albo pikerisht ky eshte problemi se jetoj ne nje vend kapitalist , italia njihet si vend kapitalist , ne mos gaboj[SIZE=1]Postuar mė parė nga Albo
albo pikerisht ky eshte problemi se jetoj ne nje vend kapitalist , italia njihet si vend kapitalist , ne mos gaboj[SIZE=1]Postuar mė parė nga Albo
Vetem sa vertetove konstatimin tim, ti nuk ke jetuar ndonjehere ne nje vend te mirefillte kapitalist.Postuar mė parė nga arun
Albo
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Postuar mė parė nga arun
I deshtuar eshte ai sistem qe nuk funksionon dhe nuk ka plan te ardhmeje.
S'e kuptova citimin tend per bursen. Qellimi i burses, nuk eshte te krijoje puntore, por te krijoje menaxhere. Aksioneret blejne nje pjese te kompanise, kjo ndryshe nga c;thua ti nuk ka fare lidhje me fitimet e kompanise. Aksioneret jane pronaret e kompanise, fitimet nuk varen me sa u shiten aksionet. Ndryshe nga c'thua ti bursa krijon vende pune per te gjithe ata qe shesin apo blejne aksionet e tyre. Aksioni te ben pronar, si pasoje sjell fitim.
Eshte logjike qe 100 milione dollare jane virtuale, nuk eshte praktike te perdoresh 100 miljone dollare ne burse. Kjo nuk do te thote se ata nuk egzistiojne. Dhe Enron (nuk di gje per Parmalat) nuk ka lidhje me bursen, te pakten jo direkte. Llogaritaret fshehen dhe trashen numrat dhe fitimet e asaj kompanie. Ky s'eshte faj i burses apo kapitalizmit dhe patjeter qe s'eshte unike per kapitalizmin, eshte dicka qe ndodh kudo. Mos harrojme se ne komunizem flitej se kooperativat po punon per vitin 2005, kur te gjithe hanim buke me racion.
Per sa i perket vendimit te kiotos. Bie ndesh me piken tende te meparshme se je i interesuar per vendet e punes dhe jeten e njerezve. E pra, marveshja e Kiotos do sillte per Ameriken nje ulje te ndjeshme te nivelit te jeteses, si pasoje e mbylljes te shume vendeve te punes, kufizimin e ekonomise dhe lehtesimeve te saj, dhe ndryshim drastik te teknologjise te tanishme me dicka me pak te favorshme.
Nese mua do me duhej te zgjidhja mes njerezve dhe mireqenies te tanishme apo atyre qe do vine 2000 vjet mbas meje, sigurisht do zgjidhja te tanishmen. Fatmiresisht per mua (apo fatkeqesisht per ty) ata qe jane ne gjendje te marin keto vendime kane te njejtin mendim si mua. Per sa kohe ti vazhdon te mos gjesh nje numer te mjaftueshem perfaqsuesish te idese tende aty ku ja vlen, mund te vazhdosh te shkruash plot mllef per demet e kapitalizmit ketu ne forum.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 09-08-2004 mė 14:23
Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.
italia eshte vend tipik kapitalist , sidomos tani qe ne pushtet ka ardhur nje kapitalist i mirefillte si berluskoniPostuar mė parė nga Albo
Postuar mė parė nga R2T
keto ketu jane pikepamjet e mija por do te shkruaj me gjate ne te ardhmen , mbasi ti lexosh me kthe nje pergjigje se cfare kupton dhe cfare jo, dhe sigurisht qe mund te vazhdojme diskutimin ne te ardhmen, duke pasur si qellim qe dialogu eshte celesi i progresit, per me shume hollesi diskutojme neser, me respekt arun.
PARIMI NR 1
ASNJE INDIVID NUK DUHET LEJUAR TE GRUMBULLOJE PASURI MATERJALE PA LEJEN E QARTE DHE ME SHKRIM TE TRUPIT KOLEKTIV (SHOQERISE)
ne kete parim prout kundershton konceptin e prones private qe sipas prout eshte nje mistifikacion, i gjithe universi, toka dielli hena galaktikat etj etj jane nje projeksion i mendimit te mendjes kozmike. Edhe mendimet e cdo individi i perkasin kesaj mendje kozmike, ne te njejten menyre cdo gje e ketij universi eshte e zoteruar nga entiteti kozmik, dhe jo nga individet shtetet apo kombet,mendja kozmike zoteron te gjitha pasurite, per kete thuhet se nuk mund te ekzistoje prona private ose prona e trasheguar,
asnjerit nuk i duhet lejuar te akumuloje pasuri te tepert pa lejen e shoqerise,shume trazira dhe padrejtesi ne bote vijne nga ky konsens social i pronesise private, kjo eshte verifikuar ne te kaluaren dhe shikohet edhe sot, varferia lind nga ky pranim i gabuar i prones private, kjo ide e gabuar e pronesise ka justifikuar shtrengimet nacionale mbi eksportimin e kapitaleve dhe te teknollogjise ne confront te vendeve te gotitura nga uria dhe probleme te tjera te lidhura me varferine.
keshtu koncepti i pronesise private ka qene per shekuj me rradhe rrenja e shume brutaliteteve qe ka lejuar persona ose nacione te bashkejetojne ne te njejten kohe me varferine me degraduese te te tjereve persona dhe nacione.
ndersa nga ana tjeter koncepti i prones shteterore i zhvidhuar ne vendet komuniste, ku shteti zoteronte gjithshka, ku nuk kishte asnje pronar dhe ku te gjithe paguheshin nga shteti ky ekstremizim eshte akoma me i rrezikshem per progresin njerzor sesa prona private ,sepse prona shteterore shkaterron shume liri individuale dhe shtytjet per ti bere balle ndryshimeve te vazhdueshme ne bote, ne rrealitet shtytja per te grumbulluar pasuri eshte natyrale tek njerzit , per shkak te paqartesise per te ardhmen njerzit preferojne te lene dicka menjeana per ta perdorur ne dite me te veshtira,shtypja e kesaj tendence nuk eshte e mire dhe nuk eshte e mundur, eksperienca e hidhur ne vendet komuniste tregon se sa e veshtire eshte te privosh personat nga pronesia e tyre,
prout mbeshtet nje pozicion kompromisi midis ketyre dy ekstremeve,ne interes te inisjatives se lire dhe te rritjes ekonomike, shoqeria mund te lejoje personave qe te grumbullojne pasuri, por kjo leje nuk duhet te jete pa limit,perndryshe lindin disnivele te medha qe sjellin korrupsion varferi krinalitet dhe krenari te semure personale, dhe mbi te gjitha sjellin materjalizmin me te gjitha te keqiat qe vijne nga pas.
PARIMI NR 2
ESHTE E DOMOSDOSHME PERDORIMI MAKSIMAL DHE SHPERNDARJA RACIONALE E TE GJITHA POTENCIALEVE MONDANE (FIZIKE) SOPRAMONDANE (PSIQIKE) DHE SPIRITUALE TE UNIVERSIT
ky parim ka dy aspekte: perdorim te dobishem maksimal dhe shperndarje te arsyshme, perdorim te dobishem maksimal do te thote qe te perdoren te gjitha pasurite materjale dhe jo materjale ne shoqeri ne cdo moment ne menyre qe te garantoje mireqenjen maksimale per nje numer sa me te madh personash qe te jete e mundur, dhe per nje kohe sa me te gjate qe te jete e mundur, kjo do te thote qe te gjithe ata qe jane ne gjendje te punojne duhet te kene mundesine e impenjimit, dhe qe teknikat e prodhimit duhet te jene moderrne dhe efikase sa me shume qe te jete e mundur,nese metodat teper efikase te prodhimit jane te shfrytezuar intensivisht perdorimi i tyre mund te kundershtoje objektivin qe te ofroje punesim te pershtatshem per te gjithe personat qe jane te afte per nje pune te tille, ne keto raste objektivi i prodhimit duhet te jete perparesia mbi zgjedhjen e teknikave me efikase , ndersa perdoret teknologjia me e drejte dhe me e mire punetoret dhe industria do te kene me shume kohe te lire ,per nje materjalist mundesia per te pasur me shume kohe te lire mund te konsiderohet humbje kohe, por ne nje shoqeri te bazuar ne spiritualitet shume njerez do ta perdorin kete kohe te lire per tju dedikuar praktikave spirituale, sporteve, muzikes ,literatures,etj etj etj, dhe te gjithe shprehjeve te tjera te holla dhe kreative te mendjes tone,dhe per kete arsye thuhet se nuk ka asnje konflikt midis ketyre dy aspekteve pra te punesimit maksimal dhe metodave te prodhimit efikas,keshtu si duhet te jene prodhimet e nje teknologjie efikase , po ashtu duhen te behet shperndarja e te ardhurave ndermjet anetareve te shoqerise,pra ashtu sic thuhet ne parimin e pare te prout, prout nuk mbeshtet heqjen e prones private, dhe nuk perkrah nje shperndarje te barabarte te te ardhurave si ne vendet komuniste, por afirmon nje shperndarje te arsyeshme qe favorizon dobine maksimale ,vetem se ky tip distribucioni duhet te jkete i njejte me sistemin e te ardhurave ne prodhimin e te mirave materjale, pa te cilat asnje individ nuk mund te jape kapacitetin e vet me te mire,prout afirmon se diversiteti eshte nje ligj i natyres, dhe se barazia nuk eshte e mundur kurre , barazia eshte e mundur vetem ne stadin e pa manifestuar te te koshences kozmike, per kete arsye shoqeria nuk duhet te lejoje gjoja barazi totale,sepse te tilla tentativa jane te destinuara te deshtojne, gjithshka qe duhet te beje shoqeria eshte qe te siguroje te gjitheve mundesi te barabarta ne menyre qe te mos lejoje padrejtesi, dhe per me shume duhen te jene te garantuar per te gjithe anetaret e shoqerise gjerat me esenciale qe te hiqet ai qe quhet standart i ulet i jetes,shperndarja e arsyeshme e te ardhurave duhet te kete si qellim qe shoqeria te garantoje plotesimin e kerkesave baze per jeten qe jane: ushqimi ,veshja,strehimi,arsimi,edukimi,asistenca mjeksore, perfitimi individual duhet te vije mbasi minimumi i standartit te jetes te jete i plotesuar per te gjithe anetaret e shoqerise.
PARIMI NR 3
DUHET TE JETE DOBIA DHE PERDORIMI MAKSIMAL I TE GJITHA POTENCIALEVE FIZIKE PSIQIKE DHE SPIRITUALE TE TRUPIT INDIVIDUAL DHE TRUPIT KOLEKTIV NE SHOQERINE NJERZORE
ne parimin e trete te prout stabilizohet nje lidhje midis te mires kolektive dhe te mires individuale,mireqenja individuale varet nga mireqenja kolektive dhe anasjelltas,qe te dyja duhet te zvidhohen ne te njejten kohe, dhe nese injorohet njera kjo ndodh duke demtuar tjetren,keshtu qe i duhet dhene te gjitheve mundesia qe te zhvidhojne maksimumin e kapacitetit fizik ,psiqik,dhe spiritual, dhe ne te njejten menyre shoqeria duhet te qeveriset e administrohet dhe te bazohet ne moralitet dhe ndershmeri,nuk duhet te harrojme thote prout qe e mira sociale varet nga e mira individuale dhe anasjelltas, dhe e mira sociale nuk mund te zhvidhohet ne maksimum nese interesat individuale injorohen, per kete arsye duhet garantuar liria e mendimit, e shprehjes, dhe duhen garantuar gjerat me esenciale baze ne jete ,duke perfshire edhe kohen e lire,ne menyre qe sejcili individ ti dedikohet ne kohen e lire aktiviteteve intelektuale dhe dhe spirituale.Por mireqenja individuale varet edhe nga natyra e qeverisjes, dhe e trupit social,nese qeverisja eshte e korruptuar dhe jo e ndershme, nuk mund te presesh qe edhe individet te mos jene te edhe ata te korruptuar dhe te pandershem,e mira individuale varet nga e mira kolektive dhe anasjelltas, koncepti i trupit social i dhene ne parimin e pare, ketu permendet perseri, prout afirmon se per te mbajtur te ndershme qeverisjen duhet te jete edhe nje tjeter institucion qe te kete si funksion vezhgimin e administrates qeverisese, ky tip istitucioni ligjor eshte trupi social i prout,dhe duhet te perbehet nga njerez te shoqerise moralisht dhe shpirterisht te perparuar, vetem kush eshte altruist eshte dhe kurajoz, dhe ka kapacitetin te parashikoje me durim dhe inteligjence punet e politikaneve te bazuar ne interesa personale dhe meskine, dhe te parashikoje mashtrime dhe hile nga ana e qeverisjes,per kete arsye per te mbajtur te ndershme qeverisjen duhet te jete nje trup social i pa korruptueshem dhe moralisht i besuar qe te kontrolloje levizjet e qeverise dhe administrates qeverisese.
PARIMI NR 4
DUHET TE JETE NJE BALANCE TE PLOTE NDERMJET POTENCIALITETEVE FIZIKE PSIQIKE,MONDANE DHE SUPERMONDANE, DHE POTENCIALEVE SPIRITUALE.
termat fizike dhe metafizike ketu jane perdorur ketu per tju referuar potencialeve indiduale,dhe termat mondane dhe sopramondane i referohen potencialeve universale,cdo person duhet te inkurajohet te mbaje nje ekuiliber te plote midis aktiviteteve fizike psiqike dhe shpirterore,mohimi ose mbivlersimi i njeres prej aspekteve qe thame me siper, sjell dhe con ne menyre te paevitueshme ne moslumturi, per te zhvidhuar sa me shume kualitetet e jetes tone aktivitetet duhen te ndiqen ne menyre koherente , dhe ne te njejten menyre edhe shoqeria duhet te vendosi nje balance ne dobi te ketyre tre aspekteve te jetes tone,nuk mund te mohohet njeri aspekt sepse kjo sjell demtimin e tjetrit aspekt, pra eshte ne dem te personit, le te marim si shembull objektivin e zhvidhimit te maksimumit standart te jetes , ose te zhvidhimit ekonomik,ky objektiv sjell thjesht perdorimin e dobishem te pasurive mondane,por mund te demtoje perdorimin e potencialeve spirituale, dhe nje gje e tille sjell ndotje te atmosferes, helmim te deteve, dhe demtimin e natyres ,etj etj etj,dhe nje gje e tille mund te kerkoje shume kohe per prodhimin e te mirave,dhe do te kete shume pak kohe te lire per aktivitete intelektuale dhe spirituale,ne raste te tilla konfliktesh shoqeria ose trupi qeverises duhet te imponoje nje kompromis midis perdorimeve te ndryshme te pasurive,te rezervave natyrore, dhe kohes te atyre qe punojne,parimi i pershtatjes kerkon qe persa eshte e mundur, mundesia e impenjimit ti pershtatet edhe personalitetit te atij qe punon, si rregull personat me shume aftesi duhet te punesohen ne profesione te elevuara, nje intelektual p sh duhet te punesohet ne nje sherbim intelektual edhe nese ka kurajon e nje luftetari, dhe nje person me aftesi luftetari duhet ti besohen pune ne ushtri polici etj,, koshenca spirituale eshte dhunti e rradhe, dhe kjo eshte arsyeja dhe shpjegimi pse
spiritualistet jane personat me te dobishem ne shoqeri,jane keta persona ne te cilet te tre kualitetet , fizike psiqike dhe spirituale jane te mire zhvidhuara plotesisht dhe jane keta persona qe jane inteligjente kurajoze dhe altruiste, per kete arsye shoqeria duhet te administrohet nga persona shpirterisht te vetedijshem.
PARIMI NR 5
METODA E PERDORIMIT TE DOBISHEM DUHET TE NDRYSHOJE SIPAS KOHES VENDIT DHE PERSONIT , DHE PERDORIMI DUHET TE JETE I NJE NATYRE PROGRESIVE
perdorimi i pershtatshemi pasurive duhet te ndryshoje me kohen hapesiren dhe personin, cdo atom i ketij universi eshte i ndryshem nga tjetri, por pervec kesaj cdo gje peson vazhdimisht ndryshime dhe trasformime,nese ka nje nese ka nje element kostant qe ndryshon vazhdimisht pertej thelbit kozmik ky eshte ndryshimi, idete e djeshme jane te superuara sot, dhe idete e sotme do te superohen nga idete e se nesermes, diocka qe funksiononte ne te kaluaren nuk mund te funksionoje ne te ardhmen, per kete arsye metodat e perdorimit te pasurive, te teknikave produktive, ideve,teorive, dhe praktikave spirituale, duhen te pershtaten dhe ripershtaten me kohen, dhe mund te ndodhi qe te jene te ndryshme nga personi ne person, nga vendi ne vend, dhe deri nga planeti ne planet,dhe jo vetem perdorimi i pasurive duhet te varioje me ambjentin, por duhet te jjete e nje natyre progresive, kjo do te thote qe duhet te percaktoje dhe nje perparim shpirteror te individid dhe te shoqerise, gjithe shpikjet, teknikat e reja,zbulimet,etj duhet te perdoren duke mbajtur parasysh kete koncept, pra konceptin e progresit njerzor,ne te pestin dhe te fundin parim te prout, i jepet ketij sistemi karakteri dhe cilesia e pershtatjes, dhe ka keshtu nje vlere unike dhe universale, kjo eshte qe do ta beje te cmohet nga te gjithe njerzit , te gjithe popujt e tokes ,te gjitha nacionet.
Prandaj edhe njerez si Aruni i dalin ne krahe fashisteve Islamike!!! Armiku i armikut tim eshte miku im.
Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
Cdo te thote vend kapitalist per ty?Postuar mė parė nga Albo
Ose me mire po i bie shkurt shko hap fjalorin dhe te kuptosh cdo te thote kapitalist.Apo per ju amerikanki janki vetem amerika eshte kapitaliste dhe se harruat se si u zhvillua ekonomia e saj nga familjet mafioze italiane e keshtu ka ndodh me shume shtete te perendimore kur mafia dhe tregtia e droges i ka dhene bum ekonomik kurse shtetet te cilat duan qe ekonomine e tyre ta nisin duke shfrytezuar pasurite e tyre minerale energjitike natyrore duhet qe familjet trashegimtare mafioze te vendosin embargo dhe saksione.Harruan se shtete te medha na amerike te cilat ishin shkretire u ndertuan me parat e droges alkolit prostuticionit e po kjo gje po ndodh dhe ne shqiperi shikoni pak eshte po i njejti sistem ngritje dhe ndertimi shteti porse tani politikanet tane kane tashme shembuj nga vendet kapitaliste .
Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
Cka dmth "fashizem islamik" edhe cka nenkupton ti me islamizem? Dhe meqe edhe je aty, shpjegona se cka dmth fashizem dhe nga vjen, e nga rrenjet e cilit qyteterim lindi.
Dhe qe t'i vrash dy zogj me nje gur, po deshe na trego pak edhe per keta armiqte e tu, si u bene armiq, pse u bene armiq, dhe si po tenton te mbrohesh nga ta.
I nderuar Zotni:Postuar mė parė nga AsgjėSikurDielli
Per me teper mbi 'fashizmin' islamik lexoni dicka qe postova ne kete fill diskutimi disa dite me pare [nje book review] te cilen e keni me poshte.
Sa per pyetjen tende te dyte: une nuk kam armiq, dhe nuk po flisja per armiqte e mi.
Thjesht pashe tendencat anti-kapitaliste te nje diskutanti ketu dhe konkludova qe 'armiku i armikut te tij eshte mik i tij'. Rregull treshi dmth.
Gjithe te mirat.
he Malady of Islam
by Abdelwahab Meddeb
Trans. from French by Pierre Joris and Ann Reid. New York: Basic Books, 2003. 241 pp. $24.
Middle East Quarterly
Winter 2004
Reviewed by Daniel Pipes
* French version of this item
On the subject of Islam, Meddeb presents a brave and insightful Muslim voice; on the subject of politics, he is just another group-think French intellectual. Fortunately, his thoughts on the first topic have real importance while those on the second do not.
On Islam, Meddeb (professor of comparative literature at the Sorbonne) sees militant Islam as the religion's endemic problem, comparable to Nazism in Germany. His lament about "the malady of Islam" emphasizes the loss of scientific creativity, cultural suppleness, and eros. Highly cultured in the French tradition, he openly admits his puzzlement with militant Islam ("I must confess that I cannot grasp the logic that predisposes a person to inscribe humiliation in the innermost core of his being"). As a connoisseur of Muslim cultureits poetry, mosque architecture, its tradition of travel, even its drinking songsMeddeb fills out the picture of Muslim life so sadly missing from the "simplistic Islam, cut off from its civilization" that characterizes the Islamists. He rightly derides Wahhabism as aiming ultimately "to make one forget body, object, space, beauty."
Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
Nuk i je pergjigj asnjeres prej pyetjeve te mia. Fashizmi nuk eshte levizje fetare e disa mjekrrosheve ne Afganistan, po qendrimi zyrtar i shtetit italian ne Luften e Dyte Boterore. Fashizmi eshte doktrina e Partise Fashiste Italiane dhe si per qellim kishte pushtimin e vendeve fizikisht, me ane te ushtrise italiane (dhe aleateve) per qellime te cilat shpjegoheshin ne statutin e Partise - Shtet. Prandaj te thuash se kjo qe po ndodh, psh, me Muqtada El-Sadr, apo me Osama Bin Ladenin i perngjan organizimit shteteror te drejtuar kah pushtimi i territoreve dhe asgjesimi i popullatave dhe racave, perfaqeson naivitet.
Mund ta krahasosh politiken e, te themi, Millosheviqit me fashizmin sepse ai angazhonte aparatusin e tere nje shteti per qellimet e tij dhe partise se tij (allies included), po te thuash se Osama Bin Laden, apo Al-Qaeda, apo kushdoqofte nga keta te cilet i quan ti "fashiste islamike", ka ndonje lidhje me fashizmin, apo sillet si ta, apo ka fuqine e tyre, apo thirret ne ta, me duket mosnjohje e fakteve.
Per artikullin: flitet per Wahhabismin, jo per Islamin ne pergjithesi. Krahasohet me Nazizmin gjerman, jo me Fashizmin Italian, dhe sic thote Nice Guy Eddie ne Reservoir Dogs: "If you f**** beat this prick long enough, he'll tell you he started the goddamn Chicago fire, now that don't necessarily make it fucking so!" - vetem se e thote nje musliman, kjo nuk dmth se automatikisht eshte e vertete. Arsyet e tij per krahasimin e Wahhabismit me nazizmin nuk i di, nuk i shoh, nuk i shpjegon, po te krahasosh nje sekt qe ndalon disa lloj veshjesh dhe sjelljesh ne publik, me nje ideologji qe vrau e shkaterroi me shume se 6 milione njerez, me duket...mungese modestie.
Anti-kapitaliste ka ku te duash, bile shume nga ta protestojne kur behen takime te Bankes Boterore, IMF, G-8, etj. Nese diskutani eshte anti-kapitalist, ai nuk eshte i barabarte me 'armiqte e armiqeve te mij jane miqte e mij' ose vice-versa. Kjo eshte shkurpamesi politike, dhe gabim i madh filozofik.
Krijoni Kontakt