Pėrfaqėsuesit serbė tė Kosovės po punojnė pėr njė koalicion tė ri nėn urdhrat e Beogradit
Shpėrbėhet Kthimi, pėr serbėt vendos Beogradi
Faton Osmani
PRISHTINĖ Pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve tė Kosovės janė duke punuar pėr formimin e njė koalicioni tė ri, ndėrkohė qė Povratak pritet tė shpėrbėhet. Kėshtu njoftoi shefi i grupit parlamentar tė Povratakut, Dragisha Kėrstoviq. Nė anėn tjetėr, ai e vlerėsoi pozitive thirrjen e djeshme tė kryeministrit Rexhepi drejtuar serbėve, por shtoi se pėr kėtė vendos Beogradi. Kėrstoviq paralajmėroi se nė koalicionin Povratak mund tė priten ndryshime nė strukturėn e saj udhėheqėse, dhe saktėsoi se edhe vetė ėshtė duke shqyrtuar mundėsinė tė largohet nga ky koalicion. Nuk e di se ku do tė qėndroj nė tė ardhmen, nė Povratak apo diku tjetėr, sepse ende nuk e di se si do tė jetė ajo struktura e re politike. Ėshtė duke u diskutuar pėr njė koalicion tėrėsisht tė ri, por nuk dua tė jap mė shumė detaje Edhe pėr kėtė do tė vendoset nė Beograd, -tha ai. Shefi i grupit parlamentar tė koalicionit serb Povratak (Kthimi), duke komentuar thirrjen e kryeministrit Bajram Rexhepi drejtuar serbėve tė Kosovės pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet e vjeshtės, tha se ky hap ėshtė pozitiv, por sikur herėve tė tjera pėr serbėt e Kosovės do tė vendosė Beogradi. Personalisht, unė e ēmoj thirrjen e kryeministrit Rexhepi, dhe mendoj se ėshtė njė veprim shumė i mirė politik nga ana e tij. Megjithatė, nuk mendoj se serbėt nė bazė tė kėsaj thirrjeje do tė ndryshojnė vendimin e tyre, mendoj se pėr kėtė rast sikur edhe mė herėt, do tė dėgjojnė politikėn e Beogradit zyrtar, -u shpreh ai. Ai tha se vendimi pėr pjesėmarrjen ose jo tė serbėve nė zgjedhjet e Kosovės definitivisht do tė qartėsohet dhe vendoset deri mė 12 gusht. Kėrstoviq u shpreh shumė skeptik se vendimi i Beogradit do tė ndryshojė deri atėherė. Qeveria e Serbisė javė mė parė u ka dėrguar porosi serbėve tė Kosovės qė tė mos marrin pjesė nė zgjedhjet parlamentare tė vjeshtės, pėrderisa Plani i Serbisė pėr zgjidhjen politike tė situatės nė Kosovė nuk pranohet.
Rexhepi, thirrje serbėve
Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, pėrmes njė thirrjeje publike ftoi dje tė gjithė qytetarėt e Kosovės, e nė veēanti ata tė komunitetit serb, tė marrin pjesė nė zgjedhjet parlamentare tė 23 tetorit. Si kryeministėr i Kosovės, nė pėrpjekje pėr tė dhėnė ndihmesėn maksimale nė mbajtjen e zgjedhjeve sa mė gjithėpėrfshirėse, i ftoj tė gjithė qytetarėt e Kosovės qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare, -thuhet nė thirrjen e Bajram Rexhepit. Numri njė i qeverisė i bėri thirrje nė veēanti komunitetit serb, qė ta pėrdorin kėtė mundėsi demokratike e tė shfrytėzojnė tė drejtėn e tyre tė ligjshme pėr tė votuar, si mundėsi kryesore institucionale pėr tė bėrė ndryshime thelbėsore nė jetėn e tyre ekonomike, politike dhe sociale. Merrni pjesė nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė 23 tetorit! Vota juaj ėshtė votė pėr tė ardhmen tuaj dhe pėr vendin tuaj nė institucionet e Kosovės, -thotė nė fund kryeministri Rexhepi, nė letrėn drejtuar qytetarėve tė Kosovės. Kjo thirrje e kryeministrit kosovar vjen vetėm disa ditė pasi shefi i tė ashtuquajturės Qendėr Koordinuese e Serbisė pėr Kosovė, Nebojsha Ēoviq, u bėri thirrje pakicės serbe nė Kosovė qė tė mos marrin pjesė nė zgjedhjet e sivjetme. Ēoviq ka thėnė se dalja nė zgjedhje legjitimon multietnicitetin, qė sipas tij nė tė vėrtetė nuk ekzsiton. Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), pėr zgjedhjet e sivjetme parlamentare ka ēertifikuar 33 subjekte politike, nė mesin e tyre edhe dy parti politike serbe, Gradjanska Iniciativa Srbija, e udhėhequr nga Slavisha Petkoviq dhe Koalicija Snaga Srbije - SPOT (PSS-SPOT). Ndėrsa koalicioni Kthimi nuk ka aplikuar fare
Krijoni Kontakt