Close
Faqja 17 prej 106 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 1060
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    Kam pyetje ne vecanti per Darius ose (Pepi) dhe per anetaret e tjere, dhe me shprese se ju jetoni ne north america qe ka lidhje pyetja ime, pra pyetja eshte kjo a u eshte dhene rasti te degjoni emisionin ne oret e vona Radio talk show me George Norris coast to coast jepet ne frekuencat 640 AM 610 AM une tek keto dy frekuenca e degjoj dhe cfare lexej ne kete forum e kam degjuar ne keto emisione me host George Norris dhe dua t'ju them a pati shans dikush te degjonte te merkuren nje telefonuese 65 vjecare qe tha se "ishte adaptuar dhe abdactet nga jashte toksoret disa here ne jeten e saj dhe se heren e fundit e kishin rrembyer dhe e kishin derguar ne anijen e tyre dhe e kishin mbajtur disa ore dhe i kishin treguar dite qe do te ndodhin katastrofat per kete vit qe sipas asaj ishin 3 GUSHT katastrofe ekologjike dhe ne 9 GUSHT nje termet i fuqishem qe nuk e kemi jetuar ndonjehere dhe ne 19 GUSHT do te shpertheje aksidentalish nje arme berthamore e cila do te tensionoje situaten politike dhe perfundimi nuk dihet dhe ajo tha se ky eshte fundi ketij planeti" kurse George Norris i tha se do ti record keto data dhe te shohim se sa i vertete do te jete parashikimi i saj kurse e ftuara qe merrej me studimin e UFO DHE ALLIEN nje nga Australia se mbaj mend emrin tha mbi komentin e saj te njejten gje si George Norris pra ju si mendoni Pepi dhe ju anetaret te tjere te forumit ne se i keni degjuar keto emisione dhe konkretisht per komentin e kesaj 65 vjecare per keto data per muajin tjeter le te shohim ...

  2. #162
    Citim Postuar mė parė nga BaLLaKumi
    Po re besoi se mka shpetu i Ufo nga duret mka humbe syshe se mka mare Pare borxh a po e kapa ca do i baji looooooooool
    Ballakumi forumi nuk eshte chat dhe keto tema sjane as per gallate dhe as per te bere store. Te fshiva 3 komente te tilla sic do te fshi dhe dy te tjera qe ke bere. Une nuk lodhet duke fshire ato shkrime qe nuk i perkasin temave por kjo nuk eshte ne favorin tend te shpenzosh kohe per dicka qe do fshihet dhe qe me pas mund te shoqerohet edhe me mase per shkelje te vazhdueshme te rregullores.
    Te lutem kije parasysh kete gje.
    Faleminderit.

  3. #163
    Citim Postuar mė parė nga oidel
    per mendimin tim skepticizmi persa i perket fenomenit UFO egziston deri ne momentin qe vertetohet me parjen actuale te nje anije jaashte ketij planeti. nuk e di nese do kete ndonje tirons ketu ne thread qe te me back-up kete history.

    Ishte vere e 90's, nuk mbaj mend nese korrik a gusht po mbaj mend qe bulevardi ne tirane ishte mbushur plote ne xhiro. mund te kete qene ora 9 i darkes. Une bashke me doren time te shoqerise ishim ulur tek "guri" pjesa bordure e fundit, tek Hotel Dajtit qe kalon pastaj tek ura e madhe e lanes. xhiroja po vazhdonte normalisht, kur brenda disa sekondash e tere turma e xhirosh psheretiu me nje wow dhe kthyen koken per nga mali i Dajtit. Ne ishim ulur ne bordure, u cuam the pame nje anije gjigante UFO e cila dukej sikur ishte ne zjarr. aq shume ndriconte. isthe gjigante e perserise me dritare te vogla. ndejti ndofta ne ate pozicion per 10 ose me pak sekonda dhe u zhduk me nje shpejtesi skandaloze. per skeptiket e di qe sdo besojne por nqs ka ndonje tirons qe ka qene aty ate nate dhe eshte ketu ne forum, jam i sigurt qe do te me back up ne kete story.

    Kete qe e ke shkruar per veren e 90-es ta konfiromoj une totalisht. Oren dhe pothuajse periudhen e ke te sakte. Ka qene e njejta periudhe qe u pane dhe disa objekte te tjera. E kam shkruar ne hapjen e kesaj teme: Objekte Fluturuese te Paidentifikuara.

    Citim Postuar mė parė nga FIERI1
    Kam pyetje ne vecanti per Darius dhe per anetaret e tjere, dhe me shprese se ju jetoni ne north america qe ka lidhje pyetja ime, pra pyetja eshte kjo a u eshte dhene rasti te degjoni emisionin ne oret e vona Radio talk show me George Norris coast to coast jepet ne frekuencat 640 AM 610 AM une tek keto dy frekuenca e degjoj dhe cfare lexej ne kete forum e kam degjuar ne keto emisione me host George Norris dhe dua t'ju them a pati shans dikush te degjonte te merkuren nje telefonuese 65 vjecare qe tha se "ishte adaptuar dhe abdactet nga jashte toksoret disa here ne jeten e saj dhe se heren e fundit e kishin rrembyer dhe e kishin derguar ne anijen e tyre dhe e kishin mbajtur disa ore dhe i kishin treguar dite qe do te ndodhin katastrofat per kete vit qe sipas asaj ishin 3 GUSHT katastrofe ekologjike dhe ne 9 GUSHT nje termet i fuqishem qe nuk e kemi jetuar ndonjehere dhe ne 19 GUSHT do te shpertheje aksidentalish nje arme berthamore e cila do te tensionoje situaten politike dhe perfundimi nuk dihet dhe ajo tha se ky eshte fundi ketij planeti" kurse George Norris i tha se do ti record keto data dhe te shohim se sa i vertete do te jete parashikimi i saj kurse e ftuara qe merrej me studimin e UFO DHE ALLIEN nje nga Australia se mbaj mend emrin tha mbi komentin e saj te njejten gje si George Norris pra ju si mendoni Pepi dhe ju anetaret te tjere te forumit ne se i keni degjuar keto emisione dhe konkretisht per komentin e kesaj 65 vjecare per keto data per muajin tjeter le te shohim ...

    Coast to Coast e ndjek vazhdimisht. Edhe kur nuk arrij te marr streams pasi jane shpesh me pagese, kam nje website ku i shkarkoj sipas orareve dhe diteve te javes. Coast to Coast eshte shume popullor dhe njihet per kontroversitetin dhe natyren e programeve. Prej shume vitesh telefonues te shumte kane bere raportime jo vetem te pamjeve por edhe te rrembimeve nga ufot si dhe fenomene te tjera paranormale. Eshte me interes te vizitohet website qe kane Coast to Coast AM se ja vlen. Por si ne shume gjera te tjera edhe ato qe thuhen ne ate emision nuk jane gjitha te verteta. Eshte vete lloji i emisionit qe pranon cdo fenomen dhe i trajton ato por sdo te thote se i reklamon apo mbron si te verteta. Madje ne kete emision jane intervistuar pjesa me derrmuese e ufologjisteve perfshi ketu George Knapp qe ka punuar per KLASS TV kur u be ekspozimi i Area51 dhe u intervistua Bob Lazar, W.M.Cooper, Steven Greer... e shume e shume te tjere.
    Ja vlen ta ndjekesh po perseri jo cdo gje qe paraqitet aty eshte reale...

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    Pepi kam harruar te them lajmin e fundit dhe me te fresket dhe me interesantin isha ne Shqiperi u ktheva para 3 javesh dhe ndodhi nje ndodhi shume interesante nga datat 5 qershor dhe 10 qershor pra nuk e mbaj mend daten e sakte nuk dua te flas me ekzagjirime nuk dua ta bej qimen buall. Kjo ngjarje ndodhi ne Roskovec te Fierit pra po flas me fjalet e te afermeve te mi qe me treguan kete ngarje pra ngjarjen e degjova dhe te jem i sakte dhe mos te keqkuptohet anetaret e ketij forumi une fatekeqesisht nuk e pashe me syte e mi. Ne nje oborr para shtepise ku e zonja e familjes qe banonte ne ate shtepi po pastronte ne oborr dhe dy deri ne tre femije ishin duke luajtur ne oborr, kur papritur ndien nje fllad te lehte ere (shpejtesia e eres ate dite per muajin qershor nuk eshte me shpejtesi te madhe) kur per brenda 20 sekondash era e rriti shpejtesine shume dhe personazhet qe e jetuan kete ndodhi thoshin me rritjen e shpejtesise se eres sikur atyre po u venitej dhe memoria, dhe papritur nje objekt fluturimi i rrumbullaket shfaqet ne oborrin e tyre dhe beri nje ulje shume te forte ne oborr dhe u largua shume shpejt dhe nga ulja e forte qe beri objekti la gjurme, pra kjo ndodhi ndodhi brenda 20 deri ne 30 sekonda duke perfshire dhe fryrja e eres dhe te afermit e mi dhe shume njerez te tjere qe e diskutonin dhe e kishin marre vesh dhe ishin vene ne dijeni per kete lajm nga televizioni, dhe me vone dolen zera qe kishin ardhur nje grup me dy makina, nje ekip Gjermane te shoqeruar nga persona Shqiptare per te hetuar vendin dhe gjurmen qe la ky objekt, gjurmen ata e shpjegonin te tille si grope qe te binte ne sy grope shume e dallueshme shume prej tyre qe kishin degjuar dhe kishin pare lajimin ne televizion thane se kishin pare dhe vendin te fotoxhiruar por ky lajm nuk u dha ne lajmet e mbremjes dhe s'u degjua me per kete lajm dhe as u shkrua asnje rresht dhe kete lajm e kishte dhene vetem nje kanal televiziv. Shpresoj qe ta kesh degjuar kete lajm. Kerkoj falje ne qoftese e kam keqintepretuar...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FIERI1 : 29-07-2006 mė 22:41

  5. #165
    E kam lexuar lajmin e Roskovecit madje dhe e kam raportuar ne MUFON (qe eshte Mutual UFO Network, organizata me e madhe ne Amerike dhe ne bote qe merret me studimin e ufove dhe arkivimin e raporteve per vezhgime te tyre). Vetem se e vecanta e ketij lajmi eshte ndryshimi i papritur i klimes nga nje dite normale me kushte normale ne nje prishje kohe te menjehershme, me ere te forte dhe erresim te diellit. Kete se kam hasur ne asnje rast qe kam lexuar. Kam komunikuar me nje studiues ketu ne Canada dhe i kerkova me shume detaje se cfare mund ta kete shkaktuar ndryshimin e gjendjes klimaterike. Pergjigja qe mu dha ka qene qe era mund te jete shkaktuar nga sistemi i propulsionit te ufos ndersa erresimi ose zhdukja e drites se diellit mund te jete shkaktuar nga pozicioni i ufos ne raport me ate te njerezve qe e kane pare. Kjo deri diku nuk qendron pasi shume nga banoret kane deshmuar te njejten gje dhe ata kane qene ne distanca te ndryshme nga vendi ku pretendohet se eshte ulur Ufo. Pra nuk eshte aspak e qarte. Ndersa per shenjat ne toke ato jane tipike dhe jane pare vazhdimisht ne vende ku eshte raportuar se ka patur takim nga afer te tipit te 2.

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    "...se ka patur takim nga afer te tipit te 2" fjaline e fundit qe ke shkruar cfare do te thote, se s'dua te keqkuptohem nuk dua ta marre per ndonje kuptim tjeter qe permend me lart "... te tipit te 2" ????????

  7. #167
    Nga kontaktet qe kane patur njerezit me UFO-t ato klasifikohen ne disa grupe. Termi qe perdoret eshte Takim Nga Afer ose Close Encounter. Deri ne fund te viteve 80-te kane qene kater lloje te tilla ndersa mbas atyre viteve deri ne ditet e sotme kontaktet klasifikohen si shtate te tilla. Sejcili prej tyre i referohet afersise me UFO-n, atyre qe i pilotojne, uljen ne Toke, kontakti i drejtperdrejte me njerezit etj. Me poshte po te jap shpjegimin e detajuar per cdo lloj ose tip:

    Takim Nga Afer i Tipit te Pare

    Nje takim nga afer i tipit te pare eshte vezhgimi ne distance i nje objekti fluturues te paidentifikuar. Raporte mbi disqet fluturuese ose drita te pazakonta ose nje objekt fluturues qe nuk i atribohet teknologjise njerezore. Te gjitha keto bejne pjese ne takimin nga afer te tipit te pare.


    Takim Nga Afer i Tipit te Dyte

    Nje takim nga afer i tipit te dyte eshte observimi i evidences fizike te nje vizite jashtetokesore. Gjurme kembesh, nxehtesi ose radioaktivitet qe ka demtuar terrenin si dhe rrathe ne grure qe jane gjetur ne afersi te nje vezhgimi UFO-je, konsiderohen si takime nga afer te tipit te dyte.


    Takim Nga Afer i Tipit te Trete


    Nje takim nga afer i tipit te trete eshte observimi i nje ose me shume pjestareve qe jane te lidhur me nje ose me shume mjete fluturuese te paidentifikuara.
    Takimi nga afer i tipit te trete ka disa nengrupe qe jane klasifikuar si pjese e tij vetem vitet e fundit:

    * A: Qenia eshte observuar vetem ne brendesi te UFO-s
    * B: Qenia eshte observuar brenda dhe jashte UFO-s
    * C: Qenia eshte observuar afer nje UFO por qe nuk futej apo dilte nga ajo
    * D: Eshte observuar nje qenie por nga personi qe ka qene deshmitar i veshgimit nuk eshte observuar aktivitet UFO-sh ndonese prania e UFO-ve eshte raportuar ne ate zone ne te njejten kohe
    * E: Eshte observuar nje qenine por nuk jane pare UFO dhe nuk eshte raportuar asnje aktivitet UFO-sh nga ndonje person tjeter
    * F: Jo qenie dhe jo UFO eshte observuar por subjekti ka pesuar nje eksperience te nje "komunikimi inteligjent"
    * G: Rrembim: subjekti eshte rrembyer nga alienet
    * H: Alieni eshte ose plagosur, kapur/vrare nga deshmitari/aret ose nga personeli ushtarak. UFO mund te jete kapur ose shkaterruar nga deshmitari/aret ose nga personeli ushtarak.

    Sic percaktohet ne manualin e UFOlogjise nengrupet ose nentipet D, E dhe F
    mund te mos kene lidhje me fenomenin UFO.


    Takim Nga Afer i Tipit te Katert


    Nje takim nga afer i tipit te katert eshte rrembimi nga nje inteligjence jashtetokesore. Kjo korespondon me nengrupin G te tipit te trete. Ka dy klasifikime te tipit te katert, i pari qe perfshin rrembim me dhune nga nje inteligjence jashtetokesore te personit ndersa klasifikimi i dyte eshte kur personi pranon te merret nga alienet me vullnetin e tij te lire.

    * Ne klasifikimin e pare te rrembyerit mund te kalojne eksperienca te nje shtrembrimi te realitetit, humbje te kujteses, trauma dhe simptoma si frike dhe ankth, efekte fiziologjike, paraliza dhe shtrembrime te kontiniumit hapesire kohe.
    * Ndodhite qe jane pjese e klasifikimit te dyte jane ato qe emertohen teknikisht si rrembim por ndodhin kur deshmitari shpreh deshiren ose shoqeron me vullnetin e tij qenien jashtetokesore.


    Takim Nga Afer i Tipit te Peste


    Nje takim nga afer i tipit te peste perfshin komunikim direkt midis nje inteligjence jashtetokesore dhe nje qenie njerezore. Kjo korrespondon me nengrupin F te tipit te trete. Ky lloj takimi eshte me i rralli dhe me i diskutueshmi.
    Shume njerez te levizjes New Age kane deklaruar per takimit te tipit te peste. Ne disa raste mund te jete e lidhur me skizofreni.
    Personi i cili deklaron se eshte ne kontakt te rregullt me forma jetesore aliene njihet me termin I KONTAKTUAR.


    Takim Nga Afer i Tipit te Gjashte


    Nje takim nga afer i tipit te gjashte perfshin vdekjen e qenies njerezore ose te ndonje kafshe, kjo e pare nga deshmitare. Kur deshmitaret raportojne UFO qe fluturojne mbi fusha ku ka bageti te cilat jane gjymtuar (gjymtimi i bagetive), atehere ne kete rast kemi takim nga afer te tipit te gjashte. Kjo mund te perafersohet po ashtu me nengrupin G te tipit te trete.


    Takim Nga Afer i Tipit te Shtate


    Nje takim nga afer i tipit te shtate perfshin shkembim gjenetik midis alieneve dhe njerezve (lexo Lufta e Dulces) dhe fekondimin e vezes njerezore me fare aliene (mbase nje lloj perzjerje sperme nejrezore me kromozone aliene me ose pa vazhdim te nje shtatezanerie te nje qenie njerezore dhe qe mund te zhvillohet deri ne krijimin e nje embrioni qe mund te vazhdohet te rritet ne nje trup alien ose ndonje makinerie e tipit inkubator.
    Disa te rrembyer kane deklaruar se kane takuar qenie te tilla, pra hibride midis njerezve dhe alieneve. (perseri lexo per me shume Lufta e Dulces).


    Kjo eshte arsyeja pse e klasifikova rastin e Roskovecit si takim nga afer te tipit te dyte. Dhe i ploteson te gjitha kushtet pervec faktit te ndryshimit te menjehershem te klimes gje qe e perseris se kam hasur asnjehere me pare.
    Shpresoj qe ky informacion ishte i detajuar mjaftueshem per te te bere te kuptosh ate qe kisha parasysh me siper.

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Darius

    O Darius po u lodhe o burre i dheut duke u dhene shpjegime te hollesishme njerezve, leri te lexojne njehere librin lufta e dulces dhe te formojne te pakten nje ide. Skeptiket nuk besojne edhe sikur ti tua tregosh alienet persegjalli. Besoj se te vazhdosh nje diskutim, beson apo nuk beson nuk ka vlere fare, pasi egzistenca jashtetokesore eshte fakt dhe mbrohet me fakte dhe te mohosh egzistencen eshte jashte normales. Mendoj se tema duhet ndryshuar dhe te behet se sa shume dime ne per alienet keshtu dhe meson ndonje gje te re sesa te lexosh budalleqe te tipit "Po nuk e pash nuk te besoj".

    U drejtohem skeptikve.
    Ne qe besojme ne gjera te tilla nuk jemi budallenj por dime te pakten te lexojme dhe te degjojme dhe mos prisni qe per alienet te degjoni ashtu kot neper llafet e lagjes apo thashethemet e grave, ndryshoni burimin e informacionit te pakten dhe lereni mendjen te lire nga paragjykimet. Tjetri vdiq se tha qe toka eshte e rrumbullakte, dhe fajin nuk e kemi ne por ju qe nuk shikoni realitetin por qendroni ne guacken injorante qe vet keni krijuar, lerini njerzit te jetojne ta marte dreqi, mos e ktheni njerzimin mbrapa.

  9. #169
    Mbase ke te drejte K.Toro po kjo teme nuk eshte vetem per ata qe besojne dhe kane njohuri. Eshte dhe per ata qe sjane ndeshur me pare me kete fenomen dhe skane njohurine e duhur, si rrjedhoje skane sesi te besojne.
    Nese do doja te jepja informacione vetem per ata qe besojne atehere do publikoja blog qe kam dhe do diskutonim aty por ne forum tema hapet per te gjithe dhe materialet duhen sqaruar per te gjithe.

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Darius, kam degjuar qe me 11 Shtator te 2001 ne momentin qe u goditen kullat binjake, por dhe me pas, jane pare dhe filmuar UFO prane tyre. A ke degjuar gje rreth kesaj?

    P.S. Desha ta beja pyetjen tek tema mbi UFO-t, por ishte e mbyllur.

Faqja 17 prej 106 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:16
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Serbia i kthen Kosovės nė 2007 objektet e rrėmbyera
    Nga Lioness nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 17:21
  4. Pse nuk kanė shqiptarėt objektet e tyre tė kultit nė Greqi?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 23:32
  5. Historianėt: Objektet e kultit qė u dogjėn ishin ilire
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •