Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    Cdo te thote te kesh nje shoqeri me memorie kolektive ose sociale?

    Nje shoqeri komplekse qe konsiston ne qenie individuale, shnderrohet ne nje memorie sociale komplekse kur adopton nje orientim ose synon nje drejtim te caktuar. Kur ndodh kjo gje, memorie ne grup qe nuk ishte e disponueshme tek individet, tani behet e njohur. Avantazhi i nje memorie komplekse sociale eshte mungesa relative e shtrembrimit.

    Cfare kuptimi ka polarizimi per nje qenie individuale?

    Ne pergjithesi qeniet mund te kene pak ose fare polarizim, pozitiv ose negativ. Nje qenie e polarizuar pozitivisht zgjedh rrugen e saj ne sherbim te te tjereve. Nje qenie qe zgjedh polarizim negativ do perqendrohej dhe fokusohej ne sherbim te vetvehtes. Nje polarizim negativ perfshin elemente te kontrollit dhe represionit. Per shembull nje qenie e polarizuar negativisht do te perpiqej te ndahej dhe te kontrollonte te tjeret duke patur idene e pushtetit si te fundme. Qenie e orientuar negativisht do programonte per nje ndarje maskimale nga qeniet e tjera dhe do perpiqej per kontroll ndaj tyre.

    Po a nuk jane te gjithe humanet shprehi e njeri tjetrit?

    Po. Qeniet eventualisht do kuptojne se veprimet e tyre mbi te tjeret aktualisht kryhen ndaj vetvehtes pasi ndergjegja qe eshte e pranishme ne cdo qenie eshte nje variacion i te njejtes gje. Individualizmi eshte i pranishem aq sa te lejoje nje maksimum diferencimesh dhe potencial krijues.

    Shume njerez kane diskutuar idene qe ne jemi duke shkuar ne densitetin e katert. Cfare do te thote kjo?

    Ne thelb eshte nje tjeter mase vibruese e pergjithshme. Po ashtu lidhet me realizimin e asaj qe Njeshi nuk eshte i ndare nga Krijuesi. Eshte ai lloj spektri i cili nga te Krishteret eshte quajtur si “ardhja e dyte”. Ardhja e dyte eshte nje gjendje e te qenurit dhe jo nje ardhje individuale apo stabilizimi i ndonje hierarkie.

    Kur do perfundoje e gjitha kjo?

    Qeniet ne kete planet duhet te bejne perpjekje per tu polarizuar ndaj asaj qe i eksiton me shume dhe kete duhet ta bejne jo me vone se viti 1993, me vone se kjo date do jete e veshtire. Polarizimi mund te jete negativ ose pozitiv. Ne pergjithesi densiteti i katert eshte shume me shume i mbushur me jete. Qeniet duhet te kujdesen per makinat e tyre fizike (ne kete rast me makine behet fjale per trupin i cili nen kendveshtrimin e ketij koncepti konsiderohet si nje mjet te cilin shpirti e perdor si mjet levizes –Darius). Eshte po ashtu nje densitet ku dhembshuria, mirekuptimi dhe dashuria jane me shume dominuese. Nje kalim i plote ne densitetin e katert do te ndodhi midis viteve 2003-2013.

    Eshte interesante qe duke ju referuar matematikes pertej 1 Ching, cdo gje rreth vitit 2012 ndryshon shume.

    Po. Asgje sdo jete me e njejte ne Toke. Madje ndryshimet kane filluar qe tani. Ajo qe po shikojme eshte faktikisht fillimi i vdekjes se menyres se jeteses ne densitetin e trete.

    Po niveli i densitetit, i referohet polarizimit?

    Nje qenie mund te jete negativisht e polarizuar edhe ne densitetin e katert por kjo eshte nje perpjekje e vertete per shkak te zhvillimeve te funksioneve telepatike. Nese ka ndonje vend ku qeniet negative te densitetit te katert kane ndertuar ndonje strukture pushteti, atehere koncepti i kontrollit te mendjes ne nje rast te tille eshte shume here me i perdorshem ne menyre qe te mbahet struktura negative aty ku eshte dhe te shmanget kalimi i saj drejt nje orientimi pozitiv.

    Po ne lidhje me ndryshimet e ardhshme gjeologjike? Si lidhet kjo me pamjen e pergjithshme?

    Densiteti i katert eshte nje spekter vibracional. Kontiniumi hapesire/kohe e ka vendosur Token dhe sistemin diellor ne kete tip vibracioni. Kjo shkakton nje rikonstruktim elektromagnetik me trupin e vete planetit. Energjia dhe format e mendimit kolektiv te popullates po ashtu turbullojne rutinat e energjise se planetit. Ndryshimet gjeologjike shoqerojne kalimin midis densiteteve. Ne kete pike ne 20 vitet e fundit ne jemi pikerisht ne fund te ciklit i cili ka zgjatur 75 mije vjet.

    Dicka me shume mbi densitetin e katert?

    Pjesa me e madhe e grupit te Orionit eshte i densitetit te katert. Disa jane te orientuar pozitivisht dhe drejt sherbimit ndaj te tjereve ndersa shumica te cilet jane ne dijeni te situates aktuale jane te polarizuar negativisht dhe po luajne lojra te tipit dominim.Qeniet ne Toke qofshin keto pjese e ndonje besimi te caktuar fetar ose jo do levizin per ne densitetin e katert nese jane ne ate vibracion. Ndersa qeniet jo ne vibracionin e densitetit te katert do mbeten ne vibracionin e densitetit te trete dhe do levizin neper zona te tjera per te vazhduar jeten ne densitetin e trete deri sa niveli i tyre vibracional do rritet dhe polarizohet me kalimin e kohes sebashku me ciklin e levizjes se densitetit. Perseri polarizimi mund te jete negativ ose pozitiv.

    Si lidhet ne kete rast koncepti i nje gjendje personale me te larte?

    Ne lidhje me ate qe nje qenie perceptohet nepermjet nje strukture kohore lineare, gjendja personale me e larte ekziston ne densitetin e gjashte dhe funksionon si e ”ardhmja” e qenies. Nje aspekt shume interesant i kesaj eshte qe qenia e cila po percepton nje manifestim me te larte te vetvehtes eshte ne fakt nje forme mendimi e materializuar nga vete gjendja personale me e larte. Qeniet ne gjendje te tille jane aktualisht nje komleks i perbere nga ajo qe ata vete perceptojne ne “mendje”, “trup” dhe “shpirt”. Keto komplekse mund te ndodhin ne qenie te vecanta ose dhe ne grup, kjo ne varesi te kushteve specifike te kontiniumit hapesire/kohe. Gjendja me e larte personale eshte ajo qe ekziston brenda nesh, nje mirekuptim i plote i akumulimit te eksperiences se vete qenies sone. Ne nje pike te caktuar qenia percepton dy gjendje personale, vetja e ulet dhe vetja e larte. Ato faktikisht nuk jane aty ne menyre simultane; funksionet e vetes se larte bashkeveprojne nga nje pozicion gjate zhvillimit i cili barazohet ne te ardhmen lineare te qenies. Natyrisht gjendja kulturore inkurajon zhvillimin e nje gjendje te pafuqishme mendore ku vetja e ulet eshte ne kontroll dhe vetja e larte arrihet shume pak ose injorohet totalisht. Nuk ka sinteze qe te lejoje energjine e nje matriksi inteligjet qe te rrjedhi ne menyre korrekte.

    Si jane te organizuara gjendjet mendore dhe kulturale? Si i permbushin ato nevojet e grupit te Orionit dhe te vete Organizates?

    Le te fillojme me faktorin primar, ate te identifikimit. Shoqeria promovon konceptin “ju jeni trupi juaj” i cili rezulton ne frike, sidomos frika ndaj vdekjes e cila eshte e lidhur me idene e dhimbjes fizike. Kjo kombinohet dhe me doktrinat fetare dhe ideologji te kulturave te ndryshme dhe del qarte pamja e nje toke pjellore per manipulime. Ekziston po ashtu promovimi i identifikimit me personalitetin dhe egon. Egoja eshte nje faktor i kushtezuar nga rrethanat sociale ne ate te gjendjes reaguese e cila inkurajohet nga media dhe literatura per tu fokusuar ne elementet e sigurise, sensacionit dhe pushtetit. Nen rrethana te tilla individet jane ne thelb te shperbere dhe te verber. Persa i perket aktiviteteve kulturale, individet vendosen ne nje pozicion ku ata shpenzojne kohen me te madhe te tyre duke trajtuar gjera te tilla si vet permbajtja, vete kenaqesia, dhe vete percaktimi. Keto funksione zakonisht i perkasin hemisferes se majte te trurit. Struktura e egoizmit shpesh fragmentizohet ne “vetvehte te pjesshme” duke e perkeqesuar problemin akoma dhe me shume. Ajo qe mungon eshte dashura e te vertetes, jeta dhe krijuesi, pjese te ciles jemi te gjithe. Ideja eshte qe te transformohet vete permbajtja ne nje aksion te drejte, vete kenaqesia ne nje ndjenje te kendeshme dhe vete percaktimi ne nje te menduar ne menyre te drejte. Ka shume mundesi qe kjo gje te mos jete ne kulturuat e bazura tek Orioni te cilit ne i referohemi nese nuk prezantohen elementet e munguara. Ajo qe do e ndihmoje te prezantohet ose paraqitet eshte pershpejtimi i rezonancen vibracionale gjate kohes qe ne levizim drejt dimensionit te katert dhe ajo qe po shikojme rreth e rrotull vetes sone eshte deshperimi i forcave negative ndersa rreken te marrin pushtetin. Agjendat e Alieneve jane pertej manipulimeve te qeverise sekrete dhe gjate kohes qe po flas keta te fundit jane teper te shqetesuar. Ja pse u prodhua dhe zhvillua teknologjia e kontrollit te mendjes. U krijua qe te siguroheshin qe ata mund dhe provojne te kryejne apo ushtrojne kontrolloj mbi popullaten.

    Fundi i Intervistes

  2. #52
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Nje dokumentar per eksperimentin e Philadelphise:

    The Philadelphia Experiment part 1 of 4

    http://youtube.com/watch?v=IdknbeiyTnM

    The Philadelphia Experiment part 2 of 4

    http://youtube.com/watch?v=JjsBLWAoY...elated&search=

    The Philadelphia Experiment part 3 of 4

    http://youtube.com/watch?v=a2l5kwjF_...elated&search=

    The Philadelphia Experiment part 4 of 4

    http://youtube.com/watch?v=LkCMwBb_G...elated&search=
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 29-10-2007 mė 16:51

  3. #53
    Si shpjegohet qe as uji qe ishte brenda ndikimit te sferes prej fushe te fuqishme elektro-magnetike nuk u zhduk bashke me anijen, por vetem anija, dhe deshmitaret pane formen e vijes lundruese te anijes?!!!
    Kishte te bente me dendesine e ujit apo mekanizmi ishte i tille per ta lene ujin jashte ndikimit te fushes ?!!!

  4. #54
    Pajisja qe gjeneronte fushen elektromagnetike ndodhej ne anije dhe normalisht qe ajo do efektohej. Persa i perket ujit me duket pyetje me vend por shpjegimi qe mund te jap une (sjam fizikant) eshte qe masa e ujit nuk mund te vihet re nese spostohet pasi anija ishte e rrethuar me uje dhe zevendesimi behej menjehere. Pra llogjikisht ky me duket shpjegimi me i pranueshem. Dhe eshte nje pyetje qe nuk eshte bere nga askush qe eshte marre me Eksperimentin pasi mendoj qe shpjegimi i mesiperm mund te jete ai i pranueshmi.

  5. #55
    Darius, dua te vazhdoj ne kete pike, mos e merr per kembengulje kokemushke, thjesht te sqaroj disa gjera.
    Sipas shpjegimit te mesiperm i cili eshte dukur me i pranueshmi,
    del se shpejtesia e spostimit VSU(shkaktuar nga zevendesimi) te mases se ujit ishte me e madhe se shpejtesia e teleportimit te mases se ujit VTPU ne dimensionin ku u teleportua edhe anija.
    Pra kemi teleportim te mases ne forme sferike, sepse e tille ishte forma e fushes elektro-magnetike.
    1)
    Nese VSU
    2)
    Nese VSU>VTPU, pas nje kohe T2, deshmitari nuk shikon asnje boshllek ne uje.

    3)
    Nese VSU=VTPU, gjate gjithe kohes se eksperimentit, deshmitari duhet shikon boshllek ne uje formen pluskuese te anijes.
    Dhe kjo e fundit mund te ndodhe (sipas logjikes sime) nese ekzistone nje mekanizem i cili e linte masen e ujit jashte ndikimit te fushes.

    Gjithesesi, ne te treja rastet, del se gjate kohes se eksperimentit, ne menyre te vazhdueshme ka patur teleportim te mases se ujit, pra nje mase e konsiderueshme uji (ne perpjestim te drejte me kohen e ekperimentit, dhe me k= VTPU/VSU ) u teleportua ne dimensionin tjeter.
    Ndoshta e kam tepruar me fantazine time...

    Gjithe te mirat!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baaroar : 08-08-2007 mė 18:37

  6. #56
    Mesa mbaj mend spostimi i anijes eshte bere gradualisht. Nese jam i sakte deshmitaret tregonin per nje zbehje graduale te imazhit deri ne nje pike kur mund te dalloheshin vetem konturet e anijes deri sa edhe kjo pamje u zhduk dhe mund te dallohej vetem ravijezimi i formes se saj ne uje. Ne ndonje fare menyre fusha gravitacionale nuk ndikonte direkt mbi ujin (te pakten vizualisht) por vetem mbi mjetin. Pra i bie qe shpejtesia te mos jete e tille qe mos lejoje spostimin ne kohe te mjaftueshme te ujit qe e rrethonte. Tani nuk e di nese kjo ka lidhje me faktin qe aparatura ka qene e vendosur mbi anije dhe rrjedhimisht duhet te efektonte vetem ate apo dhe vete ambjentin perreth. Duhet te kete detaje qe me kane shpetuar dhe qe me siguri e sqarojne kete pike pasi sic e thashe nuk eshte permendur dhe as nuk eshte perdorur si kunderargument nga skeptiket. Qe do te thote se eshte dicka qe shpjegohet fizikisht sipas koncepteve te pranueshme dhe si rrjedhoje nuk ngre nevojen e pyetjeve. Do mundohem te komunikoj me disa persona te cilet kane njohuri te detajuar jo vetem te ketij eksperimenti por edhe te programeve te tjera te pretenduara mbi shtrembrime te kontiniumit hapesire kohe.

  7. #57
    A permendet kohezgjatja e eksperimentit ?

    Ne momentin qe anija zhduket (perfshire ekuipazhin) dhe sigurisht aparaturen apo mekanizmin qe ndodhej ne anije, e gjithe kjo mase lende e larmishme u teleportua apo u transferua ne nje dimension tjeter.
    Nuk kemi thjesht berjen e anijes te padukshme ne syte e deshmitareve ne distance, por zhdukjen e saj (graduale) shkaktuar nga teleportimi/transferimi i lendes ne nje dimension tjeter.
    Pra, me zhdukjen e anijes, zhduket edhe efekti i aparatures apo mekanizmit.
    Rrjedhimisht, deshmitari ne distance, gjate kohezgjatjes se eksperimentit, nuk mund te shohe ndonje ravijezim te pjeses pluskuese se anijes.

    Kjo nuk do te qendonte ne rast se:

    1-Kemi dyzim te mases se lendes (ku njera eshte ne dimensionin tone por e padukshme, dhe tjetra ne dimensionin tjeter)

    2-Ekzistonte nje aparature/mekanizem mbeshtetes ne distance i cili kontrollon apo asgjeson efektin e aparatures/mekanizmit te anijes mbi masen e ujit.(ky funksioni i ketij mekanizmi te supozuar nuk ka kuptim apo rendesi ne eksperiment)

    Une nuk gjej nje shpjegim tjeter te arsyeshem (te pakten sipas logjikes sime) ne lidhje me kete detaj.
    Nese ka dicka qe nuk shkon ne arsyetimin tim me korrigjo te lutem

    Gjithe te mirat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baaroar : 09-08-2007 mė 18:06

  8. #58
    Dalan

    Po debatojme per gjera qe jane te parendesishme. E them kete pasi e gjithe historia eshte analizuar nga fizikante dhe keto pika nuk jane prekur aspak. Plus qe Al Bielek eshte fizikant sic eshte Preston Nichols dhe Duncan Cameron. Po ashtu jane dhe te tjeret qe jane marre me detajet e eksperimentit dhe kane paraqitur argumentat e tyre.

    Mos harro se me zhdukjen e anijes efekti i aparatures nuk zhduket, thjesht transferohet ne dimensionin tjeter. Megjithate askush nuk eshte afruar ne vendin ku me pare ishte anija (dhe nese ka ndodhur mua sme kujtohet ta kem lexuar) ndersa kohezgjatja nuk eshte permendur ne kete teme dhe te them te drejten sme kujtohet nese e kam lexuar ndonjehere apo jo apo thjesht si kam dhene rendesi por nuk di te te them asnje minutazh.
    Deshmitari ne distance shikon ravijezimin qe cke me te pasi mjeti vazhdon te jete aty vetem se po ndryshonte status duke humbur dukshmerine Po ndodhte ajo qe ne anglisht e quajne cloack ose objekti po behej i padukshem ndonese fizikisht vazhdonte te qendronte aty. Kam pershtypjen qe se ke lexuar temen te gjithe ose jo me vemendjen e duhur. Do te te keshilloja te lexoje me shume vemendje materialin e Al Bielek.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    O Darius, et kam bere nje pyetje, por nuk je pergjigjur, ose je pergjigjur por nuk e kam lexuar une. Une bej pjese tek ata njerez (gjithmone kam qene i tille) qe jane shume KURIOZ per NGJARJE dhe TEORIRA KONSPIRATIVE, per ngjarje shkencore ose jo, per mistere te verteta apo te stisura, jam OPEN-MINDED, por nuk pranoj dhe nuk besoj asgje KURRE verberisht thjehst dhe vetem nga disa shkriem te bukura dhe te paraqitura me nje ORATORI TE KENAQSHME. Une po te pyes, NGA I DI TI TE GJITHA KETO INFORMACIONE qe ke sjelle ketu? Kush ti ka dhene? Kush te ka orientuar si pike fillestare drejt ketyre informacioneve? Cfare universiteti ke perfunduar (nese ke te tille), sepse keto jane fakte apo te ashtuquajtura fakte, qe nuk mund ti dine dhe nuk mund te depertoje cdo lloji njeriu deri ne thellesien e tyre. Ti permend ketu GRUPE TE FRIKSHME dhe te SUPERORGANIZUARA SEKRETE BOTERORE, ti flet ketu per RREMBIME nga UFOT, ti flet ketu per EKSPERIMENTIN E FILADELFIAS, per Dulcen, per BOTERAT PARALELE, ETJ.....Por une shikoj nje stepje tenden te madhe per ceshjte fetare....PSE E THEM KETE? A e di ti qe ka libra fetare nga Kurani qe FLASIN PER SHENJAT EKIJAMTTIT? Qe vertetojne shkencerisht dhe publikisht qe keto fakte moderne qe i ka zbuluar shkenca ne shekullin 20, i ka parathene Kur`ani 1425 vjet me pare, nuk po flet njeri per politiek fetare, mos u merzit dhe mos u keqkupto. Pra pergjigju per ato pyetjet e mesiperme, dhe pastaj diskutojme per ceshjtjet e tjera,. sepse TI flet per SKEPTICIZEM, ok, atehere a mund te na lejosh te jemi skeptik dhe te themi

  10. #60
    The boy nuk tu pergjigja me pare sepse pyetja jote jo vetem eshte shume pa vend po dhe komplet jashte cdo llogjike. Tema nuk hapet per te pyetur Darius se nga i di. Tema hapet me nje informacion qe mund te gjendet kudo neper libra dhe internet. Nese je i interesuar kerkoji se i gjen por une skam nder mend te jap lektura se nga i di dhe se nga si di. Aq me teper te sqaroj botkuptimet e mija fetare ne nje nenforum qe ska lidhje fare me fene. Sme behet vone as per kuran dhe as per bibel. Ajo qe shkruaj ketu eshte ajo qe lexon. Ska asnje kontekst, ska asnje nenkuptim dhe asnje fantazi nga ana ime. Po nuk te pelqeu mos e lexo. Nese nuk perputhet me bindjet e tua apo me deshiren tende per te perfshire kuran e bibel, me vjen keq po ky nuk eshte problemi im por i joti. Tema hapet per qindra antare e jo per nje me emrin boy. E mbylla ketu kete pergjigje qe eshte shume jashte temes por doja te ta beja te qarte ty dhe ndonje tjetri si ty qe mund te kete deshiren te devijoje kete teme nga subjekti qe ka. Per gjera te tjera mund te me drejtohesh me mesazhe private.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •