Shmangu nga bisedat e kota
Allahu, subhanehu ve teala, ka thėnė: ثshtė e sigurtė se kanė shpėtuar besimtarėt: ata tė cilėt janė tė pėrulur dhe tė kujdesshėm gjatė faljes sė namazit, dhe ata tė cilėt i shmangėn tė kotės (fjalė a punė) [Muminun: 1-3] dhe (Robėrit e Zotit janė) Edhe ata qė nuk dėshmojnė rrejshėm dhe kur (rastėsisht) kalojnė pranė sė keqes (legv=pėrkthyer si biseda tė kota), kalojnė duke e ruajtur karakterin e vet. [Furkan: 72] dhe Dhe kur e dėgjojnė ndonjė llomotitje marrėzie, i kthejnė shpinėn dhe thonė: Ne kemi vepra tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantėt! [Kasas: 55]
Biseda tė kota ėshtė tė folurit i cili ėshtė i pavlefshėm dhe i padobishėm dhe nuk ka lidhje me asnjė qėllim tė vėrtetė. Nuk i sjell dobi askujt i cili e pėrdorė atė dhe bile mund ti sjelli atij fatkeqėsi nė vend tė kėsaj.
Aliu, radijallahu anhu, ka transmetuar qė i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: Prej Islamit tė bukur tė njeriut ėshtė qė ta lė atė qė nuk i pėrket (qė nuk i bėn dobi). [Tirmidhi, Ibėn Maxhe]
Kane thene dijetaret largohu prej asaj qofte pune ose veper e cila s'te ben dobi ty ne diten e gjykimit dhe tek Allahu i madheruar.Qofshin keto shaka ,fjale ,dituri,lojra ose vepra.
Dhennun ka thėnė: Kush e don Allahun jeton me tė vėrtetė dhe kush priret ndaj ndonjė gjėje tjetėr vetėm se shkatėrron mendjen e tij. I marri vjen dhe shkon duke mos ia vėnė veshin se ēfarė ai bėn ndėrsa njeriu i menēur heton thellėsisht mendimet e tij.
Krijoni Kontakt