Nga disa tema qe jane postuar ketu dhe nga eksperiencat personale si dhe nga ato qe kam degjuar nga te njohurit me ka lindur nje pyetje qe fillimisht ja bej vetes dhe pastaj edhe juve:
Pse gjithmone perfundojme dhe i shkaktojme dhimbje pikerisht njeriut qe duam me shume dhe si rrjedhoje e humbim per kete arsye?
Kaq e veshtire qenka te mos komplikosh ndjenjat dhe gjerat qe kane me shume rendesi dhe mos i shkaterrosh ato me teka te momentin, me veprime te pamatura dhe me disa sjellje qe per caste te caktuara i gjykojme te arsyeshme dhe te pranueshme pa llogaritur se cfare mund te sjellin? Pa llogaritur qe ndjenja nuk mund te mbahet e vetme nese nuk ushqehet me besim dhe sinqeritet. Nese nuk tregohet ashtu sic eshte, lakuriqe pa u druajtur se mund te na turperoje apo beje te ndihemi inferiore. Pse gjithmone njeriu nuk kenaqet me ate qe ka perpara syve qe eshte ajo qe i lumturon shpirtin dhe zemren dhe e ben te ndihet sic thone ne Qiellin e 7-te dhe ca dreqin e shtyn te mendoje dhe te beje prapesira?
Pse kur dikush te do, ti mendon se nuk mjafton dhe harron qe ti i pari nuk ben as gjysmen e kesaj. Merr dashuri por harron ta japesh sepse e ndjen veten te privilegjuar dhe si i tille behesh egoist, llafazan, budalla dhe genjeshtar per gjera qe skane rendesi por qe shkaterrojne ate qe ka rendesi?
Pse vetem kur e humbim njeriun qe duam i therrasim mendjes qe O Zot cfare bera? Nuk i thashe dhe tregova kurre sa e doja se i kisha syte shume te zene nga dashuria qe me dha dhe ne vend tja ktheja sic e meritonte e vrava ne shpirt dhe ne ndjenje me kapricio, dyshime te kota, xhelozira dhe sjellje qe do turperonin edhe nje femije?
Ja keto pyetje me vijne ne koke sa here degjoj histori te tilla dhe nuk jam ne gjendje ti jap pergjigje. E shoh qe perseriten e perseriten dhe duket sikur pesimi i te tjereve nuk behet kurre mesim per ata qe kane nevoje.
Krijoni Kontakt