Close
Faqja 16 prej 26 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 251
  1. #151
    Citim Postuar më parë nga Timianonimi Lexo Postimin
    Darius,

    Me habiti qe postimi i im ne lidhje me rastin e poltergeistit te Enfildit është zhdukur nga forumi? A ka mundësi te lutem për sqarim se pse është fshirë?
    Timi bera disa editime te shkrimit tend naten vone dhe te them te drejten se di pse nuk eshte me aty. Dy jane mundesite, ose une kam bere ndonje komande gabim dhe ne vend qe ta postoja e kam fshire ose pastaj shkrimi ka vajtur default ngaqe serveri mbreme ishte shume ngadale dhe me probleme. Me vjen mire qe e kishe shkrimin te ruajtur. Pra thjesht problem teknik, asnje arsye tjeter.

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Timi bera disa editime te shkrimit tend naten vone dhe te them te drejten se di pse nuk eshte me aty. Dy jane mundesite, ose une kam bere ndonje komande gabim dhe ne vend qe ta postoja e kam fshire ose pastaj shkrimi ka vajtur default ngaqe serveri mbreme ishte shume ngadale dhe me probleme. Me vjen mire qe e kishe shkrimin te ruajtur. Pra thjesht problem teknik, asnje arsye tjeter.
    Ok Darius

    Faliminderit per sqarim, nuk ka problem, mos u preokupo me kete. Tani nuk i kam linkat e dokumentarit ne fjale por do ti gjej dhe do ti percjelli ne forum.

    Pershendetje
    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

  3. #153
    Meqe timi ka bere kete shkrimin po sqaroj termin poltergeist qe te jete me i kuptueshem nga te gjithe. Poltergeist eshte bashkimi i dy fjaleve te gjuhes gjermane ku poltern do te thote te trokasesh ndersa geist do te thote shpirt/ra. Disa raste te poltergeist kane te bejne me shpirterat por ka dhe te tjere qe kane krijohen ne menyre subkoshiente nga individe te ndryshem.

    Turbullime te natyres poltergeist kane ndodhur ne te gjithe boten qe nga kohet e lashta. Per here te pare u perpoq qe te analizoheshin ne menyre kompjuterike ne vitin 1970 nga dy parapsikologe, Alan Gauld dhe A.D.Cornell duke studiuar gjithe ato raste qe nga 1800 e me pas. Ata identifikuan 63 karakteristika te pergjithshme te fenomenit ku perfshihen: 64 % rastet e levizjes se objekteve te vogla; 58 % ishin me shume aktive gjate nates; 48 % paraqiteshin me goditje apo trokitje; 36 % perfshinin levizje te objekteve te medha; 24 % zgjasnin me shume se 1 vit; 16 % permbanin komunikime midis poltergeist dhe personit; 12 % perfshinin hapjen dhe perplasjen e dyerve dhe dritareve.


    Ka patur vazhdimisht shume pro e kundra burimit te ketyre fenomeve duke e lene ende pa nje pergjigje te bindshme ate qe ndodh dhe sidomos nga se shkaktohet. Sipas psikiatrit Ian Stevenson, shpirtrat e te vdekureve mund te jene shume me teper pergjegjes per ate qe ndodh sesa mendohej me pare. Rasti me i hershem i dokumentuar dhe i trajtuar si 100 % real eshte ai i vitit 1716, ne muajin Dhjetor ne nje fshat te vogel te quajtur Parsonage te Epworth, Lincolnshire, Angli. Te gjithe pjestaret e familjes Wesley degjuan trokitje shume te forta dhe zhurma per nje periudhe prej 2 muajsh. Disa here zhurmat ishin te nje lloji te vecante, kjo sipas shenimeve tejet te hollesishme te mbajtura prej zonjes Wesley. Gjate nje incidenti kur ajo dhe burri i saj ishin duke zbritur shkallet, nje dite ata degjuan nje zhurme sikur dikush ishte duke zbrasur nje traste me monedha perpara kembeve te tyre. Kjo u shoqerua nga zhurma e nje shisheje qe coptohej ne mijera pjese. Zhurma te tjera ishin ato te hapave ne vrap, gervishtje si dhe doreza e deres qe ngrihej disa here...

    Mund te kerkoni me shume informacion ne internet per kete rast: Epworth Poltergeist

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Nese shiqoni ne youtube i keni disa verzione te poltergeistit te Enfildit (1977 -1980) qe është mire i dokumentuar (foto, video dhe incizime te zërit) prej disa gazetarve te BBC, mandej policia britanike thirret ne vendin e ngjarjes si dhe shoqata për hulumtime psikike. Per kete rast eshte shkruajtur edhe nje liber.

    Une po ja percjelli linkun per dokumentarin e emruar "Interview with a Poltergeist" (intervista me poltergeist-in) i cili eshte me komplet dhe perbehet prej 6 pjeseve secila ne kohezgjatje prej 10 minutave. Duhet ta dini gjuhen angleze per ta percjellur, mirpo ngjarja rikonstruktohet permes aktorve profesionist e percjellur me intervisten e atyre qe e perjetuan ate ngjarje! Nese deshironi te dini per ngjarjen e nuk e njihni gjuhen mund te shtroni pyetje dhe do te perpiqem te pergjigjem.






    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

  5. #155
    Nje rast po aq i pashpjegueshem dhe sidomos shume i frikeshem dhe mese i dokumentuar eshte ai i qytezes se Amityvill ne Long Island, New York. Nese ju kujtohet filmi Amityville Horror, ai eshte bazuar ne ngjarjen qe ka ndodhur ne ate shtepi. Kam pare te plote intervistat e njerezve qe kane jetuar aty si dhe historine e ngjarjes kur i djali i shtepise vrau gjithe familjen. Ajo qe me beri pershtypje ishte sidomos intervista me priftin e zones qe kishte vajtur per te bere ekzorcizem dhe ajo qe i ndodhi atij ishte me te vertete e frikshme.

    Ndiqni filmimet e meposhtme se jane shume interesante.










  6. #156
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Shpirterat a Egzistojne apo jo?

    Nje Histori e vertete i ka ndodhur nje shokut tim,gjyshja e tij para se te vdiste kur jepte shpirt,ne dhome kane qene 2 djemte nuset e djemeve te saj dhe vajza(xhaxhai,i ati dhe e ema e tij,xhajesha dhe halla e shokut tim).
    Ne afersi te krevatit te saj,ajo ka patur nje komodine te vogel,dhe mbi te nje gote e mbushur me uje dhe ne te 1 trendafil,kur po jepte shpirt trendafili eshte ngritur,gota me uje eshte derdhur dhe trendafili ka rene perseri mbi gote,ne ate moment ajo ka mbyllur syte.
    Bile gjyshja e tij besonte shume,po si te them jo ne bibel ose kuran,por me shume ajo besonte ne shpirtera,bile bile nje histori tjeter kur ky shoku im ka qene i vogel,xhaxhai i tij hyn me vrap ne shtepi i tromaksur,dhe e e ma i del para me gjithe nipin(shokun tim)kur nuk zgjati shume thote,e filloi shpia te gjuhej si me gure thoshte,dukej sikur do binte,nje zhurme e papare,ne ate moment del gjyshja nga shpia e u kerkonte te iknin(shpirtrave)dhe filloi te thoshte ca fjale si psh:...........brisku i bardhe can dhembe e dhemballe,brisku i zi can zorre e melci,...etj mbase do ju duken si gjera te pa pranueshme,ose te pa pereceptueshme,por nje shpjegim alla gjyshe,kur e pyeste nipi,ajo i thoshte qeo te te gjithe njerezit,vijne shpirterat e i ngacmojne,por vetem tek ATA qe besojne tek shpirterat.
    Per mua ekzistojne ose jo eshte nje dileme,por mendoj ose kam nje fare bindje qe mund te ekzistojne,eshte nje mikja ime(un ne fakt se kam hapur asnjehere si teme me te)ne moshe goxha e madhe,jo se ajo merret me shpirterat,(mbase?)po ajo merret me shume me gjera te tilla si psharashikime,ndihme per probleme te ndryshme,etj,por jo me ate qe quhet magji e zeze.
    Po parashikime,ose zgjidhje problemesh 100 %,mbase ndonje here tjeter mund tju tregoj disa historira ose parashikime qe ajo ka bere,kane lidhje gjithe keto gjera me shpirterat????Kush e di!?

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Ne Britani te Madhe ne disa kanale siç janë Living, Living2, dhe Virgin 1 tani një kohë transmetohet një program i njohur si “ Most Huanted”. Ky program realizohet nga një grup i cili i viziton shtëpitë, kështjellat etj ne Britani te Madhe , Irlande dhe SHBA te cilat gjeja se janë pushtuar nga fantazmat.

    Grupi përbehet prej një prezantuese (Yvette Fielding ) qe është edhe producente e programit, prej një parapsikolog, kameraman, një medium (gjeja se ka aftësi te kontaktoj me fantazma), një historiane e cila i zbulon faktet ne lidhje me ish banoret e shtepise si dhe disa hulumtues tjerë.

    Kamerat zakonisht vendosen nëpër dhoma te ndryshme te shtëpive dhe transmetohen live ne internet, derisa grupi ne fjalë shkon prej një dhome ne dhomën tjetër duke i thirrë fantazmat. Shpeshherë ata përdorin edhe ojuja board për këtë qëllim. Programet janë transmetuar drejtpërdrejte dhe kane hasur ne një interesim te madh te publikut!

    I kam shikuar disa epizoda dhe mua personalisht me është dukur pa lidhje, diku gjatë programit fillojnë te bërtasin gjeja nga tmerri ashtu pa lidhje dhe asgjë as nuk shihet e as nuk dëgjohet! Gjithashtu mendoj qe ne këtë program ka “konflikt interesi” pasi qe producenti i serialit është anëtare e grupit!

    OFTEM – Autoriteti rregullativ i pavarur për industrinë e komunikimit Britanik ne vitin 2005 e lëshon një deklaratë ku thuhet: “Programi Most Huanted nuk është një hulumtim legjitim i studimit te fenomeneve paranormale dhe si te tille nuk duhet marre seriozisht”

    Diçka me interesant – me zbavitëse se paku nuk me ka marre gjumi nga monotonia sikur te programi i sipercekur me është dukur një program tjetër Britanik. Ky program me duket quhej “Haunted houses” ku ndonjë banor e lajmëron rastin qe ka një fantazme ne shtëpi qe i bezdis. Mandej ne atë shtëpi shkon një medium për te verifikuar “pushtimin e shtëpisë nga fantazma” dhe nëse ajo e konfirmon këtë mandej dërgohet “pastruesi i fantazmave” i cili gjeja se e largon fantazmën, nganjëherë edhe nuk mundet.

    Ne disa raste janë emituar edhe disa programe te ngjashme nga SHBA?
    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

  8. #158
    Te dy emisionet e permendura nga ty i ndjek dhe transmetohen vazhdimisht ne Sci Fi Channel, Biography Channel, Discovery Channel dhe dy History Channel qe jane ne network. Disa prej tyre jane ato britanike dhe disa jane amerikane. Por qe me pelqejne me shume jane Haunted House dhe Most Haunted. Madje ka qene njeri prej tyre qe fliste me detaje per Amityville case.

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Ne këtë forum deri tani me tepër shkruam për përvojat e këqija me fantazmat! Por nëse është për ti besuar atyre qe gjeja se komunikojnë me fantazma apo atyre qe merren me thellësisht me studimin e këtij fenomeni, ne momentin e tranzicionit nga kjo jetë ne jetën e përtejme, vetëdija e njeriut nuk pëson shumë ndryshime. Nëse njeriu ka qenë i mirë gjate jetës edhe shpirti i tij/saj do te jete po ashtu i mirë. Ja një shembull I huazuar nga libri “Përshëndetje nga parajsa” (Hello from heaven)” nga Billy dhe Judy Guggenheim.

    Christine Baker, një menaxhere e një firme te patundshmërive, ne moshën 37 vjeçare rrëfen për rastin tragjik te humbjes se vajzës se saj 14 vjeçare Heather dhe paraqitjen e saj pas vdekjes! Ja se cka rrëfen ajo:

    “Vajza e jone Heather, një 14 vjeçare një dite e kalon natën tek shoqja e saj me e afërt. Unë dhe bashkëshorti im atë natë shkuam ne shtrat rreth orës 23:00.

    Isha ne gjumë kur me zgjoi telefoni rreth orës 01:00. Nje zyrtar i policise ne telefon me tha:” Zonja Baker, policia eshte para deres tuaj te hyrjes se shtepise. Ju lutem ja hapni deren”

    Ju përgjigja “mire”, mbylla telefonin dhe qëndrova per pak kohe e ulur ne shtrat. Mendoja: Mos valle e kam lënë dritat ndezur ne veturë, apo cka mund te jete?”

    Hodha ca rrobe ne trup dhe dola nga dhoma e gjumit. Ne korridor e pash Heatheren (vajzën) me gjyshin e saj, me te cilin ajo ishte shume e afërt, mirëpo ai kishte vdekur para 6 viteve!

    Ata qëndronin ne ajër (pezull), dhe ai i kishte perqafuar me duar vajzen. Ishin shume solid dhe mund ti shihja shume qarte. U shtanga! Ne gjendje shoku(tronditej psicike) shkunda kokën dhe mendova ne vete:”Pse e shoh “Babin” me Heather (vajzën)”?

    Atëherë babai u përgjigj: “ Ajo është mirë, bejbi. Tani është me mua. Ajo është shumë mirë”

    “Babai” ne te vërtet ishte vjehrri im(ashtu e quaja) dhe ai gjithmonë me thërriste bejbi. Ishte zëri i tij. “Babai me buzëqeshte dhe ishte shume I qetë. Qe te dyte ishin shume te lumtur.

    Shkunda kokën edhe një herë nga çudia.

    Pas një minute e hapa derën e jashtme te shtëpisë, policia qëndronte pranë derës dhe kërkuan prej meje qe te ulem. Unë I thashë: “Me tregoni se cka ka ndodhur. Ju lutem, vetëm me tregoni”.

    Ata me treguan se Heather kishte vdekur në një aksident tragjik me makinë!

    Me vonë e kuptova qe babai u mundua ta zbuste dhimbjen e humbjes se vajzës dhe e dija qe Heather duhet te jetë tani me te. Kjo përvojë me ndihmojë ta pranoj humbjen e te vetmit fëmijë.

    Komenti im: Nese mund ti besohet ketij tregimi a mundet te kete sqarim tjeter? Ndoshta truri ka aftesi telepatike dhe ne menyre te nderdijshme ka kuptuar vdekjen e vajzes, mirpo si mekanizem mbrojtes ka gjeneruar nje halucinacion te tille me kusht qe ta dobesoj tronditjen me rastin e humbje se femiut tevetem"?

    P.S. Nëse është për ti besuar Dr. Michael Newton ne librat e tij “udhëtimi i shpirtrave” dhe “Fati i shpirtrave” ne te cilat i shkruan për dëshmitë e klientëve te tij te dhëna nën hipnozë gjatë regresionit hipnotik ata pohojnë se shpirtrat e te dashurve qe kanë kaluar përtej kthehen dhe mundohen te na ngushëllojnë apo zbusin dhimbjen, këtë e bëjnë duke e dërguar një energji pozitive, por ne disa raste nuk mund te depërtojnë tek ne dhe këtë me se miri e bëjnë gjatë gjumit kur mendja është me e qetë!

    Ka dikush ndonje pervoje te tille pozitive ne kete forum ta ndaj me ne?
    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

  10. #160
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582
    Me hy nje fetar te ky nen forum dhe me than se ka xhenet dhe xhehnem gjith kisit me injoruar duke i then se ke vendin ketu mirpo prap aty po dalim vetem me tjeter pershkrim.

    Sot mo nuk eshte ne dilem a egziston bota tjeter apo menyra tjeter e jetes por pytja qe po i proukopon studiusit e ketij fenomeni eshte a mbetet shpyrti me at form ashtu siq vdes njeriu apo edhe atje ka proces se rrjedhjes se jeteses, nese mbetet gjithnje ashtu atehere pi bjen ma mir me vdek i ri se me dek plak.

Faqja 16 prej 26 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •