Shkėlqimi i balerinit Leonard Ajkun
Arti kjo kryengritje shpirtrash qė pushton pėr ditė qeniet njerėzore me fuqinė e vet, ndoshta nuk mund tė quhet ndryshe veēse bota perfekt e humanizmit. Kjo shenjtėri nuk ėshtė vėshtirė tė kryqėzohet, sepse forma, madhėshtia dhe drithėrima qė tė jep, ėshtė mysafire e pėrjetshme shpirtėrore. Aq sa arti nė vetvete ka madhėshti njerėzore dhe shpirtėrore, ka forcėn pėr tė qenė i pavdekshėm, ėshtė shpirti hyjnor i artistit, tė cilėn njerėzit e paguajnė me monedhėn mė tė shtrenjtė, atė tė respektit. Broduei, altari i njė prej skenave mė tė famshme nė Nju-Jork, institucioni ku kozmosi dhe gjithėsia, gjithēka qė ėshtė njerėzore e frymore, gjithēka qė ka vlerėn e mirėsisė mblidhet aty, si thesar i pafundshėm i botės, nė pėrmasat mė tė ēuditshme, me emrin art. Trupa e artistit tė famshėm shqiptar, balerinit Leonard Ajkun, tash e sa kohė jep shfaqje nėn moton “Ajkun Balet Teatre’.
Njė bukuri e pastėr, artistė tė mrekullueshėm, qė me ambicien artistike dhe elegante tė bėnte tė harrosh se pas atij koncerti, jeta vazhdon me rutinėn e saj ēdo ditė pothuajse e njėjtė. Nė ato ēaste tė urta njeriu pėrjeton shumėēka. Hapen perdet. Errėsirė. Asgjė nuk lėvizė. Nė njė anė tė skenės reflektojnė dy drita tė dobėta. Stuhia dhe fėrshėllima e fortė e erės tė paralajmėrojnė se njė gjendje e fortė emocionale po vjen. Nė sallėn e mbushur me spektatorė, ky mister i mrekullueshėm, nuk kishte se si tė shprehej ndryshe pos me pohimin se Zoti ekziston vėrtet.
Muzika e kompozitorėve tė mėdhenj, si Moxart e Bize, si dhe pjesė tė tjera klasike e moderne, si njė realitet harmonik me kėrcimin, ėshtė substanca mė e mirė e shijes qė tė jep ai art i pėrsosur. Pa fjalė, nėn tinguj e kėndshėm, nė mesin e trupės shkėlqen Leonard Ajkun, shqiptari i rrallė, njė fibėr e gjallė arti, qė do tė fluturonte nė skenė nė harmoni me gjithēka me Zotin, botėn dhe shpirtin. Janė ēaste tė rralla, kur qenien qiellore e shikon nė tokė, si pjesė tė parajsės. Skena plot yje, tė fiksuara nė njė mėnyrė tė ēuditshme, qė tė tregonin se ‘ato ishin vėnė nė radhė si spektatorė pėr tė parė nga lart prej qiellit, ku ka jetė yjesh mbi tokė. Hėna, ish fiksuar nė njė sfond, si sfidė e skenės, e nėn pushtetin e heshtjes, s'mund tė provosh gjė tjetėr, se yjet nė ato ēaste kishin ngrirė, duke e zbehur dritėn tani kur edhe hėna po tretej dalėngadalė nė errėsirė.
Janė yjet e skenės ata, qė ndonėse interpretojnė pjesė tė ndryshme, klasike e moderne, tė mėsojnė tė njėjtin ritėm, ritmin e dashurisė, qė arti tė dhuron pa e kursyer. S'di pse kur ndodhesh larg vendit tė origjinės, nė njė metropol tė madh, siē ėshtė Nju-Jorku, dhe fati tė vendos nė njė mjedis tė tillė, ku njerėzit janė tė etniteteve dhe tė racave tė ndryshme, nė vendin ku kultura dhe pretendimet pėr tė janė shumė tė larta edhe pse probabiliteti i konkurrencės ėshtė shumė i madh, e ku shpesh dalin nė pah njerėz mė pasaporta tė veēanta. Fjala ėshtė pėr ata njerėz qė janė nė harmoni me gjithēka: me jetėn, familjen, artin, kohėn, Zotin. Broduei, salla e artit, qė jetė ka artin, vendi ku gjithkush qė e ka kultivuar atė pavarėsisht nga shekujt, ėshtė ndoshta nga tė rrallėt, ku dashuria, humanizmi dhe bukuria, lėvizin si qenie frymore, me tė vetmin qėllim, pėr t'i dhėnė mė shumė frymė frymės, mė shumė jetė jetėve.
Balerini Leonard Ajkun, ambasadori shqiptar i arteve, njėri nga kėrcimtarėt mė tė famshėm shqiptar, kėrceu edhe para Papa Gjon Palit II. Kėrcimtari internacional, nuk kishte si tė mos mė mbushte me krenari. Ai fluturonte nė skenė. Kjo aromė qė e provon rrallė, vjen prej zjarrit artistik, pas djegies sė tė cilit nuk mbetet gjė tjetėr veēse tė thuash se arti ėshtė vėrtet perėndi. Ēdo ditė jam mėsuar ta shikoj kėtė qytet midis dy realiteteve, atė tė pjesės amerikane, qė pėr kohėn nė tė cilėn jetojmė ‘ndėrmjet fjalėve mė tė rėndėsishme qė mėson, janė fjalėt natyrė, liri dhe punė, rreth sė cilave bota pėrpiqet tė ngushtojė kontrastet sociale, dhe atė shqiptare, pa dashur kurrė t’i them origjinės se tė braktisa atėherė kur mė nevojiteshe mė shumė shpirtėrisht.
Ndaj do ta quaja veten me fat, kur bashkė me disa artistė shqiptarė, pata fatin ta shikoja atė shfaqje. Ėshtė fjala pėr art, pėr Leonard Ajkun, pėr atė artist shqiptar, nė mbrėmjen e sė cilės ndjeva se artisti, dinte t'a interpretonte botėn brenda njė intervali harmonik ku pėrfshiheshin emri, muzika, lėvizjet, ngjyrat, pasioni dhe pse jo edhe dėshira jonė si njė rrėshqitje e ngadalshme, nė fundin e sė cilės mund tė gjesh vetėm lot me shije tė ėmbėl. Dalėngadalė midis errėsirės sė shfaqjes nisa tė dalloj se brenda sallės ishin edhe familjarėt e Leonardit. Babai Kristofor me formim artisti, dirigjent, nėna – Ajkuna, pėr nderin e se cilės ai do tė mbajė atė mbiemėr, njėkohėsisht edhe kostumorja e trupės, bashkėshortja Chiara, koreografja dhe balerina e talentuar, si dhe djemtė Leonard Volfranc Junior dhe Ludvig Leon Aleksei.
Shfaqja vazhdonte. Romeo, Zhulieta, Karmen Zhizela, Shekspiri, Moxarti, Bize, Adam, Nurejevi, baleti modern etj. Tė gjithė ishin aty atė natė. Gjithsekush me mėnyrėn e vet tė shijes, veēse shpirtėrave tė tyre tė pavdekshėm, do t'ju shkrihej nga njė copė qiell nėn interpretimin e mrekullueshėm tė artistėve pėr t'i dhėnė mė shumė kuptim jetės. Zoti ėshtė padron i artit dhe janė tė paktė ata njerėz qė i pėrkasin asaj, njė prej tė cilėve ėshtė edhe Leonad Ajkun. Nė kohėn qė rrėshqet pa e kuptuar nata do tė ishte e shkurtėr. Brenda saj ekzistonte morali empirik, se arti dhe jeta dinė tė organizohen ‘si forma mė e lartė intelektuale’. Padyshim, pas shfaqjes s'mund tė iknim. Njė detyrim shpirtėror na mblodhi aty jashtė nė mesin e atyre pak shqiptarėve, qė ndodheshim aty. Sė bashku me familjen e Leonardit do tė takonim edhe balerinin e talentuar Altin Kaftira, i cili kish ardhur enkas prej Amsterdamit tė Holandės, vetėm pėr tė interpretuar nė atė shfaqje.
Mes ndjenjės sė respektit do t'a takonim Leonardin, si protagonistin kryesor, i cili e ēliroi shpirtin e vet nga interpretimi duke na lidhur ne me ‘prangat’ e artit. Krenarisė sonė pėr tė do t'i shtoheshin edhe fjalėt prekėse tė babait Kristofor tek mbante pranė dy nipat: ja kėta janė shqiptarėt e gjyshit. Fjalėt e tjera s'kishin mė kuptim. Sytė e tė gjithėve shndrisnin duke iu nėnshtruar pushtetit tė surprizės Leonard Ajkun.
Donika TIMKO (Nju-Jork)
ILIRIA POST
Krijoni Kontakt