Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    honduarsi tek cila kategori futet nga keto? kot sa per merak...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  2. #12
    ti storm-angel nganjehere ia fut si kau peles... thu diçka po se ça lidhje ka me temen smerret vesh...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Lidhja Arabe mbështet Sudanin

    Marre nga BBC News Ne Shqip

    Ministrat e jashtëm të vendeve arabe, të mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm në Kajro, i kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që t'i lënë më shumë kohë qeverisë së Sudanit për të zgjidhur krizën në rajonin e Darfurit.
    Një deklaratë e nxjerrë në fund të takimit të Lidhjes Arabe, e quan të papërshtatshëm afatin 30-ditor që ka vënë rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në fund të korrikut.

    Ministri i jashtëm egjiptian, Ahmed Abul Gheit, tha se ndoshta duhen katër muaj për ta vënë nën kontroll situatën në rajonin e Darfurit.

    Kjo ishte një mbledhje e jashtëzakonshme që u thirr me kërkesën e qeverisë së Sudanit, e cila është e shqetësuar për mundësinë e sanksioneve apo, më keq, të një ndërhyrjeje ndërkombëtare.

    Sudani mori atë që dëshironte nga Lidhja Arabe.

    Në deklaratë vlerësohen masat që ka marrë qeveria sudaneze për të çarmatosur milicët arabë, të njohur si Xhanxhauidë, dhe për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin e Darfurit.

    Ministrat e jashtëm të vendeve arabe gjithashtu premtuan se do ta ndihmonin Sudanin në përpjekjet për ta zgjidhur konfliktin me mjete paqësore dhe hodhën poshtë thirrjet për vendosjen e sanksioneve ndaj Sudanit apo për dërgimin e një force ndërkombëtare atje.

    Një raport i përgatitur nga një mision faktmbledhës i Lidhjes Arabe për situatën në Darfur para disa muajsh, e shfajësonte qeverinë e Sudanit dhe përmendte disa faktorë të tjerë që kishin çuar në atë gjendje, si thatësira e tejzgjatur, konflikti etnik dhe varfëria në rajonet perëndimore të Sudanit.



    [Mos perdor terma ofendues si 'callma' - Moderatori]
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga AsgjëSikurDielli : 09-08-2004 më 11:09
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Ditari i një punonjëse humanitare

    Punonjësit e organizatave humanitare nga gjithë bota dhe të agjensive të Kombeve të Bashkuara, po përballen me një nga krizat më të mëdha humanitare të botës - atë në rajonin e Darfurit në Sudan.
    Sacha me refugjatë të Darfurit
    Që prej një viti e gjysëm, mbi 1 milionë vetë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në rajon për shkak të dhunës të shkaktuar nga milicët arabë.

    Shumë prej tyre janë vendosur në kampe refugjatësh në Çadin fqinjë, por ka dhe nga ata që janë vendosur në zona të tjera të vendit.

    Sacha Westerbeek punon për Fondine OKB-së për Fëmijët UNICEF në Nyala, në jug të Darfurit.

    Që prej pothuaj një muaji, ajo po mban një ditar për faqen e internetit të BBC-së. Në të, ajo tregon vuajtjet e banorëve të Darfurit dhe përpjekjet e organizatave humanitare për t'u ardhur atyre në ndihmë. Më poshtë mund të lexoni një pjesë të ditarit të saj.

    E premte 30 korrik

    Kërcënimi i përhapjes së kolerës është realitet në shumicën e kampeve për personat e zhvendosur brendapërbrenda rajonit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur një fushatë masive imunizimi ndaj saj.

    Faza e parë e saj, në Kalma, u zhvillua nga 21 deri në 25 korrik dhe e dyta do të zhvillohet javën e ardhshme.

    Fushatën po e ndihmojnë dhe ministria e Shëndetësisë e vendit dhe dhe organizata joqeveritare Mjekët e Botës e UNICEF-i.
    Ka filluar një program masiv imunizimi

    Qendra ku kryhet imunizimi janë vendosur në një qendër fëmijësh që mbështetet nga UNICEF-i dhe në shkolla. Qindra fëmijë ndjekin me kureshtje se çfarë po ndodh. Makinat venë e vijnë dhe mjekët e infermierët tok me vullnetarët, përzjejnë ujin me substanca me pamje të çuditshme: sodium bikarbonati.

    Në secilin prej sektorëve ka nga një ekip me punonjës lokalë e ndërkombëtarë... Ata shkojnë nga njëri vendbanim në tjetrin për t'u siguruar s etë gjithë personat mbi moshën dy vjeçare, marrin dozën e parë të vaksinës së kolerës.

    Unë pashë disa nga 42,878 burrat, gratë e fëmijët që morrën këtë dozë. Ata ishin të gatshëm ta bënin këtë pasi u është thënë se ajo nuk do t'i lejojë të preken nga sëmundja. Fëmijët parakalojnë me krenari duke treguar gishtat e tyre ngjyrëvjollcë nga vaksina. Kjo më kujton paksa kohën e zgjedhjeve kur gishti ngjyroset për të treguar se e ke hedhur votën.

    E mërkurë 28 korrik

    Në kampet e të zhvendosurve bëhet punë e jashtëzakonshme dhe unë për vete kam pikë të dobët për organizata humanitare që shpëtojnë jetë njerëzish.

    Punonjësit që punojnë në qendrat ushquese terapeutike dhe suplementare, më shumë se të tjerët, nuk kursehen. Çdo ditë, ata përballen me vuajtjet e shumë fëmijëve të sëmurë nga ushqimi i pamjaftueshëm Disa prej tare, janë më shumë me të vdekurit sesa me të gjallët.
    Për Aishen dhe foshnjën e saj kujdesen në qendrën e ushqimit

    Para disa ditësh shkova në njërën nga qendrat e ushqimit të Mjekëve pa kufi. Qendra e kujdesit terapeutik ditor është në fakt një rradhë çadrash. Gratë dhe fëmijët ulen në rrogoza. Vapa është pothuaj e padurueshme dhe kutërbimi i sëmundjes ndjehet kudo. Është e cuditshme. Fëmijëta zakonisht janë të zhurmshëm, por këtu dëgjon vetëm ndonjë rënkim aksidental.

    Shoh një grua me një fëmijë. Fëmija duket se është shumë i sëmurë nga ushqimi i pamjaftueshëm. Unë nuk jam doktoreshë, por më duket se nuk është gjë e mirë kur një fëmije i numrëohen brinjët.

    Aisha, nëna, përpiqet ta qetësojë të birin, Abdula, duke i dhënë qumësht gjiri. Por nuk çfarë t'i japç më. Gjinjtë e saj janë të reshkur dhe nuk kanë më qumësht.

    Aisha erdhi në kampun e Kalmas para tre muajve me të gjashtë fëmijët e saj, por në qendër u paraqit vetëm para pak ditësh.

    Ajo e dinte se djali po i keqësohej dita-ditës, por i ishte dashur të ndihmonte vajzën e saj shtatzënë që lindi me probleme. Iu desh që gjithë paratë që kishin për ushqime, t'i linin në spital.

    Tani që Aisha është në Klinikë, vajzës së saj, që ende nuk është shëruar nga operacioni, i duhet të kujdeset për të sapolindurin e saj dhe për katër vëllezërit e motrat e tjera. Abdullai tashmë është vaksinuar për sëmundjet e zakonshme të fëmijëve dhe ka marrë mjekim për krimbat e zorrëve. Të dyve nënë e bir, do t'u duhet të vijnë në klinikë për të paktën tre muaj rresht, që të mjekohen
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Saint-Simone
    ti storm-angel nganjehere ia fut si kau peles... thu diçka po se ça lidhje ka me temen smerret vesh...
    Saint-Simone,
    Lexo postimin tim me vemendje nje here,pastaj edhe nje here...edhe nje edhe nje,edhe ne fund do marrish vesh se cka du te them (me shprese qe do marrish vesh) e kjo ne pike te shkurtera i bie kshu:
    Amerika eshte policja boterore.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Darfur-Sudan

    Udhëheqës me influencë të organizatave evangjeliste të SHBA-së kanë nënshkruajtur një letër, në të cilën kërkojnë nga presidenti Bush që të ndërmer akcion ushtarak kundër Sudanit, pasi që qeveria e Sudanit tha se është e gatshme që ta ndaj fuqinë dhe pasurinë me “rebelët” e Darfurit.

    “Tani është koha që Shtetet e Bashkuara të marrin një rolë më vendimtar për ndalimin e masakrave dhe vrasjeve”, shkruan në letrën e nënshkruajtur nga 35 udhëheqës të organizatave evangjeliste të cilat së bashku kanë diku reth 50 milion anëtarë, publikuar nga agjencia Reuters më, 4 gusht.

    Ata u ankuan se rezoluta e Kombeve të Bashkuara për Darfurin nuk ka shkuar aq larg, sa që të kërcënohet me intervenim ushtaratik kundër Sudanit.

    “Kjo administratë duhet ta kuptojë se gjendja në Darfur është shumë serioze”, tha Richard Cizik, anëtar i Shoqatës Nacionale të Evangjelistëve.

    “Nga këndvështrimi moral, ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe të frikësohemi për pasojat e intervenimit, kur pasojat e mosintervenimit janë të mëdha” shtoi ai.

    Ky mesazh bën presion ndaj presidentit Bush dhe përpjekjet e tij për të fituar në këto zgjedhje, meqë evangjelistat janë pjesë e bazës së tij politike.

    Organizata Botërore Shëndetësore dhe “Doktorët pa kufij” më herët, i kanë kundërshtuar raportet e mediave perëndimore për vrasjet masive dhe dhunimet në Darfur, duke i konsideruar këto reporte si kampanjë propaganduese.

    Ndërrimi i ngjyrës

    Në mesin e atyre që kanë nënshkruajtur ishin udhëheqësit e disa sekteve krishtere, siç janë Asambleja e Zotit dhe Kisha Nazeriane. Po ashtu edhe udhëheqësit e Shoqatës Nacionale të Evangjelistëve, Aleancës Botërore të Evangjelistëve dhe disa shkolla, organizata bamirëse dhe botuese evangjeliste.

    “Ne këtë e shohim si një shansë që të depërtojmë në mesin e muslimanëve në emër të krishtit” është citat nga udhëheqësi i Shoqatës Nacionale të Evangjeliste Ted Haggard, i cituar nga VVashington Post.

    “Të krishterët janë tmerruar nga ky lloj gjenocidi, dhe ne nuk duam që kjo të ndodh në gjeneratën tonë” shtoi ai.

    Kjo letër shënon ndërrimin e qëndrimeve të organizatave evangjeliste të SHBA-së, të cilat janë munduar me vite ta zgjidhin problemit në mes të qeverisë islamike në Sudan dhe krishterëve të Jugut.

    Kjo letër erdhi disa ditë pasi një ekspert Sudanez tërhoqi vërejtjen nga një “vërshim” i misionarëve krishterë të cilët do të hynë me maskën e organizatave humanitare nëse ndërmiret intervenim ushtarak në këtë regjion ku shumica e popullatës janë muslimanë.

    Në vitin 2000, mediat kanë reportuar se Grupe misionare Amerikane kanë hapur “Institutin për studime Islame” dikund në Amerikën Latine që të mund të mësojnë për islamin e pastaj t’i invadojn vendet islame e të mundohen t’i konvertojn në krishterizëm.

    Disa studiues kanë frikë se intervenimi ushtarak në Sudan ka për qëllim që ta dobësoj rolin e mbetjes së identitetit islam në Darfur, ku nuk ka krishter e as kisha. Sudani jugor nuk ka më shumë se tre milion krishter edhe pas valëve masive të konvertimit që filloi që në vitin 1919.

    Ndarja e forcës

    Kjo erdhi pasi i dërguari special i Kofi Ananit, Jan Pronk tha se sigurimi në kampet e Darfurit është përmirësuar.

    Qeveria e Hartumit gjithashtu ka ndërmar hapa për përmirësimin e sigurimit dhe lejimit të refugjatëve të kthehen në Darfur.

    Sudani ka ndërmend ta rrit numrin e policëve në Darfur prej 5000 në 6000 dhe të dërgon më shumë trupa.

    Qeveria gjithashtu shpreh gatishmëri që ta ndaj forcën dhe pasurinë me “rebelat” e Darfurit.

    “Ne jemi të gatshëm të ndajmë forcën dhe të ardhurat në Darfur, në jemi të gatshëm për federalizim” tha për AFP-në ministri i informatave Al-Zhaëi Ibrahim Malik.

    “Ne jemi të gatshëm që të arrijmë marëveshje, siç kemi vepruar në zgjidhjen e problemit në Sudanin Jugor” tha Malik duke iu referuar bisedave paqësore në mes Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Sudanit dhe Kenisë me qëllim të dhënies fund luftës civile dy dekadëshe.

    Këshilli i sigurimit i KB e ka miratuar rezolutën të premten e kaluar duke i dhënë Hartumit afat prej 30 ditëve që ti çarmatos formacionet paramilitare, në të kundërtën do të ketë sankcione kundër Sudanit.

    plus kesaj sherbimet sekrete amerikane kane nje dekade te cilat sikur furnizonin me arme shah masuidn ose alenacen e evriut ne afganistan kunder pushtetit te talebaneve te njeten gje po bejne dhe ne sudan duke i furnizuar me armne grupet krishtere vetem per vetem qe te pergatisin terrenin nderkombetare per nderhyrjen kunder sudanit ku dihet mire bombardimi qei i beri amerika me rraketat kruiz fabrikave te farmacive ne sudan ne preteksin lufte kunder terrorizmit.Po ky terrorizem qe po mbjellin dhe po e perhapin ne mynyre propagandistike neper bote nbe lufte kunder islamit po kete terrorizem do korrin dhe ky terrorizem do ia shqye shalet te cilat po i ngren sa nje njerin shtet islam ne tjetrin.

  7. #17
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Kot sa per informacion

    Ne rajonin e darfurit me popullsi 100% muslimane kohet e fundit eshte zbuluar nafte dhe uranium dhe deri dje Sudani prodhonte 250 mije fucia ne dite nafte me kete zbulim te ri ai do te arrije nje shifer prej 2,5 miljon fucia ne dite.Kjo sipas nje stacionit al jazeera.

  8. #18
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim
    Postuar më parë nga LONDER-TIRONC




    Amerika edhe nje here e tregoi fytyren e saj te vertete me mosnderhyrjen e saj por Amerika do ta shpaloste agresivitetin e saj nese do te nderhynte ne Sudan . Populli sudanez qe tashme po vret veteveten me bajoneta i ben thirrje Amerikes edhe Europes per te nderhyre qe ti japi fund kesaj tragjedie por nese nje ushtar amerikan do te shkele ne token sudaneze, atehere e tere bota myslymane do ta denoje kete akt agresiv si nje akt qe thellon edhe me shume idene per qellimet neokolonialiste e per neokryqezatat amerikane ne boten arabe, keshtuqe populli sudanez do te rrembeje armet ne nje jihad te ri per ta shporrurr agresorin.



    ti flet perçart...
    nuk merret vesh se çfare do me thane... o trim duhet te kesh pak tru per te qene sarcastic otherwise you suck... nejse...
    O lal e bone qe e bone coje deri ne fund. Shpjegoja ca eshte sarkastik mos te lodhet duke hap fjalorin, se as nuk ka per ta gjet dot. Edhe s'ka rendesi ta marri vesh se cfare tha, rendesi ka qe shkrujti edhe u gajasen te gjithe me humorin shume te thelle. Papa, me dy tre te tilla Shqiperia ka per tu bo si USA per 24 ore.
    HOLLAND...

  9. #19
    Kjo teme ne vend qe te merret me trajtimin e dhunes kunder grave ne Sudan...e shoh qe paska shkuar per lesh duke u marre me trajtimin e ketij shkrimit te meposhtem:

    Citim Postuar më parë nga LONDER-TIRONC
    Amerika edhe nje here e tregoi fytyren e saj te vertete me mosnderhyrjen e saj por Amerika do ta shpaloste agresivitetin e saj nese do te nderhynte ne Sudan . Populli sudanez qe tashme po vret veteveten me bajoneta i ben thirrje Amerikes edhe Europes per te nderhyre qe ti japi fund kesaj tragjedie por nese nje ushtar amerikan do te shkele ne token sudaneze, atehere e tere bota myslymane do ta denoje kete akt agresiv si nje akt qe thellon edhe me shume idene per qellimet neokolonialiste e per neokryqezatat amerikane ne boten arabe, keshtuqe populli sudanez do te rrembeje armet ne nje jihad te ri per ta shporrurr agresorin.
    Nuk e kuptoj...kaq me horizont te ngushte jeni qe merreni dhe nuk ju ze gjumi nqse dikush tjeter flet ndryshe nga c'mendoni ju??? Me vjen shume keq qe jeni kaq te ngushte ne shpirt. Ne fund te fundit kjo teme eshte per Sudanin dhe ne hame kokat me njeri tjetrin. (Sa per kujtese: Ne jemi shqiptare!) Nuk e marr vesh...pse i provokoni njerezit kot...jo folje percart jo me the te thashe...jo permenden fjalore qe duhen hapur e blach blach blach....skepticizem, arrogance...O Zot!!cdo njeri ka menyren e tij te te shprehurit...disa jane shakaxhinj e disa sarkastike... ca strikte e ca ku di une...Po pse more prape ne si ne kohen e Partise...qe hipte xhaxhi ne nje koder dhe thoshte ti aty nuk po e mban prapanicen drejt...pa drejtohe cik or else!

    Lerini ore njerezit te shprehen si te duan dhe hapini zemrat e mbushura me urrejtje se e beni dhe forumin si kamp perqendimi...Zoti na ruajt!!!

    Green

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga LONDER-TIRONC
    Amerika edhe nje here e tregoi fytyren e saj te vertete me mosnderhyrjen e saj por Amerika do ta shpaloste agresivitetin e saj nese do te nderhynte ne Sudan . Populli sudanez qe tashme po vret veteveten me bajoneta i ben thirrje Amerikes edhe Europes per te nderhyre qe ti japi fund kesaj tragjedie por nese nje ushtar amerikan do te shkele ne token sudaneze, atehere e tere bota myslymane do ta denoje kete akt agresiv si nje akt qe thellon edhe me shume idene per qellimet neokolonialiste e per neokryqezatat amerikane ne boten arabe, keshtuqe populli sudanez do te rrembeje armet ne nje jihad te ri per ta shporrurr agresorin.
    Vetem me e pa prej aspektit ushtarak, asht krejt e pamujtun me nderhye. Ndermjet Irakut e Afganistanit (pa permende vende t'tjera) ushtrija asht krejt tue u perdore. T'rralle jane ata ushtare qi nuk kane marre pjese t'pakten n'nji fushate n'dy vjetet e fundit.
    Defend the second amendment

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •