Close
Faqja 12 prej 106 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 1060
  1. #111
    Meqe jane permendur llojet e alieneve une po postoj disa foto artistike qe tregojne sesi mund te jete pamja e disa alieneve sipas pershkrimeve te te rrembyereve.

    Fotoja e pare permban nje lloj kolazhi fotot te llojeve te ndryshme te alieneve gri (jane te pakten 9 lloje dhe nenlloje te tyre.

    Edhe fotoja e dyte permban disa lloje grish.
    Ndersa foto e trete eshte nje imazh grafik i dy Nordikeve
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #112
    Ndersa tre fotot e meposhtme i perkasin kategorise se reptilianeve. E para pershkruan Drakon me Krahe i perket Alfa Drakonis, dyta eshte nje subspecie e Sirius B, ndersa e treta perfshin ata nga Epsilon Botes. Nese nuk e keni te qarte ose ju zgjon kureshtjen emri qe lexoni atehre per me shume informacion lexoni ketu ne forum Lufta e Dulces
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #113
    Kohet e fundit, u bene rreth 4-5 muaj qe eshte hapur nje website qe permban vetem tekst dhe flet per nje mision te mundshem qe eshte kryer ne vitet 60-te nga nje ekip special amerikan ne nje planet te quajtur Serpo ne yllin Zeta Reticuli 2. Qe mos i heq interesimin atyre qe kane deshire ta lexojne (eshte ne anglisht) behet fjale per nje shkembim midis amerikaneve dhe Eben-s (te njejtet me alienet e rekuperuar ne rrezimin e diskut ne Roswell). E kam lexuar me shume vemendje dhe kam rezervat e mija per kete histori sepse personi i cili e ka nxjerre quhet Richard Doty. Personalisht skam asnje respekt dhe sidimos besim tek ky pseudo ufolog duke u nisur nga e kaluara e tij dhe loja e kunderinteligjences qe ka bere ndaj Paul Bennewitz dhe Linda Molton Howe (Lexoni per me shume Librin e Dulces). Por nga ana tjeter daljen e ketij informacioni e lidh shume me nje deklarate te bere nga Dan Burisch, shkenctari i cili ka zbuluar Gamesh Particle dhe trajton kodin gjenetik njerezor, ish pjestar i MJ-12 i cili ka disa muaj qe ka deklaruar qe po behet nje pergatitje per te bere publik informacionin qe ka qeveria ne lidhje me Ufot dhe Alienet.
    Ne ambjentet e ufologjise ky lajm ka shkaktuar shume diskutime dhe te gjithe jane hedhur ne nje "lufte" te papare me pare per te zbuluar shkaqet e nxjerrjes se ketij informacioni (nese eshte mashtrim) dhe pergatitjen e opininonit publik qe te perballoje lajmin (nese eshte i vertete).
    Ka dhe mundesi qe informacioni fillimisht te kete qene i vertete dhe me pas eshte futur ne loje CIA ose ndonje agjensi tjeter inteligjence dhe informacioni eshte spekulluar me qellim qe te konfuzohet me shume komuniteti i ufologjise.
    Nese jeni te interesuar mund te lexoni ketu: Projekti Serpo

    p.s. [moderuar per saktesim informacioni] Projekti Serpo rezultoi nje fallsifikim i pjesshem. Qe do te thote se lajmi ne teresine e tij ka elementa te te vertetes por shumica e materialit eshte spekullim. Kjo eshte praktike e njohur e atyre qe jane te interesuar te bejne nje nxjerrje graduale te informacionit. Pra leshojne nje ose dy fakte qe me pas plotesohen me lajme te pasakta por ne thelb historia permban nje pjese lajmi te vertete.

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga buki19
    Darius,xfiles dhe ju te tjeret qe keni interesim per UFO t,nese nuk e keni lexuar dot,ju lutem lexone : Bibla -libri i profetit Ezekiel-nga fillimi.Me intereson mendimi i juaj per kete.Kalofshi mire.
    Citim Postuar mė parė nga xfiles
    Pershendetje buki19,
    ne fillim mu duk sikur e kishe me tallje , me fal.
    E lexova kapitullin e Ezekielit deri ne gjysem.
    ishte me te vertete interesante, une nuk e kisha lexuar ndonjehere de nese e kam lexuar me siguri jo me vemendje.
    Vura re ato qe kishte pare pra nje objekt i shkelqyeshem qe shndrinte dhe dukej sikur ēonte zjarr.
    Pertoj ti shkruaj ashtu siē i lexova por mua mu duk si nje deshmi e zakonshme nga dikush qe ka pare nje ufo, rast shume tipik dhe me beri te pyes veten nese feja eshte shpikur nga alient, ose nese shume profete te tjere jane genjyer nga alenet.
    ky ishte mendimi im,
    besoj se duhet diskutuar mbi kete por jo ketu meqe po flitet per eksperimentin e philadelphia-s.

    P.S. Ndoshta Dairus mund te na i spostoje ne temen perkatese.
    Po te tjeret ēfare mendojne,
    mua mu duk interesante.

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Ne baze te pershkrimit qe ipet ne kete kaptine te bibles, diku ne vitet 70 - ta, nje novator apo shkenctar me emrin Josef Blumrich beri pershkrimin e fluturakeve te cilat i perngjanin dardhes se kthyer mbrapsht, siper ishte kupola nga masa e e tejdukshme (si xham), poshte saj 4 kembe me rrota dhe ne secilen nga nji elise per fluturim neper atmosfere,e ne mes nje motor reaktiv,per fluturim ne lartesit mbi atmosfere. Blumrich beri disa patente teknike duke u bazuar ne pershkrimin e Ezekielit.Per me teper

    www.earthportals.com/Portal_Ship/ezekiel.html

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,068
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Meqe arun ka zgjeruar informacionin duke dhene disa detaje specifike mbi grite, une po shtoj ketu tiparet qe karakterizojne disa lloje alienesh. Keto citime i shkeputa nga Libri i Dulces


    Nga i njejti raport ne gjejme informacionin e meposhtem per format aliene Reptiloide:

    Gjatesia Mesatare: Meshkujt – 2 metra; Femrat – 1.4 metra
    Pesha Mesatare: Meshkujt - 200 kg; Femrat – 100 kg
    Temperatura e Trupit: Meshkujt – Temperatura e Ambjentit; Femrat – Temperatura e Ambjentit
    Pulsi: Meshkujt – 40/10; Femrat – 40/10
    Presioni i Gjakut: Meshkujt – 80/50; Femrat – 80/50
    Mesatarja e Jetegjatesise: Meshkujt – 60 Vite Tokesore; Femrat – 23 Vite Tokesore

    Me gjak te ftohte si te gjithe reptilet, Reptiloidet jane konstatuar te preferojne klime te ngrohte tropikale [natyrisht te perftuar artificialisht ne shpellat ku jetojne]. Me nje sistem frymarrje jo perfekt ata sigurojne oksigjen ne sasira te mjaftueshme per te mbajtur aktiv procesin e ushqimit dhe te jashteqitjes, temperatura e tyre mund te rritet disa grade mbi ate te ambjentit [kjo sugjeron se arme qe prodhojne nxehtesi si psh flakehedhes, etj ne fushe beteje mund te jete shume efikase madje dhe fatale per kete lloj specie]. Sistemi i riprodhimit eshte ovouniparous [veze]. Reptiloidet me pak te zhvilluar [per aktivitete te shpejta, aktivitete fizike] rezultojne ne nje levizje te ngadalte dhe te thjeshtuar. Syri i nje Reptiloidi eshte i perbere nga mijera thjereza mikroskopike ku sejcila prej tyre ka sistem te pavarur mbrojtes. Syri nuk mbyllet pothuajse kurre gjate oreve te pushimit dnersa organet e tjera kalojne ne gjendje pauze, kjo sidomos ne varesi te burimit dominues te ndricimit. Reptilodiet mbijetuan sepse u fshehen ne thellesi te tokes ne Shpella te Medha te Nendheshme.


    Informacion mbi Insektoidet:

    Gjatesia Mesatare [Rraca e Drejtuesve]: Meshkujt – 1.6 metra; Femrat – 1.2 metra
    Gjatesia Mesatare [Rraca e Sherbyesve]: Meshkujt – 1.0 metra; Femrat – 1.0 metra
    Pesha Mesatare [Rraca e Drejtuesve]: Meshkujt – 70 kg; Femrat – 40 kg
    Pesha Mesatare [Rraca e Sherbyesve]: Meshkujt – 35 kg; Femrat – 35kg
    Temperatura e Trupit: Meshkujt – 110/2; Femrat – 110/2
    Jetegjatesia Mesatare: Meshkujt – 130 Vite Tokesore; Femrat – 130 Vite Tokesore
    Retina e syrit te Insektoideve eshte e perbere nga fije te holla shume te ndjeshme ndaj ngjyrave dhe eshte e paafte per te dalluar ndryshimin midis gjatesise valore te drites. Sidoqofte ne kompesim te ‘ngjyres’, shikimi i insektoideve eshte i ndihmuar nga dy antena te cilat pervec faktit qe jane dy marres shume te mire valore, jane te perbere dhe nga nje rrjet i tere receptoresh te gjatesise valore. Per kete arsye menyra e perceptimit te ngjyrave per insektoidet eshte me nje ton gri. Per shkak te bashkeveprimit te pavarur te organeve receptive, shikimi i Insektoideve mund te quhet me plot gojen si Kuadroskopik gje qe rezulton ne nje perceptim shume te thelle vizual.
    Degjimi i Insektoideve eshte jashtezakonisht i zhvilluar dhe ata jane ne gjendje te dallojne nje mori te madhe frekuencash audio, shume me teper se qeniet njerezore. Per shkak te drejtimit te antenave te tyre, Insektoidet (shumica e te cileve jane pershkruar ne formen e nje karkaleci apo gjinkalle gjigande) zakonisht degjojne duke mbajtur koken paksa te menjanuar. Ata po ashtu kane nje strukture skeletore te kufizuar.

    Rraca te tjera aliene te permendura ne raportin sekret:

    1.Tipi A: Rigelian, Rigel ose Gri
    2.Tipi B: 2-Reticulae, Z-Reticuale 1, ose Gri
    3.Tipi C: 2-Reticuale, Z-Reticuale 2, ose Gri
    4.Tipi D: Orion, Plediades, ose Nordik
    5.Tipi E: Ylli Bernards, Ngjyre Portokalli

    Informacion mbi Grite Reptiliane te Rigelit:

    LUNA-1 eshte baza Rigeliane ne anen e erret te Henes. Perfshin nje baze, nje operacion germimi qe perdor makina shume te medha dhe mjete fluturimi Alien gjigand ose anije mbajtese. WAVENEST eshte baza Rigeliane ne Oqeanin Atlantik dhe perfshin nje baze Aliene te nenujshme, germime dhe anije fluturuese ne forme puroje.

    Informacione mbi Rracen Nordike:

    Gjatesia Mesatare: Meshkujt – 2.0 metra; Femrat – 1.7 metra
    Pesha Mesatare: Meshkujt – 90 kg; Femrat – 70 kg
    Temperatura e Trupit: Meshkujt – 98.6 grade Fahrenheit; Femrat – 98.6 grade Fahrenheit
    Pulsi: Meshkujt – 72.5/16; Femrat – 72.5/21
    Presioni i Gjakut: Meshkujt – 120/80; Femrat – 80/50
    Jetegjatesia Mesatare: Meshkujt – 60 Vite Tokesore; Femrat – 23 Vite Tokesore (sipas burimeve te tjera te iniformacionit, kjo jetegjatesi mesatare kaq e ulet eshte shume e ekzagjeruar)

    Informacion mbi Boje Portokallinjte

    (Shenim: Keta jane humanoide me lekure te kuqe dhe qime te kuqerremta qe ne disa raste mund te jene hibridizuar gjenetikisht me gene reptiliane duke i shnderruar keshtu ne nje rrace pothuajse hibride por sidoqofte ne shumicen e rasteve jane ne dukje humane. Ne ndryshim nga Reptilianet ata kane organe riprodhuese te dukshme dhe po ashtu jane te afte te ciftezohen me rraca te tjera humanoide. Ata vijne nga sistemi diellor i Bernards. Ne disa raste te rralla ata jane pare te kene qime ne fytyre, mjekra, etj. Mesa duket disa nga Portokallinjte jane me shume humanoide se te tjeret. -Branton)

    Gjatesia Mesatare: Meshkujt – 1.7 metra; Femrat – 2.0 metra
    Pesha Mesatare: Meshkujt – 70 kg; Femrat – 50 kg
    Temperatura e Trupit: Meshkujt – 91 grade Fahrenheit; Femrat – 91 grade Fahrenheit
    Pulsi: Meshkujt – 242/61; Femrat – 242/61
    Presioni i Gjakut: Meshkujt – 80/40; Femrat – 80/40
    o plak jane shume te vjetra keto informacione ,sepse ka me shume se 20 rraca nga planete te ndryshme qe vizitojne dhe kane bazat e tyre ne planetin e tokes

    (bere shume gabim qe i fshive ato postimet e mija sepse ishin shume interesante dhe te koheve te fundit d.m.th te mbas viteve 90)

    kurse ato qe ti ke sjelle ne librin lufta dulces jane te viteve te luftes se ftohte shume te vjetra

  7. #117
    Arturo une informacionin do e sjell gradualish ketu. Nuk mund te perplas para lexuesve dicka shume te avancuar nese me pare nuk kam krijuar terrenin e duhur qe lajmi ne mos te besohet dhe te pranohet, te pakten te kuptohet. Sesa te vjetra jane keto lajme i di shume se kam 11 vjet qe merrem me ato dhe jam i rregjistruar ne 3 organizata boterore qe merren me kete pune. Cdo gje ka nje renditje dhe nese dua apo duam qe te japim nje informacion i cili pervec faktit te informimit te kete dhe besueshmerine ne te, atehere gjerat duhen bere graduale. Nje anetari qe sa ka degjuar per termin ufo ose alien disa here ne jeten e tij dhe se ka idene nuk do ti jap si informacion ndryshimin e formes nga reptilianet apo vete ekzistencen e tyre. Nuk mund ti flas per projeksionet astrale pa i shpjeguar me pare ate qe vete ne pefaqesojme. Nuk mund ti shpjegoj psene e fshehtesise se ketyre fenomeneve nqs nuk i shfaq pak nga pak me pare kontrollin e mendjes dhe manipulimin qe eshte bere me mendjen tone prej mijera vjetesh. Etj etj. Edhe kaq sa thashe ketu jane shume te avancuara per nje lexues qe nuk ka njohurine me te vogel. Shkrimet nuk behen per nje grup te caktuar anetaresh po per te gjithe lexuesin. Vetem atehere i perket ketij forumi. Ne te kunderten me ata qe kane njohuri dhe duan te ndajne mendimet e tyre me mua komunikoj me e-mail dhe nuk replikoj forumeve. Shkrimin ta fshiva per te vetmen arsye se e pashe mire qe as qe ishe lodhur te lexoje disa nga temat ne kete forum dhe kishe "shpalosur" njohurie e tua me ca fjale qe me mire spo i komentoj. Pra ose lexoji ose mos i lexo. Por ki parasysh, ajo qe di ti dhe qe e ke mesuar prej kohesh dhe gjate kohes, duhen paraqitur per ate qe se di ne nje forme qe ta gelltisi dhe ta pranoje. Ne nje vend me thua qe ato qe kam sjelle une nga Libri i Dulces jane te vjetra. Normalisht po besoj se nuk i dije, sic nuk i dinin shume te tjere. Cdo gje ka kronologji dhe duhet ndjekur. Kur fillon alfabetin nuk kalon nga A tek Z po i merr gjerat me rradhe.
    Besoj se me kuptove.
    Faleminderit.

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,068
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Arturo une informacionin do e sjell gradualish ketu. Nuk mund te perplas para lexuesve dicka shume te avancuar nese me pare nuk kam krijuar terrenin e duhur qe lajmi ne mos te besohet dhe te pranohet, te pakten te kuptohet. Sesa te vjetra jane keto lajme i di shume se kam 11 vjet qe merrem me ato dhe jam i rregjistruar ne 3 organizata boterore qe merren me kete pune. Cdo gje ka nje renditje dhe nese dua apo duam qe te japim nje informacion i cili pervec faktit te informimit te kete dhe besueshmerine ne te, atehere gjerat duhen bere graduale. Nje anetari qe sa ka degjuar per termin ufo ose alien disa here ne jeten e tij dhe se ka idene nuk do ti jap si informacion ndryshimin e formes nga reptilianet apo vete ekzistencen e tyre. Nuk mund ti flas per projeksionet astrale pa i shpjeguar me pare ate qe vete ne pefaqesojme. Nuk mund ti shpjegoj psene e fshehtesise se ketyre fenomeneve nqs nuk i shfaq pak nga pak me pare kontrollin e mendjes dhe manipulimin qe eshte bere me mendjen tone prej mijera vjetesh. Etj etj. Edhe kaq sa thashe ketu jane shume te avancuara per nje lexues qe nuk ka njohurine me te vogel. Shkrimet nuk behen per nje grup te caktuar anetaresh po per te gjithe lexuesin. Vetem atehere i perket ketij forumi. Ne te kunderten me ata qe kane njohuri dhe duan te ndajne mendimet e tyre me mua komunikoj me e-mail dhe nuk replikoj forumeve. Shkrimin ta fshiva per te vetmen arsye se e pashe mire qe as qe ishe lodhur te lexoje disa nga temat ne kete forum dhe kishe "shpalosur" njohurie e tua me ca fjale qe me mire spo i komentoj. Pra ose lexoji ose mos i lexo. Por ki parasysh, ajo qe di ti dhe qe e ke mesuar prej kohesh dhe gjate kohes, duhen paraqitur per ate qe se di ne nje forme qe ta gelltisi dhe ta pranoje. Ne nje vend me thua qe ato qe kam sjelle une nga Libri i Dulces jane te vjetra. Normalisht po besoj se nuk i dije, sic nuk i dinin shume te tjere. Cdo gje ka kronologji dhe duhet ndjekur. Kur fillon alfabetin nuk kalon nga A tek Z po i merr gjerat me rradhe.
    Besoj se me kuptove.
    Faleminderit.

    o moderator

    -eksperimenti i filadelfias

    -trekendeshi i bermudeve

    -dhe informacionet qe ke sjelle ne lidhje me ufot ne librin lufta e dulces jane shume te vjetra dhe i takojne perjudhes se luftes se ftohte

    keto informacione une i lexoja te gazeta E PANJOHURA qe botohet rregullisht ne tirane dhe ku une kam punuar si bashkepunetor ne fillim te viteve 90,(te rilexoj te njetat gjera me vjen cudi)

    persa i perket postimeve te mija ne lidhje me ufot une solla materjale qe jane te viteve te fundit dhe nuk kishte ndonje gje per te mos u kuptuar sepse aty kishte materjale te sakta per te pakten 20 rraca qe dihet boterisht qe jane prezent ne planetin e tokes

    persa i perket angazhimeve te tua ne organizata te ndryshme boterore ,po te bej me dijeni se une i kam pare ufot rregullisht qe nga viti 1986 ,dhe kam edhe me shume po deshe ne lidhje me ufot

    kaq kisha
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 14-03-2006 mė 12:54

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    arturo,
    puna eshte sa ka te tille si une qe edhe ato materialet e vjetra nuk i dime,
    Qe njeriu te krijoje nje ide te qarte se ēfare po ndodh , duhet te studioje historine te gjithen qe nga fillimi e deri ne fund.
    Te pergezoj per dijen qe ke, por informatat me te fundit do ishin gjysmake pa ditur ato te vjetrat, flas per mua konkretisht.

    Besoj se kete donte te thoshte edhe Darius, pa dashur te mohonte aftesite e tua ne lidhje me kete fushe.
    shendet.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Darius !

    Me ke kenaq me gjithe keto informacione qe ke sjell ne forum . Ke bere nje pune te madhe per te gjithe lexuesit , qe jane kurioz dhe te interesuar mbi te tilla kuriozitete. Une besoj ne te tilla info . Besoj sepse eshte e pamundur qe ne te gjithe universin tone te jemi te vetem ne .

    pergezime per temen
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 12 prej 106 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:16
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Serbia i kthen Kosovės nė 2007 objektet e rrėmbyera
    Nga Lioness nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 17:21
  4. Pse nuk kanė shqiptarėt objektet e tyre tė kultit nė Greqi?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 23:32
  5. Historianėt: Objektet e kultit qė u dogjėn ishin ilire
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •