Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Shqipėria veriore:Gjakmarrje dhe Hakmarrje!!

    Sipas tė dhėnave tė sapopublikuara nga drejtoria e policisė sė Qarkut tė Shkodrės, nė tre rrethet problematike nė Veri tė Shqipėrisė: nė Shkodėr, Pukė dhe Malėsi tė Madhe, jane 109 familje tė ngujuara brenda shtėpive tė tyre pėr shkak tė frikės nga gjakmarrja apo hakmarrja. Po sipas kėtij burimi, nė kėto rrethe vazhdojnė tė ngujohen 248 persona, mes tė cilėve edhe 17 fėmijė tė vegjėl, tė cilėt janė mbyllur brenda shtėpive tė tyre dhe nuk shkojnė nė shkolla pasi u kėrcėnohet jeta.

    Fenomeni i ngujimit nga frika e gjakmarrjes apo hakmarrjes, sipas tė dhėnave tė publikuara nga policia, ėshtė mė i theksuar nė rrethin e Shkodrės ku janė ngujuar 83 familje me 178 persona.

    Ėshtė hera e parė qė policia publikon tė dhėna zyrtare rreth pėrmasave qė ka marrė nė disa rrethe, nė veri tė Shqipėrisė, fenomeni i gjakmarrjes dhe pasojat sociale qė e shoqėrojnė atė. Kėto tė dhėna u bėnė tė njohura pas ngritjes sė njė strukture tė posaēme policore antigjakmarrje si dhe nė pėrfundim tė njė regjistrimit tė kryer nga stukturat dhe punonjėsit e policisė vendore, tė cilėt pėr disa javė kontaktuan me tė gjitha familjet e pėrfshira nė konflikte.

    Ndėrkohė, tė dhėnat zyrtare tė sapopublikuara nga policia bien ndesh me shifrat qė vazhdojnė tė japin njė numėr shoqatash joqeveritare qė veprojnė nė Shqipėri. Pėr shoqatat joqeveritare, pėrmasat e ngujimit janė disa herė mė tė mėdha se sa jepen nga policia, ndėrsa numri i fėmijėve tė ngujuar nė Veri tė Shqipėrisė, sipas tyre, arrin nė rreth 600.

    Por, herė pas here, edhe vetė shoqatat joqeveritare si dhe disa grupe tė misionarėve tė pajtimit tė gjaqeve kanė kundėrshtuar shifrat e publikuara nga njeri-tjetri, duke i cilėsuar ato si tė fryra, veēanėrisht pėrsa i pėrket numrit tė fėmijėve tė ngujuar qė nuk shkojnė nė shkolla

    Nė mesin e muajit korrik, kėshilltari i posaēėm i Kėshillit tė Europės nė Shqipėri, Guy-Michel Brandtner theksoi gjatė njė takimi tė zhvilluar nė qytetin e Shkodrės se gjakmarrja pėrbėn njė barrė tė rėndė pėr jetėn shqiptare dhe qė nuk mund tė tolerohet mė tej.

    Kėshilli i Europės, tha ai, ėshtė i gatshėm tė kėshillojė autoritetet shqiptare mbi masat qė parashikojnė kufizimin dhe eliminimin e vrasjeve dhe tė shqyrtojė mundėsinė e pėrpjekjeve tė tjera shoqėruese pėr tė reduktuar efektet e situatės aktuale tė shkaktuar nga gjakmarrja.

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Sa keq per shqiptaret e per femijet e mjere qe u bien hallet kaq te vegjel.

    Sa keq per shoqerine shqiptare qe vazhdon te vuaje nga kjo plage barbare.

    Sa keq per ata qe nuk dijne cfare bejne kur shkrehin armet nga gjaknxehtesia

    Sa keq per ato familje qe humbasin te dashurit e tyre

    Edhe disa fjale e veprime te duhura qe ju mund te thoni e beni mund te ndihmojne ne dhenien fund te ketyre tragjedive shqiptare.



    “Mėsues nė shtėpi 61 fėmijėve tė ngujuar nga gjakmarrja”
    28 Mars 2007
    Flet Aleksandėr Kola, kreu i "Fondacionit pėr zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin e mosmarrėveshjeve"


    Gjakmarrja, ky fenomen i rėndė, sidomos nė veri tė vendit, megjithėse ka rėnie kėto vitet e fundit, pėrsėri mbetet njė gangrenė, qė jo vetėm merr jetė njerėzish, por po gėrryen dhe zemrat e njoma edhe tė fėmijėve tė pafajshėm.

    Ngujimi nė shtėpi, pėr shkak tė fenomenit absurd tė gjakmarrjes, ėshtė njė ndėr shkaqet qė po i pengon fėmijėt nė Qarkun e Shkodrės qė tė arsimohen ashtu si dhe bashkėmoshatarėt e tyre.

    Nė bazė tė statistikave tė nxjerra nga Drejtoria Arsimore e Shkodrės, nė shkallė rrethi, numri i nxėnėsve qė kanė braktisur shkollėn pėr shkak tė frikės sė gjakmarrjes arrin nė 61 fėmijė jo vetėm tė zonave tė thella malore, apo tė fshatrave, por edhe tė qytetit.

    Nė mungesė tė forcės vepruese, parandaluese e pajtuese tė shtetit, ekzistenca e kėtij fenomeni ka nxitur mjaft fondacione e shoqata qė tė hartojnė programe e projekte, qė kanė synim jo vetėm pajtimin e familjeve tė ngujuara pėr vite tė tėra, nga frika e gjakmarrjes, por edhe tė ndikojnė te banorėt e veriut tė vendit, deri nė minimizimin e fenomenit tė gabuar e vjetruar tė vetėgjyqėsisė, nė kushtet e moszhdukjes sė plotė tė tij.

    Njė nga fondacionet mė aktive, sidomos pėr pajtimin e familjeve, qė pėr shkak tė gjakmarrjes kanė mbyllur edhe fėmijėt nė shtėpi, duke i privuar nga shkolla dhe argėtimi, ėshtė dhe "Fondacioni pėr zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin e mosmarrėveshjeve".

    Koordinatori i kėtij fondacioni, Aleksandėr Kola, ka bėrė tė ditur nė njė intervistė pėr gazetėn "Metropol", projektet e realizuara dhe qė vazhdojnė tė zbatohen, kryesisht pėr pėrkujdesjen dhe nxjerrjen e fėmijėve nga ngujimi pėr shkak tė gjakmarrjes.

    Keni disa vite qė jeni mjaft aktiv nė luftėn kundėr fenomenit absurd tė gjakmarrjes. Ēfarė ju shtyu qė tė jepni njė kontribut kaq tė ēmuar?

    Ēdokush qė ėshtė pjesė e njė komuniteti, duhet tė japė kontributin maksimal pėr qytetėrimin e kėtij komuniteti, veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr tė luftuar kundėr njė plage tė tillė, siē ėshtė gjakmarrja. Kur flasim pėr qytetėrimin e njė populli, kur duam tė afirmojmė emancipimin e tij nė marrėdhėniet demokratike mes njerėzve, kėtė e masim me mungesėn e egoizmit dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunė. Paqja e falja janė ato qė shprehin vlerat shpirtėrore, kulturėn dhe virtytet e popullit shqiptar. Tė zgjidhėsh njė konflikt dhe tė falėsh, ke bėrė vėrtet shumė pėr tė gjithė komunitetin dhe veēanėrisht pėr brezat e rinj. T'i thuash “jo vrasjes”, “jo gjakmarrjes” dhe tė edukosh vetėm faljen, pajtimin e paqen mes njerėzve, ėshtė vėrtet njė sipėrmarrje e mrekullueshme. Nga ana tjetėr, vetė fondacioni trajton problemet e edukimit tė brezit tė ri me frymėn e tolerancės dhe zhdukjen e fenomenit tė hakmarrjes e gjakmarrjes.

    Nga tė dhėnat tuaja, sa ėshtė prezent fenomeni i gjakmarrjes nė zonėn e Shkodrės dhe ku janė pėrqendruar projektet e fondacionit qė ju drejtoni?

    Fenomeni i gjakmarrjes ėshtė prezent me tė vėrtetė nė kėtė rajon dhe ne si fondacion kemi marrė pėrsipėr qė t'u vijmė nė ndihmė familjeve tė ngujuara nga ky fenomen. Konkretisht puna jonė ėshtė pėrqendruar kryesisht te problemet e fėmijėve tė shkollave, apo fėmijėve nė pėrgjithėsi qė i vuajnė mė shumė se tė tjerėt pasojat e gjakmarrjes dhe qė do ta ndiejnė edhe nė tė ardhmen me mungesat qė do t'i shkaktojė ky ngujim kaq primitiv i kėsaj dukurie, siē ėshtė gjakmarrja, por gjithmonė pa lėnė mėnjanė dhe moshat e rritura qė e pėrjetojnė kėtė fenomen kaq tė dhimbshėm nė jetėn e tyre.

    Konkretisht, si vepron fondacioni me fėmijėt e ngujuar?

    Gjatė kėsaj kohe kemi marrė njė rivlerėsim tė gjendjes sė familjeve dhe fėmijėve tė ngujuar. Kemi kontaktuar me prindėrit e fėmijėve tė kėtyre familjeve tė ngujuara. Kemi vizituar direkt shtėpitė e kėtyre familjeve dhe fėmijėve tė ngujuar, duke marrė pėrditė kontakt direkt me ta, nė mėnyrė qė tė mėsonim se si ėshtė gjendja psiko-sociale e shpirtėrore e kėtyre fėmijėve. Njėkohėsisht jemi pėrpjekur tė kuptojmė se ēfarė ndiejnė fėmijėt, qė pėr arsye tė fenomenit nė fjalė kanė braktisur shkollat dhe ē'ndiejnė ata kur jetojnė tė mbyllur nė familjet e tyre, larg shkollės, larg argėtimeve fėminore qė u kėrkon mosha. Duke parė boshllėqet qė ndienin fėmijėt, fillimisht na ėshtė dashur dhe e kemi parė tė arsyeshme qė tė krijojmė njė grup mėsuesish tė shkollave pėrkatėse, ku ka kontigjent tė kėtyre nxėnėsve. Kėto mėsues u angazhuan pėr tė shkuar direkt dhe tė jepnin mėsime te kėta fėmijė, qė ata tė merrnin programin mėsimor, sigurisht aq sa kanė mundėsi pėr periudha periodike, duke bėrė qė kėto fėmijė tė mos humbasin vitin shkollor.

    Pėrveē marrjes sė mėsimeve, ēfarė ndikimesh kanė pasur te familjet dhe fėmijėt e ngujuar vizitat tuaja dhe tė mėsuesve?

    Duke shkuar nėpėr shtėpi tė fėmijėve tė ngujuar, kėto mėsues tė lėndėve tė ndryshme sikur i japin njė ngrohtėsi atyre, duke i bėrė tė ndihen mė afėr njerėzve. Me tė vėrtetė jo vetėm fėmijėt, por edhe tė rriturit ndiejnė kėnaqėsi kur mėsuesit dhe pjesėtarė tė fondacionit shkojnė sė bashku nė kėto familje. Ndihen tė lumtur, sepse e ndiejnė se hyn njė mėsues, hyn njė banor, hyn njė pėrfaqėsues i njė shoqate dhe sikur e ndiejnė mė afėr atė ngrohtėsinė e shkollės dhe, madje, edhe tė komunitetit. Kjo punė qė po bėjmė ne me kėto fėmijėt e shkollave, konsiston formalisht qė tė mos humbin vitet e shkollės, por mė e rėndėsishme ėshtė qė kėto fėmijė tė ndiejnė se dikush kujdeset pėr ta, dikush nuk i paska harruar, dikush nuk i paska braktisur pėr faj tė problemeve tė shkaktuara nga tė rriturit. Nuk i paska harrur as shkolla, as mėsuesi, as komuniteti dhe madje as media, e cila i ėshtė gjendur vazhdimisht pėr tė parandaluar, nėpėrmjet sensibilizimit tė opinionit shoqėror, tė vuajtjes qė kanė kėto fėmijė tė ngujuar dhe larg jetės shoqėrore tė bashkėmoshatarėve tė tyre. Duke parė rezultatet pozitive tė arritura, ku bėjnė pjesė jo vetėm arsimimi dhe ngrohtėsia qė u ofrohet nė familjet me probleme tė gjakmarrjes, por edhe dhjetėra fėmijė tė dalė nga ngujimi nė sajė tė njė pune mjaft kėmbėngulėse tė fondacionit pėr pajtimin e familjeve tė pėrfshira nė konflikt, po vazhdojmė dhe do tė organizojmė edhe nė tė ardhmen programe takimesh e pajtimesh me komunitetet, ku ėshtė e pėrhapur gjakmarrja dhe veēanėrisht pranė shkollave tė fshatrave ku ka ende fėmijė tė ngujuar. Pėr sa i pėrket punės me nxėnėsit e ngujuar, njė ndihmesė pėr fondacionin po japin dhe drejtuesit e shkollave si dhe drejtuesit e Drejtorisė Arsimore tė Shkodrės.

    Statistika

    Tė rritur dhe fėmijė, viktima tė gjakmarrjes

    Pas vitit 1990, nė Qarkun e Shkodrės llogariten rreth 450 persona tė vrarė pėr shkak tė gjakmarrjes. Ndėrkohė, 490 nxėnės kanė lėnė pėrfundimisht shkollėn pėr shkak tė gjakmarrjes.

    Aktualisht nė Qarkun e Shkodrės numėrohen 200 familje tė ngujuara si rezultat i kėsaj plage.

    Nė rrethin e Shkodrės numėrohen 61 fėmijė tė ngujuar nga mosha 0-14 vjeē, 7 prej tė cilėve nė qytetin e Shkodrės, si dhe 27 nxėnės e studentė tė ngujuar nga mosha 14-22 vjeē.

    Nė qytetin e Pukės numėrohen 18 fėmijė tė ngujuar nga mosha 0-14 vjeē, ndėrsa nuk ka tė ngujuar nga mosha 14-22 vjeē.

    Nė qytetin e Koplikut tė rrethit tė Malėsisė sė Madhe llogariten 12 fėmijė tė ngujuar nga 0-14 vjeē dhe 4 persona tė ngujuar nga mosha 14-22 vjeē.

    Gjatė pesė viteve tė fundit, nė Qarkun e Shkodrės numėrohen 334 vrasje pėr shkak tė gjakmarrjes, nė dy prej tė cilave janė vrarė fėmijė.

    Tė dhėna

    450 persona tė vrarė pėr gjakmarrje pas ‘90

    334 vrasje tė ndodhura nė pesė vitet e fundit

    490 nxėnės braktisėn shkollat pėr gjakmarrje

    200 familje tė ngujuara pėr gjakmarrje pas ‘90

    Shkodėr

    61 fėmijė tė ngujuar nga mosha 0-14 vjeē

    7 tė rinj tė ngujuar nga mosha 14-22 vjeē

    Pukė

    18 fėmijė tė ngujuar nga mosha 0-14 vjeē

    0 tė rinj tė ngujuar nga mosha 14-22 vjeē

    Malėsi e Madhe

    12 fėmijė tė ngujuar nga mosha 0-14 vjeē

    4 persona tė ngujuar nga mosha 14-22 vjeē

    http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=40252

  3. #3
    Shume barbari eshte. Mentalitet me skandaloz se ky i gjakmarrjes nuk ka ku te shkoje. Mjere per ata femije qe jane ngujuar e qe nuk ju shohin syte asgje nga ca duhe ti shikonin per moshen e tyre.
    Keshtu eshte kur ska shtet dhe bejne njerezit sipas qejfit. Se te varje ne mes te pazarit 2-3 nga keta trimat e gjakmarrjes dhe i shikoje si binin squke te gjithe sic rane ne kohe te Dulles. Shekulli i 21-te dhe disa nga keta njerez akoma kane ne tru per te marre gjaqet qe i perkasin para luftes se 2. Hajde paradoks hajde...

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •