Well, kjo ideja qe "martohu njehere e pastaj eja flasim", nuk me ngjet dhe aq.
Ca gjera jane dhe me nuhatje, me instinkt. Nuk kemi nevoje te veme doren mbi pllaken e gatimit per te pare nese eshte e nxehte apo jo. Mjafton te jemi pak te kujdesshem dhe ta mbajme doren te pakten nja dy cm siper pllakes. Diçka e nxehte e tregon veten, gjithsesi

.
Gjithashtu, per te pare nese nje spec te djeg shume ose jo, ate e afrojme tek maja e gjuhes dhe jo ta fusim kelltuq ne goje, symbyllur. (sorry, do kisha vene ketu nje ikone me dy sy te mbyllur, por nuk paska, po mjaftohem me nje, e pastaj ua nderrojme vendet).
Te kthehemi tek Cupke_pe_Korçe. Aluzioni i saj eshte krejt me vend dhe duhet germuar mire.
Martesa, shpesh, eshte shpenzim kohe per njerin, ngaqe njerezit e sotem kane prirje te martohen per ate "te ashtuajturen" dashuri.
OK, me duket se ketu ka goxha per te folur. Dashuria, nje karrem ? Maybe, maybe... Cupka prek aty ku dhemb dhembi. Po sikur dashuria te ishte nje iluzion ? E kam fjalen per dashuri te "perjetshme" dhe jo per dashuriçka kalimtare pa te neserme.
Persa me perket mua, kam menduar dhe mendoj gjithmone qe martesa eshte nje pakt besnikerie, nje beselidhje. Jo per te luftuar Turqit por thjesht nje angazhim per t'u çiftosur sa me mire.
Nje shembull nga mekanika. Te marrim nje ingranazh. Nje ingranazh eshte perputhja e dy rrotave. Dhembet e njerit çiftezohen me hapesirat ndermjet dhembeve te tjetrit, dhe anasjelltas. Jo gjithmone ka ingranim, jo gjithmone dhembet gjejne folete e tyre. Duhet nje kusht i cili eshte ky :
Per te pasur nje ingranim korrekt, eshte e nevojshme qe modulet e tyre te jene te njejta. Por ç'eshte moduli ? Moduli eshte raporti i diametrit te rrotes me numrin e dhembeve.
Shembull konkret :
Nje rrote me diameter 100 cm dhe me 20 dhembe (moduli = 5) mund te çiftezohet me nje rrote me diameter 80 cm dhe me 16 dhembe (moduli = 5). Ndryshe, ska çiftezim.
Shembull konkret nga jeta (jane veçse menyra ilustrimi, nuk ka asgje te vertete ne keto, mos keqkuptoni)
zzzz... provon te çiftezohet me Fiorin.
zzzz... ka permasa te tilla : nuk eshte shume i pashem, jo fort i zgjuar, pa shkolle, dhe pa para. Por ka familje te mire, nje vella i punon ne kryeministri.
Mund te themi qe zzzz... nuk ka permasa te medha, me perjashtim te ketij vellait qe mund t'ia rrise diametrin.
Por zzzz..., nuk ka dhe shume dhembe, dmth nuk pi asgje : alkol, duhan, droge, muzike hard-rock dhe chat neper forume.
Raporti diameter/nr. dhembesh eshte, le te themi keshtu : i pranueshem, por me rezerva.
Fiori ka keto permasa : eshte e zgjuar, e pashme, e gjate, me shkolle, me pune te mire dhe e fiton mire jeten e vet.
Mund te themi qe Fiori ka permasa te medha, dmth nje diameter per t'u lakmuar dhe jo ne doren e gjithkujt.
Por Fiori, nga ana tjeter, ka dhe shume dhembe : ajo kerkon nje djale te pashem, te gjate, te zgjuar, me pune te mire, por pa para (kjo nuk ka rendesi per Fiorin)
Raporti diameter/nr. dhembesh eshte : e lakmuar nga te tjeret, por me njefare rezerve (frika, etj.)
Atehere, çfare gjasash ka qe te ndodhe ky çiftezim ? Ne pamje te pare, zero !
Por te mos ngutemi. Vertete qe zzzz... ka permasa te vogla, por ai nuk ka dhe shume dhembe, dhe nga ana tjeter, vertete qe Fiori ka permasa te medha, por ajo ka dhe shume dhembe, ndaj modulet e te dyve duket qe perafrohen.
Atehere, ne nje rast ideal si ky, çiftezimi mund te behet, por njera rrote do te jete shume e madhe (Fiori), dhe tjetra shume e vogel (zzzz...), dhe dhembet e zzzz... vetem sa do te pesojne peshen e dhembeve te Fiorit, megjithese zzzz... do te jete shume i kenaqur ngaqe permasat e tij jane te vogla dhe kenaqen me pak.
A ka jetegjatesi ky çiftezim ? Aq sa kane dhe çiftezimet e ingranazheve te verteta, derisa ato te gerryhen dhe brehen, dhe hahen dhe hollohen. Nqs kane qelluar material i forte (psh, prodhim suedez), çiftezimi reziston, nqs kane qelluar material i dobet (psh, prodhim elbasani), atehere dhembet e zzzz..., meqe jane me te paket , do t'u bjere te hollohen me shpejt se te Fiorit, dhe pas ca kohes, shpallet divorci.
zzzz... ka ngelur pa dhembe, kurse Fiorit vetem sa i jane ngrene pak. zzzz... e ka te veshtire te ngulet gjekundi tjeter, Fiori do te gjeje menjehere nje rrote tjeter.
Perfundimisht, ruani dhembet, eshte kapitale per martesen.
Krijoni Kontakt