Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 156
  1. #91
    cute_boy @ #shqiperia
    Anëtarësuar
    14-12-2005
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga the_fool12
    o lal provoje njehere ik e beu synet dhe shko be sex me nje me AIDS dhe na e verteto icik
    Prit mer se siki una se qeka gallat ky
    syneti zvogëlon mundësinë e marrjes së infeksionit HIV
    Aty thuhet zvogëlon dhe jo nuk lejon.
    Se eshte i soj sikur te thush boji togzimin shpis se zvoglohet rreziku me te kap korenti, po sdo te thote qe ti te fusesh gishtat ne prize
    Don't dream your life-live your dream

    /server -m irc.albasoul.com -j patriotet

    #patriotet

  2. #92
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Këshilla e OKB: Meshkuj, bëhuni synet

    Organizata Botërore e
    Shëndetësisë dhe ek
    spertët e UNAIDS thonë
    se burrat duhet të jenë të
    vetëdijshëm që syneti është
    vetëm mbrojtje parciale kundër
    virusit dhe duhet të përdoret me
    masa të tjera. "Ne duhet të jemi
    të pastër", ka thënë Catherine
    Hankins nga UNAIDS. "Synetllëku
    i meshkujve nuk siguron
    mbrojtje tërësore kundërt HIV-it".
    Studimet sugjerojnë se 5,7 milionë
    raste të reja të infektimit me
    HIV dhe 3 milionë vdekje gjatë 20
    vjetëve kanë mundur të parandalohen
    me synetin e meshkujve
    në Afrikën subsahariane, thanë
    agjencitë. Por, prapë burrat dhe
    gratë, të cilët konsiderojnë synetllëkun
    mashkullor si metodë
    preventive, duhet të vazhdojnë të
    përdorin forma të tjera të
    mbrojtjes siç janë kondomët për
    meshkuj dhe për femra, abstenimin,
    shtyrjen e fillimit të aktivitetit
    seksual dhe zvogëlimin e
    partnerëve seksualë, tha ajo.
    Përndryshe, ata mund të zhvillojnë
    një ndjenjë false të sigurisë
    dhe të përfshihen në sjellje me
    rrezik të lartë që do të minonin
    mbrojtjen e pjesshme të siguruar
    nga synetllëku mashkullor, thanë
    agjencitë. Meshkujt gjithashtu
    duhet të paralajmërohen
    se janë në
    rrezik më të madh
    të infektohen me
    HIV, nëse ata fillojnë
    seks para se
    vraga e tyre të shëndoshet.
    Gjithashtu,
    një njeri me HIV
    pozitiv mundet më
    me lehtësi të bartë
    sëmundjen te partneri
    i tij, nëse vraga
    ende nuk është e
    shëruar. Rekomandimet
    janë bazuar
    në një takim në
    fillim të këtij muaji
    në Montreux,
    Zvicër, ku ekspertët
    kanë diskutuar eksperimentin
    në tri
    vende: Keni, Ugandë
    dhe Afrikën
    Jugore, të cilat
    prodhuan "dëshmi
    të forta" të reduktimit
    të rrezikut nga
    synetllëku i meshkujve
    heteroseksualë.
    "Bazuar në
    dëshmitë e prezantuara,
    të cilat ishin
    konsideruar si të
    imponuara, ekspertët
    që morën pjesë në konsultime
    rekomanduan që synetllëku
    mashkullor tani të njihet si një intervenim
    i rëndësishëm shtesë
    për të reduktuar rrezikun nga fitimi
    heteroseksual i infektimit me
    HIV te meshkujt", thuhet në një
    deklaratë të përbashkët. Agjencitë
    thanë se shumë gjëra varen
    nga situata në vendet e përmendura
    dhe një benifit i vogël në
    përgjithësi do të rezultojë në vendet
    ku epidemia e HIV-it është e
    koncentruar në punëtorët e seksit,
    përdoruesit e drogës me anë
    të shiringave, ose burrat që bëjnë
    seks me burra. Efekti publik shëndetësor
    ngjason të jetë më i shpejtë
    atje ku është një shkallë e lartë
    e infektimeve me HIV në mesin e
    meshkujve që bëjnë seks me femra.
    Prandaj, ishte rekomanduar
    që vendet me përhapje të lartë të
    epidemive heteroseksuale me
    HIV, që aktualisht kanë shkallë të
    ulët të synetllëkut te meshkujt, të
    konsiderojnë që urgjentisht të rrisin
    shkallën e qasjes në shërbime
    të synetllëkut mashkullor, thanë
    agjencitë. Më shumë studime
    nevojiten të përcaktojnë se nëse
    synetllëku mashkullor ndërpret
    transmetimin e HIV-it te femrat.
    Më shumë studime gjithashtu
    nevojiten që të zbulohet nëse
    synetllëku mashkullor do të
    reduktojë infektimin me HIV në
    marrëdhëniet homoseksuale.
    "Rekomandimet paraqesin një
    hap të rëndësishëm përpara në
    parandalimin e HIV-it", ka thënë
    Dr. Kevin De Cock, drejtor i departamentit
    WHO‘s HIV/AIDS. Vendet
    me shkallë të lartë të infektimeve
    heteroseksuale dhe shkallë
    të ulët të synetllëkut, tani kanë një
    intervenim shtesë, i cili mund të
    parandalojë rrezikun nga infektimi
    me HIV te meshkujt heteroseksualë.
    Synetllëku në rritje
    në ato vende ku kjo procedurë
    është e rrallë, do të rezultojë në
    benefit imediat te njerëzit e bërë
    synet, por kjo do të marrë vite
    para se të ketë efekt në epidemi.

    gazeta-shqip

  3. #93
    Pasioni për shkencën Maska e Nolird
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466

    Dyshime ne lidhje me zanafillen SIDA-s

    Dyshime ne lidhje me zanafillen e SIDA-s


    Ne vitet e fundit ne lidhje me menyren e krijimit dhe te formemarrjes se semundjes se Sidas dhe menyres se perhapjes se saje jane dhene mendime dhe opinione te reja te cilat kane hedhur dyshime te shumta,madje edhe ne shume pikepamje dhe hipoteza shkencore.Wangari Mathai nje aktiviste, ambientaliste dhe fituese e cmimit Nobel,eshte nje nga ata personalite te cilet kohet e fundit ka hedhur nje ide te re te saje ne lidhje me paraqitjen e semundjes se Sidas qe eshte ne kundershtim te plote me idete dhe hipotezat aktuale.Ajo deklaron se aktualisht thuhet se semundja e SIDA-s ka ardhur tek njeriu me ane te majmunit,por se une nga ana tjeter kame shume dyshime per disa nga keto lloj hipotezash,dhe kjo pasi ne duhet te kujtojme se edhe ne brezat e meparshem kemi jetuar me majmunat dhe kemi patur kontakte me ta.Une mendoj dhe kam bindjen se virusi Hiv ne fakt eshte prodhuar ne shume prej laboratoreve te vendeve perendimore,dhe kjo me synimin per te pakesuar dhe zhdukur banoret e Afrikes. Ne fakt kjo hipoteze megjithese nuk eshte vertetuar,ka patur nje sere reagimesh te medha, nderkohe qe jep nje pasqyre te sakte ne mardheniet e Kontinetit Afrikan me vendet Perendimore,dhe se personalitete dhe mendimtare te njohur si Wangari Mathai duke marre parasysh edhe pozicionin qe kane po e perhapin edhe me shume kete Hipoteze.Duke patur parasysh edhe te kaluaren e Kolonializmit Evropian ne Kontinetin Afrikan,shikohet qarte se te gjitha problemet dhe hallet qe popujt afrikan kane patur kane ardhur nga nderhyrjet dhe pasojat negative te prezences Imprealiste dhe kolonialiste perendimore ne kete kontinet,dhe pervec problemeve qe kane lindur me semundjen e SIDA,problemet e tjera ekonomike dhe politike te ketij kontineti tregojne se ato kane qene te programuara me pare nga perendimi per te rrembyer dhe grabitur pasurite e ketij kontineti dhe per ta mbajtur perhere ate ne prapambetje.

    Per kete arsye qe pikpamjet dhe mendimet anti-evropiane dhe Amerikane ne vendet afrikane kane perkrahje te Madhe,dhe ne grupe te medha dhe te ndryshme te shteteve te afrikes shikohen reagime te fuqishme.

    Por nga ana tjeter semundja e SIDA duke patur parasysh dhe pasojat dhe anet negative dhe te rrezikshme,ka terhequr me shume vemendjen pikerisht ne kontinetin Afrikan.Ne baze te statistikave me te fundit te bera nga OKB shikohet se rreth 20 milion persona ne Afrike qe jane prekur nga kjo semundje jetojne ne mes te shkretetires,nderkohe qe kjo shume perben rreth 75% te prekurve me AIDS ne nivel boteror.Pervec kesaj duhet te shtojme se me shume se 15 milion Afrikan kane humbur jeten e tyre si pasoje e kesaj semundje,nderkohe qe nese prekja me virusin Hiv do te vazhdoje ne kete menyre si eshte aktualisht atehere brezat e rinje dhe te posalindurit rrezikohen seriozisht.

    Ne keto kushte dhenia e hipotezave te tilla si e asaje te Wangari Mathai fitueses keniane i Cmimit Nobel per paqen eshte nje reagim natyror.Dhe kjo ne kohen qe duke patur parasysh edhe propagandat miqesore te qeverive perendimore,shikojme se vendet Evropiane dhe SHBA nuk kane hedhur asnje hap serioz ne lidhje me luften e kesaj semundjeje ne Afrike.Nderkohe qe nje nga kerkesat me te ngutshme te vendeve afrikane vendet e te ciles jane me shume te rrezikuara se cdo vend tjeter,eshte edhe ajo e ilaceve speciale per kete semundje.Por megjithe vendimin e sekretarit te pergjithshem te OKB Kofi Anan ne lidhje me krijimin e fondit special per luften kunder semundjes se SIDA,vendet e fuqishme dhe te pasuara nuk kane dhene asnje ndihme ne kete fushe.

    Ne kohen kur sipas deklaratave te zyrtareve te organizates se luftes kunder SIDA,se ne luften kunder kesaj semundje duhen rreth 10 miliard $ ne vit,shikohet se me kalimin e 2 viteve nga krijimi I ketij fondi,akoma nuk eshte plotesuar fondi per vitin e pare. Nderkohe qe SHBA ne kuader te politikave globaliste dhe nje polare ka patur bashkpunimin me te vogel me OKB ne lidhje me kete ceshtje.

    Por megjithe kalimin e 1 viti nga keto deklarata shikohet se ajo nuk eshte bere akoma realitet.Ne keto kushte duhet te themi se problemet e shumta qe kane popujt e Afrikes si ajo e SIDA zgjidhen vetem me punen dhe bashkpunimin e vet popujve Afrikane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nolird : 18-05-2007 më 14:24

  4. #94
    Kjo teme eshte trajtuar madje me shume detaje. Do te te keshilloja te shikoje kete temen ketu: Aids, Nje Arme Biologjike

    Eshte shkrimi #5 dhe vijon dhe tek tjetri.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    Per kuriozitet pyetje per se HIV eshte kaq e perhapur ne Afrike
    dhe ne se nje african jo i prekur nga HIV kryen mardhenie me nje te prekur me HIV mbas sa kohesh eshte ne gjendje shkenca mjekesore ta zbuloje ne se eshte i prekur ose i infektuar me HIV duke bere analizat e gjakur, pra sa kohe merr qe virusi aktivizohet.

  6. #96
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    587
    Koha per t'u detectuar HIV nga analizat e gjakut eshte 3-6 muaj.
    Pas 6 muaj nga infektimi rezultatet jane me te sigurta, por dhe pas 3 muajsh mund te jene informative.

    Visage
    There is no reply to the ignorant like keeping silence!

  7. #97
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Kur zoti e kishte krijuar adamin a s e kishte kshilluar te mbeshtjellet, duke e ditur arsyet...?
    Edhe preofeti a s Isai apo siq e quajn te krishteret Ishte ber synet....?
    Per Besimtaret musliman Islam Syneti esht Vet synet.
    Zoti e ka dit qe ne fillim se per tu ruajtur ngashum smundje ka ven re Synetin Si nejren nga Pastertit seksuale mashkullore
    Vetem kafshet tallen sepse ato skan fe te shkretat.
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  8. #98
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Anetare te nderuar,miq shoke.Do ju lusja mos talleni ne kete forum.Nese keni deshire te talleni ka vende tjera e jo ketu.Ketu ka njerez qe ju paraqesin nje hall te tyre nje semundje te tyren apo te afermive te tyre dhe presin nje zgjidhje.Ju mund te mos jeni mjeke por keni pervoje apo keni lexuar diku dhe mund ta ndihmoni sado pak mikun apo mikeshen tuaj per hallin qe ka.
    Shikoj qe jo pak veta jane te predispozuar te tallen me hallet e tjetrit.Eshte kjo nga papjekuaria,nga padituria ,apo injoranca ???Nuk besoj se nje njeri i pjekur dhe i mirformuar mund te tallet ne kete menyre me hallet e njerezve.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  9. #99
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Një studim i botuar në prag të një konference ndërkombëtare për AIDS-in në Kanada ka mbështetur idenë se kryerja e synetit tek meshkujt mund të ofrojë mbrojtje të konsiderueshme kundër HIV-it - virusit që shkakton AIDS-in.

    Puna e kërkuesve amerikanë në universitetet Yale dhe Stanford sugjeron se edhe programe modeste që ofrojnë bërjen e synetit mund të kenë ndikim shumë të madh në përqindjet e infektimit me HIV dhe mund të kursejnë miliona dollarë.

    Vitin e shkuar një program prove në Afrikën e Jugut zbuloi se numri i rasteve me HIV në mesin e meshkujve heteroseksualë ra me 60 për qind pasi ata u bënë synet. Studime të tilla po bëhen edhe në Kenia e Uganda. Numri i personave të infektuar me këtë virus i ka kaluar 40 milion në të gjithë botën.

    BBC Albanian
    Si ra numri ??? lol

    Ti do te thuash medoemos qe numri i infektimeve te reja pasi u bene synet te gjithe te painfektuarit dhe u vune nen vezghim te vazhdueshem ra me 60 % ne krahasim me vitin e meparshem.

    Uau cfare cudie...

    lol lol lol
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e TOKIO HOTEL
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    154
    me duket shum cudi dhe mua,un se kam degjuar kurr se syneti mbron nga SIDA,asgje nuk mbron nga sida pervec preservativit.
    Quando ti metti a saltare di gioia bada che qualcuno non ti tolga la terra sotto i piedi.

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •