Close
Faqja 20 prej 26 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 251
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Alpha_Virginis
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Vendndodhja
    Freie Hansestadt Hamburg
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga Timianonimi Lexo Postimin
    Syte e Tigrit,

    Sic e ceka ne postimin tim, une mendoj qe deri ne 99% jane mashtrues e te semure psicik, mirepo 1% te tyre nuk mundesh ti fusesh ne keto kategori? Ndoshta ju keni pasur fat dhe keni hasur ne ata qe i takojne atyre 1%?

    Mirepo duhet ta keni parasysh se keto raste jane shume te rralla dhe qe do te ishte mendjelehtesi dhe naivitet te besohet menjehere pa e studjuar ne menyre te mirefillte fenomenin si dhe per ti eliminuar te gjitha sqarimet tjera racionale!

    Nje pervoje te ngjajshme kam pasur edhe vete para me se 9-10 viteve, kur rastesisht jam takuar me nje kinez ne rruge me te cilin nuk ishim takuar asnjehere ne jete dhe ai parashikoj jeten time! Ne ate kohe kjo per mua ishte si nje zbavitje (sikur horoskopi i cili me duket qesharak)! Mirepo per cudi ato cfare me tha ai u realizuan te gjitha!! Gjerat qe i parashikoj nuk ishin ndonje gje qe te gjithe ne i kemi te perbashketa dhe qe i ndodhin me se 90% te njerezve, si psh ato te stilit "do te takohesh me nje person apo do te dashuron nje person, si dhe gjepura te tilla" por ishin shume specifike per jeten time, dhe ja ndodhen te gjitha! Pra nuk tentoje leximin e ngrohte si njera prej metodave te mentalizmit!

    Ai nuk me pyeti asgje qe dmth nuk e zbatoj leximin e ftohte si nje prej metodave te mentalizmit per te cilat shkruajta me heret, pasi nuk me njijhte dhe une isha vetem duke shetitur dhe une vete ju afrova atij, nuk ka pasur mundesi ta zbatoj as leximin e nxehte, as gjuhen Angleze nuk e njihte mire, e fliste mjaft dobet, por ja arrija ta kuptoja se cka deshiron te thote. Nuk ishte as rasti qe une e paramendoja se cka deshiron te me thoshte, se nuk flisja fare por vetem e degjoja). Per mua kjo ka mbetur ende enigme deri ne diten e sotme edhe pse jam munduar te gjej sqarim racional por pa donje sukses!!!
    E kam une nje pergjigje racionale. Fare e thjeshte, ti e ke besuar kinezin. Besimi eshte mekanizmi me i fuqishem shpirteror.

  2. #192

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga Alpha_Virginis Lexo Postimin
    E kam une nje pergjigje racionale. Fare e thjeshte, ti e ke besuar kinezin. Besimi eshte mekanizmi me i fuqishem shpirteror.
    Alpha_Virgins,

    Kjo eshte dicka personale dhe jashte temes, mirepo sa per sqarim realizimi i parashikimit qe u be nga kinezi ne kvartin kinez te nje qyteti perendimor duke e shiquar shuplaken e dores sime nuk kishte te bej asgje me besimin tim, se per mua ishte nje zbavitje e momentit. Nuk i besoja se ato cfare parashikoj nuk ishin te parapara si rrjedhim normal(apo konsekeunce) i jetes sime -ishin plotesisht te papritura. Gjithashtu nuk isha une qe ne menyre te pavetedijshme ndihmova te realizohen parashikimet, ne te kunderten kisha harruar fare per ato parashikime -vetem kur ndodhen mu kujtuan! Kinezin e pagova nje shume te vogel te hollash nga kureshtja pasi qe kur isha fare i ri e kisha nje liber ne lidhje me leximin nga shuplaka e dores e qe mu duken gjepura ato qe i lexoja ne ate kohe, por ja ate dite kisha kohe per "gjepura" dhe per nje "eksperiment" te vogel e te lire!

    Nese mendon ne "ligjin e terheqjes" apo si e quajne keta te new age e qe elaborohet ne me detaje tek filmi dokumentar sekreti ("secret" ) as kjo nuk qendron(edhe ashtu nuk i besoj kesaj teorie) se as qe i kam vizualizuar ato parashikime e as qe kam menduar fare per to. Nese mendon ne "akashic records" as ne to nuk besoj... shpresoj qe u qartesua? Une per nga besimi duhet te jem ne mes te ateistit dhe agnostikut?

    Mirepo vlen te citohet Carl Gustav Jungu ku me nje rast pohon "...se rastesite apo koincidencat ndodhin me teper se sa lejon teoria e gjasave!..."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Timianonimi : 11-12-2008 më 11:35
    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

  4. #194
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nje pervoje te ngjajshme kam pasur edhe vete para me se 9-10 viteve, kur rastesisht jam takuar me nje kinez ne rruge me te cilin nuk ishim takuar asnjehere ne jete dhe ai parashikoj jeten time! Ne ate kohe kjo per mua ishte si nje zbavitje (sikur horoskopi i cili me duket qesharak)! Mirepo per cudi ato cfare me tha ai u realizuan te gjitha!! Gjerat qe i parashikoj nuk ishin ndonje gje qe te gjithe ne i kemi te perbashketa dhe qe i ndodhin me se 90% te njerezve, si psh ato te stilit "do te takohesh me nje person apo do te dashuron nje person, si dhe gjepura te tilla" por ishin shume specifike per jeten time, dhe ja ndodhen te gjitha! Pra nuk tentoje leximin e ngrohte si njera prej metodave te mentalizmit!
    Që mund të ndodhë një parashikim, apo se mundet një njeri të parashikojë, nganjëherë me qëllim, e nganjëherë spontanisht, nuk e vë në dyshim. Pra e besoj fenomenin si fenomen, por jo çdo fenomen të veçantë.

    Ai kinezi, qëndron në rrugë. I bën 1000 falle në ditë. A ka fuqi mendore kaq shumë?

    Shpjegimi im është ajo teori që ti nuk e beson.

  5. #195
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga Timianonimi Lexo Postimin
    Alpha_Virgins,

    Kjo eshte dicka personale dhe jashte temes, mirepo sa per sqarim realizimi i parashikimit qe u be nga kinezi ne kvartin kinez te nje qyteti perendimor duke e shiquar shuplaken e dores sime nuk kishte te bej asgje me besimin tim, se per mua ishte nje zbavitje e momentit. Nuk i besoja se ato cfare parashikoj nuk ishin te parapara si rrjedhim normal(apo konsekeunce) i jetes sime -ishin plotesisht te papritura. Gjithashtu nuk isha une qe ne menyre te pavetedijshme ndihmova te realizohen parashikimet, ne te kunderten kisha harruar fare per ato parashikime -vetem kur ndodhen mu kujtuan! Kinezin e pagova nje shume te vogel te hollash nga kureshtja pasi qe kur isha fare i ri e kisha nje liber ne lidhje me leximin nga shuplaka e dores e qe mu duken gjepura ato qe i lexoja ne ate kohe, por ja ate dite kisha kohe per "gjepura" dhe per nje "eksperiment" te vogel e te lire!

    Nese mendon ne "ligjin e terheqjes" apo si e quajne keta te new age e qe elaborohet ne me detaje tek filmi dokumentar sekreti ("secret" ) as kjo nuk qendron(edhe ashtu nuk i besoj kesaj teorie) se as qe i kam vizualizuar ato parashikime e as qe kam menduar fare per to. Nese mendon ne "akashic records" as ne to nuk besoj... shpresoj qe u qartesua? Une per nga besimi duhet te jem ne mes te ateistit dhe agnostikut?

    Mirepo vlen te citohet Carl Gustav Jungu ku me nje rast pohon "...se rastesite apo koincidencat ndodhin me teper se sa lejon teoria e gjasave!..."

    Shiko se per mendimin tim ka disa gjera qe nuk shkojne ketu.
    Pike se pari e ke keqinterpretuar fjalen besim qe ju referua Alpha me lart. Po c'pune ka ateisti dhe agnostiku ketu nje here ? Fjala besim nuk presupozon a-priori Zotin apo fene, eshte shume me e gjere se sa kaq. Pra mund te besosh ne dashuri, ne Zot, ne magji, ne fantazma, ne rastesi, ne shkence e ku di une se cfare.
    Se dyti, personalisht e shoh shpjegimin e Alphes vertete racional dhe te arsyeshem. Ti e ke besuar kinezin ( theksoj ketu qe te gjithe historine tende e marr si te mireqene sepse nuk kam pse te dyshoj ne fjalet e tua ).
    Perpiqesh te argumentosh se nuk ke vepruar me qellim dhe i kishe harruar fare fjalet e tij. E vertete, ashtu eshte. Por kjo nuk do te thote qe nenvetedija jote ka bere te njejten gje. Madje fakti qe ne ndergjegjen tende ti as qe i mban mend ato dhe papritur te kujtohen te gjitha fjalet atehere kur fenomeni ndodhi, perforcon edhe me teper se ato parashikime kane qene gjithe kohes te fshehura brenda teje.
    Ky eshte mendim im

  6. #196
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Une mendoj se fuqia e parashikimit ne shumicen e rasteve qendron tek sugjestioni, ne pjesen e mbetur..ende s'gjej shpjegim!
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Pratolini,

    Nuk mendoj qe e kam keqinterpretuar fjalen e Alpha_Virgins, kete mund ta kuptosh nga teksti qe u mundova ta sqaroj me fjalet ne vazhdim: "...Gjithashtu nuk isha une qe ne menyre te pavetedijshme ndihmova te realizohen parashikimet, ne te kunderten kisha harruar fare per ato parashikime -vetem kur ndodhen mu kujtuan...,

    Sa i perket "ateistit dhe agnostikut" kete e ceka ta sqaroj qendrimin tim ne lidhje me "acashic records" qe kane te bejne me besimin Hindu dhe qendrimin theosofike (apo si perkthehet ne gjuhen shqipe theosophical) e fjala eshte per kinse njohurite mistike te ruajtura ne rrafshe jo fizike e qe permbajne njohurine e gjithe njerzimit si dhe jeten apo fatin e secilit prej nesh. Gjithashtu me kete u mundova ta sqaroj besimin tim ne lidhje me "new age" dhe "ligjin e terheqjes" (shih filmin secret dhe do ta kuptosh ku e kam fjalen).

    Keto realizime jane personale dhe nuk mund ti ndaj me ju porvec njeres(shih me poshte), por edhe njeher po e ceku se nenvetedija e ime nuk ka mundur te ndikoj ne realizimin e tyre se ne shumicen e tyre nuk jane vare fare prej meje apo prej veprimeve te mija!

    Sa per ilustrim, kete mund ta tregoj: Punoja si inxhinjer Softueri ( programer) ne nje kompani e cila ishte .ltd ne ate kohe, e kinezi me parashikoj nje shume te madhe te hollave te cilat do ti kam ne dispozicion por nuk do te mund ti harxhoj dhe do te zhduken! Pas parashikimeve te tij kompania ku punoja u shendrrua .plc (shoqeri aksionare). Ne punetorve na u dha mundesia (kontraten e neshkruam) per ti blere aksionet e komapnise per nje shume simbolike nese qendrojme me kompani per 3 vite (shitblerja do te behej pas tri viteve por me cmimin simbolik). Vlera e aksioneve pasi kompania u fut ne treg te aksioenve u dhjetefishua, me sakte 30-fishua ne krahasim me vleren qe kishim drejte ti blenim pas tri viteve! Gjate tri viteve ne pritje ndodhi rrezimi i kullave binjake, tregu i aksioneve ra, aksioent e kompanise sime filluan te binin gjithnje. Ne momentin kur une i bleva kishin vlere 10 fish me pak se ne kohen kur e kishin maksimumin! Une nuk i shita me shprese se do te rriten prape, gabova kompania bankrotoj-une i humba te gjitha aksionet qe ne nje kohe kishin vlere sa per ti blere tri shtepi themi ne Prishtine ne ate kohe!

    Une nuk kam pasur te holla te tjera te cilat i kam pasur ne dispozicion e qe i kam humbur! Me kete them qe ky parashikimi u realizua, ne kohen e parashikimit as qe kam pasur ide qe kompania per te cilen punoja do te behet .plc-aksionare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Timianonimi : 11-12-2008 më 13:15
    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

  8. #198
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kam pare dosjet e KBG ruse ne dokumentar, te cilet ishin munduar te stervisnin nje fantazem per arsye spiunazhi. Fantazma kapej me rreze infra te kuqe, kishin arrit ta stervisnin deri diku, ama perfundimi ishte se "fantazma nuk ishte e besueshme ngaqe nuk bindej". Tani besoni ju apo nuk besoni... puna juaj.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #199
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Parashikimi fetarisht eshte shume normal, por shkencerisht nuk ka pergjigje dhe as qe besoj se do te kete pergjigje gjer sa feja dhe shkencetarucet (jo shkenca dhe shkencetaret e vertete sepse ata kane bashkepunim por jane minorance) te kene nje relacion pa hasmeri. Kjo nuk ndodh kurre ne nje rreth kaq te gjere dhe per kete arsye nuk do te pranohet kurre pseudoshkencerisht se ka gjallesa te padukshme ne toke ashtu sic ato te dukshmet. Dhe tmerri ne kete mes tregohet se fundmi ne prirjen per te lidhur disa fenomene qe lidhen me keto krijesa, me disa UFO e budallalleqe te tjera si keto. Hyra shume ne fe por cfare ti besh se ajo eshte e pranishme kudo...

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Apollyon,

    E kam pare dokumentarin e KGB-se (si dhe filmin bardh e zi kur fantazma e levizte gjesendet)dhe kam shkruar per te diku ne kete forum me heret, ishte interesant dhe bindes. Si duket KGB-se nuk i ka penguar kjo qe ka qene kunder bindjes komuniste ne lidhje me materjalizmin, i ka interesuar vetem shfrytezimii fantazmes ne luften e ftohte!

    Sidoqofte qe mos te dalim nga tema po ju dergoj nje film dokumentar te Britanise se Madhe ku mund ti shihni personat te cileve i kane ndodhur gjera te frikshme nga fantazmat apo cfardo qe ishin ato. Ne film flasin personat e vertet derisa gjate rikonstruktimit te ngjarjes jane aktoret ata te cilet e luajn rolin e tyre(secili le te gjykoj vete se sa jane te besushme tregimet e tyre):

    BRITAINS MOST TERRIFYING (1/6 ... 6/6)GHOST STORIES











    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

Faqja 20 prej 26 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •