Kanalet televizive te Italise japin shpesh ngjarje te cuditshme qe kane lidhje me fenomene paranormale. Nje emision i tille titullohej Deshmitaret e jetes se pertejme. Ishin 7 te tille te ftuar dhe do te deshmonin ndodhite e tyre. Te shtate kishin perjetuar vdekjen klinike dhe benin nje pershkrim thuajse te ngjashem ne lidhje me imazhet e "botes tjeter". Njera prej tyre, ishte psikologe dhe ishte aksidentuar rende. Ajo sjegon: Pas perplasjes me makine, isha ne kllapi te plote dhe pasi me shoqeruan ne spital, ne sallen e nderhyrjeve kirurgjikale, kam ndjere nje dyzim te qenies time. Ishin si te thuash dy qenie perballe njera-tjetres. Njera e rende dhe e shtrire, dhe tjetra pupel dhe ne ajer. Te dyja me perkisnin mua. Shikoja gjithshka dhe nuk ndjeja dhimbje, ndonse isha mbytur ne gjak. Nga te dyja imazhet, me koshient ishte ai qe qendronte pezull. Ne nje moment te caktuar dicka filloi te me terhiqte dhe pas nje tuneli te erret, me ftonte nje drite e forte pas se ciles rendja. Pastaj kam pare imazhe te cuditshme dhe kam biseduar me te afermit qe me kishin vdekur prej kohesh. Pas ketyre u ktheva perseri ku isha dhe pasi ky imazh u fut ne trupin fizik, kam ndjere dhimbje te plageve. Gjate kesaj kohe kam qene plotesisht pa jete.
Keshtu deshmonin edhe deshmitaret e tjere. Te bente pershtypje fakti qe keto ngjarje interpretoheshin me shume emocion.
Krijoni Kontakt