Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga ~Miracles~
    Klevis te them te drejten nuk e lexova te gjithe shkrimin se ishte tmerresisht i gjate, por e lexova pjeserisht. Desha te dija se cfare opsionesh ka nje njeri qe lind ne nje familje islame dhe dikur konstaton se kjo fe nuk e bind (feja eshte bindje, jo trashegimi) dhe ka deshire te praktikoje fene e krishtere pershembull. Ka ndonje mundesi qe ai te shpetoje i gjalle nga konvertimi?
    Pyes seriozisht.
    si hithrat shtoheni! mashallah!

    Klevis2000
    Perjashtuar nga Mod.
    Meqe i je drejtu Klevisit, po te them se, sipas asaj qe duket poshte nofkes se tij, ai ka "vdek", kshu qe zor se do marresh ndonje pergjigje. Meqe kam pak kohe te lire, dhe meqe ti mund ta kesh me ngut punen, po te pergjigjem une. Un kisha me te than qe mos u konverto, sepse njoh sa e sa veta qe jan konvertu po s'kane shpetu te gjalle. Te gjithe i vrane terroristet islamike. Kan nje grup ata atje ne Tirane. Qe aty organizohen. Sa e marrin vesh qe je konvertu, te gjejne adresen edhe te fusin tritolin mu ne bithet.

    He se shaka po bej. Ke bere nje pyetje shume te rendesishme qe ka te beje me nje problem aktual ne Shqiperi. Pas dritave qe mungojne kjo vjen.. Te shpetosh gjalle nga konvertimi.

  2. #12
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Nese do te postosh, ne kete nenforum, te lutem mos provoko antaret e ketij komuniteti, aq me pak me citime qe nuk i kupton.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 01-12-2005 mė 09:52

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    O klevis ti je ketu mer Daje?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #14
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Koncepti Islam mbi Shtetin

    Ata të cilët kryejnë studime dhe shprehin opinione rreth pikëpamjeve islame në lidhje me shtetin dhe politikën, zakonisht ngatërrojnë Islamin e përcaktuar nga Kur’ani dhe Sunneti i Profetit me Islamin e ndërtuar përmes eksperiencave historike të muslimanëve, sigurisht të bazuar në parimet e Sheriatit, si dhe me Islamin e ditëve tona të studjuar në mënyrë të përciptë.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Ata dalin me forma dhe modele të ndryshme në emër të Islamit; nganjëherë duke përdorur citate nga Kur’ani, me ndonjë thënie të zgjedhur të Profetit ose ndonjëherë duke përdorur idetë e sugjerimet e ndonjërit prej dijetarëve bashkëkohorë dhe zotohen se interpretimet e tyre do t’i bëjnë realitet nëse do t’u krijohet mundësia.
    Para së gjithash, idetë që paraqiten në emër të fesë, në qoftë se nuk burojnë nga Kur’ani dhe nga Sunneti i Profetit, pavarësisht nëse janë projekte apo propozime, do të rezultojnë si opinione të zakonshme dhe do të çojnë në krizë legjitimiteti. Çdo propozim i cili nuk i referohet përvojës historike të muslimanëve dhe mbi të cilin nuk ekziston konsensusi i shumicës së muslimanëve, absolutisht nuk mund të ketë jetë të gjatë. Arsyetimet e tilla në lidhje me nevojat e njerëzve të sotëm, nuk do të jenë realiste dhe nuk do t’i kënaqin njerëzit, në qoftë se atyre nuk u jepet një përgjigje e përshtatshme e bazuar në burimet kryesore të fesë të pranuara dhe të respektuara nga shumica. Prandaj një njeri mund të pyesë se cili është koncepti islam në lidhje me shtetin vetëm nëse ky koncept buron nga themelet e fesë ose nga interpretimet e dijetarëve të bazuara mbi këto themele. Në Islam, sundimi dhe pavarësia i takojnë vetëm Allahut. Kur’ani e thekson këtë pikë në ajete të ndryshme dhe deklaron se sundimi dhe komandimi i takojnë vetëm Allahut: “Kur Allahu ka vendosur për një çështje , ose i dërguari i Tij, nuk i takon asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër” (33:36). Nëpërmjet këtij ajeti, Kur’ani kërkon të bëjë të qartë se sundimi nuk i takon “liderëve shpirtërorë të shenjtë e të pagabueshëm”, siç ndodh nëpër teokracitë e ndryshme, as ndonjë institucioni fetar të organizuar sipas ndonjë mënyre tjetër. Islami thotë: “Më të mirin ndër ju Allahu e konsideron atë që është më i drejti.” Prandaj nuk lejohet asnjë privilegj mbi baza familjare, klasore, racore, ngjyre të lëkurës, pasurie apo pushteti. Përkundrazi, Islami përcakton barazinë dhe vlerësimin sipas meritave, ndershmërinë dhe ndjenjën e drejtësisë si parime të funksionimit të shoqërisë. Në Islam, i cili bazohet në Kur’an dhe në thëniet e Profetit, nuk ekzistonn as monarkia absolute e as demokracia klasike siç njihet në perëndim; nuk ekziston as diktatura e as totalitarizmi. Në Islam, qeverisja nënkupton një kontratë reciproke ndërmjet pushtetit dhe subjektit të pushtetit të tij dhe kjo kontratë fiton legjitimitet me anë të forcës së ligjit dhe duke marrë për bazë parimin “Ligji mbi të gjithë.” Prandaj në Islam ligji është edhe mbi pushtetarin edhe mbi subjektin. Ai i përket Allahut. Ai nuk mund të ndryshohet dhe as nuk mund të shkelet. Ligji duhet aplikuar në përputhje me urdhërat e Krijuesit dhe me mënyrn sipas së cilës Profeti e ka shprehur dhe e ka zbatuar atë. Në Islam, një administratë e bazuar mbi tiraninë është ilegjitime. Islami nuk aprovon asnjë lloj diktature. Në një administratë islame ata të cilët qëndrojnë në krye duhet t’u binden ligjeve njëlloj si njerëzit e thjeshtë; ata nuk mund t’i shkelin këto parime dhe nuk mund të veprojnë në praktikat e tyre në kundërshtim me to.
    Në Islam, institucioneve legjistlative dhe ekzekutive u është lejuar gjithmonë të hartojnë ligje. Ato janë bazuar në nevojat e përmirësimit të shoqërisë dhe kanë qenë gjithmonë brenda kornizës së normave të përgjithshme të legjislacionit. Muslimanët gjithmonë kanë nxjerrë ligje në lidhje me çështjet e brendshme të bashkësisë islame dhe me marëdhëniet e tyre me popujt e tjerë, ku përfshihen marëdhëniet ekonomike, politike dhe kulturore. Pjestarëve të bashkësisë u kërkohet t’u binden ligjeve fetare, të cilat mund të quhen edhe “parimet më të larta”, por edhe ligjeve të bëra nga njerëzit. Islami nuk ka ndonjë kundërshtim për përdorimin e ixtihadit (arsyetimit të pavarur), istinbatit (arsyetimeve logjike) dhe të istikhraxhit (prejardhjes) si mjete ndihmëse për interpretimin e parimeve të Sheriatit.
    Çdokush duhet të lejohet të shfaqë vetveten me kushtin që të mos ushtrojë asnjë formë shtypjeje ndaj të tjerëve me anë të mjeteve të ndryshme. Gjithashtu, anëtarët e pakicave duhet të lejohen të jetojnë sipas besimeve të tyre. Në qoftë se këto lloj legjislacionesh do të hartoheshin brenda normave të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, Islami nuk do të kishte ndonjë vërejtje për asnjërin prej tyre.
    Askush nuk mund të injorojë vlerat universale që Kur’ani dhe Sunneti kanë prezantuar duke pasur parasysh të drejtat e theksuara më sipër. Prandaj në asnjë mënyrë nuk është e mundur që Islami t’i kundërvihet demokracisë.
    Në qoftë se një shtet brenda kontureve të lartpërmendura u krijon mundësinë qytetarëve të vet ta ushtrojnë lirisht fenë e tyre dhe i përkrah ata në mësimin dhe praktikimin e saj, ai nuk konsiderohet se është kundër mësimeve të Kur’anit. Në praninë e një shteti të tillë, nuk ndihet nevoja e kërkimit të një shteti tjetër. Në qoftë se të drejtat dhe liritë nuk mbrohen mjaftueshëm, siç ndodh në shumë demokraci në zhvillim në shumë vende të botës, atëherë sistemi duhet rishikuar nga ligjbërësit. Në mënyrë që të arrijnë të bëjë ligje të tilla ideale, ata duhet t’a reformojnë, rinovojnë dhe riorganizojnë sistemin në përputhje me normat universale të ligjit. Edhe nëse një rinovim i tillë nuk konsiderohet “tashri” (i bazuar në Sheriat), është e pakonceptueshme qënia kundër tij.
    Është e rëndësishme këtu të theksoj diçka: Ekzistojnë disa njerëz të cilët mendojnë se vendosja e Sheriatit do ta bënte të nevojshëm krijimin e një sistemi shtetëror të bazuar mbi sundimin fetar. Ata shfaqin një qëndrim kundër tij pa u marrë fare me domethënien dhe kuptimin e fjalës Sheriat. Fjala Sheriat, është në një farë mënyre një sinonim i fjalës fe (din) dhe nënkupton një jetë fetare të mbështetur në urdhërat e Allahut, thëniet dhe veprimet e Profetit si dhe dhe në konsensusin e bashkësisë muslimane. Në një jetë të tillë fetare, parimet që kanë lidhje me administratën shtetërore përbëjnë vetëm 5 për qind të parimeve të përgjithshme. Pjesa e mbetur prej 95 për qind ka të bëjë me çeshtet e besimit, shyllat e Islamit dhe me parimet morale të fesë.

    Islami dhe demokracia

    Për sa i përket çështjes së Islamit dhe demokracisë, duhet kujtuar se e para është një fe qiellore dhe hyjnore, ndërsa e dyta është një mënyrë qeverisjeje e zhvilluar nga njerëzimi. Qëllimet kryesore të fesë janë: besimi (imani), nënshtrimi ndaj Allahut (ubudijjah),njohja e Tij (ma’rifah) dhe veprat e mira (ihsani). Kur;ani në qindra ajete të tij i fton njerëzit të adhurojnë të Vërtetin (al Hakk). “Të besosh dhe të bësh vepra të mira” është një nga subjektet të cilat Kur’ani i thekson më së shumti. Gjithashtu ai u kujton njerëzve se ata duhet të vendosin një lidhje të pastër me Allahun dhe duhet të veprojnë sikur të jenë duke e parë Allahun me sy.
    Demokracia, në të vërtetë nuk është një sistem i unifikuar qeverisjeje; ajo rrallëherë prezantohet pa i bashkangjitur diçka. Në shumë raste, fjalës “demokraci”, i shtohen si parashtesa apo prapashtesa terma të tjerë si social, liberal, kristian apo radikal. Megjithatë në ditët tona demokacia kihet parasysh shpesh në formën e saj bazë, pa bishta, duke e injoruar natyrën plurale të “demokracive.” Edhe nëse termi fe dhe demokraci nuk shihen si të kundërtat e njëra-tjetrës, është evidente që ato janë të ndryshme në pika të rëndësishme. Sipas njerit prej këtyre koncepteve, Islami është edhe fe, edhe një sistem politik. Ai e ka shfaqur vetveten në të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë sferën individuale, atë familjare, shoqërore, ekonomike dhe politike. Nga ky këndvështrim, ta kufizosh Islamin vetëm në besim dhe në namaz do të thotë të ngushtosh fushën e ndërveprimit dhe të interpretimit të tij. Sipas disa kritikëve, një veprim i tillë ka bërë që Islami të konsiderohet thjesht një nga të shumtat ideologji politike që ekzistojnë sot. Ky vizion ndaj Islamit si një ideologji totalitariste, është krejtësisht në kundërshtim me shpirtin e Islamit i cili nxit sundimin e ligjit dhe hedh poshtë haptas shtypjen ndaj çdo segmenti të shoqërisë. Ky shpirt, gjithashtu përkrah veprimet me qëllim përmirësimin e shoqërisë në përputhje me pikëpamjet e shumicës. Po, është për të të ardhur keq kur sheh se si ata të cilët flasin për Islamin dhe demkracinë dhe që pretendojnë se flasin në emër të fesë, mendojnë se Islami dhe demokracia nuk mund të rrinë bashkë. Ky perceptim i mospërputhjes reciproke,është i përhapur edhe në disa vende prodemokratike. Argumenti i paraqitur mbështetet në idenë se feja islame është e bazuar në sundimin e Allahut, ndërsa demokracia bazohet në pikëpamjet e njerëzve të cilët e kundërshtojnë atë. Për mendimin tim ekziston edhe një ide tjetër e cila është bërë viktimë e një krahasimi të tillë sipërfaqësor ndërmjet Islamit dhe demokracisë. Fraza “Sundimi i takon popullit pa kushtëzim”, nuk nënkupton që sundimi i është marrë Allahut dhe i është dhënë njerëzve. Përkundrazi, ajo ka kuptimin që sundimi i është besuar njerëzve nga Allahu, ndaj mund të thuhet se ai i ëshë marrë individëve despotikë dhe diktatorëve, dhe i është dhënë anëtarëve të bashkësisë. Epoka e Kalifëve në Rrugën e Drejtë të Islamit, deri në njëfarë shkalle e ilustron zbatimin e kësaj norme të demokracisë. Nuk ka dyshim se Allahu është mbreti i gjithçkaje që ekziston në gjithësi. Idetë dhe planet tona janë gjithmonë nën kontrollin e një Qënieje të tillë të Plotfuqishme. Njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhje në jetën e tyre private. Gjithashtu ata janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre në varësi të veprimeve të tyre sociale dhe politike. Nuk ekziston vetëm një mënyrë e të mbajturit të zgjedhjeve; siç mund ta vërejmë ky rregull ka vlejtur edhe në Epokën e Bekuar, kohën kur ka jetuar Profeti i Islamit dhe gjatë periudhës së Katër Kalifëve, Zoti qoftë i kënaqur prej tyre. Zgjedhja e Kalifit të parë, Ebu Bekrit qe e ndryshme nga ajo e Kalifit të dytë, Ymerit. Zgjedhja e Othmanit qe gjithashtu endryshme nga ajo e Aliut, Kalifit të katërt. Vetëm Allahu e di mënyrën e saktë të zgjedhjes.
    Për më tepër demokracia nuk është një formë e pandryshueshme qeverisjeje. Duke i hedhur një sy historisë së zhvillimit të saj, çdokush mund të vërejë gabime që janë pasuar me ndryshime dhe korrigjime. Disa madje kanë përmendur rreth tridhjetë lloje demokracish. Si pasojë e këtyre ndryshimeve në zhvillimin e demokracisë, disa njerëz e kanë parë me hezitim këtë sistem. Ndoshta kjo është njëra nga arsyet përse bota muslimane nuk e shikon demokracinë me ndonjë entuziazëm të madh. Pas kësaj mungese entuziazmi, dhuna e sunduesve tiranë në botën islame të cilët e shohin demokracinë si një kërcënim për despotizmin e tyre, paraqet një tjetër pengesë për demokracinë në vendet muslimane.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  2. Burgjet...
    Nga shkodrane82 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-12-2004, 19:34
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Shteti qė tradhton shtetasit e tij
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 07:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •