Ēudia e radhės, lind zog me dy koka
Kujtim Boriēi
LIBRAZHD- Nje zog me dy koka, ėshtė ēudia e radhės nė njė familje qė banon nė periferi tė Librazhdit, pikėrisht nė atė racė pulash dhe nė tė njėjtėn familje ku rreth 6 muaj mė parė, ndodhi paradoksi, gjeli bėri njė vezė. Kėtė radhė specialistėt e vėnė pėrballė njė fakti tė pamohueshėm (pasi nė rastin e parė kameramani i "Vizion-Plus", teksa filmonte theu pa dashje vezėn e gjelit), tė japin dhe versionet e tyre pėr kėtė paradoks biologjik, qė renditet pas shumė tė tjerėve nė kėtė trevė. Gjithēka, sipas burimeve pėr gazetėn, ka ndodhur mesditėn e njė dite mė parė nė familjen e Ll.Vallės, nė periferi tė qytetit tė Librazhdit, i njohur si specialist veteriner, por dhe mbarėshtrues i kafshėve e shpendėve shtėpiakė. Nga 10 vezė qė ishin vėnė pėr tė nxjerrė zogj atė ditė, shton Llazi, njėra prej tyre ishte e ēuditshme. Unė jam vetė zooveteriner, tashmė nė pension prej vitesh, por me njė eksperiencė tė gjatė nė profesion, e kėto paradokse tė kohėve tė fundit, pėr mua janė produkt i prishjes sė ekuilibrave bioligjikė. Por dyshoj se si nė rastin e parė (gjeli bėri vezė) e tani me zogun me dy koka, ka ndikuar ushqimi qė pėrdor pėr pulat,- shton pėr gazetėn Llazi. Ai tregon se pulat qė mbarėshtron, i ushqen me misėr tė sjellė nga Bullgaria, qė dyshon se ėshtė i modifikuar gjenetikisht, pasi ai ndryshon nga pamja dhe forma e misrit tradicional. Pėr paradoksin nė fjalė, edhe specialistė tė kontaktuar evidentojnė si shkak prishjen e ekuilibrave biologjikė, ndotjen e atmosferės, ndėrsa ndikimi i ushqimit, as nuk pėrjashtohet dhe as nuk mohohet si hipotezė. Ndėrkaq zogu me dy koka, ėshtė parė me kurreshtje dje edhe nga dhjetėra banorė. Ēudia e radhės, zogu me 2 koka, vjen pas disa rasteve si tilla. Kėshtu nė kėtė zonė mushka ka pjellė dy herė, ka lindur pulė me katėr kėmbė, viē pa organe gjenitale, dash me katėr brirė etj.
"Shekulli"
Krijoni Kontakt