Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 60
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Mjerishte se ato ishin te falcifikuara nga disa kanular(mashtrues) te cilet kan perdorur nje sistem gjenial ku permes dy drunjve te ven mbi grur ecnin mbi ta duke e shembur kulturen e grurit dhe pas tyre lenin vetem rrathe te qyditshem..
    Me ne fund ata jan zene dhe kan pranuar trikazhet e tyre para ca vite afer Stonhengje (angli)
    Pra ketu s'ka mistere...
    Mirepo eshte nje emision tv te cilin e kam pare ka dy muaj qe me ka habit..
    nje zhurnalist gjerman i cili kerkon gjurmet e UFO-ve ne ameriken latine ku has drejt perdrejti me ta ne direkt pra te regjistruar me video kamer...shume interesante, ethet ti shtin.
    Autori s'me kujtohet mjerisht por duhet ta kerkoj, pere mua eshte e vetmja referance pas 20 vite qe i kam nderpre keo kerkime prap jam i bindur se ka diēka ekstra toksore.

  2. #22
    Kreksi ka dhe nga ato qe jane bere nga mashtrues ose nga disa artiste qe e bejne thjesht per pasion. Kete e kam shkruar edhe me siper. Por ato qe behen nga njerezit kuptohen dhe jane komplet ndryshe nga ato qe behen nga nje fenomen i panjohur. Sa per nje shembull te vogel, kur rrathet behen nga njerezit kallinjte jane te prere ne menyre vertikale dhe me pas mbasi rriten, rriten me menyre te drejte ashtu sic eshte natyrale. Ndersa kur jane te bere (ndofta nga jashtetokesore) prerja eshte horizontale dhe vete kallinjte vazhdojne rriten horizontalisht. Plus ne shume raste ka patur gjurme radioaktiviteti dhe nga ana tjeter precizioni i figures ne simetri e ben te pamundur faktin qe ka qene dora e njeriut ajo qe e ka krijuar. Ka dhe shume faktore te tjere qe po e perseris do i konsumoj ne kryetemen qe kam hapur per ufot.

  3. #23
    Disa te dhena te tjera per Eksperimentin e Filadelfias


    EKSPERIMENTI I FILADELFIAS, 60 VJET ME MBRAPA
    nga Bill Knell

    Ja cilat jane te dhenat qe na sjell Bill Knell, nje studiues i eksperimentit te Filadelfias per me shume se 30 vjet.

    Ka shume interpretime dhe kendveshtrime per ate qe ndodhi apo nuk ndodhi ne Filadefia gjate eksperimentin qe marina kreu me njeren nga anijet e saj ne vitin 1943.
    Informacioni qe dua tju paraqes eshte nje konkluzion dhe argumentim i detajuar mbas 30 viteve kerkimore dhe studimi te mirefillte dhe shume intensiv.
    Cfare u mbiquajt si Eksperimenti i Filadelfias eshte dicka qe nuk mund te konsiderohet si dicka e lehte apo nje shaka e pakripur. Ska rendesi nese ju besoni ose jo, ka nje fakt shume te vertete ne kete mes qe, shume njerez kane vdekur ose jane vrare si rezultat i deklaratave te tyre qe kane qene te perfshire apo kane patur njohuri per eksperimentin. Dua tju sugjeroj para se gjithash qe te hapni mendjet tuaja dhe syte dhe te lironi trurin nga paragjykimet apo mosbesimi (qe sidoqofte eshte njerezor) sepse ajo qe do lexoni eshte shume me pertej realitetit qe njohim dhe pranojme..
    Vegjelia ime ne vitet 60 ishte ajo e nje djali normal dhe me prirje te vecanta si cdo femije. Jeta ime do merrte nje kthese te forte kur ne moshen 10 vjecare gjate leximit te disa materialeve per eksperimentin e Filadelfias dhe disa librave per UFO-t, hasa librin e Morris K. Jessup (i saposhkruar) Rasti i UFO-ve ne vitin 1955. Mbasi libri u publikua, nje njeri misterioz i quajtur Carlos Miguel Allende i shkruajti Jessup nje numer te konsideruar letrash duke krijuar pothuajse nje korrespondence te rregullt me te. Keto letra tregojne qarte qe kishte nje perpjekje nga Jessup drejtuar qevedrise qe te zbulonte sekretin e ufo-ve. Duke ju referuar Allendes ne te njejten kohe vepronin forca te tjera qe me cdo kush perpiqeshin te mbanin sekretin dhe ja arriten te benin ate qe bene. Sidoqofte Jessup nuk ishte dhe aq i habitur nga kontakti me Allenden sesa nga takimi me disa oficere te larte te Marines te cilet punonin per Zyren e Kerkimeve Detare. Ndonese ata i deklaruan qe takimi me te nuk ishte zyrtar dhe i autorizuar, ata dukeshin shume te shqetesuar nga nje kopje e librit te fundit te Jessup qe ju kishte ardhur nga dikush. Libri ishte i mbushur me shenime nga te pakten tre njerez te ndryshem , megjithese shumica sot mendojne se ka qene dora e Allendes ne te treja rastet. Sidoqofte referimet e bera ne liber tregonin qarte qe qeveria askidentalisht gjate eksperimentit te bere ne Filadelfia, kishte zbuluar menyren sesi UFO-t jane ne gjendje te perkulin kontiniumin Hapesire-Kohe.
    Mbas kontaktit me Marinen, Jessup ishte i bindur qe kishte hasur nje sekret te madhe dhe filloi te hetonte me ne thellesi i shtyre jo vetem nga kureshtja por edhe nga qenia e tij si nje shkenctar i rralle. Ne vitin 1959, ai ja arriti te mbidhte nje material te bollshem kerkimor ne ate qe ushtaraket amerikane dinin per UFO-t dhe qe e mbanin te fshehte nga publiku si dhe per eksperimentin e bere nga marina ne 1943. Me materialin e mbledhur ai kerkoi takim me njerin nga senatoret e Florides dhe me anetare te disa partive ne Washington, por ai nuk arriti dot kurre atje pasi u gjend i vdekur ne makinen e tij. Megjithese vdekja e tij u konsiderua si aksidentale apo vetvrasje, asnje prej dokumentave qe ai kishte me vete nuk u gjet me.
    Kam lexuar per kete fakt nga nje miku tij i ngushte Ivan T. Sanderson ne nje liber te publikuar ne vitin 1960. Sanderson nuk ishte thjesht nje autor i nje libri por nje shkenctar i mirefillte qe besonte ne ekzistencen e UFO-ve dhe pranise se alienve ne toke, bazuar ne faktet evidente. Pak perpara vdekjes, Jessup i jep mikut te tij Sanderson nje kopje te librit Rasti i UFO-ve ne vitin 1955 qe permbante komentet e bera nga Allende. Interesi im ndaj eksperimentin te bere nga Marina me aq sa kisha pervetesuar mund te quhej me shume se i permbushur por takimi me nje ish marinar i cili kryente sherbiminin ne Portin e Filadelfias gjate Luftes se Dyte Boterore me perfshiu ne nje vorbull qe do dilja vetem dhjetra vjet me vone.
    Ne vitin 1973 vizitova familjen e gruas se ardhshme te dhokut tim me te ngushte ne Florida. Aty do bisedonim sebashku per ceremonine e marteses dhe si do organizonim gjerat. Dhe do te qellonte pikersisht qe babai i saj kishte qene nje marinar n e kohen e luftes dhe kishte sherbyer ne Filadelfia. Josef (keshtu quhej) ishte nje njeri shume i edukuar dhe serioz. Gjate bisedave te ndryshme qe beme qelloi qe permenda projektin e marines qe kisha lexuar dhe lidhjen e tij me disqet fluturuese. Ne ate kohe kishte patur nje vale te madhe shikimesh te UFO-ve nga shume njerez ne Florida dhe subjekti ishte ne gojen e te gjitheve. Mbas darkes filluan te flisnim perseri per planet e marteses kur ne nje moment Josef u be shume serioz dhe filloi te me thoshte qe ne vitin 1944 ishte takuar me nje tjeter marinar qe dukej te ishte shume i shqetesuar per nje eksperiment te bere ne portin e Filadelfias dhe rezultateve qe kishin rrjedhur prej tij. Marinari thoshte qe shoku i tij me i ngushte vdiq gjate eksperimentin. Josef dhe marinari kishin shume gjera te perbashketa ne ide dhe mentalitet keshtuqe brenda nje kohe te shkurter u bene miq shume te mire. Marinari i tregoi ne konfidence qe mbas interesimit per te marre vesh per vdekjen e mikut te tij, mesoi nga nje doktor qe shoku i tij kishte mbetur i karbonizuar ose si te thuash i shkrire me suprestrukturen e anijes. Kur e gjeten ai ishte akoma gjalle po gjate perjekjeve per ta shkeputur nga trupi i anijes ai vdiq dhe trupi ju shperbe komplet nga temperatura e larte.
    E ftova Josep ti hidhte ne leter ne menyre te detajuar komplet biseden qe kishte bere me mikun e tij. Ai jo vetem qe pranoi por shkoi edhe me tej se aq. Ai u perpoq te kontaktoje mikun e tij me te cilin i kishte humbur lidhjet prej disa vitesh por pa rezultat. Rastesisht nga nje tjeter mik i perbashket, mesoi se marinari kishte vdekur por ai mundi te siguroje adresen dhe numrin e telefonit te vejushes se tij. Josep merr ne telefon vejushen e mikut te tij dhe mbasi e ngushelloi biseduan per pak caste per gjera te pergjithshme. Aty ai mesoi nga vejusha se miku i tij ndonese i terhequr nga sherbimi ushtarak ne vitin 1960, ishte perpjekur te kontaktonte marinare apo ushtarake qe kishin dijeni per eksperimentin duke dashur te mesoje me shume per vdekjen e shokut te tij. Po ashtu nga vejusha mesoi se miku i tij mbas disa kerkimesh dhe kotaktesh me te tjere cuditerisht vdes ne nje aksident me makine qe nga policia u pershkrua si nje ndjekje e qellimshme dhe aksident i provokuar. Qe nga ky moment Josef filloi te mendoheshe gjate dhe u terhoq menjehere nga kerkimet e metjeshme.
    Qe nga ky moment fillova seriozisht kerkimet e mija per Eksperimentin e Filadelfias. Ne vitin 1980 nje liber i titulluar Eksperimenti i Filadelfias - Prokjekti i Padukshmerise u botua nga Charls Berlitz dhe William Moore. Libri ishte nje version i shkurter i shume gjerave te thena per eksperimentin. Nga ana e Berlitz komentet ishin shume llogjike dhe te studiuara ndersa Moore qe te arrinte te publikonte librin nderthuri dhe disa elemente jo me shume kuptim. Nga ana tjeter Berlitz kishte nje reputacion te madh sidomos mbas publikimit te librit te tij mbi Trekendeshin E Bermudes.
    Nderkohe qe Moore dhe Berlitz u perpoqen te terheqin vemendjen e atyre qe ishin disi te interesuar per fenomenin, pergjigja me e madhe ne formen e nje kritike te ashper erdhi nga ana e skeptikeve. kritika e tyre bazohej sidomos ne menyren sesi ishin zhvilluar ngjarjet historike dhe subjektet e saj. Gjerat moren me per keq kur nje studio filmi ne Hollywood prodhoi nje film me te njejtin subjekt dhe e bazuar ne librin e tyre. Ne vend qe te ishte nje dokumentar shkencor qe te analizonte ate qe kishte ndodhur, studio prodhoi nje film fantastiko-shkencor qe u be i dashur per te apasionuarit e ketij lloji filmash. Libri i Moore dhe Berlitz u pasua nga pulbikimi i shume pamfletave met e njejtin subjekt qe u perpoqen te perfitonin nga interesimi qe ishte zgjuar ne publik per nje fakt te tille. Nderkohe askush nuk i ishte pergjigjur pyetjes se madhe se cfare kishte ndodhur me te vertete ne vitin 1943...
    Me kalimin e kohes, u takova me shume njerez te cilet konfirmonin perfshirjen e tyre ne eksperiment. Njeri prej tyre ishte Jonathan Jessup i cili pretendonte te ishte djali i te famshmit doktor Morris Jessup. Ai me tregoi shume gjera perfshi edhe rrembimin e tij prej alieneve, fakte qe me pas rezultuan te rreme dhe djali i ri u zhduk nga skena kur u pa qe cdo gje qe tha u kuptua qe ishte mashtrim.
    Ne vitin 1989 ja arrita te filmoja dhe te intervistoja 3 deshmitare te cilet konfirmonin njohurine qe kishin per eksperimentin dhe perfshirjen e tyre ne te por... kete rradhe jo me ne ate te vitit 1943 por vite me pas, midis viteve 1970-1980. Intervista dhe deklarata e tyre u realizua ne nje shtepi te vogel ne Long Island dhe ne te ndodheshin vetem disa miq te ftuar. Deklaratat e tyre tingellonini shume te cmendura dhe te pabesueshme megjithate une u ndjeva shume i intriguar. Duke e patur te qarte se per cfare teme do flisnim, kisha ftuar nje specialist ne fushen e elktronikes, elektromagnetismit dhe inxhinjerise elektrike sepse doja te dija opinionin e tij profesional dhe shkencor per ato qe do thuheshin nga tre deshmitaret. Qe mos zgjatem shume ne kete pike, ne perfundim te intervistes, miku im, specialisti per dite te tera nuk mund te flinte me gjume mbas asaj qe degjoi...
    Por edhe une mbeta i tronditur nga informacioni dhe deklarata qe tre deshmitaret, Al Bielek, Preston Nichols dhe Duncan Cameron bene ate dite ne pranine tone. Duke e konsideruar vetem nje studiues serioz te fenomenve paranormale, jam mesuar gjithmone qe te marr ne konsiderate komplet historine dhe jo deklarata te shkeputura individuale apo evidenca te vogla te cilat mund te behen subjekt i interpretimeve personale. Ndonese historia e tyre ishte e mbushur me fakte te detajuara madje shume shkencore, une perseri nuk i pranova te gjitha.
    Ne mes te viteve 1990 kisha trajtuar temen e Eksperimentit te Filadelfias ne shume seminare qe mbaja ane e mbane USA per ufologjine. Si rezultat nje numer shume i madh njerezish kishin shkembyer me mua informacione dhe te dhena te shumta mbi projektin e realizuar nga Marina por asnjeri prej tyre nuk deshironte qe ti behej emri publik. I vetmi qe pranoi ishte Phil Schenider
    Phil Schneider ishte nje inxhinjer gjeolog i perfshire ne ndertimin e te ashtuquajturave bazave te nentokes sidomos asaj te Dulce ne New Mexico dhe i bere i famshem per lekturat e tij ne zbulimin e se vertetes. U gjend i vrare ne apartamentin e tij ( i mbytur me tel) pak dite mbas deklaratave bombe dhe faktave qe zbuloi ne vitin 1996. Per kete person si dhe deklaratat e tij do shkruaj me hollesi ne temen e hapur per ufologjine(Shenim nga darius)
    Qelloi si koincidence qe isha caktuar te paraqisja nje seminar ne te njejtin hotel ku pak dite me pare Phil kishte mbajtur fjalen e tij ne konferencen e organizuar me titull Global Sciences Conference. Duke qene se kisha shkuar atje me perpara se dita qe fillonte seminari (per arsye pulbiciteti) rastisa te degjoja fjalen e tij.
    Ndonese ai e specifikoi shume here qe nuk ishte ndonje foles i shquar, e kuptova shume mire mesazhin e tij dhe ate qe donte te trasnmetonte. U takova me te dhe folem per disa ore ne lidhje me fjalimin e tij. Mesa dukej, babai i Phil kishte qene pjese e eksperimentin origjinal te Filadelfias si doktor i anijes.
    Babi i Phil, ishte Otto Schnaider ish ushtarak i larte nazist SS i sjelle ne Amerike nepermjet projektit Paperclip menjehere mbas luftes se dyte boterore bashke me ajken e shkenctareve dhe studiuesve gjerman, te gjithe te perfshire ne Partine Naziste dhe pjestare aktvi SS. Dhe gjate luftes ai shpesh kishte punuar per llogari te amerikaneve ndonese ishin ne lufte me njeri tjetrin. Projekti Paperclip eshte i njohur madje dihen edhe emrat e perfshire ne te. Nje prej organizuesve dhe zbatuesve te ketij projekti ka qene dhe ish ushtaraku i lart i inteligjenes se ushtrise amerikane Philip Corso i cili jep detaje te hollesishme te ketij operacioni ne librin e tij Dita Mbas Rosweel. Sidoqofte Phil Schnaider ka lindur dhe eshte rritur ne Amerike. (Shenim nga darius)
    Phil Schnaider nga ana e tij ishte i perfshire ne menyre intensive me qeverine amerikane si gjeolog qe ishte, ne projekte per ndertimin e bazave te nendheshme dhe objekteve te tjera me destinacion ushtarak. Ne kohen qe e njoha ai sa kishte filluar te fliste per Projektin e Marines si dhe per disa njohuri te tijat personale qe kishin lidhje me fshehjen e te vertetes nga ana e qeverise amerikane ne lidhje me ufot dhe alienet.
    Pak kohe mbas fjalimit te tij, u gjet i vrare ne apartamentin ku jetonte, me disa gishta qe i mungonin ne cdo dore, me shenja te qarta te perdorimit te armes se zjarrit dhe nje tel perreth grykes qe i kishte shkatuar vdekjen. Vdekja e tij ishte e temerrshme. Ashtu si dhe ne rastin e Morris K. Jessup, vdekja e tij u quajt vetvrasje.
    Dyshoj qe mund te kete njeri te dije saktesisht te verteten e Eksperimentit te Filadelfias, pervec atyre te perfshire direkt ne te. Megjithate me poshte po shkruaj cfare kam arritur te mbledh nga burimet e shumta te informacionit si dhe konkluzionet e mija:
    Disa shkenctare te Universitetit Princeton te New Jersey kane punuar ne disa projekte fizike qe kane patur si fokus kryesor Udhetimin ne Kohe, Perkuljen e Kohes dhe perdorimin e fushave te fuqishme elektromagnetike per te spostuar dhe manipuluar objektet nga vendi i tyre i supozuar fillestar. Kjo ishte hartuar vetem ne leter dhe akoma asgje nuk ishte provuar. Pak perpara perfundimit te Luftes se Dyte Boterore u be e njohur prej shume vetave qe amerikanet po punonin ne menyre sekrete per shpikjen e nje bombe te fuqishme (ajo atomike) qe ti jepte fund luftes shpejt. Por shume shkenctare si ne rastin e Einstein ishin te shqetesuar nga fakti qe nje bombe e tille mbas perfundimit te luftes nuk do asgjesohej por do vazhdonte te perfeksionohej dhe prodhohej. Nga ana tjeter Marina kishte dyshimet e saj persa i perket bombes atomike. Ata ishin te bindur qe asgje tjeter pervec se nje sulm i plote i marines dhe i mjeteve te saj ne ishujt e Japonise nuk do i jepte fund luftes. Marina po pesonte humbje te anijeve te saj prej te famshmeve anijeve naziste te quajtura U-boat te cilat sulmonin edhe me nje teknologji tjeter, nje lloj bombe qe ngjitej tek anijet armike nepermjet nje kontakti magnetik. Pra ishte bere shume emergjente fakti qe duhet zbuluar nje menyre per te bere ē'magnetizuar anijet amerikane dhe per ti bere ato te padukshme per U-boat gjermane dhe aeroplaneve te tyre. Ne te njejten kohe marina kishte kerkuar ndihmen e Einstein dhe te nje shkenctari tjeter te suksesshem te Universitetit Prineton per te realizuar projektet e saj qe kishin marre nje fare rruge. Pra u bene disa perpjekje por pa rezultat. Megjithese kane kaluar me shume se 60 vjet, keto projekte mbeten akoma sekrete dhe te pa publikuara per pulbiken, une arrita te mesoja qe ne ate kohe Albert Einstein ishte nen kontrate per llogari te Marines se SHBA-se. nga sa kam mundur te mesoj nga burime te shumta, Einstein preferonte te ndertonte arme mbrojtese sesa ato sulmuese te natyres se bombes atomike. Krijimi i nje bombe te tille do te rrezikonte zhdukjen e te gjithe njerezimit. Shume shkenctare ne Princeton te cilet e mendonin si ai u bashkuan dhe u perpoqen te zgjidhin problemin ne menyre tjeter. Ata i deklaruan Marines qe ishte mundesia per te bere nje anije komplet te padukshme nga radaret dhe sonaret. Natyrisht me kete deklarate ata nuk bashkangjiten menyren apo teknologjine sesi do e realizonin nje projekt te tille.
    Duke qene se Princeton ndodhet shume afer Portit te Filadelfias i cili kishte anije dhe mole te shumta, Philadelphia Naval Shipyard u zgjodh per fazen perfundimtare te projektit. Per eksperimentin u zgjodh nje anije e re e saporregjistruar qe ishte USS Eldridge. Pjesa e pare e eksperimentit u zhvillua ne molin e Portit ne vitin 1943. Ne fushe e fuqishme elektromagnetike u krijua perreth anijes, pa demtuar aspak aparaturat e saj elektronike. Anija mbas pak castesh u be e padukshme nga radari por ne ato momente ndodhi ajo qe nuk pritej dhe nuk ishte parashikuar aspak nga Marina ndersa shkenctaret po e prisnin me ankth te ndodhte. Anija filloi te behej e padukshme edhe nga syri i njeriut.
    Ne realitet anija per nje kohe te shkurter u shkeput nga koha dhe realiteti jon dhe u spostua apo projektua ne nje kohe tjeter dhe u kthye vetem mbasi fusha e gjeneruar elektromagnetike u mbyll. Disa kafshe te vogla qe ndodheshin neper kafaze ne anije ngordhen sapo anija filloi te humbte ne nje lloj mjegulle ngjyre te gjelber. Duke qene se asnje qenie njerezore nuk ndodhej ne bordin e anijes incidenti me kafshet u injorua nga Marina dhe aq me shume mbas komenteve te bera nga shkenctaret qe fusha magnetike e krijuar mund te rregullohej apo kontrollohej ne menyre qe mos te ishte e demshme per njeriun. Pra eksperimenti mori rruge me tej. Ne vitin 1944 Eldridge u shoqerua nga disa anije te tjera te ngarkuara me te njejtjen pajisje teknologjike duke shpresuar qe kjo miniflote do arrinte te behej e padukshme qe te shmangte radaret dhe sonaret U-boat te nazisteve. Por megjithate vetem Eldridge ishte e vetmja anije qe u lejua te perdorte kapacitetin e plote te fushes elektromagentike. Ne prani te shume vezhguesve perfshi edhe nje perfaqesues te Marines Tregetare i njohur me vone si Carlos Allende ne bordin e anijeve qe rrethonin Eldridge eksperimenti u krye perseri kete rradhe ne nej nga brigjet e New Jersey dhe me marinare ne bord.
    Ndersa te gjithe po sodisnin fillimin e eksperimentit sapo fusha e fuqishme elektromagnetike u gjenerua,nje mjegull e gjelbert (si ne rastin e pare) filloi te mbulonte anijen e cila pak nga pak filloi te humbiste konturet e saj. Por gjerat po shkonin shume keq per ekuipazhin ne bordin e Eldridges. Marinaret filluan te ēorientoheshin, nuk arrinin dot te shikonin gjerat perreth madje disa prej tyre u dogjen gjate kohes qe mjegulla e gjelbert shtoheshe. Te tjeret humben me gjithe anijen.
    Disa caste mbasi u zhduk nga Brigjet e Jerseyt, anija u shfaq ne vitin 1983 ne brigjet e Long Island. E gjitha ndodhi sepse anija u shty si te thuash ne nje vrime ne kohe ose worm hole, nje lloj distorcioni kohor qe u shkaktua nga ky eksperiment dhe nga nje tjeter qe e pasoi ne nje baze ushtarake qeveritare ne afersi te Montauk Point. Kur baza ushtarake ne Montauk fiku energjine elektrike, anija u rikthye mbrapsht ne vitin 1944 dhe u rishfaq pak sekonda mbasi ishte zhdukur.


    Fundi i pjeses se pare.

  4. #24
    vazhdimi...

    Mbasi anija u kthye, objekte te cuditshme u pane sipas saj. Ato mund te ishin UFO-t. Mesa dukej dhe ishin te gjitha mundesite, njeriu kishte zbuluar sesi alienet (nqs ekzistojne) ishin ne gjendje te perkulnin dhe manipulonin kohen dhe hapesiren dhe te leviznin ne te sipas deshires. Por ne vitin 1944 teknologjia kompjuterike mungonte dhe ishte pothuajs e pamundur te kontrolloje gjithe ate fushe te fuqishme energjie. Rezultati ishte qe pothuajse 1/3 e ekuipazhit vdiq, duke u bere njesh me pjese te ndryshme te anijes, bordit te saj dhe superstruktures metalike. Pjeset kryesore te anijes u mbuluan me nje shtroje te madhe qe te mos shikoheshin n ga publiku gjate kohes qe Eldridge u kthye ne Philadelphia Naval Shipyard ate mbremje.
    Ata qe mbijetuan proves se 1944-es nganjehere zhdukeshin dhe rishfaqeshin perseri duke u projektuar ne kohe te tjera. Ne artikullin e gazetes Philadelphia Enquirer qe daton vitin 1944 shkruan per nje ngjarje ne nje lokal te qytetit ku disa marinare dhe punetore te portit filluan te zihen dhe nderkohe 2 prej marinareve filluan te humbisnin formen e tyre dhe u bene te padukshem. Pjesa derrmuese e ekuipazhit kaloi ne cmenduri permanente. Ne vitin 1945, Marina pjesen e ekuipazhit qe mbeti e mbylli ne nje spital psiqiatrik nen kontrollin e marines dhe qe prej asaj kohe nuk dihet me se cfare ndodhi me marinaret.
    Megjithe rezultatin jo te kendshem te eksperimentin, Marina e kuptoi se nje zbulim i madh teknologjik ishte bere dhe natyrisht qe nuk do ta linin qe tju ikte nga dora. Eksperimenti jo vetem qe demonstroi qe nepermjet gjenerimit te nje fushe shume te fuqishme elektromagentike mund te levizen objekte ne kohe dhe hapesire por edhe fakti qe ndikonte ne trurin e njeriut. Mbasi pjesa e mebtur e ekuipazhit u cmend, marina perpiqej te konkludonte nese ekseprimenti mund te perdorej mbi forcat mike aleate qe ti bente ata te luftonin pa frike dhe nga ana tjeter te detyronte forcat armike qe te dorezoheshin pa kushte?
    Te gjitha keto teori do perpiqeshin te provoheshin me vone ne ate qe quheshe Shtepia e Artilerise se Luftes se Dyte Boterore. Me deshire apo jo, pjesmarresit e eksperimentit u derguan ne nje baze te quajtur Camp Hero ne afersi te Montauk Point per te provuar teknologjine. Duke qene se keto testime ne nje fare menyre terhiqnin UFO-t, nuk ishte aspak e rastit qe pati me mijera veshgime te tyre ne ate periudhe. Kjo i coi disa kerkues ufosh ne konkluzionin e gabuar qe ne brigjet e Long Island mund te ndodhej ndonje baze sekrete ufosh...
    Nje reviste detare e quajtur Rudder ne vitin 1969 shkroi nje artikull duke paralajmeruar marinaret dhe pronaret e anijeve te vogla qe nje numer i konsiderueshem anijesh kishin pare nga afare ufo ne brigjet e Long Island dhe nuk ishin ne gjendje te kontrollonin anijet e tyre qe ju fikeshin.
    Pjesa me e madhe e asaj qe ndodhi ne Montauk, u zhvillua nentoke. Aty prej kohesh me nje shtrirje prej disa miljesh ishin ndertuar tunele nepermjet nje energjie alternative te zbuluara nga gjeniu Nicola Tesla. Keto tunele te perdorura nga artileria gjate luftes se dyte boterore, u shendrruan ne bartesin e sekretit me te madh te kombit tone. Nderkohe antena sferike e radarit e perdorur njehere e nje kohe per lufte, u shendrrua per te testuar efektet e kontrollit te mendjes, pjese e zbulimit te bere ne eksperiment qe funksiononte duke derguar vale me frekuenci te vogel. Ndersa qeniet njerezore uleshin ne nje karrige speciale dhe dergoheshin ne kohe dhe hapesire qe nga tunelet e nendheshme.
    Tingellon cmenduri? Ne momentin qe radari u be aktiv dhe dhe valet manipuluese te mendimeve ne trurin e njeriut u leshuan ne nje rreze prej 20 miljesh, qytetet e vogla qe ndodheshin perreth te cilat skishin patur kurre kriminalitet, madje as burgje, u bene pre e nje vale krimi te papare. Dukej sikur njerezit kishin shkalluar. Gjate njerit prej udhetimeve ne kohe qe Al Bielek me tregoi, ai e pa veten te projektuar ne te ardhmen ne qytetin e New York, i rrethuar nga rrenoja dhe germadha. Dukeshe sikur gjysma e qytetit ishte shkaterruar. Megjithese ai nuk deshironte te kalonte ne detaje, nese do shikoni videot qe kam filmuar gjate intervistes me te ne menyre specifike per kete udhetim, do kishit dale ne te njejtin konkluzion.
    Karrigia qe uleshin ata qe projektoheshin ne kohe, mund ta kishte cuar Bielek fill mbas 11 shtatorit te 2001 dhe ajo qe ai pa ishin germadhet e World Trade Center. Ky udhetim ishte bere nga Bielek ne vitin 1991, pra 10 vjet perpara se te ndodhe 9/11.
    Prova me e gjalle per ekzistencen dhe vertetesine e asaj qe ka ndodhur ne 1943 dhe rezultatet e saj, qendrojne ne vete kohen e gjate qe eshte ruajtur sekreti. Besoj fuqishem qe Eksperimenti i Filadelfias ka ndodhur dhe zbulimet teknologjike qe erdhen ishin te mahnitshme por edhe shume te rrezikshme. Si rezutat shume njerezve i eshte mbyllur goja, jane vrare, madje edhe jane fshire nga memorja kolektive sikur te mos kishin ekzistuar kurre. Nuk ka rendesi nese ju besoni apo jo, sidoqofte jeta juaj dhe ajo e miliona te tjereve ka ndryshuar shume si rezultat i Eksperimentit te Filadelfias.
    Shenim nga BILL KNELL: kam 6 ore informacion mbi Eksperimentin e Filadelfias te rregjistruar ne 3 videokaseta. Jam i gatshem per kontaktim nga media qe ti informoj mbi Eksperimentin e Filadelfias, UFO-t dhe tema te tjera te natyres paranormale. Nese deshironi informacion me te hollesishem mund te vizitoni faqen time ne http://alienguy.cjb.net...


    Fundi i pjeses se pare

  5. #25
    Pjesa e dyte

    Eksperimenti i Filadelfias: Evidenca te reja dalin ne siperfaqe
    Nga Bill Knell 18/5/2004


    Qellimi im ne shkrimin e pare ishte qe te beja nje lloj permbledhje te informacioneve dhe po ashtu te nderthurja reciprocitetin e burimeve. Eshte cmenduri nese nje kerkues i fenomeneve paranormale te mbaje te fshehura nga publiku kerkimet dhe te dhenat e tij dhe me pas te pretendoje qe cdo kush te trokasi ne deren e tij me informacione apo te dhena per nje subjekt te caktuar. Mbas publikimit te artikullit te pare pata shume korrespondence dhe jam mese i lumtur ta ndaj me ju informacionin e marre.
    Ne nje investigim te koheve te fundit hasa ne nje rast qe e quaj me interes per ta paraqitur ketu. Ngjarja ka te beje me nje cift ne pension nga Maryland dhe dy miqte e tyre dhe ka ndodhur gjate kohes qe ata sapo kishin blere nje shtepi dhe po mundoheshin ta rinovonin. Te gjithe sebashku po punonin ne njeren nga dhomat e katit te dyte te baneses pothuajse 85 vjet te vjeter kur papritur nje si mjegull e gjelbert u shfaq ne njerin prej kendeve te dhomes. Kjo u shoqerua me shfaqen e papritur te nje personi te veshur (sic u pershkrua nga te pranishmit ne dhome) me rroba ushtarake te marines amerikane. Brenda pak casteve figura e tij u ngurtesua dhe u be solide, e njejte me te pranishmit ne dhome dhe fill mbas saj ai bertiti: "2005 ! Kini kujdes 2005-sen. Ata po lozin me te ardhmen tone." Mbas ketyre fjaleve ai u zhduk perseri ne te njejten menyre sic u shfaq.
    Mbas dy vizitave ne vendin ku ndodhi ngjarja dhe mbas intervistimit qe i bera deshmitareve arrita ne konkuzion qe deklaratat e tyre ishin me shume se te ndershme. Madje ata ne menyre vullnetare u ofruan qe ti nenshtroheshin testit te makines se se vertetes (Lie Detector) por e gjykova te panevojshem. Nderkohe qe perpiqem te jem objektiv, sjam aspak cinik apo skeptik...hmmm thashe skeptik?? Gjate eksperiences sime kam arritur ne konkluzionin qe berja e shume pyetjeve, hartimi i disa linjave hetimi, perzjerja e fakteve dhe ngulmimi per te nxjerre nga deshmitaret dicka qe ata se kuptojne, ne vend qe te ndihmoje ne nxjerrjen e se vertetes mund te komplikoje gjerat dhe te japi efektin e kundertet dhe mund te shmangi objektin e hetimit nga ai reali.
    Ishte qellimi im kryesor qe te shpenzoja sa me shume kohe me familjen nga Maryland dhe dy miqte e tyre por ne pozicionin e vezhguesit. Nderkohe qe ekzistonte mundesia qe nje marinar i Eksperimentit te Filadelfias mund te kishte ngecur ne nje lloj boshlleku kohor, po ashtu kishte shume mundesi qe koha dhe vendi te ishte zgjedhur me kujdes nga drejtuesit e eksperimentit. Sido qe te ishte, une nuk mund te shtyja ciftin nga Maryland dhe miqt e tyre te dilnin ne konkluzione per dicka qe ata se kishin idene dhe nuk arrinin dot ta kuptonin. Pra bera te kunderten, i ftova ata te ishin sa me te lirshem dhe te shprehnin cdo lloj ndjesie emocionale apo mendim qe kishin dhe nderkohe nga ana ime u mundova te mbaja syte hapur sa me shume te ishte e mundur.
    Gjate dites se dyte te vizites sime ne shtepine e tyre vura re se disa furgona te permasave te ndryshe filluan te shfaqeshin perpara shtepise. Duke mos dashur qe ti trembja nuk i thashe gje familjes por ne fshehtesi bera disa foto te mjeteve. Nga fundi i te njejtes dite nje automjet akoma dhe me i madh u shfaq perpara shtepise dhe ajo qe me terhoqi vemendjen shume ishte emblema qe ndodhej ne anen e furgonit, NASA. Ju afrova dhe u perpoqa te komunikoja me ata qe mund te ndodheshin brenda por askush nuk u pergjigj. Bera disa foto dhe u largova per ne motelin ku rrija.
    Duke bluajtur ne mendje ate qe kishte ndodhur dhe gjithe informacionin e perftuar nga kjo histori dhe duke u gjendur ne nje lloj rrugice qorre, vendosa te flisja me nje mikun tim gazetar i cili ndonese nuk kishte ndonje interes ne Eksperimentin e Filadelfias, ne te shkuaren me kishte ndihmuar per disa hetime te mijat ne lidhje me UFO-t. Pa i thene asgje per rastin ne fjale, thjesht e informova qe dicka jo e zakonte kishte ndodhur ne Maryland dhe NASA ndodhej aty. Me pas te dy kujtuam kohen kur ne vitin 1980 mbas nje vale vezhgimesh te UFO-ve ne Fyffe (Alabama), furgonat e NASA-s u shfaqen ne vendin e ngjarjes. Arsyeja e pranise se NASA-s ne ate kohe u shpjegua gjoja per kerkime atmosferike dhe cdo lloj detaji tjeter u shmang.
    Miku im gazetar me mori ne telefon te nesermen duke me informuar qe disa perpjekje per te marr informacion te metejshem nga NASA-sa kishin rezultuar te pafrytshme. Askush skishte dijeni per ndonje ngjarje ne Maryland qe te kerkonte pranine e NASA-s. Ne te njejten kohe ai me pyeti per arsyen pse doja ta dija dhe pa i permendur shkrimin tim te pare, i tregova shkurtimisht ngjarjen me ciftin e pensionistave ne Maryland. Eksperimenti i Filadelfias nuk paraqiste asgje interesante per te keshtuqe mbasi e falenderova per ndihmen, u riktheva ne vendngjarje per te hetuar me tej pranine e furgonave te NASA-s. Por kur u ktheva nuk i gjeta me. Fakti qe ata kishin ikur nuk me habiti, ajo qe me habiti ishte cfare gjeta aty ne vend te furganve te NASA-s.
    Gjate kohes qe ndodhesha ne Maryland si rezultat i shkrimit tim te pare mora nje e-mail. Vinte nga nje njeri me emrin Jim i cili mbasi kishte pare videokasetat e pergatitura nga une mbi Eksperimentin e Filadelfias, kishte shkuar dhe kishte pare vete edhe bazen ne Montauk. Personi ne fjale jetonte ne Maryland dhe gjate vizitave te shpeshta ne shtepine e mamase se tij, kishte vene re pranine e nje aeroplani te cilit i mungonin shenjat dalluese. Megjithese Jim nuk e dinte, mamaja e tij jetonte afer me ciftin e pensionistave. Avioni kishte terhequr vemendjen e tij sepse dukej i ngjashem me avionet spiune te cilet fluturojne ne lartesi shume te ulta mbi bazen e Montauk. Ai e kishte pare te njejtin avion gjate ec e jakeve te tij prane bazes se Montauk dhe e kishte fotografuar, madje kishte fotografuar avionin edhe kur ndodhej ne shtepine e se emes. Por kur me tregoi fotot e ndryshme qe kishte bere une nuk arrita te dalloj ndonje ngjashmeri. Te dy avionet dukeshin si te tipit Beechcrafts qe perdoren nga segmente te ndryshme te Forcave Ushtarake dhe nga agjencite qeveritare te inteligjences. Jim me tha qe ai nuk i kishte pare kurre me pare keta avion por qe nga dita qe i vuri re, ata shfaqeshin rregullisht dy here ne dite. Ishte gjate ketyre diteve kur ai fotografoi avionet.
    Une vete i pashe avionet diten e katert dhe diten e fundit te udhetimit tim te dyte ne Maryland. Sapo dilja nga shtepia ne pronesi te ciftit te penisonisteve kur e pashe avionin te fluturonte pothuajse mbi shtepine. Koha ishte shume e shkurter qe te arrija te beja ndonje foto por isha i bindur qe e kisha degjuar zhurmen e motorit edhe me pare. Nuk kisha krijuar ndonje lidhje me rastin ne fjale duke menduar qe mund te ishte ndonje avion i zakonshmem qe mund te ulej dhe te ngrihej nga ndonje aeroport ne vogel ne afersi te zones.
    Me duhet te ndaloj ketu me artikullin tim por kam shume per te thene. Arsyen do ta kuptoni mbasi te lexoni artikullin e ardhshem dhe komentet e mija per kete hetim.


    Kaq jane botuar nga autori. Jam ne pritje te materialeve te tjera. (Darius)

  6. #26
    Nga Bill Knell ende nuk eshte botuar vazhdimi i materialit te nisur dhe temen e kisha lene pezull vetem per kete arsye.
    Rastesisht gjeta njeren nga lekturat e mbajtura nga Al Bielek qe sic e kam permendur me siper eshte njeriu kyc ne eksperimentin e Filadelfias dhe eshte nga te vetmit qe ka deklaruar per vertetesine e saj si dhe zbulimet qe jane bere.
    Al Bielek eshte nje personazh shume kontroversial dhe eshte bere objekt sulmi nga media dhe shkenctare te ndryshem ne lidhje me deklaratat e tija qe shpesh tingellojne te pabesueshme, te pakten sipas standarteve te shkeces se sotme.
    Materiali qe do vijoje ne shkrimin me poshte eshte njera nga lekturat e tij mbajtur ne Las Vegas ne dhjetor te vitit 1990. Do mundohem te bej nje paraqitje sa me korrekte te materialit ndonese eshte shume i veshtire sepse lidhet kryesisht me fiziken, teorine kuantike, ate te relativitetit si dhe teori te reja te cilat jane pjese e nje gjuhe shume specifike dhe qe ta njohesh duhet te pakten te kesh njohuri te mjaftueshme ne njeren nga subjektet qe permenda me siper.
    Eshte nje lekture qe duhet lexuar me shume vemendje dhe sidomos eshte nje materiall qe do te ishte i pamundur te kuptohej nese nuk lexohet tema qe nga fillimi.
    Materialin po e punoj dhe do e paraqes ne pjese sa me shpejt te mundem.

  7. #27
    PROJEKTI PHILADELPHIA


    Zoti Bielek ka thene se ai dhe Preston (Nichols) ishin dy marinaret qe operonin disa aparatura speciale ne bordin e Eldridge, anija e Marines Amerikane e cila u be e padukshme ne vitin 1943 ne te shume njohurin Eksperimenti i Filadelfias. Ai deklaron se filmi “Eksperimenti i Filadelfias” ne thelb eshte i sakte pervec faktit kur ai dhe i vellai u hodhen nga anija gjate kohes qe ndodhej ne hyperspace, ata nuk zbriten ne te ardhem ne shkretetiren e Nevadas por ne bazen sekrete te Montauk, NY ne vitin 1984. Bielek deklaron se qeveria tentoi perseritjen e eksperimentit 41 vjet me pas ne te njejten date dhe ore duke hapur nje vrime ne kohe midis dy epokave. Nese kjo vrime nuk do ishte mbyllur atehere bota mund te ishte shkaterruar.

    Zoti Bielek deklaron se i vellai vendosi te qendronte ne te ardhmen ndersa ai vete ra dakort qe te shkonte mbrapsht ne vitin 1943 per te mbyllur vrimen duke shkaterruar pajisjet ne bordin e Eldridge. Ai e kreu kete mision dhe vrimat u mbyllen. Bielek thote se ne vitin 1984 ne Montauk nepermjet kontaktit me alienet ata kishin nje tunel kohe qe ekzistonte aty. Po ashtu ai deklaron se gjate kohes se eksperimentin, nje ufo e cila po vezhgonte ecurine e eksperimentin ne vitin 1943 u kap nga vrima ose nga vorbulla e energjise dhe po ashtu dhe ajo u transportua ne kohe ne te ardhmen.

    Mbas eksperiences se tij ne Eldridge, Bielek deklaron se ka punuar me njerez te perfshire ne zhvillimin e bombes atomike por kundershtoi te jepte detaje mbi qellimin e perdorimit te saj nga qeveria. Ai shprehet se qeveria e shikonte ate si nje pengese serioze dhe do e kishin vrare prej kohesh po te mos ishte per faktin qe struktura e tij molekulare ishte e lidhur me dy vrimat ne kohe ne vitin 1943 dhe vitin 1984. Si rezultat i kesaj ata besonin se duke vrare Al Bielek do shkaktonin nje efekt shkeputes qe mund te rihapte vrimat e kohes. Per te eleminuar rrezikun prej tij, qeveria perdori teknologjine e marre nga alienet duke i kryer nje regres ne moshe dhe ne kohe dhe duke e kthyer ne nje femije te sapolindur ne vitin 1927 ku u shnderrua ne djalin e familjes Bielek.

    Por nderkohe, vazhdon Bielek, i vellai i cili qendroi ne te ardhmen u mrekullua nga tuneli i kohes ne Montauk. Ne nje fare menyre i vellai perseri u kap nga tuneli i kohes ne nje eksperiment tjeter dhe perseri ata u gjenden perpara te njejtes situate ku nese ai vdiste, vdekja e tij do shkaktonte rihapje te vrimave te kohes. Dhe perseri duke perdorur nje teknologjie te cuditshme te marre nga alienet, qeveria ishte ne gjendje te shkepuste matriksin shpirt nga i vellai dhe ta vendosnin ate ne trupin e djalit te trete te babait te tij. Ne kete menyre perseri Preston harroi se kush ishte ne te vertete ndonese ata edhe ne kete rast kishin te njejtin baba.

    Pjesa e fundit e informacionit e cila mu duk tej mase magjepse ne lekturen e zotit Bielek ishte diskutimi ne lidhje me udhetimin ne kohe dhe universet paralele. Ai deklaroi se duke perdorur pajisjet qe kishin shpikur, ata ishin ne gjendje te identifikonin te pakten kater Toka te tjera paralele (e ngjashme me programin televiziv te kanalit Fox te quajtur Rreshkitesit (Sliders) dhe ne njeren nga keto Toka paralele, Gjermania kishte fituar Luften e Dyte Boterore. Kjo ishte shume interesante sepse sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber fantastiko shkencor nga James Hogan qe ishte bazuar ne idene qe njerezit mund te udhetonin ne kohe dhe te shkonin ne te kaluaren duke nderhyre per te ndryshuar ngjarje kyce te historise boterore por kjo gje prodhonte nje rrjedhje kohore ose kronologji te re ose paralele me ate ekzistuese. Mesa duket kjo eshte menyra me te cilen Universi ruan rregullin dhe e mbron ate nga paradoksi duke gjeneruar realitet paralel ose kronologji alternative.

    Ajo qe dua te them me keto fjale eshte qe psh une vendos te shkoj mbrapa ne kohe dhe te vras gjyshin tim. Si eshte e mundur kjo gje? Nese gjyshi im vdes atehere une sdo te kisha lindur kurre dhe si rrjedhoje sdo kisha qene ne gjendje te shkoja mbrapa ne kohe dhe ta vrisja. Por mesa duket ajo qe ndodh eshte qe ne nje rast te tille, kronologjia ose rrjedhja e kohes te cilen e lashe mbrapa vazhdon ashtu sic eshte pa ndryshimin me te vogel pervec faktit qe une nuk ekzistoj me ne ate pasi duke gjeneruar kete rrjedhje te re kohe une vullnetarisht heq dore nga mundesia per tu rikthyer ne rrjedhjen time te kohes. Kur vrava gjyshin tim ne ate moment fillon nje rrjedhje e re kohore ose timeline dhe une duhet patjeter te rri ne kete timeline te alteruar.

    Kohet e fundit mora pjese ne nje mbremje ne Las Vegas ku ndodhej dhe Zoti Bielek i cili foli per disa subjekte te tjera shume interesante. Fillimisht ai deklaroi se te ashtuquajturit Alien “Gri” ekzistojne dhe prej tyre ne kemi marre disa teknologji dhe faktin tjeter qe ata kane nder mend ta bejne Token shtepine e tyre te ardhshme. Po ashtu ai deklaroi se Grite jane duke ndjekur urdherat e rraces se Gjarperinjve, rracen e Reptilianeve nga Orioni. Deklaroi se Orionsit e kane shume te veshtire jetesen ne Toke per shkak te mjedisit tone qe eshte aspak mikprites per ta dhe Grite jane duke i ndihmuar per te krijuar kushtet per Orionasit te cilet as me pak e as me shume kane skallveruar rracen e tyre. Bielek shtoi se jane bere shume beteja ne hapesire midis Konfederates se Planeteve dhe Grive e ET nga Orioni.

    Me pas ai foli rreth asaj qe ka ndodhur kur u perdor tuneli i kohes ne Montauk per te shkuar ne te ardhmen. Ai shprehet se per disa arsye te panjohura ata nuk ishin kurre ne gjendje qe te penetronin vitet 2011-2013. Po ashtu Bielek deklaron se teknologjia eshte kaq e persosur sa mund tju hedhi ne kohe, ne nje periudhe tjeter kohore dhe tju ktheje mbrapsht kaq shpejte sa do dukej sikur koha skishte kaluar fare per ty ndonese ju mund te ishit bere me i moshuar per shkak te muajve ose viteve kohe qe do kishin kaluar kur gjendeshit ne kohen tjeter. Ai deklaroi se kjo ka ndodhur me te ne disa raste. Kohet e fundit, kur u be e mundur te kapercehej e ardhmja mbas vitit 2013 dukej sikur ne Toke nuk kishte me jete.

    Kjo pjese e informacionit te tij ne lidhje me faktin qe nuk ishin ne gjendje te hynin ne ate periudhe kohore 3 vjecare (2011-2013) mu duk shume interesante dhe u perqendrova shume aty. Me pas nje lloj frymezimi hyjnor me shtyu te shpjegoj arsyen pse kjo gje mund te jete e mundur. Me kujtohet te kem lexuar nje novel nga Asimov (Isak) ne lidhje me nje grup njerezish qe pretendohej se jetonin ne te ardhmen tone, puna e te cileve ishte te udhetonin ne kohe duke kryer ndryshime te vogla per te bere te mundur qe Toka te behej nje planet ose vendi me i mire per te jetuar. Ekzistonte nje grup ne nje te ardhme shume te larget te tyre qe kishte dijeni se cfare po benin ata dhe bllokuan totalisht aftesine e udhetuesve ne kohe qe te hynin ne kohe rrjedhjen e tyre. Shpjegimi im per deklaraten e zotit Bielek ne lidhje me vitin 2011-2013 eshte qe nese ne po perdorim nje aparature fizike per te udhetuar (sido qe te jete, udhetim ne nje distance ne kohen aktuale apo ne vete kohe) ne menyre qe te arrihet destinacioni i deshiruar, ai vend apo kohe duhet te jene ne nje harmoni vibracionale me vendin nga ku nisemi. Me fjale te tjera ligjet e fizikes, vibracioni i materies duhet te jene te bashkuara.
    Sidoqofte konkluzioni im eshte qe ne vitin 2011-2013 Toka do ndryshoje levizjen e saj vibracionale dhe do kaloje ne nje dimension te ri, gje qe e ben kete kohe te pasinkronueshme me kohen tone aktuale.

    Ndersa ndiqja kete teori zbulova se nje numer i madh profecish duket se percaktojne dicka shume domethenese qe do ndodhi ne kete periudhe kohore. Kam degjuar se Azteket dhe Majat kane profeci mbi dicka qe do ndodhi ne keto vite, nje transformim te dickaje. Po ashtu ne Piramiden e Madhe nese lexojme profecine ne nje mur te vecante afer dhomes se Mbretit ose te Mbretereshes ka disa referenca ne lidhje me vitin 2011. Po ashtu Majat kane thene se kalendari i tyre mbaron ne vitin 1987 dhe 26 vjet me pas ne vitin 2013. Numrat te cilat jane shumezim i 13, 26 ose 52 jane konsideruar numra te shenjte per Majat. (Ka nje fakt shume te cuditshem qe Kalendari i Majave perfundon ne 21 dhjetor 2012. Kalendari i cili eshte cilesuar si me i sakti deri me sot dhe qe ka paraprire kalendarin Gregorian qe perdorim ne me disa mijera vjet, perfundon pikerisht ne 21 dhjetor qe eshte dhe dita e solsticit dimeror. Ka shume teori por gjithe shkenctaret dhe studiuesit e kalendarit te Majave kane arritur ne nje perfundim te perbashket qe ne kete date, ndofta ne shkalle planetare do na duhet te perballemi me dicka qe mbetet nje enigme.-Darius).

    Pa llogaritur faktin qe informacioni i zotit Bielek eshte apo jo i vertete, ne jemi duke jetuar ne nje periudhe kohore te pabesueshme dhe duket sikur aktivitetet qe lidhen me Eksperimentin e Filadelfias, Montauk ose UFO do na cojne te gjithe ne ne nje nivel te ri kuptimi mbi funksionimin e Universit ne te cilin ndodhemi.


    vazhdon...

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga edspace
    Sipas autorit, qėniet e para jashtėtokėsore qenė paqėsore dhe nuk deshėn tė vrisnin njerėzit. Po qėniet e dyta interdimensionale qė janė barbare, pse nuk i pushtuan njerėzit? Pėrse duhet tė bėheshin kontrata me qeverinė amerikane kur ata mund tė zotėronin gjithēka me forcė (armė) dhe tė detyronin shkencėtarėt qė tė mbanin hapur "dritaren" teleportuese?
    Fort i nderuar Edspace,
    Me te drejte kerkon te dish pse nuk i pushtuan njerezit ku kane ate teknologji per ta bere, e kam bere edhe une kete pyetje vetes me pare dhe pergjigja eshte me se e kuptueshme. Ku ka me mire se sa ti nenshtrosh njerezit dhe ti skllaverosh me genjeshtra qofte edhe per nje afat kohor 30-50 vjecar dhe ti kesh te lidhur me zinxire qofte edhe prapa skenave duke arritur qellimin tend ashtu siē do ti. Ata jane duke bere ēfare te duan ketu, pse duhet te krijojne panik?
    Arma me e mire e djallit eshte fakti se ai e bind boten se ai nuk ekziston, dhe kshtu ai punon i qete.

    Pastaj me gjithe armet e tyre shkaterruese nuk besoj se ata duan te shkaterrojn planetin.
    me siguri ata mund ta hapin dritaren edhe pa ndihmen tone.
    Kam lexuar nje artikull mjaft interesant me fjale te vete zotit Bielek. do ta postoj sa me pare te jete e mundur

    Shkencėtarėt e kuptuan qė ishte hapur dritarja sepse u kthye mbrapsh ekuipazhi. Por si e kuptuan qė dritarja nuk ishte mbyllur? Si e kuptojnė qė kėta interdimensiolė vazhdojnė tė futen sot? Nqs ata janė futur qė nė vitet 70 si nuk kanė mundur tė kontrollojnė tokėn nė kėto 30 vjet?
    afer nje porte te tille besoj se ka fusha te fuqishme elektromagnetike ose te ndonje lloji tjeter prandaj nuk besoj se do ishte i veshtire te gjykoje nese ishte hapur apo jo, pas asaj qe ndodhi shkencetaret me siguri i kane harruar ligjet e Newtonit.

    Ata token e kane nen kontroll politik,ideologjik dhe financiar.
    Kot nuk quhet "Silent invasion" tipike per qenie inteligjente, vetem njerezit bejne hyxhyyyym edhe atje ku nuk ka nevoje.

  9. #29
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Shume mire qe po rikthehet kjo teme serish , jemi ne pritje Darius

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Pershendetje Darius, mund te them vetem qe je i MADH, vazhdo keshtu.
    Edhe une kam lexuar nje artikull me permbajtje pothuajse te njejte me kete por qe kishte nje detaj tjeter. Artikulli eshte nga Bob Drake i cili ka permbledhur disa perfundime te Brad Steiger duke pasur parasysh pohimet e Al Bielek.
    Po jap nje permbledhje te asaj qe lexova. Shpresoj te jete e vlefshme.

    Al Bielek pohon se kur anija u dematerializua me 1943 ajo hapi nje "vrime" ne Hyperspace "40 vjet te gjere".
    Ai vazhdon:

    "Kjo vrime lejoji nje kontogjent te madh alienesh te hynin ne continiumin tone hapsire-kohe. Ne fillim mendova se ishte nje efekt anesor i pazakonte ose nje produkt i eksperimentit. Tani e kuptoj qe ishte e gjitha e sajuar."
    "Jashtetokesore. I gjithe eksperimenti i Philadelphia ishte i sajuar nga nje grup alienesh qe u takua me presidentin Franklin Delano Roosevelt(FDR) ne 1934."
    Uau, ne te gjithe e dime qe ishte presidenti Harry S. Truman ngriti grupin sekret te njohur si MJ-12(Majestick 12) kurse tani po flasim rreth nje takimi me presidentin e U.S he alienet qe supozohet te kete ndodhur 30 vjet me pare.
    Traktati sekret i FDR me grupin alien "K-group".

    Bielek vazhdon: "Po, FDR u takua me alienet diku ne Paqesorin e mesem--besoj se ishte ne bordin e Pensylvania(anije).Ai nenshkroi nje marreveshje qe do te shkembente teknologji aliene per disa privilegje te caktuara mbi kete plane. Te ashtuquajturit "Gray" nuk morren pjese ne kete marreveshje ne veēanti.Marreveshja u nenshkrua me nje grup qe do ta etiketoj thjesht 'K-Group'. Keta aliene mund te ngaterrohen si njerez, megjithate lekura e tyre anon nga ngjyra gri e ēelet. Per kete ata shpesh zbardhin lekuren e tyre me te bardhe ne menyre e te kalojne midis nesh si njerez."
    Bielek reflektoi se FDR kishte qene "gjysem-psiqik"(aftesi telepatike etj) dhe mjaft i interesuar ne subjekte te boteve te tjera. Meqe ra fjala, gruaja e tij Eleanor dihej te kete kuriozuar ne keshillin e astrologeve. "Takimi midis FDR dhe alieneve u sajua nga Nikola Tesla, i cili kishte qene per vete ne kontakt me inteligjence aliene qe ne fund te viteve 1920 e deri ne fillim te viteve '30, qe atehere ai krijoji radiomarresin gjigand per RCA."

    Bielek komentoi ne faktin e ēuditshem qe megjithese gjeniu Tesla kishte komunikuar me qenie nga Pleiadat(yjesia), te cilet me sa dukej ishin teresisht njerezor, nga i njejta rrace origjinale nga vjen edhe homo sapiens, takimi i fiksuar per FDR ishte me grupin Pleiadian ne fillim, dhe me vone me "K-Group", nje specie "pothuajse" njerezore.
    Pothuajse menjehere mbasi presidenti i U.S firmosi traktatin e mosnderhyrjes se ndersjellte, shkenca jone gezoi nje pershpejtim mbreselenes ne teori dhe praktike gati ne te gjitha nivelet e aplikimeve materiale.
    "Nje test pjeserisht i suksesshem u be nga grupi i kerkimeve ne Institutin per Studime te Avancuara ne Princeton qe ne 1936," Bielek thote. "Instrumentacioni dukej se ishte vendosur me saktesi, por une nuk mendoj qe alienet ishin shume te shqetesuar ne kete pike. Kishte ende mjaft kerkim per tu bere."

    "E shikoni, ata kane qene duke bere nje studim te kujdesshem mbi ciklet bioritmike te Tokes per dekada, ne mos shekuj--diēka qe shkenca jone nuk e keshte idene deri rreth viteve 1985-'86. Ata donin qe eksperimenti te ndodhte saktesisht atehere kur ndodhi, ne Gusht 1943 keshtu qe ata mund te ēanin ate vrime te madhe ne Hyperspace."
    Si nje koincidence e ēuditeshme--nese ishte koinēidence-- nje UFO ra ne gjermani me 1936. "Meqe objekti ishte pak a shume i pademtuar," Bielek tha, "artifakti stimuloi mjaft shkencen Naziste.Ne e dime qe ata kane replikuar mjaft nga bazat e anijeve-hapesinore dhe funksionet e saj ne 1944. Fatmiresisht,per armiqte e Rajhut te Trete, shkencetaret Naziste nuk qene kurre te afte te zgjidhnin problemin e mekanizmit baze te pilotimit te UFO-s. Plane per mjete te tilla te rrumbullaketa u gjeten nga Aleatet kur ata pushtuan gjermanine dhe rrethuan Peenumunde, nje nga bazat me te rendesishme te raketave per Nazistet."

    Sipas Bielek, thelbi ne eksperimentin e Filadelfias eshte se ishte gjithēka nje sajese e humanoideve te "K-Group" per te krijuar nje hape per jashtetokesoret qe te kene hyrje te lehte ne Toke.
    Marina e U.S, shkencetaret e shumte te mbledhur, zyrtaret e qeverise per fshehtesine e eksperimentit sekret ishin te gjithe duke punuar nen supozime fallco kur ata besonin perpjekjet per te bere te padukshem anijet ushtarake te U.S.
    "Po," Bielek perserit pohimin e tij, "ne po punonim per te arritur padukshmerine, por alienet midis nesh kishin nje plan me te madh e vete-sherbyes ne mendje-- te hapnin nje vrime 40-vjeēare ne Hyperspace."
    Mbas perpjekeve te fundit te tmerrshme kur jetet e kaq shume njerezve te marines humben, Eksperimenti i Filadelfias u mbyll zyrtarisht.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •