Close
Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 164
  1. #101
    Darius une nuk i kisha para ato foto dhe tani qe shfletova ne forum pashe disa.
    po te me vije dicka ne mendje ose ndonje dokument ne dore me shume kenaqesi do ta publikoj si dhe do jap edhe interpretimin tim.Shpresoj ne mirekuptimin tend.

  2. #102
    MoskoSoft, ti dhe te tjeret jeni te gjithe te mirepritur per te marre pjese ne kete teme. Madje me jep kenaqesi pjesmarrja e gjere.

    P.S. Ne kontekstin e pjesmarrjes do ju lutesha anetareve qe me pare te lexojne materialet dhe pastaj te postojne pasi po ve re perseritje te tyre. Kjo e ben temen te zgjatet pa vend dhe te merzitshme per lexuesit.

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2008
    Postime
    273
    Thojn qe trekendeshi eshte mbyllur dhe nuk i ka me ato veti pragjithcka eshte normale, a eshte e vertet kjo?

  4. #104
    Nuk mund te mbyllet dicka qe eshte mbiquajtur trekendesh vetem per te patur nje ide figurative mbi nje siperfaqe te caktuar. Dhe nuk eshte aspak e vertete qe kane ndaluar se ndodhuri zhdukjet dhe gjerat e tjera te mistershme. Thjesht njerezit e evitojne kontaktin direkt me trekendeshin.

    Ndiqni kete dokumentar se eshte interesant.

    http://video.google.ca/videoplay?doc...pearance&hl=en

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2008
    Postime
    273
    Sa me acarohen nervat se s`mi hap keto videot qe con ti Darius.
    Gjithsesi flm per shpjegimin, te pyeta se kisha ven bast me nje shoqe.Ajo thoshte eshte mbyll trekendeshi bermudave, un thoja jo.Sepse kisha lexu ketu.

  6. #106
    Viki mund te shkosh vete ne google video dhe i gjen aty si materiale. Dokumentarin qe kam vene une e gjen nga te paret. Po ashtu mund te shikosh direkt kete link qe po te jap:

    http://video.google.ca/videoplay?doc...ry&vt=lf&hl=en

    Ose ketu ne forum:

    http://video.google.ca/videoplay?doc...ry&vt=lf&hl=en

  7. #107
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Pergezime mbi temen Darius. Mbase shume muaj me vone mbas postimit tend te fundit ne kte teme por i lexova te gjitha referimet e tua duke anashkaluar vetem replikat qe kishe me disa antare.

    Une kisha nje pyetje ne lidhje me ndalimin e kohes gjate kalimit mbi trekendeshin e bermudeve. Kur thua qe mbasi ktheheshin ne toke pasagjeret vinin re qe koha kishte ndaluar 10 min e kuptoj ne rastin e pilotit amerikan i cili e llogarit ne lidhje me karburantin e harxhuar, por ne rastin e pasagjereve te cilet u hetuan ne menyre te fshehte dhe kuptuan se dhe tek ata kishte pasur nje mungese kohe jam kurioz te di se si e kuptuan kte hetuesit e ngjarjes.... me nje fjale akrepat e ores se tyre kishin ngelur 10 min mbrapa? Si mund te kene efekt tek orat fushat magnetike sikur ato jane mekanike edhe kur jane elektronike sepse besoj se fusha magnetike duhet te kete efekte te ndryshme nga njera tek tjetra. Pastaj ne referimet e tua permendet se fusha magnetike (apo dicka tjeter) i nxirrte jashte kontrollit aparaturat elektronike te aeroplanit apo te anijes, por ne kte rast aparaturat kane opsionin e restartit kur pesojne ndonje pauze kurse nje ore elektronike eshte shume e thjeshte per te bere nje restart, edhe nese do e bente do fillonte nga zero (ora 12:00) pra nga mund ta nxirrnim perfundimin se dhe pasagjeret kishin perjetuar te njejten periudhe ndalimi kohe....?


    Thjesht ky detaj mu duk pak i manget dhe se nuk dua te replikoj per temen, biles tema me pelqen pikerisht se eshte e cuditshme....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga morrison : 20-03-2009 mė 16:56

  8. #108
    Nuk kam specifikuar ne asnje vend qe orat ishin elektronike apo mekanike. Kjo eshte njera ane. Tjetra sipas mendimit tim, ne momentin qe ti ndryshon konceptin kohe sic e njohim ne atehere dhe matja e saj do jete e pavlefshme sipas standartit qe njohim ne. 10 min i humbur sugjeron qenien e avionit per 10 min ne nje tjeter kontinium hapesire kohe ku nuk aplikohen te njejtat parametra qe kemi ne ne realitetin tone. E njejta gje ndodh dhe me mosfunksionim e aparaturave kur gjenden ne nje 'vorbull' te tille anomalie. Me te kaluar ate, ato rikthehen ne gjendje pune.

  9. #109
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    DARIUS

    E kisha llafin per kete

    Para se te fillonte manovrimet per te zbritur, ai u zhduk nga ekranet e radareve per 10 minuta, pastaj u shfaq perseri dhe zbriti normalisht. Pilotet te trembur nga autoambulancat, zjarrefikset etj, qe qene mbledhur ne aerodrom, u pyeten nga personeli i kulles se drejtimit dhe i sherbimit te shpetimit nese kishtin patur ndonje veshtiresi pasi qene zhdukur nga radari. Sipas pilotit dhe kopilotit nuk kishte ndodhur asnje gje pervecse ata kishin fluturuar 10 minuta ne mes te nje mjegulle. Ne lidhje me ceshtjen e zhdukjes se tyre nga radari, pilotet bene nej kontroll te sahateve te tyre dhe gjeten se ata kishin mbetur mbrapa 10 minuta. Pastaj kontrolluan oren kronometer te aeroplanit, sahatet e personelit qe sherbente ne aeroplan, bene fshehurazi edhe nje kontroll midis pasagjereve dhe gjeten se te gjithe kishin humbur ne menyre te pashpjegueshme 10 minuta, aq kohe sa ishin zhdukur nga radari. Megjithese ndonjehere radaret pesojne ndonje avari ne funksionim, unanimiteti i sahateve sugjeron qe per njefare periudhe kohe te pezulluar aeroplani dhe pasagjeret "qene" diku gjetke - ne anen tjeter te kohes.
    Thjesht jam kurioz dhe ne ke mundesi te me pergjigjesh persa i perket pyetjes sime. Nuk po bej spam....

  10. #110
    Me duket se i jam pergjigjur fare qarte asaj pyetje:

    Citim Postuar mė parė nga Darius
    10 min i humbur sugjeron qenien e avionit per 10 min ne nje tjeter kontinium hapesire kohe ku nuk aplikohen te njejtat parametra qe kemi ne ne realitetin tone. E njejta gje ndodh dhe me mosfunksionim e aparaturave kur gjenden ne nje 'vorbull' te tille anomalie. Me te kaluar ate, ato rikthehen ne gjendje pune.

Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •