Postuar më parë nga
ornament
E_dlira simpatike, Skenderbeu u tha krutaneve pasi hyri ne kala; Lirine nuk ju a prura une, ate e gjeta ne mes tuaj. Ashtu dhe une çfare shkrova me lart nuk e shpika, as enderova, kur isha ne shqiperi s'kisha me te voglen dijeni çfare ishin pellazget, çfare simbolizonte perkrenarja e Skenderbeut, çdo te thote ALBANAIS, etj, etj. Rastesisht rash ne kontakt me librin e D'Angély, e te tjera botime (ne ate kohe ti duhet te kishe 10 vjeç dhe luje me kuklla), po rastesisht njoha dhe Solange te bijen e tij, pra redaktuesen dhe botuesen e vepres. Ky ka qene si nje shok elektrik rrymen e te cilit doja te mos'fikej, ky qe dhe qellimi i pjesmarrjes ne forumet shqiptare, sensibilizimi i shqiptareve per te shkuaren e popullit tone.
Por nuk mjafton vetem ideja, e cila te jep te drejten te thuash me plot gojen ashtu si ti ; "une mendoj qe ato qytete u krijuan nga shqiptaret dhe jo greket". Nuk mjafton te ma thuash mua kete "çudi", te cilen te duket se e beson, nga qe lexove nje liber (ose gjegjove te flitej per te), sepse une si shqiptar dhe "patriot" te besoj. E rendesishme eshte jo te thuash diçka, por t'ja imponosh te tjereve kete diçka, qe ata ta marrin si te qene, si te vertete. E rendesishme eshte te jesh ti, AI qe do ta shkruash HISTORINE. Pra zbulimin tend te mos ma thuash mua, ate t'ja u thush italianeve (pasi je dhe ne Milano), t'ju tregosh qe ishim ne qe ju ngritem qytetet, qe i mesuam si te vishnin breket, qe ketej e tutje duhet te korrigjojne enciklopedite dhe librat e historise, etj, etj. Dhe jo vetem kaq, por ata mos te t'marrin per te çmendur. E ben Kete?
Por ka dhe me! Ne librin e tij D'Angély thote qe Napoleon Buanaparti ishte SHQIPTAR, a e beson ti kete ? A ka burr nene ta besoje kete? Ne forum eshte vetem nje person (ndoshta), qe shumica tjeter ordinere e marrin per gjysmak.
tani, diçka mbi çka shkrove, Ku e di ti (a ke prova) qe Trojanet s'ishin Grek ose e anasjellta qe Greket s'ishin Trojane. Kur bisedonte Akili me Prijamin, s'kishin perkthyes qe t'ju sherbente per tu marre vesh. Tjeter, kur ka ndodh lufta e Trojes (qe gjysma e filozofeve greke s'e besonin qe te qe realitet) Hellenet, akoma s'kishin hy ne ato troje. Dhe "greket" vetquhen Hellene, po ashtu si Ne vetquhemi shqiptare dhe jo Albanais.
Krijoni Kontakt