
Postuar mė parė nga
petrol
Pėrkujtojmė 100-vjetorin e helmimit tė Mėsuesit tė Popullit Petro Nini Luarasi
Mė 17 gusht 2011 do tė pėrkujtojmė 100-vjetorin e helmimit nga qarqet shoviniste tė Mėsuesit tė Popullit Petro Nini Luarasi.
Mėsues i Popullit Petro Nini Luarasi lindi nė 22 prill tė vitit 1865 nė Luaras tė Kolonjės dhe vdiq i helmuar mė 17 gusht tė vitit 1911. Ai njihet si veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombėtare, publicist, poet, studjues, mėsues e themelues i shkollave tė para laike shqipe, veprimtar ortodoks-pararendės i krijimit tė kishės ortodokse tė pavarur shqiptare.
Pėr aktivitetin si mesues i gjuhes shqipe Petro Nini Luarasi u mallkua dhe u shkishėrua familjarisht nga dy dhespotėt e Kosturit: mė 1887 nga Qirilli dhe mė 1892 nga Fillareti.
"....I mallkuari dhe i shkishėruari Petro Luarasi, nė bashkėpunim me propagandėn protestante e masone, ka shkuar nė fshatra tė ndryshme tė rrethit tė Kolonjės, duke u premtuar emėrimin e mėsuesve shqiptarė pėr mėsimin e shqipes, njė gjuhė e cila nuk ekziston...Ata pėrhapin Dhiatėn e Re, emisarė dhe libra tė tjerė qė janė kundėr fesė sonė tė shenjtė dhe qė nėna e jonė, Kisha e madhe e Krishtit, ka kohė qė i ka shkishėruar dhe djegur nė turrėn e druve... Shpallim se kushdo qė ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokėt e tij, ose pranon mėsues shqiptarė, do tė shkishėrohet nga i madhi Zot, do tė marrė mallkimin e etėrve tė kishės, do ta zerė lebra e Gehazit dhe trupi i tij do tė mbetet i patretur dhe do tė pėrdhoset pas vdekjes..."
(Fjalėt e Fillaret, dhespotit tė Kosturit, mė 20 shtator 1892, nė mallkimin e Petro Nini Luarasin.)
Kėsaj propagande shoviniste, Petro Nini Luarasi iu pėrgjegj nė veprėn "Mallkimi i shkronjave shqipe e ēpėrfolja e shqiptarit", nė tė cilėn pasqyrohen me dokumenta e vėrteta mbi abuzimet qė bėheshin nga klerikė shovinistė nė emėr tė fesė.
"E vėrteta bėn fenė, dhe jo feja tė vėrtetėn... ''Ne shqiptarėt i duam jo vetėm vėllezėrit tanė grekė, po gjithė vėllezėrit e botės,veē se dėshėrojmė qė tė na duan edhe ata neve!... Kombi ynė ėshtė bashkėsia e shqipėtarėve, dhe gjuha jonė ėshtė shqipja, tė cilėn e trashėguam nga stėrgjyshėrit tanė Pellazgėt
Ta begatojmė gjuhėn edhe kombin tėnė me kulturė dhe qytetėrim, dheatėherė do tė shohėm qė gjithė sa folėn liksht kundėr gjuhės dhe kombit tėnė do tė turpėrohen dhe si dylli pėrpara faqes sė zjarrit do tė treten prej nakarit. Le tė
mos frikėsohemi pėrpara llomotitjeve e prrallave grarishte tė atyre qė nuk e
dashurojnė po e urrejnė mbrothėsinė e njerėzisė dhe nėnė mask shenjtorėsh e
mendarėsh duan tė na gabojnė ne, dhe le tė dimė se ai qė ėshtė frikacak pėrkundrejt sė drejtės - ai bėhet tradhėtor i mėmėdheut dhe i vetes sė tij.(*)
---------
(*) Petro N. Luarasi:Mallėkim i shkronjavet shqipe dhe ēpėrfolja e shqipėtarit,
Manastir, 1911, f. 7.
Nga veprimtaria e tij e shquar pėr krijimin e kishės ortodokse autoqefale shqiptare po botojmė njė fragment nga gazeta Kombi ku pėrshkruhet roli i Petro Nini Luarasit kur u bė Fan S. Noli prift:
Pasi u dorėzua Fan Noli prift mė 25 mars 1908 nxorri meshėn e parė shqip nė Boston i vetmi qė mund tė zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi...natyrisht nuk gjendej psallt tjetėr nė gjuhėn shqipe i pėrgatitur. Z.Luarasi psallti mirė. Pas ungjillit mbajti njė fjalė pėr kėtė ēėshtje dhe provoi dobitė qė do tė kish patur atdheu tonėporsa tė kish pėrdorur gjuhėn e vet nė kishė. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi ėrmbi kėtė ēėshtje shumė bukur. Shumė shqiptarė porsa dėgjuan se ai (Fan Noli) u urdhėrua (prift) prej episkopit rus u bindėn se me tė vėrtetė ėshtė ortodoks. Pas kėsaj ata qė ishin mė fanatikė ndjekės tė Patrikanės, u bėnė mė tė zjarrtit e kishės shqipe. Kuptuan se nuk ėshtė mėkat tė pėrdoret gjuha shqipe nė kishė si u kish thėnė dhespoti dhe qė tė gjitha mallkimet kishin qėllim politik (Kombi 22 mars 1908)
Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit qė u ēel mė 20 mars 1910, nė tė cilin Petroja mori pjesė si pėrfaqėsues i shoqėrisė Lidhja orthodhokse dhe i Negovanit e Ballkamenit Petro Nini Luarasi ai u shpreh:
Ēėshtjet e shkronjave dhe tė programit tė pėrparimit e biseduat; dhe zotnija juaj dhe tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė pėr kėtė gjė po pėrpiqen dhe punojnė. Po unė nė kėtė mbledhje, jo vetėm si pėrfaqėsonjės i Negovanit dhe i Ballkamenit, po edhe si i krishter orthodhoks shqiptar, pėrfaqėsoj edhe Lidhjen Orthodhokse tė Shqiptarėve andaj do tė pėrmbėshtillem vetėm duke folur pėrmbi ēėshtjen pėr tė cilėn jam i dėrguar: Me tu shfaqur librat shqip nė kohė tė ttiranisė, sa shqiptarė orthodhoksė qė kishin ndjerė mungimin editurisė, si tė uritur fort i pushtuan shkronjat tona dhe me ēdo mėnyrė, pa vėnė re ēdo therrori qė do tė na rėndonte nisėn tė nginjeshin me mėsimin e gjuhės sonė duke u gėzuar pėr diturinė shqipe mė shumė nga vėllezėrit tanė shqiptarė katolikė; se kėta , nėn urdhėr feje tė Shenjtėrisė sė tij Atit Papė, kishin dhe kanė liri tė mjaftė pėr tė lėēitur diturinė nė gjuhėn shqipe. Tek ne kleri grek, jo vetėm na mundon dhe na ndalon me mallkime, por edhe pėrdor ēdo farė mėnyre pėr tė na sprapsur nga shkrimi dhe mėsimi shqip.
Si tė uritur, pra, qė kanė qenė Orthodhoksėt shqiptarė pėr shkrimin shqip, shtatuan shoqėrira nė Bukuresht e Sofje dhe kudo ku gjenin mbrojtje e liri .Tani nėn liri konstitucionale shtatuan shoqėrinė Lidhja Orthodhokse e Shqiptarėve me qendrėn nė qytet tė Korēės pėr tu mbaruar nga orthodhoksia elinishte e grekėrve dhe ne pandehmė se Qeveria do tė na ēmonjė punėn tonė, do tė na japė liri, tė drejta dhe siguri nderi e jete....
Ju lutem zotėrinj, vėllezėrve tanė, bashkėkombėsve myslymanė dhe katolikė, a dotė mos vuajnė keq kur tėshohin qė njė pjesė e trupit shqiptar po vuan dhe humbet pėr qejf tė klerit grek?!
Andaj si anėtar i Lidhjes Orthodhokse tė Shqiptarėve u lutem sė nderēmes qeveri si dhe tė shumėvlyerit Kongres tė sotmė qė tė veprojnė ku duhet pėr tė drejtat e Lidhjes Orthodokse tė Shqiptarėve e cila veē qeverisė konstitucionale dhe mėmėdhethit tė dashur tjetėr mbėshtetje ska.
Rroftė Shqipėria!Rrofshin Shqiptarėt!
P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
(P.Raullasi, Shqiptarėt orthodhoksė dhe rregjimi i sotėm Lirija, Selanik 1910, v.2, nr.81, f.1-2) P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
Pėrpjekja e Petro Nini Luarasit pėr krijimin e njė kishė ortodokse autoqefale shqiptare, tashmė ėshtė kurorėzuar ndaj shpirti i tij prehet i qetė.
Krijoni Kontakt