Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Problemet me pakicën serbe në Dardani

    Këto kohët e fundit të gjithë jemi dëshmitar të shumë shkrimeve në lidhje me të drejtat e pakicës serbe dhe kushtet nën të cilat jetojnë ata por mendoj se gjithë këtyre shkrimeve i ka munguar objektiviteti shumë.

    Pakica serbe në Dardani përkundër gjithë rregullave të demokracisë moderne ka pasur 10 ekstra ulëse në Kuvend deri tani.
    Kanë zaptuar veriun e Mitrovicës, nuk kanë lejuar dhe nuk janë duke lejuar shqiptarët të shkojnë në shtëpitë e tyre në atë pjesë të qytetit, dhe as lëvizjen e shqiptarëve nëpër atë pjesë.
    Që të gjithë ata janë shumë të vetdijshëm për krimet e tyre në shqiptarë gjatë gjithë qindvjeçarit okupues të tyre në Dardani, dhe asnjë prej tyre deri më tani kurrë nuk ka dënuar këto krime se për kërkim faljeje apo ndjese shqiptarëve as që bëhet fjalë.
    Kurse tani së fundi po i bëjnë bojkot edhe zgjedhjeve kuvendore atje sepse disa fëlliqësira sikur Çoviq etj. i kanë kërkuar të bëjnë një gjë të tillë. Prej serbëve të Serbisë, vetëm Drashkoviqi deri tani i ka kërkuar që të marrin pjesë në zgjedhje.

    Këta gjithë kohën po ankohen tek ndërkombëtaret për lirinë e lëvizjes së tyre kur në të njëjtën kohë kanë shumë më shumë liri lëvizjeje nëpër Dardani se shqiptarët nëpër enklavat e tyre, edhe pse shqiptarët janë shumicë absolute atje.
    Nëpër qytetet e Dardanisë bile sheh edhe serbë në lëvizje kurse në enklavat e tyre të shohësh ndonjë shqiptarë është pothuajse e pamundur. Si mund të kërkosh diçka nga tjetri kur së pari vet nuk je në gjendje ta bësh për tjetrin.

    Serbët duhet të lejojnë shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre në Mitrovicën e Veriut, duhet të lejojnë shqiptarët që të lëvizin edhe nëpër fshatrat e tyre sepse kështu pastaj edhe ata mund të kenë lirinë e lëvizjes nëpër qytetet dardane.
    Pastaj ato 10 ekstra ulëset në Kuvend duhet të hiqen, ajo është diçka kundër demokracisë dhe kundër çdo llogjike njerëzore. Ata duhet të marrin pjesë në institucionet dardane dhe të respektojnë shumicën shqiptare ashtu siç ata duan të respektohen nga shumica shqiptare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe pas 5 vjet lirie banorët e ''Kroit…'' nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyr


    Mitrovicë, 15 gusht (Kosovapress) Time: 17 : 20

    Rreth 160 familje shqiptare me 1807 anëtarë të lagjes veriore "Kroi i Vitakut" tani e pesë vjet jetojnë në vise të ndryshme të Kosovës, shumica prej tyre nëpër qendra kolektive në pjesën jugore të Mitrovicës, në pamundësi që të kthehen në shtëpitë e tyre të shkatërruara gjatë luftës. Banorët shqiptarë të "Kroit të Vitakut" ishin dëbuar me dhunë nga shtëpitë dhe pronat e tyre në fund të marsit 1999 kur paramilitarët serbë ua dogjën çdo gjë që ishte e tyre, dhe edhe sot e asaj dite në trojet e tyre mbeten vetëm muret e rrënuara dhe oxhaqet e djegura.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje në Kosovë duhet të merret sot

    Beograd, 16 gusht - Vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje në Kosovë duhet të merret sot, pas takimit të kryeministrit dhe presidentit serb Vojisllav Koshtunica dhe Boris Tadiq, e më së voni deri në fund të javës, njoftojnë mediat serbe. Një nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviq ka deklaruar se në momentin e fundit serbët megjithatë do të marrin pjesë në zgjedhje.
    Iniciativa Qytetare e Serbisë tashmë ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit në Kosovë, pa marrë parasysh vendimin e qeverisë së Serbisë dhe presionet që po bëhen ndaj kësaj iniciative.

    Iniciativa Qyetare e Serbisë thotë se përkundër presioneve, do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

    Beograd, 16 gusht - Iniciativa Qyetare e Serbisë, përkundër presioneve të ndryshme, megjithatë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 23 tetorit në Kosovë. Sllavisha Petkoviq, kryetar i kësaj Iniciative qytetare ka deklaruar se për momentin nuk mund të bëjë të ditur emrat e kandidatëve për deputetë, siç është shprehur, për shkak të faktit se ata do të përjetonin presione të ndryshme. "Është fakt se Iniciativa Qyetare e Serbisë në Kuvendin e Kosovës do t'i ketë të paktën dhjetë deputetë dhe unë jam i gatshëm që me partitë parlamentare shqiptare të bisedoj, duke synuar që përmes institucioneve të luftoj për kthimin e serbëve dhe për sigurinë e tyre më të madhe në Kosovë", ka thënë Petkoviq.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ZËRI I KOSOVËS


    Përfitimi më i madh i palës serbe si pakicë në Kosovë, por edhe si shtet jashtë saj do të ishte në planin politik, në qoftë se ajo do të arrinte ta legjitimonte ndikimin e politikës shtetërore të Serbisë në Kosovë, duke delegjitimuar njëkohësisht faktorin ndërkombëtar dhe atë vendor të saj, si dhe proceset e organizuara prej tyre.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Demonstrim autoriteti në proceset e Kosovës


    Shkruan: Nezir Myrtaj
    analist i pavarur


    Zgjedhjet parlamentare të kësaj vjeshte në Kosovë, që tash kanë filluar të shfrytëzohen nga politika shtetërore e Beogradit, për të demonstruar autoritetin e saj në këtë proces politik, sikurse edhe në të gjitha proceset e tjera të mëparshme. Edhe kësaj radhe, duket se kjo politikë arriti të depërtojë në fokus të vëmendjes së asaj pjese të diplomacisë ndërkombëtare e cila mbetet e angazhuar në çështjen e Kosovës dhe të raporteve shqiptare-serbe në vijën Prishtinë-Beograd. Faktet dëshmojnë se ky depërtim, veç tjerash është edhe rezultat i shprehisë djallëzore të politikës serbe, të përpiqet të kapë dorën kur asaj t’i jetë ofruar gishti. Është për keqardhje që në pesë vitet e fundit, bashkësia ndërkombëtare, nëpërmjet misionit të vet në Kosovë e të shërbyesve vendorë të këtij misioni, këtë gisht ia ka ofruar Serbisë edhe atëherë kur ajo është shfaqur si ulkonjë evërtetë.

    Komisioni Qendror Zgjedhor, Këshilli i Sigurimit dhe Serbia

    Në javën e parë të këtij muaji, i ashtuquajturi Komision Qendror i Zgjedhjeve publikoi numrin e subjekteve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e Tetorit. Në radhën e këtyre subjekteve ishte edhe një lloj koalicioni serb i përbërë nga tri forca politike me emërtime mjaft pretenduese dhe njëkohësisht trishtuese: Lëvizja Serbe e Rezistencës, Serbia e Re dhe lëvizja Forcat e Serbisë. Mirëpo, në këtë regjistër nuk ishte edhe koalicioni “Kthimi” dhe ky fakt u bë sinjali i parë i gatishmërisë për të lëshuar pe dhe për të shkelur kriteret e organizimit të zgjedhjeve, nga ana e organizatorëve, në favor të shantazheve serbe. Në këtë rast zyrtarët e UNMIK-ut e të OSBE-së shfaqën shpresën se në ditët që vijnë, pjesëmarrjen në garën zgjedhore do ta konfirmojnë edhe subjekte të tjera serbe, përfshirë edhe koalicionin “Kthimi”, ndërsa KQZ-ja deklaroi se regjistrimin e këtyre subjekteve do të mund ta bënte edhe pas afatit të paraparë, në qoftë se një gjë të tillë do ta lejonte kreu i UNMIK-ut, pra ai që bën ligjin dhe ai që qëndron mbi komisionin. Në këtë mënyrë u zbulua fakti se ky farë komisioni zgjedhor nuk është asgjë më tepër sesa një servis i pavlerë i UNMIK-ut e i OSBE-së, i cili në punën e tij nuk mbështetet në kritere të caktuara unike, por në standarde të dyfishta e diskriminuese.

    Siç dihet, dyert e hapura për palën serbe, të KQZ-së, pa vonesë i shqelmoi kreu shtetëror i Beogradit, Koshtunica, i cili njoftoi se nuk do të lejohet pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Ky qëndrim u bë publik një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, më 5 gusht dhe jo rastësisht, pasi në këtë mbledhje do të duhej të diskutohej edhe për situatën në Kosovë. Këtë situatë përfaqësuesi serb (ambasadori Llonçar) e përshkroi me ngjyrat më të zeza, duke i cilësuar shqiptarët si terroristë e zbatues të gjenocidit mbi serbët, prandaj në kuadrin e kësaj situate do të duhej të shikohej edhe qëndrimi ndaj çështjes së zgjedhjeve. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit edhe kësaj radhe shfaqën një lloj shkujdesjeje të pakuptimtë lidhur me çështjen e përshkrimit të realitetit në Kosovë dhe në vend se ta urdhëronin Beogradin të mos vazhdojë t’i përdorë serbët e Kosovës për qëllime sabotimi, nga ai kërkuan që ta tërheqë thirrjen drejtuar këtyre serbëve për të bojkotuar zgjedhjet e Tetorit. Pa dyshim, provokimin e një thirrje të tillë e kishte synuar Beogradi zyrtar, kur një ditë më parë kishte ftuar serbët e Kosovës, që të mos kyçen në këtë proces, meqenëse kjo thirrje do të nënkuptonte njohjen e autoritetit të tij mbi këta serbë e mbi proceset politike në Kosovë.

    Duke pasë përvojën e mëparshme për nxjerrjen e koncesioneve politike nga UNMIK-u dhe nga bashkësia ndërkombëtare, faktori serb, këto ditë sforcoi qëndrimin e tij kundër zgjedhjeve të Kosovës. Ky fakt kushtëzoi thirrjet e reja nga kreu i UNMIK-ut dhe i qeverisë së Kosovës, nga zyra franceze në Prishtinë e të tjerë, drejtuar palës politike serbe të pranojë të bëhet pjesë e procesit të ardhshëm zgjedhor. Mirëpo, thirrjet e tilla shkaktuan efekt të kundërt: ato rezultuan me konsensusin serb kundërzgjedhor.

    Lista zgjedhore vetëm me një subjekt serb

    Në kohën që ndokush do të ketë menduar e dëshiruar që në listat zgjedhore, në çastin e fundit do të radhiten edhe subjektet e tjera serbe, publikimi i kësaj liste më 12 gusht rezultoi vetëm me një subjekt të tillë. Madje edhe pa koalicionin treanëtarësh, i regjistruar më parë në KQZ, pasi ai ndërkohë ishte tërhequr nga gara e deklaruar zgjedhore. Kjo tërheqje ishte bërë një ditë pas thirrjes së kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, më 10 gusht, drejtuar palës serbe që t’i përgjigjet kësaj gare. Kundërpërgjigjja e tillë u arsyetua si veprim për të respektuar qëndrimin politik e shtetëror të qeverisë së Serbisë. Respektimin e këtij qëndrimi, si arsye për të mos marrë pjesë në garën e procesit zgjedhor në Kosovë, e kanë theksuar edhe të gjithë udhëheqësit e tjerë të subjekteve politike serbe. Anëtari i koalicionit “Kthimi”, Dragisha Kërstoviq, është shprehur se thirrjen e kryeministrit Rexhepi e konsideron si veprim pozitiv, por sipas tij qëndrimin lidhur me zgjedhjet, për serbët duhet ta marrë Beogradi. Kryediplomati aktual serb, Vuk Drashkoviq, i cili njëkohësisht ndodhet edhe në krye të një partie politike në Serbi, deklaroi se personalisht e quajti të gabuar vendimin për bojkotimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e Kosovës, por pasi, sipas tij kjo është një çështje shtetërore, as partia që drejton ai nuk do të marrë pjesë në to. Ndërsa, për të marrë qëndrimin politik lidhur me çështjen e pjesëmarrjes apo jo në këtë proces, siç është publikuar, zëvendëskryetari i Partisë Radikale (Çetnike) Serbe, Tomisllav Nikoliq, pak ditë më parë ka qëndruar në Hagë te shefi i tij i paraburgosur, Shesheli.

    Është fare e qartë se zgjedhjet, në cilindoqoftë vend, pavarësisht nëse janë apo jo demokratike, përbëjnë çështje thelbësisht politike dhe thelbësisht shtetërore. Prandaj, kuptim të tillë kanë edhe zgjedhjet e Kosovës, qoftë për shumicën shqiptare, qoftë për pakicën serbe, si palë, realisht me interesa të kundërta. Do të ishte lajthitje e madhe politike, në qoftë se mbrojtja e interesave të shtetit të Serbisë në Kosovë nga pakica e këtushme serbe, siç po ndodh dhe siç po deklarojnë përfaqësuesit e saj, do të interpretohej si instrumentalizim dhe manipulim i kësaj pakice nga Beogradi shtetëror, sikurse mund të dëgjohet shpesh. Nuk ekziston ndonjë arsye të dyshohej përputhja e interesave të pakicës serbe me ato të shtetit serb, përderisa këta dy faktorë të kenë të njëjtat aspirata. Mospranimi dhe mosnjohja e këtij fakti do të kishte pasoja të pashmangshme, siç do të kishte edhe mospranimi i aspiratave të shqiptarëve për pavarësi shtetërore e për liri kombëtare, mu për shkak të interesave të tyre reale. Në këtë kuptim, do të ishte bjerrje kohe, madje edhe jodinjitoze po të këmbëngulej që edhe lidhur me çështjen e zgjedhjeve, qëndrimi i serbëve të këtushëm të shpjegohej me konstatimin se pakica serbe e Kosovës është instrument në duart e qarqeve politike e shtetërore të Serbisë, se ajo vazhdon të viktimizohet për interesat e këtyre qarqeve e të tjera, e të tjera. Me të tilla cilësime do të mund të bëhej një lloj moralizimi, por jo edhe të zgjidhej problemi konkret, pra që pakica serbe të bindej t’i pranonte si të vetat zgjedhjet në Kosovë. Sot duhet të jetë i padiskutueshëm për të gjithë fakti se pakica serbe në Kosovë, synon të përmbushë disa qëllime konkrete, kryesorja prej të cilave është rivendosja e pushtetit të Beogradit dhe në funksion të këtij qëllimi s’ka si të mos jenë as truket politike lidhur me zgjedhjet. Ky fakt nuk duhet të jetë i çuditshëm për askend, por i çuditshëm duhet të jetë mohimi i tij.

    Paralajmërime të reja për lëshime në favor të serbëve

    Meqenëse ka të bëjë me çështje interesash, bojkotimi i procesit zgjedhor nga pakica serbe nuk do të duhej ta shqetësonte askend. Sidomos do të duhej të ishte kështu nëse merret parasysh premisa e zgjedhjeve si një e drejtë demokratike. Në këtë kuptim do të ishte veprim i dëmshëm, jodemokratik e i papranueshëm çdo lloj koncesioni që do të mund të bëhej, me qëllim të imponimit të pjesëmarrjes në një proces të tillë. Lëshimet, favoret dhe diskriminimet nuk mund t’u garantojnë proces demokratik zgjedhor, si dhe asgjë të mirë, as shumicës dhe as pakicës. Këtë fakt e kanë dëshmuar edhe zgjedhjet e para parlamentare në Kosovë, ku siç dihet, disa pakicave e kryesisht asaj serbe, u është falur në mënyrë skematike një numër mandatesh të pamerituara, duke prishur ekuilibrin në kurriz të elektoratit shumicë shqiptar. Veprimet e tilla jodemokratike e diskriminuese nuk do të duhej të përsëriteshin, pa marrë parasysh konjunkturat e qarqeve të caktuara, apo interesat e ndryshme të shprehura me numra rezolutash. Por, mjerisht edhe kësaj radhe duket se koncesionet dhe diskriminimi do të jenë pjesë e realitetit të legjitimuar nëpërmjet procesit zgjedhor. Zyrtarët e UNMIK-ut dhe të OSBE-së përsëritën paralajmërimin për lëshime në favor të serbëve. Kreu i UNMIK-ut, Brajshou, pas publikimit të listave zgjedhore, ndonëse i bindur që serbët po shërbehen, siç i cilësoi ai, me taktika jodemokratike, megjithatë premtoi se do të gjenden mundësi “ligjore” në mënyrë që serbët të mund të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Po të njëjtën ofertë e shprehu edhe shefi i OSBE-së, Paskal Fieski, i cili e deklaroi të hapur mundësinë për kyçjen e serbëve në këtë proces edhe pse jashtë afatit dhe kritereve.

    Është e padyshimtë se pala serbe veprimet e veta do t’i akordojë me interesat e saj dhe ofertat e tilla do t’i shfrytëzojë për zhvatjen e sa më shumë përfitimeve. Dhe përfitimi më i madh i palës serbe si pakicë në Kosovë, por edhe si shtet jashtë saj do të ishte në planin politik, në qoftë se ajo do të arrinte ta legjitimonte ndikimin e politikës shtetërore të Serbisë në Kosovë, duke delegjitimuar njëkohësisht faktorin ndërkombëtar dhe atë vendor të saj, si dhe proceset e organizuara prej tyre. Ky përfitim do të ishte pakrahasimisht më i madh në krahasim me atë që do t’i sillte palës serbe imponimi i planit të saj për decentralizimin (kantonizimin) e Kosovës, si shkëmbim i pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, sikurse po përflitet.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mitrovicë: Organet komunale janë njoftuar nga qytetarët e lagjeve veriore të dëbuar nga pronat e tyre

    Mitrovicë, 19 gusht - Kryetari i Kuvendit të Komunës Faruk Spahija dhe organet tjera komunale janë njoftuar këto ditë nga shumë qytetarë të lagjeve veriore, të dëbuar me dhunë nga ekstremistët serbë nga pronat e tyre, se janë ftuar në Drejtorisë për Çështje Pronësoro-Banesore (HABITAT), për t'iu komunikuar e drejta e pronësisë në banesat e tyre dhe mënyrën e shfytëzimit të kësaj të drejte.
    Spahija është njoftuar poashtu, se krahas të qytetarëve për të drejtën ligjore për të menaxhuar me pronën e tyre, zyrtarët e HABITAT-it po ju komentojnë atyre edhe vështirësitë për lirimin e banesave dhe pamundësinë e krijimit të kushteve të sigurisë për kthim për të jetuar të qetë në këto banesa. Duke vlerësuar lart punën që HABITAT-i ka bërë për konfirmimin e të drjetës së qytetarëve në pronat, përkatësisht banesat e tyre në tërë territorin e komunës, kryetari Spahija vlerëson se qasja e
    institucioneve ndërkombëtare dhe e HABITAT-it për lirimin e pronave nga uzurpatorët e paligjshëm dhe kthimin e qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, për të jetuar në pronat që kanë jetuar më parë, nuk është e qëlluar, gjë që nuk premton në zgjidhjen e drejtë të problemeve të kësaj natyre.
    Spahija nga biseda me qytetarët vëren tendencën e këtyre zyrtarëve për t'i bindur qytetarët që të mos kërkojnë lirimin e banesave të tyre, por që ato t'ia lënë në dispozicion HABITAT-it për administrim, gjë që nuk është në rregull.
    Lidhur me këtë, kryetari i Kuvendit të Komunës, Faruk Spahija, thotë se kjo tregon se ka munguar gatishmëria dhe korrdinimi i aktiviteteve për të realizuar të drejtën e patjetërsueshme për kthim të qytetarëve i faktorëve relevantë ndërkombëtarë me institucionet e pushtetit lokal, për çka përgjegjësia bie mbi faktorët ndërkombëtarë.
    Duke përkujtuar se qytetarët e komunës, të dëbuar me dhunë nga pronat e tyre, vazhdimisht kanë kërkuar ndihmë për kthim në këto prona nga udhëheqëja e institucionet komunale dhe ato ndërkombëtare, kryetari Spahija vlerëson se është plotësiht e natyrshme që qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, kur të ftohen në HABITAT, të jenë më këmbëngulës në kërkesat për lirimin e banesave të tyre dhe për krijimin e kushteve të sigurisë për të banuar të qetë në banesat e tyre.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Spahija flet vetem per tjeret, po vete nuk e pashe te bente gje. Si Kryetar Komune qe eshte, le te ec pak e te shkoje ne anen veriore PA KFOR-in me vete, e te nalet e te bisedoje me njerez. Le t'i pyet se cka saktesisht dojne? Dhe jo vetem shqiptaret, po edhe serbet, goranet, romet, turqit, etj., qe jetojne atje.

    Le t'i pyet se a jane gati t'i lirojne banesat me te mire, apo do duhet te lirohen me force. Le t'ju thote se ai kryetar komune dhe si komune, kane TE DREJTEN LIGJORE, te operojne edhe ne anen veriore, e te mos intimidohet nga UNMIK-u. Ai eshte perfaqesues i POPULLIT, e jo kukull. Le te behet pak trim, qe t'i jep tjereve shembull, se gjithe diten neper gazeta e "takime" sen nuk mbrrini.

Tema të Ngjashme

  1. Problemet e femijeve Shqipetar
    Nga MIRLINDA në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 10:52
  2. Epir + Dardani + Iliri = Shqipëri
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  3. Problemet e ekonomise Shqiperise
    Nga niku-nyc në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 09:26
  4. Emri ynë Dardan dhe krahina jonë Dardani
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 16-08-2004, 19:29
  5. Problemet në rivierën e Himarës
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 22:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •