente? Ska nevoje te jesh shkenctar apo ufolog, mjafton te vesh trurin ne pune dhe e kupton qe ska fare kuptim qendrimi i NASA-s.
    Ndersa per pyetjen e dyte shpjegime per pranine e objekteve aty nuk para e lodh me koken njeri te japi sepse nuk diskutohet me prania e ufo-ve. Sidomos po te kihet parasysh qe cdo mision hapsinor amerikan dhe rus eshte shoqeruar nga ufot, pra asgje te vecante ne kete mes per ufologet.
    E vecanta e ketij lajmi eshte qe u dha ne publik dhe per here te pare publikisht NASA doli bllof me shume se kurre.

Faqja 18 prej 106 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:16
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Serbia i kthen Kosovės nė 2007 objektet e rrėmbyera
    Nga Lioness nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 17:21
  4. Pse nuk kanė shqiptarėt objektet e tyre tė kultit nė Greqi?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 23:32
  5. Historianėt: Objektet e kultit qė u dogjėn ishin ilire
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •