Close
Faqja 2 prej 90 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 891
  1. #11
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e jetesës

    Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100 000 vjet më parë. Në fillim u banuan to zona që ishin në kushte gjeiografike më të përshtatshme. Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e Gajtanit (Shkodër), në Konipsol, në malin e Dajtit dhe në vendbanimin e Xarës (Sarandë). Njerëzit primitive jetonin në grupe të veçuara, kryesisht nëpër shpella të thata,, pa lagështirë dhe të mbrojtura nga erërat. Veglat e punës i punonin më gurë stralli dhe më rrallë prej kocke. Prej


    Figurë neolitike antropomorfe nga Kosova
    këtyre gurëve me anë të ashkëlzimit nxirrnin pjesë më të vogla e më të mprehta guri për t'i përdorur si gërryese, shpuese etj. Si vende për të përpunuar gurin shfrytëzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranë lumenjeve. Sidoqoftë, veglat e asaj epoke ishin ende të thjeshta dhe të krijuara kryesisht prej guri. Njerëzit primitivë ushqeheshin me produkte të mbledhura në natyrë dhe me gjah kafshësh të egra. Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin, njerëzit e paleolitit kanë pasur një mesatare jete shumë të shkurtër, rreth 21-30 vjeç, me një vdekshmëri më të madhe te fëmijët. Lufta e përbashkët për të përballuar jetën çoi në forcimin e lidhjeve të pjestarëve të çdo grupi, në ndryshimin e organizimit të njerëzve primitivë, të cilët nga fundi i paleolitit kaluan në grupime me lidhje gjaku, në martesën me grupe, ku prejardhja e fëmijës përcaktohej vetëm nga nëna. Filloi kështu organizimi i shoqërisë matriarkale, e cila mori formë të plotë në periudha të mëvonshme, 6000-3000 vjet më parë, në epokën e neolitit (guri i ri). Popullimi i krahinave të banuaras sot nga shqiptarët u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike përqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në Shqipëri, në Kosovë, në Malë të Zi e në Maqedoni. BBanorët e hershëm, nga jeta endacake e epokës paleolitike, kaluan në vendbnime shpeshherë të qëndruehme, me ekonomi kryesisht bujqësore. Ata njihnin dhe përdornin drithërat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqërua edhe me lulëzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues të ekonomisë e të jetesës e kishte gruaja. Në këtë epokë u kalua në një formë të re martese, në martesën me çifte.

    2. Zbulimet e hershme teknike
    Ndër shpikjet më të rëndësishme të epokës së paleolitit është zbulimi i zjarrit, i cili i ndihmoi shume banorët e lashtë për të përmirësuar ushqimin dhe për t'u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anën e zjarrit solli ndryshime cilësore në organet tretëse të njeriut. Ndryshimet në ekonomi dhe në organizimin shoqëror të epokës së neolitit ndikuan për zbulime të tjera teknike, të mëdha për lashtësinë. Njerëzit mësuan të punonin enët prej balte, të cilat shpeshherë i zbukuronin me një shije të vërtetë artistike, mësuan të thirrnin dhe thurnin pëlhura që i përdornin për veshje, shtroje e mbulesë, filluan të ndërtonin kasollet e para që kishin dysheme të shtruara me argjil dhe ishin të rrethuara me thupra e kallama të lyera me baltë nga jashtë për t'u mbrojtur nga era e të ftohtët. Në epokën neolitike, veglat e punës, veçanërisht ato prej stralli, u përsosën shumë, në krahasim me epokën e mëparshme. U shpikën vegla të reja pune. Për buarjen e drithit u shpikën gurët e blojës, për punimin e tokës filloi të përdorejk shatii i përgaditur prej brirëve të drerit. Me këta brirë bënin edhe çekanë. Gjuetia e pshkut u rrit dhe u përmirësua me krijimin e rrjetave dhe të grepave për zënien e tij. Po kështu u përgaditën edhe mjete të reja për gjuetinë e kafshëve të egra. Ekonomia në epokën neolitike u gjallërua më tej me zbutjen e kafshëve të egr e kthimin e tyre në kafshë shtëpiake. Ndonëse primitive, gjuetia i ndihmoi njerëzit e kësaj epoke të zbutnin delen, dhinë, kalin, qenin. Të gjitha këto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore të njerëzve primitivë, përmirësuan lidhjet me grupet e banorëve të tjerë dhe nsitën marrdhëniet e këmbimit në mes tyre, deri edhe në krahina të largëta. Në epokën pasardhëse, në atë eneolitike (të bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.) u bënë ndryshime të reja. U krijua ndarja e ekonomisë blegtorale nga ajo bujqësore. Disa grupe banorësh merreshin kryesisht me bujqësi dhe grupe të tjera merreshin me blegtori. Blegtorët qenë më shumë banorë endacakë. Këta filluan të popullonin përsëri shpellat. U krijuan vendbanime të reja edhe në qendra të hapura malore. Buzë lumenjeve u krijuan vendbanime të tipiut palafit, ku dyshemetë e shtëpive viheshin mbi trarë të ngulur në fundin e lumit. Popullimi i krahinave u rrit edhe më shumë. Risi teknike e madhe e kësaj kohe ishte fillimi i punimit të veglave të punës prej bakri. SHoqëria njerëzore hyri kështu në një epokë të re, në atë të punimit të metaleve. Po kështu toka filloi të punohet me parmendë, duke përdorur kafshët tërheqëse,kalin dhe qetë. Ekonomia blegtore i dha përparësi punës së burrave. Filloi të dobësohej sistemi matriarkal dhe rolin e drejtimit në ekonomi dhe në grupet shoqërore filluan ta merrnin burrat. Lindi kështu në epokën eneolitike sistemi patriarkal, i cili u forcua më shumë në epokën e bronzit (2100-1100 p.K.) dhe në atë të hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.).

    3. Pellazgët
    Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.K. dhe në fillimet e mijëvjeçarit të dytë p.K. erdhën nga stepat e Lihjes grupe të reja popullatash blegtore. Këto u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e popullatës indioevropiane në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge, për të cilën kanë shkruar shumë autorë të vjetër si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgët njihen si banorët më të lashtë parailirë e paragrekë, që jetonin në Gadishullin e Ballkanit e në pellgun e Egjeut. Në fillimet e shfaqjes së tyre, pellazgët kishin organizim shoqëror matriarkal. Për karakterin etnik të tyre janë dhënë mendime të ndryshme, ndonjëherë dhe kontradiktore. Që në shek. XVII, veçanërisht në periudhën e Rilindjes Shqiptare, të studiuesit shqiptarë dhe të huaj zotëroi teoria e lidhjes së pellazgjishtes me shqipen. Përkrahës i flaktë i kësaj teorie ka qenë gjuhëtari austriak Han (Hahn). Studiues të tjerë e kundërshtojnë këtë. Gjatë epokës së bronzit filoi procesi i diferencimit etnik të popullatave të Ballkanit Perëndimor. Herodoti, historiani i lashtë grek i shek. V.p.K., jep disa të dhëna për pellazgët që vazhdonin të jetonin në Greqi. Sipas tij, gjuha e pëllazgëve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqësi e detari. Ishin edhe mjeshtër të mirë ndërtimi. Pellazgët ngritën murin që rrethonte Akropolin e Athinës dhe për këtë athinasit u dhanë atyre si shpërblim disa toka në Atikë, të cilat, edhe pse ishin të pavlefshme, ata i kthyen në toka të mira bujqësore.

    (te marra nga arkivat e historis)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga The Dardha : 04-08-2002 më 04:42
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  2. #12
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160

    Delikate ne kete pike

    Pas renies se perandorise osmane ku edhe greqia po e theksoj greqia se aty e ka edhe origjinen vazdhimi i atij shteti qe ne ate kohe ne parlamentin e pare eshte ndar me 3 vota nga deputetet e asaj kohe qe vendosen qe greqishtja te vendoset gjuhe publike e jo gjuha shqipe....

    (me beri shume pershtypje edhe thash ta fusja ne forum)

    Patriot deri ne vdekje

  3. #13
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Sonik

    Edhe une e kam degjuar nje fakt te ketille.
    Ndryshuar për herë të fundit nga The Dardha : 09-08-2002 më 06:13
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Vonë

    Miq të nderuar, ju anëtarë të Forumit,

    më falni për vonesën, por sot kisha pak më tepër kohë dhe hasa në këtë temë.

    Mjaft interesante e nderuara Eni, madje do të kisha falënderuar sepse këtu edhe vërtetova origjinën time, jam i fisit Kelmend i degës Nikli (tani malazezët e kanë kthyer në Nikçi).
    Tani të mos e personalizoj, por në fakt më bëri përshtypje dhe e ndjeva obligim ndaj teje që të shkruaj.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Ky eshte versioni i Herodotit mbi origjinen e Ilireve.
    Nje Faraon Egjyptian per te z buluar se cila ishte rraca dhe gjuha me e lasht mori dy femije te porsa lindur dhe i tha nje bariu ti marri ne stanin e vet larg njerezve dhe ti mbylli ne nje kasolle ne menyre qe femijet mos te kishin mundesi te degjonin asnje lloji gjuhe .Pas disa vjeteve Faraoni i ben nje vizit stanit ku femijet dhe bariu jetonin ,dhe u habit kur vuri re se femijet kur vinte ora e te ngrenit klithnin fjalen ( BEKOS ) . Faraoni pasi pyeti oborrtaret e vet ata i than qe ( BEKO ) ishte fjala per buken ne gjuhen e Bryges te cilet ishin nje fis Ilir .
    Pra sipas Herodotit gjuha Ilire ishte e para qe njeriu primitiv ka folur ,dhe nuk ka prejardhje nga ndonje gjuhe tjeter ,por esht formuar me kalimin e shekujve sipas nevojave te njeriut .
    Gj t m .

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Butrinti .
    U themelua nga heroi Iliro - Trojan Enea .
    Gjat udhetimit legjendar drejt Perendimit ,Enea qendroi ne Epir dhe per te marr aprovimin e Zeusit i beri atij nje Ka si flijim .
    Kau i plagosur ra ne nje vend te cilin Enea e quajti Buthrotum .
    Gj t m .

  7. #17
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    MIRDITA
    Historiane e gjeografe te vjeter qe jane marre me historine e ilireve,vendin dhe kulturen e tyre,treven e Mirdites,ate te malesise se Lezhes dhe te Matit te mesem,i permendin si vende te fisit Ilir te Pirusteve.Ne kete menyre,ata kufizoheshin:ne veri e verilindje me Dardanet,ne lindje me Penestet,ne jug me Albanet dhe ne perendim me Abrejt dhe Parthnet.Nga mungesa e dokumentave te kohes,gjurmimet e pakta arkeologjike,ne dime pak per kulturen dhe qendrat urbane te tyre.Megjithate ne shkrimet e historianeve romak te shekullit te pare te eres sone gjejm te dhena,per karakterin e pirusteve,si njerez punetore,trima e bujare.Pirustet qene banore te nje treve kodrinoro malore,me toka te pakta bujqesore dhe me pamundesi per zgjanimin e tyne ata u moren kryesisht me blegtori.
    Meqenese malet e tyne ishin mineralmbajtese ata u bene mjeshter te nxjerrjes dhe perpunimit te ketij minerali.Ata ishin zejtare te mire te punimit te arit,argjendit dhe bakrit.Ne kohen romake ishin te permendura minjerat e Bulgjrit dhe te Fanit.Afer ketyne vendburimeve te rendesishme jan gjetur dhe mbetjet e furrave te vjetra te ketyre mineraleve.Mbeshtetun ne mjeshterin e tyre,perandori Romak Trajani shpernguli shum Piruste dhe i vendosi ne Transilvani si mjeshtra per nxjerrjen e arit.

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga ornament
    E_dlira simpatike, Skenderbeu u tha krutaneve pasi hyri ne kala; Lirine nuk ju a prura une, ate e gjeta ne mes tuaj. Ashtu dhe une çfare shkrova me lart nuk e shpika, as enderova, kur isha ne shqiperi s'kisha me te voglen dijeni çfare ishin pellazget, çfare simbolizonte perkrenarja e Skenderbeut, çdo te thote ALBANAIS, etj, etj. Rastesisht rash ne kontakt me librin e D'Angély, e te tjera botime (ne ate kohe ti duhet te kishe 10 vjeç dhe luje me kuklla), po rastesisht njoha dhe Solange te bijen e tij, pra redaktuesen dhe botuesen e vepres. Ky ka qene si nje shok elektrik rrymen e te cilit doja te mos'fikej, ky qe dhe qellimi i pjesmarrjes ne forumet shqiptare, sensibilizimi i shqiptareve per te shkuaren e popullit tone.
    Por nuk mjafton vetem ideja, e cila te jep te drejten te thuash me plot gojen ashtu si ti ; "une mendoj qe ato qytete u krijuan nga shqiptaret dhe jo greket". Nuk mjafton te ma thuash mua kete "çudi", te cilen te duket se e beson, nga qe lexove nje liber (ose gjegjove te flitej per te), sepse une si shqiptar dhe "patriot" te besoj. E rendesishme eshte jo te thuash diçka, por t'ja imponosh te tjereve kete diçka, qe ata ta marrin si te qene, si te vertete. E rendesishme eshte te jesh ti, AI qe do ta shkruash HISTORINE. Pra zbulimin tend te mos ma thuash mua, ate t'ja u thush italianeve (pasi je dhe ne Milano), t'ju tregosh qe ishim ne qe ju ngritem qytetet, qe i mesuam si te vishnin breket, qe ketej e tutje duhet te korrigjojne enciklopedite dhe librat e historise, etj, etj. Dhe jo vetem kaq, por ata mos te t'marrin per te çmendur. E ben Kete?

    Por ka dhe me! Ne librin e tij D'Angély thote qe Napoleon Buanaparti ishte SHQIPTAR, a e beson ti kete ? A ka burr nene ta besoje kete? Ne forum eshte vetem nje person (ndoshta), qe shumica tjeter ordinere e marrin per gjysmak.

    tani, diçka mbi çka shkrove, Ku e di ti (a ke prova) qe Trojanet s'ishin Grek ose e anasjellta qe Greket s'ishin Trojane. Kur bisedonte Akili me Prijamin, s'kishin perkthyes qe t'ju sherbente per tu marre vesh. Tjeter, kur ka ndodh lufta e Trojes (qe gjysma e filozofeve greke s'e besonin qe te qe realitet) Hellenet, akoma s'kishin hy ne ato troje. Dhe "greket" vetquhen Hellene, po ashtu si Ne vetquhemi shqiptare dhe jo Albanais.

    Thuaj shyqyr qe ke pothuajse kater vjet qe sje futur ne kete forum se me kete shkrim qe ke bere ketu i ziu ti se cfare do degjoje (lexoje). Sa keq me vjen per ty qe kur ke qene i vogel ske ditur asgje nga historia e vendit tend.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga gladiator
    Ky eshte versioni i Herodotit mbi origjinen e Ilireve.
    Nje Faraon Egjyptian per te z buluar se cila ishte rraca dhe gjuha me e lasht mori dy femije te porsa lindur dhe i tha nje bariu ti marri ne stanin e vet larg njerezve dhe ti mbylli ne nje kasolle ne menyre qe femijet mos te kishin mundesi te degjonin asnje lloji gjuhe .Pas disa vjeteve Faraoni i ben nje vizit stanit ku femijet dhe bariu jetonin ,dhe u habit kur vuri re se femijet kur vinte ora e te ngrenit klithnin fjalen ( BEKOS ) . Faraoni pasi pyeti oborrtaret e vet ata i than qe ( BEKO ) ishte fjala per buken ne gjuhen e Bryges te cilet ishin nje fis Ilir .
    Pra sipas Herodotit gjuha Ilire ishte e para qe njeriu primitiv ka folur ,dhe nuk ka prejardhje nga ndonje gjuhe tjeter ,por esht formuar me kalimin e shekujve sipas nevojave te njeriut .
    Gj t m .
    Fjala eshte per Ramsezin II qe kishte marrur nje princesh Hittite e qe me siguri ajo femiut te saje i ka mesuar gjuhen e saje hititte pra femiu thrriste "bukos" e jo bekos...

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,976
    Citim Postuar më parë nga shigjeta
    ornament kisha nje pyetje jam kurioze, ku bazohesh qe thua se trojanet jane grek? edhe nga iliada dhe nga shkrime te tjera asnje here nuk kam pare qe trojanet te ishin grek
    Ornamente ka shum te drejte.Sa per dijeni Akili (aq i lehti)ishte epiriot.Paraardhesi i Piros. Dhe Homeri (Pisistrati, si perkthyes)sqaron se ishte nga korfuzi.( i njohur si I MIRI)

Faqja 2 prej 90 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •