Nuk ka kohë për kryqëzatë në Sudan
Zurich – Kriza humane në regjionin e thatë, Darfur të Sudanit ku 30,000 njerëz kanë vdekur kurse flitet për 1 milion persona që kanë mbetur pa shtëpi, ka provokuar akuza për një genocid të dytë në stilin e Ruandës dhe thirrje për intervencë urgjente militare perëndimore ndaj kombit të dytë për kah madhësia të Afrikës.
Këshilli i sigurimit i OKB-së ka urdhëruar Hartumin të shpartallojë paramilitarët e vet në Darfur. Kongresi i ShBA-ve, grupet humanitare, E djathta krishtere e Amerikës dhe hasmit tjerë të regjimit ushtarak të Sudanit kërkojnë akcion të armatosur.
Në mënyrë të paevitueshme, Sudani është bërë dalldisje e medias dhe futbollit politik në vitin e zgjedhjeve. Shtëpia e Bardhë është duke forsuar militantët krishter dhe të zitë me intensifikim të armiqësisë ndaj regjimit të izoluar të Hartumit, të cilin SHBA-të mundohen ta përmbysin gjatë një dekade me radhë.
Fuqimisht këshillohet kujdesi. Katastrofa e Darfurit nuk është siç është thjeshtëzuar tejmase nga ana e medias perëndimore si çështje e paramilitarëve arab të mbështetura nga qeveria, të quajtura `Janjaweed’ të cilët therrin zezakë të ngratë. Hartumi as që mund ta ndalë grindjen me një shfaqje të dëshirës; mezi i ec fjala në Darfur. Darfuri nuk është çështje e terrorizmit etno-religjioz si në Kosovë dhe Bosnje. Rrëfimi i vërtetë është tejet më kompleks.
Darfuri është regjioni më i varfër më i egër i Sudanit. Njëra prej lëvizjeve të para anti-kolonialiste në botën islame, e njohur në perëndim si “dervishët” shpërtheu nga Darfuri më 1880. Të udhëhequr nga Mehdiu i zjarrtë Dervishët përzunën imperialistët britanez nga Sudani dhe ata bile ishin të përjetësuar në tregimin e shkëlqyeshëm viktorian “Four Feathers” (Të katër puplat). Dervishët morrën Hartumin duke vrarë prokonzulin e Britanisë Sir Charles Gordon-Kinezi
Vdekja e “martirizuar” e Gordonit shkaktoi stuhi në Britani që rezultoi në dërgim të armatës ndëshkuese për gjatë Nilit (ku ishte edhe Winston Churchill-i i ri) e cila shkatërroi armatën e devishëve në Omdurman. Por Darfuri i largët mbeti djepi i rebelimit.
Në kohërat e fundit dy trazira kundër Hartumit u shfaqën në Darfur, të mbështetura nga Çadi dhe Eritreja, dyja këto kliente të SHBA-ve. CIA, vërtetuar me raporte, ka furnizuar rebelët e Darfurit me armë dhe të holla. Tani frik Washingtoni ka zhvilluar intereset me Çadin i cili ka rezerva të gazit dhe naftës.
Washingtoni është duke përdorë rebelët e Darfurit, siç përdori trazirën tridhjetvjeçare jugore, për të destabilizuar regjimin e Hartumit, politikat e të cilit regjim janë të gjykuara si të pamjaftueshëm pro-amerikane dhe tepër islamike. Me më tepër rëndësi për urritjen në ngritje e sipër të SHBA-ve për energji, Sudani ka naftë si dhe ate të mirën tjetër të çmueshme: ujin.
Vitin e kaluar kryengritësit e Darfurit me sulme në shkallë të gjerë ndaj garnizoneve të qeverisë pasi që patën marrë armë të reja dhe furnizime nga jashtë, duke rrezikuar me këtë gjë dukshëm pushtetin e Hartumit mbi Darfurin. Sudani, armata e të cilit është e dobët, themeloi paramilitarë lokal për të luftuar rebelët. Civilët u kapën në mes të shkëmbim zjarri.
Larg prej të qenurit një çështje e Arabët e bardhë kundër Afrikanëve të zi, të gjithë të përfshirët janë muslimanë sudanez me ngjyrë të zezë të lëkurës. Kontesti kryesor është mes rebelëve, nomadëve dhe farmerëve, fiseve dhe klaneve. Si në Sudanin jugor shumica e dhunës buron nga grabitja e tokave, banditërive, vjedhjes së bagëtisë, rrëmbimin e grave dhe vendetave lokale.
Kjo nuk është një genocid, termi tepër i përdorë dhe i rëndë. Grupet humanitare zvicerane, pa sëpatë politike në teren, mohojnë akuzat për gjenocid. Por Darfuri sigurisht është një krizë humanitare që meriton ndihmë të jashtme dhe trupa të Union Afrikan të cilat do vendosnin ligjin dhe rendin të cilën gjë nuk mund ta sigurojë armata e Sudanit. Banditët Janjaëeed duhet të dënohen. Por grupet rebele nuk duhet kurajuar që ti ikin bisedimeve për paqë me Hartumin me ymit të intervenimit ushtarak nga jashtë.
Përzierja nga jashtë në luftën civile jugore të Sudanit, dhe sidomos furnizimi me armë dhe të holla separatistët e krishterë dhe ata animistë nga ana e grupeve humanitare perëndimore e kanë zgjatë atë konflikt dhe vonuar vendosjen e paqës për dekada me radhë.
Tani, intervenimi perëndimor në Darfur mund të hasë në rezistencë të fortë lokale nga sudanezët, popull miqësor por i shtirë, ta prishë marrëveshjen paqësore të brishtë dhe me dhimbje të arritur, dhe të ndezë sërrish konfliktet civile dhe fisnore të cilat mund ta grisin tej e përtej Sudanin dhe ta kthejnë ate në një Kongo tjetër kaotik.
Shumë perëndimorë të shtyer nga afshi neo-imperialist ose nga çështja e barrës së njeriut të bardhë janë duke thirrur për një armatë tjetër perëndimore që të marshojë përgjatë Nilit dhe të godas dervishët e radhës të Hartumit. Ky zell për kryqëzatë duhet të frenohet. Sudani nuk është as Ruanda e dytë e as kërcënim për perëndimin. Më e keqja e krizës së Darfurit si duket ka mbaruar. Lerni grupet humanitare që të bjënë punën e tyre. Tentimet e vazhdueshme të SHBA-ve për përmbysje të qeverisë të Sudanit vetëm se është duke përkeqësuar punët. Lejoni Afrikës të zgjidhë problemet e veta.
Eric Margolis
August 16, 2004
Foreign Correspondent
Krijoni Kontakt