Noli mund te kete qene,deshtaku me i madh ne historine e tij,por te pakten me mire nje deshtak se nje Tradhetar,qe fatekeqesisht kemi me shumice dhe sot ne 2011.
Reale dhe mbas shume vjetesh...............
Pesė pikat kritike tė shoqėrisė shqiptare, qė Fan S. Noli i shpalosi mė 1924 nė njė fjalim nė Parlamentin shqiptar, vlejnė si tė ishin thėnė sot ne 2011.
Vlejnė qė tė gjitha ato pika qė i shpalosi kritiku modernist i asaj shoqėrie, intelektuali dhe politikani, peshkopi dhe liberali Noli:
E para. Anarkia fetare: Katėr fe tė ndryshme qė nuk kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e njė populli pagan.
E dyta. Anarkia sociale: Kėtu s’ka as klasė (tė lartė) bejlerėsh, as klasė bujqish, as klasė burzhuazie. Kėtu bujku ėshtė mė bej se beu
dhe beu mė bujk se bujku. Kemi njė shembull tė bukur pėr partinė popullore e cila mbahet sot nė fuqi prej bejlerėve nga oxhakėt mė tė vjetėr, kurse anėtarėt e saj lėvdohen se kanė shpėtuar prej bejlerėve.
E treta. Anarkia morale: Kėtu qeni nuk e njeh tė zonė, kėtu karakteret dobėsohen, qullosen dhe ndėrrojnė formė e ngjyrė dita me ditė
si nė kaleidoskop. Kėtu ambiciet janė pa fre e pa kufi, kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha.
E katėrta.Anarkia patriotike: Kėtu brenda njė dite si me magji tradhėtori bėhet patriot dhe patrioti tradhėtor. Kėtu shohim
pėrpara syve tanė tė kapėrdisen si patriotė tė mėdhej ata qė kanė luftuar pėr harfet dhe pėr flamurin e babės, qė kanė djegur
Shqipėrinė e Mesme ose ata qė janė puthur me andartet e i kanė ndihmuar shenjtėrojnė anė e mbanė Toskėrinė. Kėtu si mė thoshte
njė mik ėshtė mė mirė qė njeriu tė jetė tradhėtor e tė shikojė interesat e tij sepse kėshtu do tė jetė i sigurt qė tė nesėrmen
do tė prokllamohet patriot i madh.
E pesta. Anarkia e idealeve: Kėtu idealet e shtrembėra, tė errėta e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buhares pėrfyten e pėrleshen nė
njė luftė pėr jetė a vdekje me idealet mė tė gjalla mė elegante e mė tė nderitshme tė Perėndimit. Na mungojnė vetėm idealet
e antropofagėve. Po pėr tė zėnė vendin e tyre kemi kolltukofagėt, krimba tė verdhė me kokė tė zezė, qė rriten me plagėt e infektuara
tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpuseh qė mund t’i copėtosh, por jo ti shqitėsh nga trupi qė kafshojnė dhe thėthijnė. Herodi tregon se
nė betejėn navale tė Salaminės, njė athinas kapi njė anije persiane me dorėn e djathtė e s’e lėshonte, gjersa ia prenė; atėhere e kapi
me dorėn e mėngjėr, ja prenė dhe kėtė, atehere e kapi me dhėmbė e s’e lėshoj gjersa i’a prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodi pėrsėri
do tė shikonte qė kolltukofagėt tanė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i vjetėrsisė antike. Qė t’i ēqitėsh kėta tanėt nga kolltuku
duhet tė preē jo vetėm duart e kokėn po dhe kėmbėt e trupin.
Krijoni Kontakt