E kisha fjalen pikerisht per kete sheh ndogje shkencore-kufitare ti ketu apo jo?
Postuar më parë nga Baptist
E kisha fjalen pikerisht per kete sheh ndogje shkencore-kufitare ti ketu apo jo?
Postuar më parë nga Baptist
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Besoj se pergjigjen e dhashe te qarte. Ka dhe shume shkencore biles...Dhe kjo do behet me e qarte per te gjithe nese e shkepusim nga feja dhe besimi fetar dhe te perpiqen ta shikojme si fenomen, pjese te natyres njerezore.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Darius...
Nje ceshtje e tille nuk mund te diskutohet kurre pa perfshirjen e fese. Dashje pa dashje, pyetja ishte: "Pra a ekziston vertet shpirti mbas vdekjes?"...
Nga ana shkencore, ajo konvencionale, gjera te tilla jane te padiskutueshme dhe edhe me e madhja e provave nuk peshon aq sa duhet per t'u konsideruar.
Te jesh "shkencetar" sot, duhet te japesh doreheqje ne parim nga besimi ne gjera te tilla. Kuptohet, shkencetar, jo ekspert i mekanikes, fizikes kuantike apo degesh te izoluara. Keshtuqe, edhe vete pyetja, nuk ben vetem fjale per "a egzistojne dukuri te tilla", por ne nje fare menyre, "white angel" e thellon pyetjen me teper duke kerkuar nje pergjigje ende me specifike...
Ne lidhje me "provat" e paraqitura ketu, dyshimet jane me te shumta sesa bindjet. Disa duken vertete te cuditshme, por, ne te kaluaren jo te larget, "fakte" te tilla qe kane sulmuar themelet e shkences konvencionale shume shpejt dhe gati gati me urgjence jane demaskuar komplet dhe vete burimi i "fakteve" thashethemit apo konspirimit ka pohuar qe "ishte shaka"... etj. Nuk po perfshij gjithshka, por ka raste te tilla sa te duash, madje nga ato qe kane bere buje qe ka kaluar kufinjte e 5 kontinenteve.
Ne Angli ka qene nje program, qe egziston ende dhe transmetohet cdo dite, nga e hena ne te premte ne oren 21:00 gmt ne kanalin FTN. Programi quhet "most haunted".
Anglia konsiderohet nga shumica si vendi me "haunted"(me shfaqje te paranormales, te mbinatyrshmes apo me mire, fantazmave) ne bote.
Une kam patur shancin te ndjek nje shumice serish te "most haunted".
Grupi hetimor perbehet diku nga 20 veta me gjithe stafin, kameramane, sensitive, hetues te thjeshte shkencetare, historiane, etj. Gjuetia i jepet disa prej vendeve, ndertesave apo varrezave me "haunted" dhe me te perfolura ne te gjithe Angline.
Vlen te permend ketu, qe ne asnje seri, ne as edhe nje prej tyre(mund te kem pare nja 50), nuk ka patur shenja te te mbinatyrshmes apo paranormales.
Si gjithnje, edhe per dukuri te tilla, duhet perdorur pak llogjika.
Llogjika me thote, qe keto shpirtra, apo fantazma, apo sido qofshin emeruar, kane lene kaq shume deshmi ne njerez dhe deshmitare qe ne gjuhen e deduksionit perkthehet : "dua te le nje shenje, dua te behem i njohur; te tjeret ta dine"... kuptohet, nepermjet shume deshmitareve. Llogjika thote, qe vetem naten kur nje ekip me kamera dhe deshmitare shkon te hetoje ne te tilla vende, gjithshka i ngjan nje teatri ku fantazia perqesh gati cdo pjesetar te ekipit, kur paniku behet epidemi... dhe ku ka shenja te gjithshkaje pervec te mbinatyrshmes.
Llogjika thote: si ka mundesi qe keto shpirtra kane lene kaq deshmi neper njerez saqe duket qe po kerkojne publicitet, nuk behen publike kur kamerat jane prezente? Llogjika gjithashtu thote, qe si ka mundesi, kur per kamerat shfaqet nje dukuri e quajtur "orb"(ose tip flashi drite, apo "cope" drite qe leviz) kjo quhet "fenomen" paranormal; dmth qe fantazma kerkoka dhe arrin te shfaqet, po e njejta fantazme nuk arrin te shfaqet tamam, dmth, shqeto, te mos lere pike dyshimi, qofte edhe te jape nje dreq interviste para ndonje kamere... Apo mos ka frike se do shkoje ushtria me MI6 aty dhe ta arrestoje e ta fuse ne kavanoz?! Kjo eshte persa i perket disa dukurive te tilla, te cilat shume mire mund te marrin nje pergjigje racionale dhe te pergjegjshme.
Une nuk e mohoj egzistencen e paranormales, sepse paranormalja vete perfshin fusha shume te ndryshme ne vetvete.
///Mbreme pata rastin te ndjek nje program, ku nje ingliz vjen ketu ne Amerike dhe le me goje hapur presidente dhe themelues te ezoterizmit boteror, guru te spiritizmit, te paranormales, te New Age, te nje Kishe, palm reading, kontaktit me te vdekurit, Ufologjise etj.
Arriti te konvertoje brenda nje seance gati 20 veta qe kishin besime te ndryshme, nivele te ndryshme besimi apo edhe ateizem total, dhe te pranonin me sigurine me te madhe egzistencen e Zotit.(pas seances, i dekonvertoi te gjithe nga e para dhe i coi ne stadin ku ishin para seances). Arriti te flase me te vdekurit e 20 personave te tjere te pranishem ne nje seance tjeter, t'u jape te gjithe te pranishmeve ne seance mesazhe teper te sakta, mese 100% gjera apo ndodhi te cilat vetem te pranishmit i dinin ne thellesi te memorjes se tyre, dhe mori levdatat me te fuqishme nga mediumi me i madh i New Yorkut; arriti te marre vleresimin me te madh nga themeluesja e 4 revistave me autoritative ne amerike ne fushen e studimit te ufologjise dhe integrimit shkencor te saj, e cila deklaroi para kamerave qe "padyshim eshte personi me i rekomandueshem", te cilin, pas programit e kishte prezantuar ne qarqet dhe hierarkine me te larte ne bote qe merrej me ufologjine, dhe e kish prezantuar si personin me autoritativ, dhe i kishte organizuar edhe konferenca te rangut boteror.
Arriti t'i "lexoje" endrrat edhe presidentes se ezoterizmit boteror ne Las Vegas, madje edhe t'i marre patente per prodhim ne mase per nje kuti te thjeshte me nje celes dhe nje drite te cilen ja kish prezantuar si "kurth endrrash"...
Ky person, para cdo lloj seance, apo pjese te programit, e deklaronte qe asgje nga ato nuk ishin te verteta, vetem qe do provojme para te gjitheve dhe para kamerave, qe jane te realizueshme.... dmth, te behesh medium pa qene medium fare, madje pa pare asnjehere medium me sy, te behesh predikues pa qene i tille, te flasesh me "te vdekurit" dhe te japesh mesazhe personale dhe te perpikta 100% te gjalleve(qe nuk i kish pare ndonjehere ne jete te vet), pa folur fare me te vdekurit, madje te lesh me goje hapur edhe autoritetet e fushave te vecanta.
Pra, ky njeri nuk kishte lidhje me asnje prej tyre, dhe i futi qe te gjithe ne thes... "Paranormale" apo jo, ai bindi autoritetet ne fushat e tyre dhe i la te gjithe me goje hapur. Asgje prej atyre qe beri nuk kishte qofte dhe hijen me te vogel te lidhjes me paranormalen....
///###
Ne lidhje me pyetjen, per te cilen edhe une do perfshij teologjine sepse eshte e paevitueshme, nese duam te pergjigjemi sakte.
Nuk do zgjatem fare, dhe do i bie sa me shkurt qe te jete e mundur.
Nese ka shfaqje te tilla, te cilesdo natyre qofshin, poltergeist, fantazma te thjeshta, te vdekur etj etj etj qe duan te komunikojne me te gjallet dhe qe arrijne te behen te dukshem, atehere pergjigja eshte nje e vetme;
Aspak nuk ka te behet me shpirtrat e te vdekurve, apo te te afermve te ndonjerit, sado intim, sekret apo i perpikte qofte mesazhi qe jepet prej entiteteve te tilla. Ne rastin me banal(duke pranuar qe ndodhi me te vertete dicka), shfaqja eshte demoniake, dhe nuk ka lidhje me shpirtrat e njerezve te vdekur. Njerezit e vdekur nuk mund te komunikojne me boten reale, me boten e te gjalleve. Bibla thote qe as per mesazhe hyjnore, te vdekurit nuk mund te komunikojne me te gjallet, as per jete, as per vdekje. Madje Davidi thote qe "mos me ler te bie ne sheol o Zot, sepse aty nuk ka asgje, nuk ka as lavderim, as falenderim" dhe "me jep lavderim(per Zotin) sa jam mbi dheun e te gjalleve(pa vdekur akoma), sepse aty ku po shkoj nuk ka asgje, dhe as nuk te lavderoj dot", ; nga ana tjeter, vete Abrahami i thote te pasurit qe te gjallet "...kane mojsiun dhe profetet, le t'i ndjekin, megjithate, midis nesh dhe atyre(te gjalleve) ka nje largesi te madhe te cilen askush nuk mund ta kaperceje".
###
Per mua, paranormalja egziston, jo te gjitha gjerat arrihen te shpjegohen, dhe jo te gjitha gjerat i dime..., por, shfaqja e shpirtrave, fantazmave apo poltergeisteve, eshte thjest shfaqje dhe demonstrim demoniak katerciperisht, qe kur fillon deri kur mbaron. Kjo eshte jashte cdo dyshimi.
Njerezit, te mos kene frike fare, qofshin besimtare apo jo, pa dallim feje apo besimi; Zoti i ka vene kufi demoneve, dhe ata nuk mund ta kapercejne. Jeten e keni te siguruar dhe nga fenomene te tilla te mos druheni.
(kuptohet, e mira do ishte qe te kerkoni te vendosni kontakt personal me Zotin, pastaj boten do e shihni me sy tjeter, ashtu si eshte ne realitet sa pa i mbaruar rera ores se jetes)
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Ke te drejte per punen e fese. Ne fakt duhet te kisha qene me specifik. Pra ideja ime ishte qe kjo teme te mos kalonte e karakterit fetar dhe jo te shmanget teresisht feja. Nese feja jep pergjigjen per disa fenomene te tilla mua sme krijon aspak problem por personalisht e ndjej qe keto jane fenomene qe bejne pjese tek vete njeriu (mos harrojme qe feja eshte produkt i tij).
Most Haunted vazhdoj ta shikoj sa here kam mundesi, jane disa kanale kanadeze qe e japin shume shpesh dhe e kam ndjekur me interes pasi kam patur vete disa eksperienca poltergeist qe si shpjegoj dot dhe akoma nuk arrij ti kuptoj dot mire. Ndofta duhet te kem me shume njohuri nga feja (qe e kam zero) dhe mbase do me duhet te kujtohem here pas here qe ndonese nuk jam besimtar i mirefillte perseri fakti qe besoj ne dicka supreme dhe te plotfuqishme detyrimisht me shtyn ta marr ne konsiderate.
Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 09-12-2006 më 23:06
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Sipas mendimit tim, fantazmat nuk egzistojne. Shume njerez qe mendojne se kane pare fantazma nuk i kane pare me te vertete. Mendja e njeriut mund te shohi cfare te doje por nuk do te thote se po sheh eshte realitet, thjesht po imagjinon. Njerezit qe mendojne se kane pare fantazma ose kane frike nga idea e fantamave ose kane shume deshire ti shohin.
Po te shohim nje objekt pa ja ndare syte per nje minut dhe pastaj te shohim ne nje drejtim tjeter ky objekt do te shfaqet si nje hije e verdhe. Kjo sdo te thote se objekti ka levizur.
Kujdes se po besuat ne fantazma sdo ju zere gjumi
Ciao ciao,
Ndersa une kam nje mendim tjeter qe;
Ka nga ata qe mendojne se i kane pare ose kane frike nga ideja e fantazmave por ka dhe nga ata qe edhe kur i shohin kane frike te pranojne qe i shohin. Frika sado rracionale qe te jete te shtyn ne veprime dhe konkluzione shpesh irracionale.
Ne fakt fantazma asociohet me te vdekurin dhe kjo e lidh idene e fantazmes me vete vdekjen. Ketu fillon dhe frika njerezore dhe mohimi i asaj qe shikon (nese e shikon).
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
une nuk besoj ne fantazma.Tani me duket çdo gje fodulle ,dhe mund tu shpjegoj perse!pyeta nje person per dicka qe i afrohet pytjes se kesaj teme.a keni degjuar ose keni pare ndonjehere drita tek varret naten nuk besoj tu kete rastise por mbase keni pare ndonje dokumntar per fantazma ne varre ! ato drita ndodhin per shkak te dekompozimit te trupit dhe ju e dini qe kockat e trupit permbajne fosfor dhe pikerisht ky element eshte ai qe kur del ne siperfaqe jep pamje e dritave qe fluturojne
besoj ne ri-meshirimin e shpirtit... nuk do ta quaja ringjallje thjesht meshirim ne nje gjallese tjeter
besoj shume
Darius kur thua se besimi apo mosbesimi nuk kan rendesi ketu e ke gabim sepse po t'besonin te gjith ne fenomene paranormale ndoshta dot kishte qen e mundur te quheshin fenomene normale, nuk po flas per forum por per masen e gjer te njerzve dhe se dot ndikonte sa do pak ne afrimin e pergjigjes te mistereve, ka raste kur njerzit mendojn se nese tregohen skeptik para te tjerve dot perkrahen me teper po ja se realiteti eshte se kta njerz besojn ne vete por nuk e shprehin.
Eshte perserit ca her se "Djalli punon i lir vetem pse nuk besoj njerzit"
Gjith te mirat
Ajo qe kam thene (dhe po e perseris) eshte qe besojne apo nuk besojne njerezit, gjerat jo te zakonshme vazhdojne e ndodhin. Besojne apo nuk besojne njerezit, ne te gjithe boten ka fenomene qe jo vetem mohojne cdo ligj te natyres dhe te shkencave qe njohim por shkojne dhe pertej kesaj. Ky eshte fakt.
Besimi individual mbetet i tille dhe nuk ndikon ne vete fenomenin.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt