Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 164
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Nje nga zhdukjet me te medhaja ishte fluturimi 19 po vendos nje foto qe shpjegon pak a shume rrugen e ngjarjes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #12
    Citim Postuar mė parė nga pepi
    ...........
    Per te mbyllur kete shkrim dua te shtoj nje tjeter fakt shume te cuditshem. Ne te njejten forme dhe ne te njejten zone, vetem se ne anen tjeter te globit tokesor ekziston nje tjeter trekendesh ne detin e Japonise qe quhet Trekendeshi i Djallit. Cdo gje ketu ndodh ne te njejten menyre si ne trekendeshin e Bermudeve dhe fenomeni duket te jete i njejte perfshi zhdukjet dhe anomalite e tjera. Mbas nje studimi te detajuar rezultoi qe te dy trekendeshat perputhen plotesisht vetem se ne ane te kunderta te globit.

    Ka ndonje foto-harte ne lidhje me kete trekendesh? Po informacion me te detajuar ashtu si per Trekendeshin e Bermudes ka?

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  3. #13
    Zona tjeter e botes qe paraqet anomalira te njejta me ate te Trekendeshit te Bermudeve eshte dhe Deti i Djallit qe une gabimisht e quajta trekendeshi i djallit. Ne fakt me kete emer quhet rendom trekendeshi i bermudes keshtuqe me falni per ekuivokun. Me pak fjale Deti i Djallit eshte ne Detin e Japonise rreth 300 milje ne jug te Tokyos. Kjo zone eshte e dalluar shume dhe per nje aktivitet te theksuar vullkanik dhe sizmik. Spata mundesi te gjej ndonje foto qe te mund te tregonte koordinatat e sakta po sidoqofte ekziston dhe si e tille eshte quajtur simotra e trekendeshit te bermudes ne anen tjeter te globit. Me shume informacion per Detin e Djallit do te gjeni ne librin e Charles Berlitz qe e perseris eshte i perkthyer edhe ne shqip Pa Lene Gjurme.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Per Detin e Djallit nuk ka shume informacion aq sa per Trekendeshin e Bermudeve.
    Une di qe gjendet ne jugperendim te Japonise, mes ketij vendi dhe ishujve Bonin, me e specifikuar midis Iwo Jima dhe ishullit Marcus.
    Fenomenet qe ndodhin aty jane te njejte me ato te Trekendeshit te Bermudeve.
    Gjithashtu kam lexuar qe trekendesha te tille ekzistojne edhe ne vende te tjere nje psh . eshte ne Mesdheun oksidental ku gjate 1945 dhe 1969 kane ndodhur 11 katastrofa ajrore me me shume se 200 viktima.
    Perse jane ne forme trekendeshe dhe me brinje te barabarta?- sepse nje figuart simetrike jane shume te preferuar nga qeniet inteligjente ( dhe jepet si shembull simetria e ēuditshme e kristaleve)(keto jane vetem supozime)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 07-01-2005 mė 22:00
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Gjeta nje foto qe tregon nje harte te botes ku gjenden trekendesha te tjere por eshte e madhe dhe nuk e vendos dot ketu.
    Nqse ndonje nga ju mundet tia zvogeloj kapacitetin (sepse une nuk e bej dot) ja nis qe te mund ta vendosim ketu.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #16
    Era mjafton ti besh right click dhe edit dhe do te te hape me paint. Provoje ta ruash pa e ndryshuar dhe shiko sesa e ka madhesine si file.

  7. #17
    Ana tjeter e kohes

    Nje nga misteret me coroditese qe ndodh brenda Trekendeshit te Bermudes eshte humbja ose fitimi i rastesishem ne kohe, nje dukuri turbulluese kjo ne menyre te vecante per nje kulture si e jona, e cila ka nje besim te shenjte dhe te palekundshem per ecjen perpara te kohes ne menyre te mateshme. Kete dukuri e kane vene ne dukje kryesisht personelet e aeroplaneve te cilet kane nje preokupim te kuptueshem qekurse koha e fluturimit me aeroplan filloi te rregjistrohet me kujdes, megjithese mund te kete lidhje gjithashtu edhe me zhdukjet misterioze (po ashtu edhe dukjet) te anijeve te vjetra e te reja sic eshte raportuar gjate viteve.
    Mberritjet e pashpjegueshme ne aeroport para kohes se caktuar te aeroplaneve disa here kane ndodhur pasi aeroplanet kane fluturuar permes nje reje ose mjegulle te dendur (lexo ne shkrimet e tjera brenda kesaj teme).
    Kjo dukuri eshte e kuptueshme sigurisht kur ka ere jashtezakonisht te forte qe fryn nga mbrapa aeroplaneve, shpejtesia e se ciles arrin ndoshta disa qindra milje ne ore, megjithese ne shumicen e rasteve ska patur erera te tilla. Nje mundesi tjeter mund te jete dhe gabimi ne matjen e shpejtesise ose funksionimi jo i mire i intrumentave matese, megjithate ky nuk eshte nje faktor i pergjithshem ne te gjitha rastet e dokumentuara. Per me teper ne disa incidente te kontrolluara me shume kujdes duket sikur per njefare periudhe koha ecen perpara, permbyset ose projektohet ne te kaluaren - apo ndoshta ne te ardhmen - per aeroplanin dhe personelin e tij qe fluturon per nje fare kohe ne nje zone te Trekendeshit.
    Brus Xhernon, pilot nga Boyton Beach Florida, me 4 dhjetor te vitit 1970 kaloi nje incident te jashtezakonshem gjate fluturimit te tij nga ishulli i Androsit per ne Palm Beach. Megjithese sugjeron nje shtrembrim te kohe-hapesire dhe "kapje" prej nje formacioni reje, kete incident e deshmon kopiloti, personeli i bazes, matesi i shpejtesise madje dhe fatura e karburantit. B. Xhernon ishte nje pilot me afro 600 ore fluturimi qe me te shumtat i ka bere midis Bahamas dhe Florides. Ne ate kohe ishte 29 vjec, 180 cm i gjate, me nje konstrukt te forte dhe mjaft prozaik ndaj fluturimit. Ka nje kujtese shume te mire vecanerisht per ndodhite gjate fluturimit. Diten qe ndodhi ngjarja, Xhernon ka qene me te jatin si kopilot. Ata u larguan nga Androsime aeroplanin "Bonanza A-36" duke fluturuar mbi brigjet e bahamas per ne drejtim te Biminit. Ndersa po ngjitej ne lartesine e percaktuar prej 10500 kembesh, vuri perballe vetes nje Re ne forme eliptike (vezore).
    "Ajo rrinte atje pa levizur. Pa merresha me drejtimin e aeroplanit keshtuqe nuk i kushtova vemendje ose kujtova se ishte me lart. Fluturoja siper saj duke u ngritur 1000 kembe ne minuta, kur vura re se ajo ngrihej pothuajse me te njejten shpejtesi. Disa here kaloja perpara saj, por ajo me arrinte dhe me kapte perseri. Gjeresine e saj e vleresova afro 15 milje. Mendova te beja nje kthese 180 grade dhe te kthehesha ne Andros. Me ne fund e kalova dhe perpara doli qielli i paster. Por kur ktheva koken ta shihja perseri, pashe se reja tani ishte bere gjigande dhe lakohej ne forme gjysemrrethi te madh me njeren pjese te saj qe dilte para nesh dhe ishte afro 60000 kembe e larte. Fundi i rese dukej se shkonte drejt e ne oqean dhe ajo nuk ngjante me rete e tjera grumbullore, te cilat kane reshje dhe boshllek ne nen vehte."
    Xhernon u perpoq te fluturonte duke i ardhur perqark po per cudine e tij pa se tani ndodhej brenda "gropes" se nje reje gjigande si "petull" . Duke veshtruar se mos gjente ndonje dalje, ai pa nje si te care dhe u sul drejt saj meqe ajo ngushtohej gjithmone e me shume derisa perfundoi ne nje vrime cilindrike, ose tunel brenda te ketyre reve te jashtezakonshme. Pas pak ai e arriti kete vrime, qe tani qe ngushtuar deri ne gjeresine 200 kembe dhe vazhdonte te ngushtohej ende, duke fluturuar me nje shpejtesi 230 milje ne ore.
    "Me dukej sikur veshtroja ne kanalin e ngushte te tytes se pushkes. Ishte nje tunel horizontal afro 1 milje i gjate dhe shenonte drejt Miamit. Ne fundin e saj shikoje qiellin blu qe gjendej midis tunelit dhe Florides..."
    Xhernoni e futi aeroplanin permes ketij tuneli me nje shpejtesi kritike. Ai vuri re se muret e ketij tuneli shkelqenin nga nje drite e bardhe. Muret, te cilet vinin duke u ngushtuar, dukeshin shume qarte dhe perqark tyre rrotulloheshin me ngadale sipas drejtimit te akrepave te sahatit re te vogla ne forme pufke.
    "Po te mos kishte qene piloti automatik qe i mbante krahet e aeroplanit ne nivelin horizontal, ndoshta do te beja edhe une aeroplanin te rrotullohej si ato dhe do te fluturoja brenda mureve."
    Gjate 20 sekondave te fundit majat e kraheve te aeroplanit preken muret nga te dyja anet. Ne ate cast Xhernoni provoi nje gravitet zero qe zgjati per disa sekonda. Kur doli nga tuneli ai e pa veten ne mes te nje mjegulle ngjyre te gjelbert te zbehte, ne vend te qiellit blu qe kishte pare pak me pare. Megjithate kufiri i te parit te qarte shtrihej disa milje. "Nuk shikohej asgje. Kudo po ajo mjegull e bardhe ne te gjelber."
    Duke u munduar te percaktonte pozicionin ai pa se te gjitha instrumentat elektronike e magnetike funksiononin keq dhe nuk qe ne gjendje te lidhej me qendren e kontrollit te radarit. Sipas kohes se fluturimit te Xhernonit, ai duhet ti ishte afruar Bimini Kays. Papritur, ne mjegullen poshte aeroplanit u duk dicka si njolla e nje ishulli qe kaloi me shpejtesi shume te madhe. Pastaj u vendos radionderlidhja me qendren e kontrollit te radarit ne Miami dhe ajo raportoi se po fluturonte nje aeroplan mbi Miami duke u drejtuar nga perendimi. Xhernoni i tha qendres se ai duhej te ishte nje aeroplan tjeter, meqenese "Bonanza", sipas kohes se fluturimit duhej te ishte ende mbi Bimini Kays.
    Ne kete cast ndodhi nje ngjarje e jashtezakonshme: "Papritur te cara te medha (ne mjegull) u duken perqark nesh, njelloj sikur te shikonim nepermjet perdeve veneciane. Ato shkonin paralel me drejtimin e fluturimit. E cara poshte nesh behej gjithmone e me e madhe derisa me ne fund ne pame plazhin e Miamit poshte nesh..."
    Pasi zbriti ne Palm Beach Xhernoni vuri re se fluturimi kishte zgjatur vetem 45 minuta ne vend te fluturimit normal qe zakonisht zgjaste 75 minuta. Madje sasia e miljeve te pershkuara ishte edhe me e madhe, 250 milje ne vend te 200 miljeve qe eshte largesia normale sepse fluturimi kishte qene i terthorte. Keshtu u ngrit pyetja: Si mund t'i pershkonte aeroplani 250 milje per 45 minuta kur kishte fluturuar me nje shpejtesi maksimale prej 195 milje ne ore? Xhernoni u fut edhe me thelle ne kete ceshtje. Nga kontrolli i faturave te karburantit qe kishte bere ne fluturimet e meparshme, ai kishte nxjerre perfundimin se per te njejtin fluturim aeroplani konsumonte zakonisht 40 gallona karburant. (1 gallon eshte rreth 4 litra), kurse kete rradhe qene konsumuar vetem 28 gallona gazoline. Sipas fjaleve te Xhernonit: "Ky kursim eshte per llogari te atij gjysem oreshi te fituar sepse me 10 gallona gazoline, "Bonanza" fluturon rreth gjysem ore dhe pershkon 100 milje."
    Megjithese nuk ka asnje shpjegim te sigurt per kete fitim ne kohe, Xhernon sugjeron se ndersa ishte ne tunel, formacioni i rese mund te kete levizur me nje shpejtesi prej 1000 milje ne ore e cila po ti shtosh shpejtesine e aeroplanit , do ti jepte atij shpejtesine maksimale prej 1180 miljesh ne ore, gje e cila shkon per llogari te kursimit te gazolines..
    Mbase eshte rastesi por duhet te kujtojme se fluturimi i Xhernonit ndodhi me 4 dhjetor 1970 ne oren 3 pasdite, plot 25 vjet pa nje dite, kur ne oren 2 e nje cerek te pasdites te 5 dhjetorit 1945 u zhduk Skuadrilja e 19...
    vazhdon...

  8. #18
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    pune e shkelqyer nga Darius edhe era1.mund te vendosni link te tjere ku mund te gjejme info rreth ktij fenomeni??

    ps per era1:
    kliko me butonin e djathte te mouse tek foto pastaj kliko tek properties.me pas bej copy link e fotos qe del tek properties.ne fund mjafton te klikosh ne forum tek menute lart opsionin VENDOS FOTO dhe nuk ke nevoje ta zvogelosh pamjen
    ose ma sill mua link ne PM te fotos se mund ta zvogeloj edhe un po qe se nuk ben dot menyren e pare qe te tregova
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 07-06-2007 mė 11:21
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  9. #19
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    ja harta e marre nga era1:


    klikoni tek harta qe te dale akoma me e madhe
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  10. #20
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Darius , vazhdo me shkrimin se e ke len GJYS , ishte shume interesant , edhe kisha lut te shkrujash me shume , se ja vlen te mendojsh per keto ndodhite.

    Shnet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 07-06-2007 mė 11:21

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •