Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 42
  1. #21
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Thompsoni dhe kucedra

    Vraponi, o burra,
    Me armė, me topa, me kordh' e me shpata,
    Se dolli kuēedra e errėt nga nata,
    Se ngriti bajrakun e lyer me gjak
    Dhe sulet prej Shjakut nė Durrės me-vrap.

    Kuēedr'e Turqisė,
    Hyen'e urisė,
    E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari
    Do gjak tė thėthinjė dhe vjen te Shqiptari,
    Si gjarpėr zvarniset, i sillet pėrqark,
    Me dinin nė gojė, me helmin nė bark.

    Kuēedrėn e vrarė
    E hasi mė parė
    Thomsoni nė Vlorė, kur vinte prej detit
    Me katėrqint krahė, lubi' e Dovletit;
    E zuri pėr gryke, e shtriu pėrdhe
    Nga thonjt' i rrėmbeu tė mjerin Atdhe.

    Pastaj pėr sė dyti
    Nė Durrės e mbyti
    Dhe kokėn ia shtypi me top nga Kalaja,
    Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja,
    Nga forca nė pluhėr, nga bregu nė det,
    Me grusht prej rrufeje, qė ngrin e qė tret.

    Kuēedra e thyer,
    Nė turp e pėrlyer
    Pėrmblidhet e kthehet nga toka nė Durrės
    Dhe ngrihet m'e fortė, nė Gjol, afėr Urės.
    Shqiptar'i verbuar vėrsulet nė det,
    Shkel Flamur dhe Nėnė dhe vllezėr po vret.

    "Dy herė tė theva,
    Tė shtriva, tė ndeva,
    Po prapė u-ngjalle dhe prapė u-ngrite,
    Prit-mė, the, prit-mė!" Dhe prap' iu-vėrvite,
    Dhe hovin kuēedrės ia preve, po re,
    Kalorės i huaj, qė vdiqe pėr ne!

    Nga Ura, nga Ura
    Po ikni, o burra?
    Ju ikni, po hij' e Kalorėsit s'ikėn!
    Kuēedrės tėrbuar ajo i fut frikėn,
    Se urėn e ruan, se Urė'n e mpron
    Stihia - Shqiponjė, me qip e me thonj.

    Te ura, te Ura,
    Vajtoni, o burra,
    Thomsonin e ngratė qė ju vet' e vratė,
    Qė pas nuk i ratė, po vetėm e latė,
    Kur shkonte kaluar tė vdesė pėr ne,
    Pėr ju, tė mallkuar, qė s'doni Atdhe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 23:21
    Ezekiel 25-17.

  2. #22
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    SHEN PJETRI NE MANGALL

    Fryn' e ēfryn veriu,
    Ngrin, mėrdhin i ziu
    Dhe mangallit i afrohet
    Qė tė ngrohet.

    Krishtin brėnda e gjykojnė
    Dhe pas ligjės e dėnojnė,
    E goditin dhe e shtyjnė,
    E pėshtyjnė.

    S'del askush qė t'a shpėtonjė,
    Roma do t'a kryqėsonjė,
    Triumfon Legaliteti
    Dhe Laneti.

    Kur e rrahin dhe e tallin
    Pjetri ngulet mbi mangallin;
    Kur e pa, u-koll kėndezi
    Nga qymezi.

    Dhe njė shėrbėtore i tha:
    "Je dhe ti njė nga ata!"
    Po Shėn Pjetri proteston,
    E mohon.

    Kruspull mbi mangallin mblidhet,
    Po djek dorėn dhe pėrdridhet;
    Se ē'kėndon bandill kėndezi
    Nga qymezi:

    "S'ka e s'ka si heroizma,
    Edhe si idealizma,
    Po kur dimėr del behari
    S'ka si zjarri."

    -"Nga ata je!"- thot' ajo,
    E mohon Shėn Pjetri: -"Jo!
    As e njoh, as e kam parė,
    Moj e marrė!"

    Kruspull mbi mangallin mblidhet,
    Po djek mjekrėn dhe pėrdridhet;
    Se ē'kėndon bandill kėndezi
    Nga qymezi:

    "Shkab' e shkėmb me poz' e fjalė,
    Se ē'na dolle shkrumb e galė,
    Nė je trim kėtu tregoje,
    Shko shpėtoje."

    Thot'ajo: -"Je, mos gėnje!"
    Pjetri e mohon me be:
    -"Jo, pėr Zotin, moj aman,
    S'jam e s'jam."

    Kruspull mbi mangallin mblidhet,
    Po djek gjuhėn dhe pėrdridhet;
    Se ē'kėndon bandill kėndezi
    Nga qymezi:

    -"Simon Pjetėr, Bar Jona,
    Kėshtu ndahet kjo dynja:
    Kryqi andej, kėtej buxhaku
    Dhe allēaku.

    Se ē' e dogje, se ē' e fike,
    Gjel me gjėmb' e kėng' armike.
    Dhe ndėrgjegjen se ē' ia ēpove,
    Se ē'ia zgjove.

    Se ē'vajton Shėn Pjetri hidhur,
    Lesh-lėshuar, duar-lidhur,
    Tri her' e mohoj pa gdhirė,
    Faqe-nxirė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 23:22
    Ezekiel 25-17.

  3. #23
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Kryqezimi

    Po troket ēekani
    Po kėrcet mejdani,
    Dor' e kėmb' i ēpon,
    Krishtin kryqėson.


    Me tėrbim goditin
    Me gjėmim e ngjitin
    Turma ulėrin
    Nėna blegėrin.


    Ēdo peronė plagė
    Pėrvėlon si flagė
    Ēurka gjak buron
    Fryhet dhe pikon.


    Kryqet ngulen, shtisen,
    Tallen, qesėndisen;
    Sipėr Kryqe tre,
    Tri Mari pėr-dhe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 23:22
    Ezekiel 25-17.

  4. #24
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Kėnga e Salep Sulltanit

    Njė mexhlis tė math na ēeli
    Pandeli Jano Vangjeli
    Me Sulltan-llokum na veli
    Si kofini pas tė vjeli.


    Fyt' i Floqit po pėllet
    Top' i Krosit po kėrcet:
    Ē'ėshtė ky sheqer-kėsmet?
    Hallvaxhin' e pamė mbret!


    Dhe rakia vete-vjen
    Xhafer Ypi na mbėrthen
    Dhe pėr lot na mallėngjen
    Rreth konopit me legjen.


    Koēo Kotta, mjek hanxhari,
    Nis njė valle palikari,
    Se me njė ferman kusari
    Sadrazem u-bė firari.


    Dhe Feridi faqe ndron,
    Die shante, sot lėvdon
    Fryn bulēit' e trumbeton,
    Qė Katrani zbardhėllon.

    Dhe sarhosh Iljas Vrioni
    Dehet, siē e do zakoni,
    Bėrtet: "Rroftė Napoloni!
    Kėshtu tha dhe Ksenofoni!"


    Se ē' u-ēporr xhumhurieti,
    Se ē'u-rahatos mileti,
    Se Sulltanin prap' e gjeti,
    Se, qė kur e humbi, s'fjeti!


    Ē'ka sepse i vjetri qe
    Madhėshtor sa njė deve
    Dhe ky s'bėn as pėr meze!
    Rroftė sa jep ylefe.


    Se ē' na u-gėzua xhani,
    Se ē'na preu Ramazani,
    Se ē' na piu Italjani,
    Rroftė pra Salep-Sulltani!


    Vjenė, 15 Tetor, 1928.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 23:23
    Ezekiel 25-17.

  5. #25
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Vajtim per bijen ( A Villequier)
    Victor Hugo
    perkthyer nga Fan Noli


    TANI qe shkova nga Parisi i veshtire
    Mermer, tavane, truall, megull nuk shoh,
    Tani jam nene lisa, nene deg’ i shtrire,
    Dhe bukuri’ e qjellit mendjen po m’a ngroh.

    Tani nga zia qe me cthuri si germadhe
    I zbet’i gjalle dal,
    Me hyn ne zemer paqja e natyres madhe
    Dhe qetesi me fal.

    Tani me valat det’i gjere me gostit,
    Me prek I qeti, madheshtori horizon;
    Tani te thellat te verteta po nxonit,
    Dhe lulet e lendines syri m’i gezon.

    Tani, o Perendi, po gjenj fuqine sterre
    Te shoh me syt’e zes
    Te shkretin gur nene te cilin vajz’e mjere
    Fle gjumin pa mengjes.

    Nga pamjet perendore mendja m’u-ndricua,
    Nga fushat, pyet, brigjet, lumi i kulluar,
    Shoh vogeline time dhe cudit’e tua,
    Mbleth mendjen, di qe je i math, i pambaruar.

    Ja ku te vinj, o Ate qe besonj, o Zot,
    Te sjell perunjesisht
    Zemren qe m’a ke mbushur me lavdi, dhe sot
    M’a theve ploterisht.

    Ja ku te vinj, o Zot, dhe proklamonj qe je
    I mir’i embl’i dhempshur, Perendi i Jetes,
    I vetemi qe di se c’ben edhe perse.
    Njeriu eshte kallm i shembur i kenetes.

    Te thom qe varri, kur te vdekurit mbulon,
    Porten e qjellit hap,
    Qe jeta jone tatepjete kur mbaron
    Perpjete nis me vrap.

    Je i pasosur, absollut, dhe i vertete
    Ti vetem, At’i larte, e pranonj mi gju;
    Pranonj qe esht e mire, esht e drejte
    Qe zemra m’u-pergjak, se Zoti e deshi ashtu.

    Me s’kundreshtonj per asnje gje qe po me ther,
    Se ashtu deshe ti;
    Shpirti nga zi ne zi, edhe nga vrer ne vrer
    Shkon ne perjetesi.

    S’po shohim kurr’ asgje pervecse nga nje ane,
    Tjatr’ane mbytet ne mister e ne furtune;
    Njeriu vuan nen zgjedh’ e s’e di shkakne,
    Cdo gje i fluturon, asgje s’i hyn ne pune.

    O Zot, perhere na rethon me shkretetine,
    Me pranga dhe me fre;
    S’ke dashur kurre te na japesh shigurine
    Dhe gazin permi dhe.

    Sa shohim nje te mire, fati na e tret,
    S’na dhe asgje ne jeten rot’edhe rodhan
    Qe te qendronje dhe te thomi, mor aman:
    Kam nje shtepi, nje are, dhe nje dashuri.

    Cdo gje e shoim per nje cast te kufizuar
    Dhe mplakemi pa shtek;
    Keshtu na qenka, ashtu ka per te vazhduar.
    Pranonj edhe s’e prek.

    Kjo bote, o Zot, kjo harmoni e pandryshuar
    Perbehet me vajtime edhe me kremtime;
    Berthama jemi ne tufan te pambaruar,
    Te miret hipin, dhe te liqte zhyten ne mundime.

    E di, o Zot, ke pune shume, dhe s’ke nge
    Per ne te behesh vrer;
    Per nenen vdekj’e fshnjes djek si nje rufe,
    Po ty s’te ben qeder.

    E di qe pema bie kur i fryn nje ere,
    Zogut i bie penda, lulja shkunt aromen;
    Kriesa eshte rot’e madhe si potere,
    Dhe sillet rotull dyke shtypur udhes llomen.

    Se ditet, muajt, valat, syte qe vajtojne
    Kalojne pa pushim,
    Se bari do te mbinje fosnjat do te shkojne,
    E di, o Zot im.

    Ne qjellin tent persiper reve te veshtira,
    Ne kaltesiren e patundur madheshtore
    Po mbrun e po gatit kush e di c’miresira
    Ku hyn si pjes’e duhur dhembja njerezore.

    Per pllanet e panumerta qe po permban
    Te duhet pa dyshim
    Te mbytesh bukurit’e dheut ne tufan,
    Ne zi, dhe ne mjerim.

    Kanunet qe hartojne fatin njerzor
    Nuke tronditen, nuke zbuten asnje here,
    Se s’munt, o Zot, t’a cthuresh rendin boteror
    I shtyre nga meshira per njerin’e mjere.

    O Zot I math, te lutem hith nje sy mi mua
    Sheroj-e shpirtin tim;
    I embel, i perunjur posi foshnj'e e grua
    Te vinj me adhurim.

    Kujto, o Zot, qe kam punuar qe ne krye,
    Qe jam perpjekur, jam mejtuar, kam leftuar,
    Natyren kam shpjeguar plot me aresye
    Cdo gje me kthjellesine tende e kam ndricuar.

    Detyren time e mbarova beserisht
    Perballa zemerim,
    Pra nuke prisnja me te drejt'e natyrisht
    Nga ty kete cperblim.

    Nuk e pareshikonja kurre qe dhe ti
    Me krahun tent te me goditnje munt mi koke
    Dhe mua qe kam patur rralle prokopi
    Te m'a varrosnje bijen kaqe shpejt ne toke.

    Me zemren te plagosur kaqe rend' u-drodha
    Te nema me furi
    Si fosnje, edhe kunder teje nofta hodha
    Nje gur ne det te zi.

    Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,
    Se syri qe po qan verbohet n'erresire,
    Se ne budrum ku eshte hedhur nuke cquan,
    S'te sheh, e s'te perfill, e s'te kerkon meshire.

    Njeriu qe fundoset thelle ne gremine
    Ne pis' e ne katran,
    Nuk esht' e mundur te gezonje qetesine
    Te yjve ne mejdan.

    Sot une, qe si nene isha dobesuar,
    Ne kembe te perunjem nene qjell te lire,
    Nga hidherimi i eger ndjenj qe jam ndricuar
    Dyke shikuar gjithesine ca me mire.

    O Zot, e di qe jam i cmendur pa kufi
    Kur murmurit e shanj;
    Pra hesht, s'mallkonj, e s'akuzonj, po nem liri
    Te cirem e te qanj.

    Me ler me kuj' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
    Posa njerin' e bere per litar dhe hu;
    Mi kete gur te ftohte ler-me te permbysem
    Dhe te pyes: Moj bije, a e di qe jam ketu?

    Me ler t'i unjem mbremane mi varr t'i flas
    Kur bota reth pushon,
    Se nofta engjelli ne qjell, kur te bertas,
    Cel syt' e me degjon.

    Ajme, per khen e kaluar kam zili;
    Tani asgje ne bote ngushullim s'me sjell;
    Perhere ate cast me sy e shoh tani
    Kur hapi krahet edhe fluturoj ne qjell.

    Nuk e harronj gjer sa te vdes castin e zi;
    C'te qava, o cast, me kot!
    Bertita: O Zot, qeparthi e kisha, dhe tani
    S'e kam! dhe qanj me lot.

    Zot, mos u-zemero qe sillem si i eger;
    Kjo plage pikon gjak, dhe s'ka asnje sherim;
    Sa vete helmi ashperohet ca me teper;
    Jam i perunjur, po s'kam me aspak durim.

    Zot, mos u-zemero, faqen m'a dhe per hall,
    Syrin m'a dhe per lot,
    Po force dhe takat s'me dhe qe t'i perball
    Zullmet bot e bot.

    Shiko, femijet po na duhen pa dyshim,
    O Zot; se fati na permbyti n'erresire,
    Na thuri me andralla, helm e hidherim,
    Po nje mengjes na zbarth me hir edhe meshire.

    Nje foshnje lint, nje kok'e dashur dhe e shtrenjte,
    E vogel, gas perhap,
    E bukur sa beson qe dor'e saj e shenjte
    Porten e qjellit hap.

    E pashe lulen qe lmzot ne kopsht me mbolli,
    U-rrit me hir, me embelsi, dhe kthjellesi,
    E dashura nga nata ne mengjes na solli,
    Na ndriti si nje diell zemer dhe shtepi.

    Vazhdoj me vjete si i vetemi gezim
    Qe munda t'enderronj;
    Tani, o Zot i math, kuptom se c'hidherim
    Po ndjenj qe s'e shikonj.

  6. #26

    Fan Noli

    Fan Noli

    Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, ėshtė lidhur me gjithė kulturėn e re shqiptare tė shekullit tonė. Pėr fat tė keq si shume artistė tė mėdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis kėtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetėm pėr Shqipėrinė, shpirti i tij krijoi gjėra madhėshtore qė e lartėsuan dinjitetin e shqiptarit, kurse nė veprimtarinė energjike tė pėrditshme iu pėrkushtua pavarėsisė e tėrėsisė tokėsore tė atdheut dhe sidomos demokratizimit tė jetės shqiptare.

    Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, njė fshat shqiptar nė Traki, afėr Adrianopojės, si dhe disa fshatra tė tjera afėr tij ishin pėr Nolin nga mėnyra e jetesės, zakonet e temperamenti, si njė copėz e shkėputur nga Shqipėria. Aty shpirti i tij thithi tė pastėr botėn shqiptare, kulturėn e gjerė popullore, mori informacionin e parė pėr historinė e Shqipėrisė e jetėn e kryetrimit Skėnderbe. Pasi kreu nė greqisht shkollėn fillore dhe gjimnazin, nė vitin 1900, nė moshėn 18 vjeēare, ai u largua nga vendlindja pėr tė mos u kthyer dot mė dhe shkoi nė Athinė.
    Nė gjimnazin grek ai ishte njohur me letėrsinė antike greke, me letėsinė evropiane e sidomos me veprėn e Shekspiri.
    Kjo gjė i kishte ngjallur atij dėshirėn pėr ta zgjeruar kulturen e vet, dėshirė qė mbeti e zjarrtė nė shpirtin e tij deri sa vdiq. Kėshtu ky djalosh i ri , me interesa tė gjera, shėndetlig, por i guximshėm e me njė intuitė tė zhvilluar, i hyri rrugės sė studimeve, qė pėr tė ishte mjaft e vėshtirė, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikėrisht prej kėsaj mungese ai shpejt i ndėrpreu ato, tė cilat do tė mund t'i vazhdonte shumė mė vonė, nė njė moshė tė madhe. (Vetėm me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse mė pas nė moshėn 55-vjeēare, mbaroi konservatorin, dhe nė moshėn 63-vjeēare mori doktoratėn e filozofisė pėr histori). Pėr tė siguruar jetesėn hyri nė njė shoqėri tramvajesh e me pas si sufler nė njė teater. Herė-herė luante edhe ndonjė rol tė vogėl , por puna nė teater nuk i vleu mė tepėr, sepse e nxiti tė shkruante dramėn "Zgjimi", nė greqisht, (e cila u ndalua tė shfaqej sepse aludonte pėr lėvizjen shqiptare pėr liri), dhe me vonė dramėn nė shqip "Izraelitė e filistinė". Mė 1903 shkoi nė Egjipt ku punoi pėr dy vjet si mėsues. Gjatė kėsaj kohe ai u njoh me patriotė tė shquar tė kolonisė shqiptare tė Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, tė cilėt luajtėn njė rol tė rėndėsishėm pėr drejtimin qė do tė merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhėn atė me lėvizjen patriotike shqiptare edhe ai po nė kėtė kohė pėrktheu nė greqisht veprėn e Sami Frashėrit "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet". Mė 1906 Noli u dėrgua nė Amerikė nga patriotėt e kolonisė sė Egjiptit pėr organizimin e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve tė atjeshėm. Brenda njė kohe tė shkurtėr Noli krijoi shoqėrinė "Besa-besė", qė mė pas u shkri nė federatėn "Vatra"si dhe gazetėn "Dielli". Nė Amerikė ai u detyrua tė bėjė njė punė tė rėndė qė tė siguronte jetesėn.
    Nga gjithė veprimtaritė e kėsaj periudhe tė jetės politike tė Nolit, mė e rėndėsishmja ėshtė shkėputja e kishės ortodokse shqiptare dhe lufta kundėr propagandės shoviniste greke. Pėr kėtė qėllimin mė 1908 ai u dorėzua prift dhe duke vazhduar traditėn e nisur nga Kristoforidhi pėrktheu shumė libra tė ndryshėm tė kishės nė gjuhėn shqipe.

    Kur u shpall Pavarėsia, Noli pėrshėndeti qeverinė e Ismail Qemalit, ndėrkohė qė kishte bėrė edhe njė udhėtim nėpėr Evropė pėr tė mbrojtur ēėshtjen shqiptare. Periudha mė e rėndėsishme e aktivitetit tė tij nė tė gjitha fushat ėshtė dekada 1920-1930. Mė 1920 ai, sė bashku me patriotė tė tjerė, u pėrpoq dhe arriti tė sigurojė pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve. Mė 1921 ai botoi edhe veprėn e rėndėsishme "Historia e Skėnderbeut".
    Gjatė viteve `20-24, nė krye tė opozitės demokratike, Noli zhvilloi njė luftė tė ashpėr nė Parlament dhe jashtė tij kundėr gjithė forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zerin pėr vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformės agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rustemit nė Vlorė shėnoi fillimin e Revolucionit Demokratik nė Shqipėri.
    Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisė sė re, qė doli prej tij, qė ishte qeveria me pėrparimtare nė Ballkan. Ajo shpalli njė program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojė. Revolucioni Demokratik nė Shqipėri u gjend menjėherė i rrethuar nga qėndrimi armiqsor i Fuqive tė Mėdha, monarkive dhe qeverive evropiane tė shteve ballkanike. Nolit iu desh tė bėnte njė pėrpjekje tė jashtėzakonshme qė qeveria shqiptare tė njihej. Por ndėrkohe gjithė forcat reaksionare tė vendit, tė kryesuara nga A.Zogu dhe tė ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarė biellogardistė arritėn ta rrėzojnė qeverinė demokratike, e cila duke mos patur kohė tė realizojė reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkėputur nga populli. Noli u detyrua tė mėrgojė jashtė vendit nė Austri dhe u dėnua me vdekje nė mungesė. Gjithė demokratėt revolucionarė nė mėrgim themeluan nė Vjenė Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Nė organin "Liria Kombėtare"
    Tė kėtij Komiteti qė dilte nė Gjenevė, Noli botoi shumė artikuj qė demaskonin Zogun dhe armiqtė e Shqipėrisė, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitė e tij mė tė mira. Noli u end nėpėr Evropė plot tetė vjet, duke mos pushuar sė punuari pėr Shqipėrinė, me shpresė se do tė vinte njė ditė qė ai tė kthehej pėrsėri. Por mė 1932, kur Zogu arriti tė forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresėn dhe u largua pėr nė Amerikė pėr tė mos e parė mė kurrė atdheun. Mė mirė se gjithēka, gjendjen e rėndė shpirtėrore tė tij nė kėtė kohė e shpreh poezia "Moisiu nė mal".
    Noli
    Kryeprofetit dita i ngryset
    Dhe shpirtkėputur pėrdhe pėrmbyset
    Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė
    I lyp mėshirė.

    Pse kaqė gjatė, Zot, m'arratise,
    Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise,
    Pse shpresėn dyzetvjet ma ushqeve,
    Dhe sot ma preve?

    Pėrveē veprimtarisė shumė tė rėndėsishme politike, poetike e publiēistike, gjatė kėtij dhjetėvjeēari Noli pėrktheu tragjeditė e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Nė gjithė kėtė veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjėlia ishte shtresa e vetme qė ai vlerėsonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa qė ai urreu pėr vdekje, klasa pėr tė cilėn ai s'pati kurrė ndonjė iluzion. Megjithatė si politikan e udhėheqės shteti ai humbi nė ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrė tė pėrdorej dhuna.
    Pasi u vendos nė ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime tė ndryshme, siē ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive tė kishės shqiptare nė Amerikė, e cila shėrbente si qendėr e lidhjes sė kolonisė shqiptare. Fan Noli mbeti deri nė fund tė jetės sė tij njė demokrat i shquar.
    Ky vigan i demokracisė e i kulturės shqiptare, te i cili vepron me tė njėjtėn forcė intuita e artistit shkencėtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh qė shkriu gjithēka pėr Shqipėrinė, pėr fat tė keq vdiq larg saj mė 13 mars 1965 nė ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.

  7. #27
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    SHĖNIME BIOGRAFIKE



    6 janar 1882
    Lindi nė fshatin shqiptar tė Ibrik-Tepesė (Qytezė) nė Turqinė evropiane.

    Viti i hyrjes nė gjimnazin grek tė Edernesė. Nė vjeshtėn e vitit 1900 mbaron gjimnazin.

    1900
    Largohet pėr fare nga vėndlindja. Nė Athinė nuk arrin tė vazhdojė studimet e larta dhe pėr tė jetuar detyrohet tė punojė si karrocier trolejbuzi, kopist, sufler dhe aktor.

    Mars 1903
    Fillon si mėsues nė shkollėn fillore greke tė Shibin-el-Komit (Egjipt) ku njihet me Spiro Dinen, i cili e ve nė kontakt me Lėvizjen Kombėtare Shqiptare pėr ēlirim nga zgjedha osmane.

    Korrik-gusht 1904
    Boton skicat e para letrare nė revistėn demokratike greke "Numas" me emrin Theofan Mavromati.

    Shtator 1905
    Bashkėpunon me gazetėn "Drita" tė Shahin Kolonjės, ku boton artikuj me tė cilėt u pėrgjigjet sulmeve tė shtypit shovenist grek.

    Prill 1906
    Me propozimin e Thanas Tashkos e Jani Vruhos shkon tė organizojė ngritjen e shoqėrive atdhetare nė SHBA.

    31 maj
    Shkon nė Bufalo, qendėr e shoqėrisė "Mall“ i mėmėdheut". Pėr ca kohė punon nė njė sharrė.

    Korrik
    Fillon punė si redaktor i gazetės "Kombi" ku punon deri nė maj tė vitit 1907. Nė "Kombi", gazetė e parė shqiptare nė SHBA, boton artikuj ku ngre probleme tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare dhe para sė gjithash ēėshtjen e bashkimit tė tė gjitha forcave atdhetare pėrballė rreziqeve qė i kanoseshin kombit.

    1907
    Boton dramėn nė tri akte "Israilitė dhe filistinė"


    6 janar
    Themelon nė Boston shoqerinė atdhetare "Besa-Besėn".


    9 shkurt 1908
    Merr pėrsipėr misionin pėr themelimin e Kishės Shqiptare ortodokse nė SHBA.

    22 mars
    Themelon Kishėn ortodokse Shqiptare.

    Dhjetor
    Nis botimin e librave me karakter fetar, si "Shėrbesat e javės sė madhe" (Boston, 1908), "Libra e shėrbesave tė shenjta" (Bruksel,1909) , "Libra e tė kremteve tė mėdha" (Bruksel, 1911)

    15 shkurt 1909
    Boton numrin e parė tė gazetės "Dielli" qė e nxirrte shoqėria "Besa-Besėn"

    10 gusht
    Viziton nė disa vende tė Evropės kolonitė shqiptare tė Kishinievit e tė Odesės, tė Bukureshtit e tė Brailės, si dhe tė Sofjes dhe mban meshė nė gjuhėn shqipe.

    31 mars 1912
    Me punėn e pandėrprerė tė Nolit themelohet nė Boston Federata Panshqiptare "Vatra" qė luajti njė rol tė shquar pėr mbrojtjen e interesave e tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Qershor
    Mbaron Universitetin e Harvardit.

    Nėntor
    Duke parė rrezikun qė i kėrcėnohej Shqipėrisė nga vazhdimi i Luftės Ballkanike, "Vatra" e nis me mision Nolin nė Evropė.

    Pranvėre 1913
    Zhvillon njė veprimtari tė dėndur politike nė Londėr pėr njė Shqipėri tė pavarur brenda kufijve tė saj etnike. I dėrgon memorandume Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Anglisė pėr kėtė ēėshtje e boton disa artikuj nė shtypin londinez.

    2 mars
    Noli shfrytėzon tribunėn e Kongresit tė Triestes * kundėr copėtimit tė Shqipėrisė nga ana e Fuqive tė Mėdha tė mbledhura nė aeropagun e Londrės.

    Korrik
    Viziton pėr herė tė parė Shqipėrinė, ku pritet nxehtėsisht nė Vlorė dhe Durrės. Nė atdhe has nė kundėrshtime pėr themelimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

    Maj 1915
    Pasi qėndron mė se dy vjet nė Evropė, kthehet nė SHBA. Gjatė kėsaj kohe Fan Noli zhvilloi njė veprimtari tė dendur politike e propagandistike, si dhe pėr themelimin e Kishės Autoqefale Shqiptare nė Shqipėri.

    Korrik
    Zgjidhet kryetar u Federatės Pan-shqiptare "Vatra".



    8 shkurt 1916
    Boton nė "Dielli" artikullin "Shqiptari i shkelmuar" ku akuzon Fuqitė e Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė nė Konferencėn e Londrės.

    Korrik
    Nė emėr tė Kuvendit tė "Vatrės" proteston pranė Fuqive tė Mėdha kundėr synimit pėr tė vendosur protektoratin italian mbi Shqipėrinė.

    15 mars 1918
    Fan Noli nė emėr tė "Vatrės" u drejton njė deklaratė disa personaliteteve politike dhe shtetėrore amerikane duke pėrfshirė edhe presidentin Vilson, kundėr ndėrhyrjes sė Fuqive tė Mėdha nė problemin shqiptar.

    Shtator
    Me iniciativėn e Nolit e nėn drejtimin e tij, botohet numri i parė i "Revistės Adriatiku" (The Adriatic Review) nė mbrojtje tė interesave tė Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare.

    26 korrik 1919
    Zhvillohet ceremonia pėr zgjedhjen e Fan S. Nolit peshkop.

    10 Shtator
    Botohet nė "Dielli" intervista e Fan Nolit dhėnė gazetės amerikane "Dejli Telegraf", nė tė cilėn denonconte Traktatin e fshehtė tė Londrės pėr copėtimin e Shqipėrisė.
    Nėntor 1920
    Rrethet demokratike pėrshėndesin lajmet mbi ardhjen e Nolit nė Shqipėri. Qeveria shqiptare e emėron kryetar tė delegacionit tė saj nė punimet e Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė.

    Dhjetor
    Mė 17 dhjetor Shqipėria pranohet anėtare e Lidhjes sė Kombeve. Noli e ka cilėsuar kėtė akt si suksesin mė tė madh tė arritur perj tij nė karrierėn diplomatike.


    1921
    Nėn kujdesin e shoqėrisė "Arsimi" botohet nė Boston "Historia e Skėnderbeut (Gjergj Kastrioti) mbretit tė Shqipėrisė, 1412-1468" prej peshkopit Theofan (Fan S. Noli).

    Prill
    Noli zgjidhet kryetar i Partisė Popullore, e para "parti" politike parlamentare nė Shqipėri.

    Gusht 1922
    Me pėrpjekjet e vazhdueshme tė Fan Nolit themelohet nė Berat Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare qė mėnjanonte Patriarkanėn tė ndėrhynte nė ēėshtjet kishtare.

    Nėntor 1923
    Nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Korcė bėhet dorėzimi dhe fronėsimi i Fan Nolit si peshkop I durrėsit, Gorės dhe Shpatit.

    Dhjetor
    Nė zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese, Noli zgjidhet deputet i Korcės, e cila e kishte bėrė edhe qytetar tė saj. Opozita demokratike mundi tė siguronte vetėm 1/3 e vendeve nė Asamble.

    1 Maj 1924
    Noli merr pjesė nė varrimin e Avni Rustemit nė Vlorė, qė u kthye nė njė manifestim tė madh politik e mban njė fjalim tė zjarrtė pėrpara trupit tė tij. Fjalimi e pėrshkojnė notat e revolucionit tė afėrm.

    Maj
    Nė gjendjen revolucionare tė krijuar, nė Vlorė formohet Komisioni Politik Administrativ, i kryesuar nga Fan Noli, pėr drejtimin e lėvizjes kryengritėse qė kishin shpėrthyer forcat e Bajram Currit, tė shoqėrisė "Bashkimi" e tė garnizoneve ushtarake tė Shkodrės, Pėrmetit, etj.

    10 qershor
    Triumfon Revolucioni Demokratiko-borgjez. Noli ngarkohet tė formojė qeverinė e re.

    17 qershor
    Fan Noli, nė emėr tė qeverisė sė re, shpall programin prej 20 pikash, qė pėrbėn njė shprehje tė aspiratave tė shtresave tė gjera tė popullsisė.

    10 shtator
    Flet nė seancėn e 14-tė plenare tė Asmablesė sė Lidhjes sė Kombeve. Fjalimi u cilėsua nga shtypi i huaj si "bomba e peshkopit shqiptar" dhe "njė nga fjalimet qė bėnė mė tepėr bujė". Ai demaskoi veprimtarinė e Lidhjes sė Kombeve se gjoja mbronte paqen apo synonte tė zgjidhte ēėshtjen e ēarmatimit.



    Dhjetor
    Me anėn e njė proklamate, kryeministri Fan Noli, i drejtohet me njė thirrje popullit shqiptar qė tė rrėmbejė armėt pėr tė mbrojtur fitoret e revolucionit nga ndėrhyrja e bandave tė armatosura tė Ahmet Zogut, tė ndihmuar materialisht e me trupa vrangeliste nga qeveria jugosllave.



    24 dhejtor
    Me gjithė rezistencėn spontane tė ushtrisė kombėtare e tė forcave vullnetare, forcat e Ahmet Zogut hyjnė nė Tiranė. Fan Noli e udhėheqės tė tjerė u detyruan tė largohen nga atdheu.



    25 mars 1925
    Forcat demokratike * revolucionare nė emigracion themelojnė Komitetin Nacional Revolucionar (KONARE) e zgjedhin nė krye tė tij Fan Nolin.



    1926
    Boton nė Bruksel nė pėrkthim shqip veprat madhore tė Shekspirit "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari" dhe tė H. Ibsenit "Armiku i popoullit" dhe "Zonja Ingra e Ostrotit", tė pajisura secila me njė analizė kritike.



    28 nėntor
    Nė "Lirija Kombėtare" boton tri nga poezitė politike mė tė njohura tė tij:


    "Hymni i Flamurit"
    "Syrgjynvdekur" (Elegji pėr L.Gurakuqin)
    "Shpell“ e Dragobisė"(Elegji pėr B.Currin)


    8 dhjetor
    Denoncon paktin italo-shqiptare, tė ashtuquajturin Pakti i parė i Tiranės dhe e quan atė si preludin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste.



    1927
    Boton nė Vjenė (1926) versionin e parė tė "Rubairave" tė Omar Khajamit dhe nė Bruksel versionin e plotė tė pajisur me njė analizė kritike dhe me shėnime.



    15 janar
    Nė gazetėn e Nju-Jorkut "Herald Tribjun" u bėn thirrje njerėzve paqedashės tė mbarė botės pėr tė ndaluar katastrofėn qė i kėrcėnohej Shqipėrisė nga intrigat e fshehta tė diplomacisė angleze e italiane pėr tė ndezur zjarrin nė Evropėn Juglindore.



    Prill
    Zgjidhet kryetar i Komitetit tė Ēlirimit Nacional. Noli ėshtė ndėr tė parėt qė propagandon idenė pėr ta lidhur luftėn e popullit shqiptar me atė tė popujve tė tjerė tė shtypur tė Ballkanit e tė Evropės.



    24 prill
    Merr pjesė nė hartimin e Deklaratės sė pėrbashkėt tė Komitetit tė Ēlirimit Nacional e tė Komitetit tė Ēlirimit tė Kosovės.



    1927-1928
    Boton poezitė "Marshi i Barabajt" e "Kėnga e Monarkisė".



    1929
    Merr pjesė nė Kongresin Ndėrkombėtar Antifashist qė zhvillohet nė Berlin.



    Janar-shkurt 1930
    Boton poezitė e mirėnjohura "Moisiu nė mal" dhe "Shėn Pjetri nė mangall". Afėrsisht tė kėsaj kohe mund tė jeneØedhe poezitė "Marshi i Krishtit", "Krishti me kamēikun", "Marshi i kryeqėsimit", "Kirenari" dhe "Kryqėsimi".



    Prill-maj
    Shkruan dy poezitė mė tė fuqishme tė tij:


    "Rent, or marathonomak"
    "Anės sė lumenjve"


    Maj
    Kthehet pėrsėri nė SHBA, Ministri i Zogut nė Uashington , Faik Konica, pėrpiqet ta bindė Nolin tė heqė dorė nga rruga revolucionare.



    1 nėntor
    Fillon tė botojė nė Boston gazetėn "Republika", me program qė i pėrmbahej nė vija tė pėrgjithshme atij tė KNĒ: Republikė, demokraci, pavarėsi dhe kufi etnikė. Vazhdoi tė dalė deri mė 1933.



    Mars-shtator 1932
    Noli qėndron nė Gjermani nė pritje tė vizės pėr t“u kthyer pėrfundimisht nė SHBA.



    Tetor-dhjetor
    Kthehet nė SHBA. Sėmuret rėndė nga pleumonia. Detyrohet tė shtrohet nė spital pėr t“u mjekuar.



    1932-1933
    Boton pjesėn e parė tė romanit "Don Kishoti" tė Servantesit nė pesė vėllime tė shoqėruar me njė analizė kritike.



    1934
    Sėmundja e rėndė, vetmia, braktisja e disa miqve e shokėve, si dhe perspektiva e paqartė dhe e zymtė e ēuan Fan Nolin nė njė dėshpėrim tė thellė. Nė kėto ēaste kaq tė rėnda psikologjike ai shkroi:


    "S“kam mė as nge, as qejf, as takat, pėr politikėn… kėllėēi im politik ėshtė varur nė muze dhe nuk del s“andejmi kurrė".



    1935
    Kalon njė jetė tė vetmuar. Merret me studime nga mė tė ndryshmet dhe fillon mėsimet nė moshėn 53-vjeēare nė konservatorin e muzikės tė Nju-Inglendit nė Boston.



    1936
    Boton pjesė muzikore liturgjike nėn titullin "Hymnore".



    1937
    Mbaron konservatorin e Muzikės.



    28 qershor
    Noli i jep njė intervistė gazetės "Boston Post", ku ndėrmjet tė tjerash theksonte se ai nuk do tė kthehej kurrė nė Shqipėri, pėrderisa do tė ishte nė fuqi Zogu.


    14 korrik
    Gazeta "Dielli" boton njė artikull qė kritikon ashpėr kėtė intervistė tė Nolit. Ne, theksonte gazeta, kishim mendimin se ai "kishte hequr dorė nga ngatėrresat politike" dhe se kishte kuptuar mė nė fund "rėndėsinė e tij si predikonjės i fjalės sė perėndisė dhe, paskėtaj, nuk do tė merrte mė pjesė kundėr mbretit as me fjalė tėrthori, as me goditje drejtpėrdrejt, as me rromuze nė shtyp tė huaj".



    15 korrik
    Pėrpara kėtyre sulmeve, Noli u mjaftua tė jepte njė deklaratė tė thatė dhe evazive se intervista e tij nuk ndiqte qėllime politike.



    Prill 1939
    Ndjek me shqetėsim tė madh lajmet tronditėse mbi pėrgatitjen pėr pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste. Me fillimin e Luftės II Botėrore humbi ēdo lidhje me Atdheun.



    Maj 1943
    Noli hodhi poshtė propozimin e Zogut pėr ta vėnė atė nė krye tė njė qeverie mbretėrore nė mergim, por u shfaq i gatshėm tė ishte eventualisht kėshilltar i saj.



    Dhejtor 1944
    Me anėn e njė telegrami qė i drejton kryeministrit tė Britanisė sė Madhe, Uinston Ēėrēill, kėrkon njohjen e qeverisė demokratike provizore shqiptare.



    1945
    Nė moshėn 63 vjeēare, Noli merr titullin doktor nė filozofi nga universiteti i Bostonit pėr disertacionin "Gjergj Kastrioti * Skėnderbeu, 1405-1468" (George Castrioti Scanderbeg) qė botohet mė 1947.



    Tetor
    Konferenca e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė e zgjedh Nolin kryetar nderi tė saj pėr "kontributin e madh qė ai kishte dhėnė nė fushėn e kulturės dhe tė letrave shqipe".



    Janar 1947
    Bashkatdhetarėt festojnė 40- vjetorin e ardhjes sė Fan Nolit nė SHBA, koincidon me vėnien nė qarkullim tė veprės "Bethoveni dhe revolucioni francez" ("Beethowen and the French Revolution").



    1950
    Noli boton veprėn "Historia e Skėnderbeut, kryezotit tė Arbėrisė (1405-1468)", variant i ri i botimit tė vitit 1921.



    Shkurt 1959
    Noli shkruan "Dhjatėn" apo testamentin. Njė nga kėrkesat e tij themelore ishte qė tė thjesht e pa shpenzime.



    1960
    Botohet "Pesėdhjetėvjetori i Kishės Ortodokse Shqiptare (1908-1958) nga Metropoliti Fan S. Noli".


    Tetor-nėntor 1964
    Shtrohet nė njė spital tė Bostonit dhe mė 2 nėntor operohet pa asnjė shpresė shpėtimi.



    13 mars 1965
    Pas njė sėmundjeje tė rėndė vdes nė Florida nė moshėn 83-vjeēare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 23:24
    o-le-le firma

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Pershendetje forumista,

    Ju kisha lut nese dikush nga ju e keni poezin "Korbi" nje nga perkthimet e Fan Nolit ta postoni ketu.

    Ariani

  9. #29
    Citim Postuar mė parė nga Ariani_KS
    Pershendetje forumista,

    Ju kisha lut nese dikush nga ju e keni poezin "Korbi" nje nga perkthimet e Fan Nolit ta postoni ketu.

    Ariani
    Mund ta lexoni KETU
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #30
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kirenari*

    Ē’deshe ti, mor, nė Kalvar!
    O qyqar, o Kirenar!
    Del me poēen pėr sehir,
    Ndrit me Kryqin si martir.

    Rent nėpėr kallaballėk,
    seē po ngjan, s’merr vesh as gėk,
    je i pir’ e s’mban dot anė
    pėr ēlironjės a tiranė.

    Nėpėr pluhur dhe shamatė
    turren burrat, cirren gratė.
    Turm’ e ndezur, e tėrbuar,
    Krishtin pėr tė kryqėzuar.

    “Mir’ e gjeti”, - tha sarafi –
    se ashtu ia desh qylafi,
    se po ēvishte vegjėline
    Me uzurėn dhe vergjinė!”

    Po kur pe qė u gėnjeve,
    Kryqėzimin s’e pėlqevce.
    Kirenar, seē the njė fjalė:
    “Mos e vrisni kėtė djalė!”

    “Daleni, the, mor amani;
    Oratorin mos e ngani
    si politikan flet n’erė
    po s’e bėn mė tjetėr here!”

    Fare bukur e fillove,
    po mė kot e kėshillove,
    se katilėt s’tė sajdisnin,
    si pjanik tė qesėndisnin.

    Dhe kur pe kėto avaze
    njė dolli me verė zbraze
    pėr tė mbytur mallėngjimin,
    pėr tė shuar hidhėrimin.

    Po dollia tė tronditi
    dhe mi Krishtin tė vėrtiti,
    tė tre Kryqet i pėrfshive
    dhe pėrdhe tė gjith’ I shtrive.

    Ē’ngjau pasandaj s’kuptove
    kryqin gjersa e zaptove,
    dhe si krisht u kapardise
    dhe nė djers’ u batėrdise.

    Ē’vate shtrembėr nė Kalver
    O qyqar, o Kirenar!
    Seē pėrmbysesh, kamēikohesh,
    Rrihesh, ngrihesh, ēdehesh, zgjohesh.

    Krishtin me habi pyet:
    “Nga mė krisi ky tėrmet?
    Pse pa faj po mė mundojnė,
    Kryqn’ e huaj ē’ma ngarkojnė?”

    Krishti po tė ngushėllon
    Dhe durim tė kėshillon:
    “Mos kij dert, se u bekove,
    Me dolli lavdi fitove!

    Mos kij dert, mor Kirenar
    Ta bėn kėngėn njė shqiptar!”
    “Po ku ėshtė Shqipėria?”
    “Tek ndes vetė perėndia!”

    Bėj gajret, mor Kirenar,
    Drejt pėrpjet nė Kalvar!
    Pėr paradėn qė bėn ti
    Ēdo besnik tė ka zili.


    ----
    Vjershen “Kirenari” Noli e shkroi me 1925, kur ishte I merguar ne Vjene dhe e botoi per here te pare ne gazeten “Dielli” te Bostonit me 1945. Ajo hyn ne grupin e vjershave me motive biblike dhe me permbajtje politico-shoqerore. Trajton nje teme te perafert me vjershen “Shen Pjetri ne mangall”.

    Kalvar-i – nje lartesi e vogel, ku sipas bibles u mundua Krishti, rruge e mundimshme per te arritur qellimin.

    Kirenar-i – banor i Kirenės qe ka qene nje qytet antic ne Sirenaj te Libise, themeluar me 631 para Krishtit, nga kolone greke.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-06-2024, 02:51
  2. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  3. Prof. Dr. Ylli Popa pėr Kryepeshkopin Anastas Janullatos
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 03:11
  4. Hirėsia e Tij, Theofan Stilian Noli [1882-1965]
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-06-2013, 17:59
  5. Theofan (Fan) S. Noli
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 16:54

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •