Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 86
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Noli mund te kete qene,deshtaku me i madh ne historine e tij,por te pakten me mire nje deshtak se nje Tradhetar,qe fatekeqesisht kemi me shumice dhe sot ne 2011.

    Reale dhe mbas shume vjetesh...............

    Pesė pikat kritike tė shoqėrisė shqiptare, qė Fan S. Noli i shpalosi mė 1924 nė njė fjalim nė Parlamentin shqiptar, vlejnė si tė ishin thėnė sot ne 2011.

    Vlejnė qė tė gjitha ato pika qė i shpalosi kritiku modernist i asaj shoqėrie, intelektuali dhe politikani, peshkopi dhe liberali Noli:



    E para. Anarkia fetare: Katėr fe tė ndryshme qė nuk kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e njė populli pagan.

    E dyta. Anarkia sociale: Kėtu s’ka as klasė (tė lartė) bejlerėsh, as klasė bujqish, as klasė burzhuazie. Kėtu bujku ėshtė mė bej se beu
    dhe beu mė bujk se bujku. Kemi njė shembull tė bukur pėr partinė popullore e cila mbahet sot nė fuqi prej bejlerėve nga oxhakėt mė tė vjetėr, kurse anėtarėt e saj lėvdohen se kanė shpėtuar prej bejlerėve.

    E treta. Anarkia morale: Kėtu qeni nuk e njeh tė zonė, kėtu karakteret dobėsohen, qullosen dhe ndėrrojnė formė e ngjyrė dita me ditė

    si nė kaleidoskop. Kėtu ambiciet janė pa fre e pa kufi, kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha.

    E katėrta.Anarkia patriotike: Kėtu brenda njė dite si me magji tradhėtori bėhet patriot dhe patrioti tradhėtor. Kėtu shohim

    pėrpara syve tanė tė kapėrdisen si patriotė tė mėdhej ata qė kanė luftuar pėr harfet dhe pėr flamurin e babės, qė kanė djegur
    Shqipėrinė e Mesme ose ata qė janė puthur me andartet e i kanė ndihmuar shenjtėrojnė anė e mbanė Toskėrinė. Kėtu si mė thoshte
    njė mik ėshtė mė mirė qė njeriu tė jetė tradhėtor e tė shikojė interesat e tij sepse kėshtu do tė jetė i sigurt qė tė nesėrmen
    do tė prokllamohet patriot i madh.

    E pesta. Anarkia e idealeve: Kėtu idealet e shtrembėra, tė errėta e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buhares pėrfyten e pėrleshen nė
    njė luftė pėr jetė a vdekje me idealet mė tė gjalla mė elegante e mė tė nderitshme tė Perėndimit. Na mungojnė vetėm idealet
    e antropofagėve. Po pėr tė zėnė vendin e tyre kemi kolltukofagėt, krimba tė verdhė me kokė tė zezė, qė rriten me plagėt e infektuara
    tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpuseh qė mund t’i copėtosh, por jo ti shqitėsh nga trupi qė kafshojnė dhe thėthijnė. Herodi tregon se
    nė betejėn navale tė Salaminės, njė athinas kapi njė anije persiane me dorėn e djathtė e s’e lėshonte, gjersa ia prenė; atėhere e kapi
    me dorėn e mėngjėr, ja prenė dhe kėtė, atehere e kapi me dhėmbė e s’e lėshoj gjersa i’a prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodi pėrsėri
    do tė shikonte qė kolltukofagėt tanė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i vjetėrsisė antike. Qė t’i ēqitėsh kėta tanėt nga kolltuku

    duhet tė preē jo vetėm duart e kokėn po dhe kėmbėt e trupin.

  2. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Letrat e ndjera pėr Sulltanėn

    Letrat e Fan Nolit dėrguar sė motrės Sulltanės gjatė viteve 1923-1960. Ndihma financiare e vazhdueshme qė ai dėrgonte nga larg pėr familjen e saj, e cila kishte probleme ekonomike

    Emri:  Noli-227x320.jpg

Shikime: 886

Madhėsia:  33.4 KB

    Histori

    Sulltana, motra e vogėl me tė cilėn ndau fėmijėrinė e tij nė Ibrik Tepe (fshatin e lindjes), do tė mbetej gjithė jetėn pika e dobėt e Fan Nolit. Vajza e cila shfaqet nė njė foto tė vitit 1911 nė Sofje, pėrkrah tė vėllait Theofan dhe sė ėmės Maria, e veshur me njė fustan tė zi tė gjatė, me flokėt e mbledhura pas kokės, qe gjatė gjithė jetės pėrkrahėsja mė e madhe e dėshirave tė tij, dėgjuesja e heshtur e shqetėsimeve dhe e aktivitetit tė tij politik e fetar. Kjo foto duke parė shtypin e kohės, shohim qė ėshtė bėrė gjatė kohės qė Noli ka qenė nė Sofje i ftuar pėr tė meshuar njė herė nė gjuhėn shqipe. Ishte koha kur Noli kishte shkuar nė shumė koloni shqiptare ku kish meshuar shqip dhe me kėtė mėnyrė kisha ortodokse ish futur nė rrugėn e njė kishe autoqefale e po bėhej kisha kombėtare e shqiptarėve. Ndoshta motrat dhe nėna e tij Maria kanė qenė tė pranishme nė meshėn qė u mbajt nė gjuhėn shqipe. Nė njė shkrim tė Polikseni Luarasit, e pranishme nė kėtė meshė, thuhet: “Si shoqet e mia ashtu dhe unė, duke dėgjuar Fan Nolin tė fliste aq bukur, lėshuam lotė mallėngjimi dhe kėrkuan tė gjitha tė mblidheshim rreth kishės kombėtare, tė kishim njė fe tė pėrbashkėt-shqiptarizmin. Fan Noli me tė motrėn mė bėnė njė vizitė nė shtėpinė time, ku u mblodhėn dhe shumė shqiptarė tė tjerė pėr t’i uruar…”. Pra Sulltana ka qenė e pranishme nė aktivitetin e rėndėsishėm tė vėllait pėr ēėshtjen shqiptare nė Sofje… Por njohja me Athanasin, martesa, rritja e fėmijėve, luftėrat ballkanike, do t’i bėnin gjithnjė e mė tė rralla takimet e saj me tė vėllain, derisa pėr vite tė tėra nuk do tė shiheshin mė. Takimet e tyre do tė ishin vetėm pėrmes letrave… Sulltana ndante ēdo gjė qė ndodhte me jetėn e saj me tė vėllain. Mbrėmjeve, pasi kishte vendosur fėmijėt nė gjumė, ajo ulej e shkruante nė tryezėn e thjeshtė atė ēfarė kishte ndodhur, pėr ta nisur nė adresė tė vėllait. Nėse letrat e saj niseshin nga njė shtėpi e thjeshtė, ku ajo ndante jetėn me tė shoqin, pėrgjatė viteve qė ato u shkruan, destinacionet e mbėrritjes ishin tė ndryshme. Durrės, Tiranė, selia e Kryeministrisė, Berlin, Romė, SHBA… Nė tė gjitha shtetet ku ndalonte, Fan Noli nuk harronte tė lajmėronte tė motrėn. Ajo duhet ta dinte gjithnjė adresėn e tij tė saktė…. Nė ditėt e mbėrritjes sė tij nė Durrės dhe qėndrimit nė qytetin bregdetar, Noli e nėnshkruan letrėn nė fund me humor “durrėsaku”. Letrat e tij janė tė shkurtra, mė shumė telegrafike, po pėrmes tyre mund tė shohėsh pėrkushtimin e tij pėr tė ndihmuar tė motrėn, e cila sipas pėrgjigjeve tė shkruara prej Nolit, duket se po kalon kohė jo tė mira financiare. Nė ēdo letėr tė dėrguar ai e lajmėron pėr shumėn e parave qė i ka dėrguar…Noli nuk reshti asnjėherė sė ndihmuari tė motrėn edhe atėherė kur drejtonte qeverinė, apo dhe atėherė kur vetė nuk ishte mirė ekonomikisht dhe endej rrugėve tė Europės… Letrat e Sulltanės nuk janė tė ruajtura, por shkrimi duket se ka qenė njė pasion i hershėm i vajzės qė do ta linte atė pėr t’iu pėrkushtuar rritjes sė fėmijėve. Duke lexuar kėto letra shohim se ajo ėshtė martuar me Athanasin, dhe sipas informacioneve nė shtypin e kohės, ajo ka jetuar nė Greqi, nė qytezėn e Feres afėr kufirit greko-turk. Nė qershor tė vitit 1924, Sulltana humb bijėn e saj, Marinėn. Kjo ėshtė njė periudhė e trishtė nė jetėn e saj, tė cilėn nuk mund tė rrijė pa e ndarė me tė vėllanė. Ajo i shkruan atij pafundėsisht pėr dhimbjen qė ndjen dhe ai nga larg i jep kurajė pėr ta pėrballuar kėtė dhimbje. Noli ėshtė i pranishėm nė ēdo ngjarje tė familjes sė Sulltanės. Ai pėrpiqet ta ndihmojė nga larg, por dhe t’i “japė durim” kur gjendja vjen e pėrkeqėsohet. Nė kohėn kur dhe vetė Noli nuk ėshtė mirė nga financat, ai i shkruan “Tani pėr tani nuk kam, porse me rastin e parė kur tė kem mė tepėr tė holla, do t’ju pėrkujtoj pėrsėri patjetėr. Sa i pėrket ndėrtimit tė shtėpisė suaj, unė e dėshiroj me gjithė zemėr, por ėshtė e pamundur t’ju ndihmoj, sepse siē e dini nuk jam as i pasur dhe as qė kam shpresė se do tė pasurohem nė vitet e moshuara. Me fat, Viti i Madh dhe pėrqafime pėr tė gjithė”. Nė kėto letra shohim dhe shqetėsimin e Nolit, pėr tė shkolluar nipėrit e tij. Ai ėshtė i bindur t’i ndihmojė ata pėr t’u shkolluar. Letrat e Nolit drejtuar sė motrės shtrihen nė harkun kohor 1926-1960, pesė vjet para se tė largohej nga jeta. Pavarėsisht angazhimeve tė tij, Noli nuk reshti asnjėherė sė shkruari sė motrės dhe sė kujdesuri pėr tė. Nga llojet e parave qė ai shkruan nė letėr se po i dėrgon, mėsojmė dhe vendet ku Noli ndodhet nė periudha tė ndryshme ku janė shkruar kėto letra. Mė 24 tetor 1924, Noli ka qenė nė Amerikė, pasi shkruan nė letėr “do tė dėrgoj 20 dollarė pėr fėmijėt e tu”. Mė 11 nėntor 1929 ai ndodhet nė Gjermani, pasi nė letėr shkruan “tė dėrgoj pėrmes postės 1.000 drahma”. Mė 15 mars 1926, ai ndodhet nė Itali pasi shkruan “po tė dėrgoj 15 franga italiane”… Sulltana ka jetuar deri pas moshės 80 vjeēe, nė qytezėn e Ferės, Greqi. Tė afėrmit e Nolit, motrat, nipėrit, dhe mbesat kanė jetuar dhe jetojnė nė Selanik, nė Kavallė e qytete tė tjera tė Greqisė veriore. Al.Ba


    letrat

    Nė Romė, 10 (XI) 1923



    E dashura, motėr,

    Kėtu brenda tė dėrgoj njė ēek, prej 1.000 frangash italiane pėr tė cilėn mendoj se nuk do tė kesh vėshtirėsi ta ndėrrosh pėrmes ndonjė personi tė njohur. Nesėr nisem pėr nė Vlorė dhe Korēė ku do tė qėndroj deri nė fund tė dhjetorit. Pėrqafime pėr bashkėshortin tėnd dhe fėmijėt e tu.

    Vėllai yt

    Theofanis

    Post scriptum. Njė ēek tjetėr prej 1.000 frangash italiane qė ua dėrgova nė korrik a e keni marrė apo jo.

    Theofanis

    Adresa ime: Monsignor F.S Noli

    Presse Legarione Albanese

    92. Casso Italia

    Roma, Italia.



    Vlorė, 12 qershor 1924

    E dashura, motėr

    E mora letrėn tėnde dhe u trondita shumė pėr vdekjen e Marinės sė vogėl, (vajzės sė Sulltanės) dhe pėr sėmundjen qė e keni vuajtur. Tė shkuara. Kėtu brenda tė dėrgoj njė ēek me 1.500 franga italiane me qėllim qė tė mos vuani. Sonte kthehem nė Durrės. Shumė pėrqafime.

    Vėllai yt

    Theofan Durrėsaku



    Tiranė, 5/XII 1924

    Zyra e kryeministrit

    E dashura, motėr,

    Nė zarfė tė dėrgoj valutėn nė shumė prej 1.000 frangash italiane pėr Kėrshėndellat dhe pėr Vitin e Ri. Sot i dėrgova nipit tim nė Kavallė shpenzimet pėr udhėtim, pėr tė ardhur kėtu sė bashku me motrėn. Tė lutem shumė t’iu krijoni lehtėsime pėr udhėtimin e tyre. Dėshiroj t’i dėrgoj qė tė dy nė shkollė.

    Pėrshėndetje Athanasit dhe fėmijėve. Urime pėr Kėshėndella dhe Vitin e Ri.

    Vėllai yt

    Theofan Durrėsaku.



    15.3.1926

    E dashura motėr,

    E mora letrėn tėnde dhe shumė u bezėdisa se vėshtirė po kaloni dhe se shumė po vuani. Durim. Kėtu brenda t’i dėrgoj 15 franga italiane. Tani pėr tani nuk kam, porse me rastin e parė kur tė kem mė tepėr tė holla do t’ju pėrkujtoj pėrsėri patjetėr. Sa i pėrket ndėrtimit tė shtėpisė suaj, unė e dėshiroj me gjithė zemėr, por ėshtė e pamundur t’ju ndihmoj, sepse siē e dini nuk jam as i pasur, dhe as qė kam shpresė se do tė pasurohem nė vitet e moshuara. Me fat Viti i Madh dhe pėrqafime pėr tė gjithė.

    Nė shėrbim tė Zotit

    Theofanis.



    24.10.1927

    E dashura motėr

    Kėtu brenda tė dėrgoj 20 dollarė pėr fėmijėt e tu. Pėrqafime prej meje dhe urimet mė tė mira e tė zotit pėr tė gjithė.

    Nė shėrbim tė Zotit

    Theofanis.



    22.6.1929

    E dashura ime motėr,

    Adresa ime pas njė jave do tė jetė si mė poshtė. Pėrshėndetje pėr tėrė familjen.



    Vėllai yt



    Theofanis



    Adresa: Mgr. F.S Noli



    Bei Borshi, Schliessfach 4, Berlin M.9 (Allemagne).



    11. XI. 1929



    E dashura ime motėr



    Tė dėrgoj pėrmes postės 1.000 drahma. Mė vjen keq qė nuk mund t’ju ndihmoj rregullisht, meqė edhe unė vetė vuaj nga varfėria. Mirėpo, duhet tė jesh e sigurt se nuk do tė harroj aq lehtė. Pėrshėndetje bashkėshortit tėnd dhe fėmijėve. Urime pėr Kėrshėndella.



    Theofanis

    Adresa: Mgr, Fan S. Noli

    Poste restante

    Hamburg–Allemagne,



    22.IV.1930

    E dashura motėr,

    Kėtė javė shkoj pėr nė Amerikė ku do tė qėndroj 5-6 muaj. Adresa ime do tė jetė si mė poshtė: Pėrqafime

    Vėllai yt

    Theofanis

    Adresa: Mgr. Fan S. Noli

    Mr. K. Kirka

    469 Columbus Avenue

    Boston Mss

    U.S America

    Kryekisha e Shqiptarėvet “Shėn Gjergji”. 20 Emerald Street

    Boston, Mbas 18 korrik 1930

    E dashura motėr,

    Sot tė kam dėrguar njė letėr me vlerė 20 dollarėsh.


    Shqip

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Regjistrim i rralle ne audio i zerit te Fan Nolit


  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Vazhdimi


  5. #75
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Keto mjaftojne. Kjo vlen me shume per grekofilet, turkofilet dhe ...
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Busti i Fan Nolit vendoset nė kishėn “Shėn Maria”. At Nikolla Marku: I kėrkojmė falje



    ELBASAN- Me iniciativėn e Shoqatės “Foleja Kombėtare Shqiptare” dhe me kontributin e vecantė monetar tė kryetares sė kėsaj shoqate, Lida Jorgoni, tė vesė sė personalitetit tė letrave shqipe Perikli Jorgono, busti i Fan Nolit ėshtė kthyer pėrgjithnjė nė kishėn qė ai vetė e themeloi, nė lagjen “Kala” tė qytetit tė Elbasanit.

    Nė kėtė kuadėr, Famulltari i Kishės Shėn Maria, At Nikolla Marku, ka mbajtur njė meshė pėrshpirtje dhe shenjtėrimi nė nder tė figurės sė shquar dhe tė pavdekur tė vendit tonė Fan Nolit.

    At Nikolla Marku e ka cilėsuar ditėn e sotme njė ditė tė shenjtė duke theksuar se shtatorja ėshtė njė nderim dhe mirėnjohje pėr Nolin si Kryepeshkopi i parė shqiptar. Ai beri me dije se Noli u njoh edhe nga Patriarkana e Stambollit me statutin e pėrjetshėm. Sipas At Nikolla Markut ky statut mbron kishėn dhe kombin.

    “Fuqia rrezatuese i dha bekimin e Perėndisė qė imzot Fan Noli tė themelojė nga ana juridike Kishėn Ortodokse tė Pavarur Kombėtare Shqiptare. Busti i Fan Nolit do tė vendoset nė altarin e Kishės Shėn Maria si veprim nderues ndaj kryepeshkopit tė parė shqiptar. Fan Noli ky shenjt i ortodoksisė shqiptare ia doli tė njihej nga patriarkana e Stambollit sė bashku me njė statut tė pėrjetshėm qė e mbron kishėn ortodokse dhe sovranitetin e kombit shqiptar nga cdo ndėrhyrje shoviniste dhe pushtuese”, tha nė fjalėn e tij At Nikolla Marku nė prani tė shumė besimtarėve ortodoksė, por edhe patriotėve tė njohur elbasanas.

    Duke falenderuar kėtė figurė tė shquar, At Nikolla Marku tha: “Faleminderit, hirėsi i shenjtė Fan Noli, tė jemi mirėnjohės pėr veprėn tėnde nė vlerėn e saj si mirėsi e dashuri, ky njeri nuk vdes kurrė se ėshtė i pranishėm nė zemrat e shqiptarėve tė mbarė kombit tė tij”.

    At Nikolli tha se “i shenjti Fan Noli ne ju kėrkojmė falje, sepse sot Kisha Ortodokse Kombėtare Shqiptare qė t’i e themelove nuk ėshtė e pavarur dhe ėshtė e pushtuar nga grekė dhe shovinistė me njė tė ashtuquajtur Janollatus. Fatkeqėsisht sot kisha nuk ėshtė e shqiptarėve, por e shovinistėve vorioepiriotė dhe atyre qė kanė bėrė genocid ndaj shqiptarėve qė nė Camėri e nė Kosovė. Sė bashku me kryepeshkopin serb duan gjunjėzimin e kombit shqiptar nga Ballkani dhe trojet etnike shqiptare. Tė kėrkojmė falje i shenjti Fan Noli, por dhe premtojmė se themelet e kishės shqiptare qė ndėrtove me aq mund nuk do tė preken panvaresisht nga ky moment i vėshtirė qė po kalojmė tani. I shenjti Fan Noli, mirė se erdhe nė kishėn tėnde, nė kishėn Kishėn Shėn Maria”, tha Marku.

    Lida Jorgoni, kryetarja e shoqatės “Foleja Kombėtare Shqiptare”, tha se “ishte e veshtirė tė arrinte deri kėtu nė realizimin e njė busti tė Fan Nolit”. Sipas saj, nė kishėn e Durrėsit u ndalua vendosja e kėtij busti nga Janullatosi dhe ai tashmė u kthye nė kishėn e Elbasanit, tė cilėn e themeloi vetė.

    (a.n/d.b/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #77

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Ne kete 50 vjetor te vdekjes se figures se ndritur kombetare Fan S. Nolit, nje miku im nga Amerika me ka derguar nje fotografi te Nolit te realizuar ne 21 tetor 1932 ne bordin e anijes S.S. New York ndersa ajo po i afrohej brigjeve amerikane. Kjo foto ka qarkulluar edhe me pare por ka qene fare e vogel ne gazeten Hayward Daily Review. Tani eshte arritur te zmadhohet dhe ne te duken qarte tiparet e Nolit, vetullat e trasha e tė harkuara, fytyrėn vrarėlije dhe sidomos buzėqeshjen e zgjuar qė ndriēon pamjen e pėrgjithshme tė kėtij njeriu tė ditur.. Nuk besoj se eshte nje foto qe zoterohet nga shume shqiptare.




    Noli, ish-Kryeministėr i Shqipėrisė, vinte nė Amerikė nga Hamburgu i Gjermanisė, por kaloi nėpėr disa peripeci, pėr shkak se autoritetet amerikane dyshonin se ai ishte komunist. Noli u mbajt disa ditė nė Ellis Island, ishulli nga ku aso kohe hynin imigrantėt, shumė pranė ishullit tjetėr Liberty, ku ndodhet Statuja e Lirisė.

    Dy personalitete amerikane, miq tė tij tė dikurshėm tė Harvardit, ndėrhynė qė Noli tė lejohej tė hynte nė SHBA. Njėri prej tyre ishte kongresmeni Richard Wigglesworth, tjetri ishte Hamilton Holt, president i Kolegjit Rollins tė Floridės. Holt i shkroi Sekretarit tė Shtetit se Noli ishte njė klerik i shquar dhe se ardhja e tij do t’i bėnte njė shėrbim me vlerė Amerikės. Nė Ellis Island u mblodh njė komision i posaēėm pėr tė shpejtuar procedurėn e pranimit.

    Megjithatė, Nolin e mbajtėn nė ishull plot pesė ditė. Thuhej se autoritetet kishin probleme me dokumentin e hyrjes, por mė pas u mėsua se ai ishte nė rregull.

    Fan Noli erdhi nė Amerikė me premtimin se do tė merrej vetėm me punėt e kishės dhe jo me politikė. Ai mohoi se ishte komunist dhe menjėherė pas arritjes i deklaroi njė gazete tė Bostonit se dėshironte tė bėhej shtetas amerikan. Noli e mori shtetėsinė amerikane mė 11 mars 1940.

    Fan S. Noli kishte patur njė jetė tė pazakontė mes Evropės dhe Amerikės. Pėr herė tė parė erdhi nė SHBA nė vitin 1906, u bė prift, themeloi kishėn shqiptare dhe u diplomua nga Universiteti Harvard. U largua pėr nė Evropė nė fund tė vitit 1912 dhe u kthye nė Amerikė mė 1915. Mė 1920 shkoi pėrsėri nė Shqipėri, ku u bė deputet dhe kryeministėr. U rrėzua nga Ahmet Zogu nė dhjetor 1924, u end nėpėr Evropė 10 vjet me radhė, deri sa u vendos pėrfundimisht nė SHBA. Vazhdoi tė merrej me pėrkthime e me shkrime, tė cilat i dhanė famė, ndoshta mė shumė se sa punėt e kishės dhe tė politikės. Vdiq mė 13 mars 1965.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    martini1984 (30-05-2015)

  9. #78
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Ne kete biografi Darius, ke harruar nje vecori, te cilen e njhnin edhe amerikanet, prandaj edhe e mbajten 5 dite ne ishull,...tendenca majtisto-komuniste e tij del fare hapur, sepse eshte shprehur pro vijes komuniste, marksiste-leniniste, te enver hoxhes, te cilen e mbrojti deri ne fund, per kete kemi degjuar biseda te tij, zeri ishte i tij, nuk e di figura,
    Biseda eshte e vitit 1962, pra kur ishte kristalizuar regjimi antinjerezor komunist dhe noli nuk ishte injorant, qe te mos njihte situaten ne ate kohe. "te presim foshnjen te rritet". thoshte ne ate kohe edhe pse komunizmi ishte 18 vjec, jo foshnje,...nga keto "keshilla" te bukura e pame se cfare "trimi" u be kjo foshnje, derisa u terhoq zvarre me 20 shkurt 1991. Mungese vizioni ose bashkepunim me regjimin komunist, s`ka shpjegim tjeter.
    Te mos harrojme, se qeverine fanoliste te grushtit te shtetit te qershorit 1924, e njohu vetem bashkimi sovjetik, i lenin-stalinit,...a nuk mjaftojne keto per ta percaktuar si "komunist" ??
    Me keto qe them, nuk po ul figuren e tij, por personazhet historike duhen njohur me drite-hijet e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 30-05-2015 mė 08:27
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #79
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ne kete biografi Darius, ke harruar nje vecori, te cilen e njhnin edhe amerikanet, prandaj edhe e mbajten 5 dite ne ishull,...tendenca majtisto-komuniste e tij del fare hapur, sepse eshte shprehur pro vijes komuniste, marksiste-leniniste, te enver hoxhes, te cilen e mbrojti deri ne fund, per kete kemi degjuar biseda te tij, zeri ishte i tij, nuk e di figura,
    Biseda eshte e vitit 1962, pra kur ishte kristalizuar regjimi antinjerezor komunist dhe noli nuk ishte injorant, qe te mos njihte situaten ne ate kohe. "te presim foshnjen te rritet". thoshte ne ate kohe edhe pse komunizmi ishte 18 vjec, jo foshnje,...nga keto "keshilla" te bukura e pame se cfare "trimi" u be kjo foshnje, derisa u terhoq zvarre me 20 shkurt 1991. Mungese vizioni ose bashkepunim me regjimin komunist, s`ka shpjegim tjeter.
    Te mos harrojme, se qeverine fanoliste te grushtit te shtetit te qershorit 1924, e njohu vetem bashkimi sovjetik, i lenin-stalinit,...a nuk mjaftojne keto per ta percaktuar si "komunist" ??
    Me keto qe them, nuk po ul figuren e tij, por personazhet historike duhen njohur me drite-hijet e tyre.
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    zogu erdhi me bajoneta serbe ne pushtet...
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  11. #80

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ne kete biografi Darius, ke harruar nje vecori, te cilen e njhnin edhe amerikanet, prandaj edhe e mbajten 5 dite ne ishull,...tendenca majtisto-komuniste e tij del fare hapur, sepse eshte shprehur pro vijes komuniste, marksiste-leniniste, te enver hoxhes, te cilen e mbrojti deri ne fund, per kete kemi degjuar biseda te tij, zeri ishte i tij, nuk e di figura,
    Biseda eshte e vitit 1962, pra kur ishte kristalizuar regjimi antinjerezor komunist dhe noli nuk ishte injorant, qe te mos njihte situaten ne ate kohe. "te presim foshnjen te rritet". thoshte ne ate kohe edhe pse komunizmi ishte 18 vjec, jo foshnje,...nga keto "keshilla" te bukura e pame se cfare "trimi" u be kjo foshnje, derisa u terhoq zvarre me 20 shkurt 1991. Mungese vizioni ose bashkepunim me regjimin komunist, s`ka shpjegim tjeter.
    Te mos harrojme, se qeverine fanoliste te grushtit te shtetit te qershorit 1924, e njohu vetem bashkimi sovjetik, i lenin-stalinit,...a nuk mjaftojne keto per ta percaktuar si "komunist" ??
    Me keto qe them, nuk po ul figuren e tij, por personazhet historike duhen njohur me drite-hijet e tyre.
    Pallavra. Te kishte bindje komuniste nuk do i ndalohej ardhja ne Shqiperi. Pastaj sme behet vone, bindje komuniste ose jo, ai mbetet figure nga me te shquarat shqiptare te shek 20-te.

  12. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Darius pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    iliria e para (31-05-2015),martini1984 (30-05-2015)

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli
    Nga The Dardha nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 18:25
  2. Hirėsia e Tij, Theofan Stilian Noli [1882-1965]
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-06-2013, 17:59
  3. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  4. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  5. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •