Close
Faqja 12 prej 26 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 251
  1. #111
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Nje fakt qe deshmon per ekzistencen e shpirtit eshte telekinetika,telepatia etj qe jane vertetuar ne eksperimente me njerez me keto cilesi.
    Hiqe menjane telepatine : ajo e ka nje shpjegim shkencor !

    Per sa i perket temes, kam lexuar edhe dicka rreth ketyre. Mbaj mend nje liber mbi Edgar Cayce ( i cilesuar si nje prej me te parashikuesve me te medhenj ) Aty kishte goxha shembuj rreth fantazmave apo shpirtrave, ku ne rastet me te shumta behej fjale per nje shpirt i cili futej ne nje trup tjeter.
    Jane gjera interesante por pak tronditese. Dua te them, nese ju futesh aq thelle sa i beson vertete te gjitha, mund te te trondisin gjithe shtyllat e besimit dhe perceptimeve qe ke per ekzistencen.

  2. #112
    Ke permendur Cayce te cilin e kam stiduar relativisht mire (e kam fjalen per jeten e tij). Kur lexon per Cayce dhe te tjere si ai vjen ne nje konkluzion qe ky fenomen ne vetvehte nuk eshte aspak dicka e mbinatyrshme por thjesht nje ane e panjohur e natyres njerezore, nje force ende e pavleresuar e shpirtit apo me sakte ndergjegjes njerezore dhe te hap nje tjeter horizont qe me duhet ta pranoj ne perkufizim sic eshte shprehur Pratolini me siper, mund te trondisi gjithe shtyllat e besimit dhe perceptimit njerezor mbi ekzistencen.

  3. #113
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    mund te trondisi gjithe shtyllat e besimit dhe perceptimit njerezor mbi ekzistencen.
    Prandaj besimi konkretisht Cristianism + Islam e ndaloi njeriun për 2000 vite rresht që të merret me këto gjëra.

    Personalisht nuk jam që të besoj apo kundërshtojë gjëra të tilla, por janë gjëra që duhet të studiohen.

    Sikur Alkimia që ishte thjesht një lloj magjie, më pas u kthye në Kimi që është shkencë, ose Shërimi Magjik dalëngadalë i lëshoi vendin Mjekësisë Shkencore, e shumë shembuj tjerë, kështu mendoj edhe kjo lëmi do të shëndrrohet në shkencë të mirëfilltë.

  4. #114
    Besimi kristian dhe ai mysliman (dhe cdo lloj besimi tjeter) prandaj eshte implementuar per te mjegulluar mendjen e njeriut dhe mistifikuar cdo fenomen te cilin njeriu nuk duhet ta kuptoje se cfare eshte dhe rrjedhimisht tja mveshi nje force te mbinatyrshme. Kur njerezimi te clirohet nga mengeneja e fese atehere do i hiqet dhe perdja nga syte e nga mendte qe te shikoje realisht sesi eshte dhe cfare perfaqeson.

    p.s. tema nuk ka karakter fetar dhe per asnje moment nuk duhet te bjere ne kete drejtim

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146

    Dr. Michael Newton jeta ne mes jetave

    Para se gjithash ta sqaroj qendrimin tim ne lidhje me fantazmat:

    Ka shume raportime ne te gjithe ruzullin tokesor per keto fenomene pa marre parasysh kulturen apo religjionin e atij populli, rasti me i fresket dhe me i afert eshte ai ne Landovice, shih forumin " cfare po ndodh ne Landovice"(i cili me lejoni ta ceki eshte dashur te vendoset nen subforumin e paranormales e jo te bezdisemi prej personave fetar, kryesisht musliman me peralla kuranore). Shih forumin:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=97905

    Ka ngjarje te njohura ne lidhje me kete fenomen, psh. amityville horror (i bazuar ne ngjarje te vertet), 'Enfield Poltergeist (ne lidhje me rastin ishte bere nje dokumentar ne BBC, mund ta gjeni ne internet), Bell witch hounting (shih internet, eshte ber enje film ne lidhje me kete), si dhe shume te tjera

    Une mundohem qe bindjet e mija ti mbeshteti ne fakte shkencore dhe ne ate cka perceptojne 5 shqisat e mia, por mundohem ta mbaj mendjen e hapur ndaj ndonje fenomeni. Ne lidhje me kete do ta citoja psikologun Carl Gustav Jung: "I shall not commit the fashionable stupidity of regarding everything I cannot explain as a fraud" - "Nuk do ta pervetsoj, ti nenshtrohem nje budallakie qe per momentin eshte ne mode dhe ta quaj apo trajtoj ckado qe nuk mund ta sqaroj si mashtrim".
    Por besoj qe 99% (po ja futi kot) jane mashtrime, halicunacione, trillime, etj por per hire te atyre 1% vlen "to keep open mind" deri sa nuk deshmohet e kunderta. Ne lidhje mekete shiqoni Fondacionin: James Rendi educational fundation i cili ofron 1 milion dollar cilitdo person i cili mund te deshmoj qe ka cfardo aftesie paranormale.

    http://www.randi.org/joom/content/view/38/31/

    Cka thone disa shkencetar ne lidhje me kete

    Besoj qe shumica keni lexuar per eksperiencen afer vdekjes (NDE) te Dr. Raymond Moody (libri: Life betwen life)i cili tani si fenomen pranohet ne mjeksi por nuk ka sqarim te pranushem materilistik (ta quaj ashtu) dhe i cili shkon ne favor te mbijeteses se vetdijes(apo shpirtit) pas vdekjes fizike (shih ne internet per me teper

    http://www.near-death.com/
    http://en.wikipedia.org/wiki/Raymond_Moody

    Si vazhdim i punes te tij, po mendoj aty ku mbetet Moody, vazhdon Dr. Michael Newton dhe Dr. Brian Weiss si dhe te tjere. Librat "Journey of Souls dhe Destiny of Souls" te Dr. Michael Newton i kam lexuar, te Dr. Weiss-it jo.

    Dr. Michael Newton hipnoterapeut i cili permes regresionit hipnotik te deshmive te klienteve te vet "zbulon" se shpirterat tone jane pjese e burimit (apo perendise). Sipas deshmive te klienteve te tij secili prej neve ka jetuar dhe vdekur disa here qofte ne toke, ne nje planet tjeter apo dimenzion tjeter me nje mision per te evoluar shpirterisht, mandej e sqaron edhe se si duket bota e pertejme, pse kthehemi ne kete bote etj. "Zbulimet" e tij perputhen me ate cka pohojne edhe disa religjione ne lidhje me reankirnacionin , mediumet qe gjeja mund te komunikojne me te vdekur( psh James Van Praagh ), si dhe ate cka pohojne mistiket , metafizika, deri diku budistat etj por tani per tani kjo mbetet vetem nje teori edhepse ne kohen e fundit po verej qe shume shkencetar merren me kete tematik.

    Sot institututi i Michael Newton ka me qindra Doktor neper bote (hipnoterapeute, psikolog profesionist) qe ofrojne sherbimet e tyre klienteve te cilet permes regresionit hipnotik deshirojne te dijne me teper per jeterat qe i kane jetuar me pare ne kohra tjera, vende tjera dhe trupa tjere. Por kjo tani per tani mbetet vetem spekulim dhe shkenca nuk ka gjasa ta vertetoj nje gje te tille se nuk ka fakte porvec pohimeve te personave nen hipnoze!(cudi nuk kam pare kritika per pune e tij prej kolegve te tij). Per cudi gjate leximit te librave te tij nuk mu zgjua ta quaj ashtu "moduli i te menduarit kritik" dhe ne nje far menyre rezononte me disa mendime private ndoshta per kete me eshte dukur mjafte bindese (edhepse po duken peralla per te rritur por kishte nje konsistence ne ate cka pohonte)!


    http://www.spiritualregression.org/michael.html


    Ne favor te tyre shkon edhe studimi i Dr. Gary Shwartz me mediume(shih ne internet), mandej gjithashtu eksperimenti me droga halicunogene si LSD-ja, apo kjo e fundit e Dr Rick Strassman ne lidhje me drogen DMT ( Libri: DMT the spirit molecule - mund ta shkakrkoni nga interneti), mandej instituti i Monrose ne lidhje me remote viewing, fenomeni EVP , The Scole Experiment etj.

    Fantazmat sipas Dr. Michale Newton

    Sipas deshmive te klienteve te Dr. Newton-it disa shpirtera mbesin ne realitetin fizik ne vende te caktuara ne toke (psh ne shtepite etyre) per arsye te ndryshme. Per shkak te vullnetit te lire qe kane qendrojne ne realitetin fizik dhe askush, as mbledhesi i shpirterave (nje qenje me e evoluar shpirterisht me "profesion" per ti mbeldhur shpirtat e humbur) nuk i merre me "force" por gjeja se ai komunikon me ta kohe pas kohe nese ata jane te gatshem dhe shprehin deshire te kalojne pertej (rrafshet astrale sic pohojne okultizmi, mistiket etj) ai i ndihmon ne ate kalim. Kete shpirtera nuk deshirojne te bezdisen nga njerzit e gjalle dhe gjeja se shfaqen si fantazma.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Timianonimi : 19-09-2008 më 12:15

  6. #116
    Kam patur nje manual te Strassman madje kam pare dhe live nje praktikim te induktimit te droges dhe efektet qe krijonte. Gjera pertej kufirit te realitetit. Historikisht perdorimi i drogave (ato qe gjenden ne natyre) kane dhene efekte halucinative dhe kalimin ne nje gjende te alteruar mendore qe i kalon caqet e aktivitetit dhe eksperiencave normale te njeriut. LSD eshte ndaluar si droge kur u pa efekti qe krijonte (jo per keq po per ato qe e shtynte njeriun te provonte) po shume njerez perdorin gjera natyrale te cilat jane njohur prej mijera vjetesh nga shamanet e Amazones dhe te vendeve te tjera te botes. Nje nga drogat natyrale qe krijon efekte te ngjashme me ate te LSD dhe DMT eshte dhe nje lloj caji halucinogjenik i quajtur Ayahuasca qe eshte shume i forte, madje me i forte se nje lloj kerpudhe qe perdoret per te njejtin qellim.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Kam patur nje manual te Strassman madje kam pare dhe live nje praktikim te induktimit te droges dhe efektet qe krijonte. Gjera pertej kufirit te realitetit. Historikisht perdorimi i drogave (ato qe gjenden ne natyre) kane dhene efekte halucinative dhe kalimin ne nje gjende te alteruar mendore qe i kalon caqet e aktivitetit dhe eksperiencave normale te njeriut. LSD eshte ndaluar si droge kur u pa efekti qe krijonte (jo per keq po per ato qe e shtynte njeriun te provonte) po shume njerez perdorin gjera natyrale te cilat jane njohur prej mijera vjetesh nga shamanet e Amazones dhe te vendeve te tjera te botes. Nje nga drogat natyrale qe krijon efekte te ngjashme me ate te LSD dhe DMT eshte dhe nje lloj caji halucinogjenik i quajtur Ayahuasca qe eshte shume i forte, madje me i forte se nje lloj kerpudhe qe perdoret per te njejtin qellim.
    Librin e Strassman-it fillova ta lexoja para nje kohe (e shkarkova falas nga interneti, mund ta dergoj nese deshiron) , por ishte shume me detaje teknike (tamam strikt shkencetar) qe me lodhnin ti lexoj (pasi qe nuk kisha ndermend ti perseriti eksperimentet e tij), por me teper me intersonin pervojat e atyre intelektualve nen ndikimin e DMT-se, librin nuk e perfundova por mendoj ti kthehem(po e verej se paskna harruar mjaft). Kishte teori intersante ne lidhje me udhetimin e shpirtit.

    Sa i perket drogave halicunogene para nej kohe e bleva nje liber per kepurdhat kosovare ne panairin e librit dhe pata rast te bisedoj me autorin, me cuditi qe nje lloj i kepurdhes psykolibin (magic mushrum - droga qe e perdorin shamanet e amerkies jugore) gjindej edhe tek ne, rritej ne treven tone ne natyre! Mandej edhe nje kepurdhe tjeter (ja harrova emrin se libri me ka mbetur ne vend te punes) e kuqe me pika te bardha e cila perdorej si droge halicunogene prej shamanve Rus me duket (nese me kujtohet mire) rritej gjithashtu ne Kosove!

    Nuk i kam provuar, por kam lexuar per pervojat e atyre qe i kane provuar. Ndoshta do ta provoja ne ambient te kontroluar prej nje profesionisti(mjek dh gjithashtu dikush qe ka pervoje) vetem per ta pare efektin, sidomos DMT-ne pasi efekti zgjate shkurt.

    Pervoja te ngjajshme (near death experiance) jane raportuar edhe me je kimikal qe perdoret ne medicine si narkoze (e kam harruar emrin).

    Kam provuar dicka me Hemi sync muzike prej institutit te Monrose por nuk kam arritur te kaloj ne altred state of mind!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Timianonimi : 19-09-2008 më 17:14

  8. #118
    Do te te keshilloja qe mos provoje asnje halucinogjen nese nuk je ne shoqerine e dikujt qe ka njohuri mire nga ato. Ka patur raste te cilat kane perfunduar ne tragjedi sepse asnjehere nuk dihet efekti qe shkakton tek njerez te ndryshem. Eshte ne varesi te ngarkeses emocionale, predispozites dhe gadishmerise se mendjes per te kaluar barriera te papershkuara me pare. Shamant kane peprvoje disja mijra vjecare dhe nuk e arrin gjendjen e altertuar vetem nepermjet cajit apo kerpudhes por mbi te gjitha e kane trurin e pergatitur per kete gjendje.

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Ekzistimi eventual i fantazmave sjelle medoemos ne pikëpyetje ekzistimin e jetës pas vdekjes apo mbijetesën e vetëdijes apo një pjese te saj pas vdekjes fizike.

    Një përmbledhje e mire e “dëshmive” për ekzistimin e jetës se përtejme e shkruar nga këndvështrimi i një Avokati ( ashtu siç do ta mbronte një avokat rastin ne ndonjë proces gjyqësor) mund te gjeni ne këtë faqe(për ata qe e njohin gjuhen Angleze mund ti lexoni 29 kapituj te librit te tij falas, por librin e ka edhe ne gjuhe te tjera por duhet paguar për ta shkarkuar ne pdf):

    Sa ka fakte ne këtë libër dhe dëshmitë e ofruara unë nuk do te komentoja, mbetet secilit lexues ta bej këtë (mund te hapim debat).

    Ta përkthej librin nuk mundem vetëm po i përkthej(dhe përshtati) kapitujt sa për te kuptuar përmbajtjen :

    1. Deklarata hyrëse
    2 .Shkencëtarët e respektuar qe janë marre me hulumtime
    3. Pervoja e ime seksuale e materializimit
    4. Zerat ne shirit (EVP)
    5. Transkomunikimi instrumental
    6. Pervoja afer vdekekjes (NDE)
    7. Pervoja jashte trupit (OBE)
    8. Eksperimenti Scole dëshmon jeten pas vdekjes
    9. Formula e Ajnshtajnit E=mc2 dhe materializimi
    10. Materjalizimi dhe mediumet (ata qe gjeja komunikojne me te vdekur)
    11. Helen Duncan
    12 . Eksperimentet psikike laboratorike
    13. Vrojtimi shkencor i mediumeve
    14 . Mediumi me i shqyrtuar ndonjehere
    15. Mediumet me ze direkt
    16. Korrespondenca “cross”
    17. “Proxy sitting” hedhe poshte pohimin per leximin e mendjes
    18. Shiqimi ne distance
    19. Paraqitjet dhe kontaktet pas vdekjes
    20 Vizionet prej shtratit e vdekjes (ata qe jane duke vdekur)
    21. “Ojuja” derrasa apo fusha
    22. “Xenogllossy”
    23. Politergistet
    24. Reinkarnimi
    25. Fizika kuantike dhe jeta pasa vdekjes
    26. Avokatet qe jane bindur ne baze te fakteve
    27. Pergjigjejet ndaj skeptikve me mendje te mbyllur
    28. Deklarata mbyllese: Permbledhja e evidencave objektive
    29. Cka ndodh pasi te vdesim
    Bibliografia

  10. #120
    21. “Ojuja” derrasa apo fusha
    ose ouija Board e kam provuar dhe eshte...brrrrrrr. ATy fillon njeriu beson qe ka shume gjera mbi te natyrshmen qe sja kam idene. E provova per kuriozitet dhe se prisja fare ate qe ndodhi (gje qe nuk preferoj ta them ketu). Po kush te jete kurioz le ta bleje nje dhe ta provoje vete. Dhe pastaj flasim...

    Ja nje video e shkurter e kesaj loje sa te krijoni nje ide



Faqja 12 prej 26 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •