Pas heshtjes, reagim publik i Vatikanit ndaj romanit tė Den Braunit, mė i shituri nė 2004
Vatikani: Mos e lexoni Kodin e Da Vinēit
Shekulli
Mė nė fund Vatikani ka vendosur tė thyejė heshtjen nė lidhje me romanin bestseller Kodi i Da Vinēit shkruar nga Den Braun, duke e konsideruar atė si njė mashtrim tė jashtėzakonshėm. Mos e lexoni dhe mos e blini Kodin e Da Vinēit, - ka deklaruar kardinali Tarcisio Bertone, nė valėt e Radio Vatikanit. Nuk mund tė krijohet njė roman duke shtrembėruar faktet historike dhe duke folur keq apo deformuar njė personazh historik, qė ka njė prestigj dhe reputacion tė madh nė historinė e Kishės dhe tė njerėzimit, - ka shtuar ai nė njė konferencė pėr shtyp, nė lidhje me librin. Sipas Agjencisė sė lajmeve AFP, Kardinali Bertone, njė nga gardianėt e pastėrtisė sė doktrinės katolike dhe njė ndėr zėvendėsuesit e mundshėm tė Papa Gjon Palit tė II, ėshtė ndalur nė veēanti nė pėrhapjen qė ky libėr po merr mes tė rinjve dhe sipas tij, njė gjė e tillė ėshtė e dhimbshme dhe e tmerrshme. Nė shkolla ėshtė pėrhapur ideja qė duhet lexuar patjetėr ky libėr, pėr tė kuptuar dinamikėn e historisė dhe tė gjitha manipulimet qė kisha ka bėrė nė shekuj, - ka vazhduar ai. Ne vumė re pėrhapjen e kėtij libri nė shkolla dhe pėr kėtė arsye morėm vendimin qė tė reagonim publikisht, - ka thėnė kardinali, duke shtuar se ky libėr sėshtė gjė tjetėr veēse njė manovėr e marketingut. Ky libėr, i cili do tė bėhet film gjatė vitit qė vjen, qarkullon nėpėr libraritė e botės qė prej marsit tė vitit 2003 dhe ėshtė shitur mė shumė se 20 milionė kopje. Nė qendėr tė librit ėshtė njė profesor simbologjie, Robert Langdoni, njė lloj Indiana Xhonsi. Fare rastėsisht ai ndodhet nė qendėr tė njė ngjarjeje misterioze, disa vrasjeve enigmatike dhe i duhet tė pėrballet me shoqėri sekrete, Urdhrin e Opus Deit dhe simbolet e fshehura nė pikturat e Luvrit. Nė libėr zbulohet se Krishti ka pasur njė vajzė qė ka ardhur si fryt i martesės sė tij me Maria Magdalenėn, por qė kisha duke dashur tė ruajė pastėrtinė e figurės hyjnore tė Krishtit ėshtė munduar me tė gjitha mėnyrat tė mbysė kėtė tė vėrtetė. Gjithashtu sipas librit, Graali i shenjtė, nuk ėshtė kupa nga piu verė Jezu Krishti, por vetė Maria Magdalena. Njė e fshehtė kjo qė zbulohet nė njė prej kryeveprave tė Leonadro Da Vinēit, Darka e fundit.
Krijoni Kontakt