Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 130

Tema: Mistere

  1. #1

    Mistere

    Ndonese ne kete nenforum ka nje kryeteme te titulluar Te Reja Nga Shkenca Dhe Jeta e quajta te arsyeshme qe te hapja nje kryeteme qe do trajtoje vetem lajme dhe informacion te natyres se pashpjegueshme, mistere te cilat nuk kane gjetur nje pergjigje nga shkenca e sotme, fenomene paranormale, idera dhe teori te ndryshme mbi fenomene te caktuara qe ose nuk pranohen nga shkenca ortodokse ose shikohen me skepticizem. Duhet patur parasysh qe kjo teme nuk duhet ngaterruar me temat qe tashme jane te hapura dhe materialet nuk duhet te perseriten me ato qe jane postuar me pare. Pra do jete ne menyre strikte vetem per subjektet qe sapo permenda.
    Ftohen te gjithe qe te ndajne informacionet qe kane dhe do ju lutesha qe te kihet parasysh qe informacioni duhet te jete vetem ne shqip. Cdo gjuhe tjeter nuk pranohet.

    Faleminderit !

  2. #2
    Nje konstellacion i mundshem Pre-Kolumbian

    Te gjithe ata qe mund te kene vizituar Muzeun Kombetar ne San Jose, Costa Rica, kane patur patjeter rastin per te pare koleksionin e mahnitshem te gureve qe i perkasin kultures Pre-Kolumbiane. Me i madhi prej tyre ka disa gedhedje ose petroglife qe paraqesin disa forma shume te komplikuara. Keto lloj petroglifesh gjenden ne mase ne guret e kultures pre-kolumbiane dhe nga studimi i bere duken me shume si nje art abstrakt i diteve te sotme sesa petroglife te nje kulture primitive. Harta gjeografike, shenja rituale biles edhe formime natyrale, kane qene disa nga shpejgimet qe jane bere nga specialistet per figurat e gedhendura. Nje nga shpjegimet e bera eshte qe shenjat jane kalendarike madje edhe ceremoniale. Shpjegimi me i forte eshte ai astronomik. Duke llogaritur figurat, vendosjen e tyre dhe raportin me njera tjetren dalin disa konstelacione, ai i Andromedes, Pegasus te cilat ndodhen shume afer me galaksine M31
    Nga analiza e bere dhe studimi i figurave u grumbulluan ne disa pika dhe del kjo renditje:
    1- M31 Galaksia e Andromedes

    2- Mirach (Beta Andromeda)

    3- Alpheratz (Alpha Andromeda)

    4- Omicron Andromeda

    5- HR8632 ne konstelacionin e Lacerta (Katalogu i Yjeve te Yales)

    6- Scheat (Beta Pegasus)

    7- Psi Pegasus

    8- Pi Pegasus

    9- Algenib (Gamma Pegasus)

    10- Theta, Iota, Lambda, Kappa, Gamma dhe Omega Pisces

    11- Beta Pisces

    12- Eta Aquarius

    13- Markab (Alpha Pegasus)

    14- Homam (Zeta Pegasus)

    15- Theta Pegasus

    16- Ancha (Theta Aquarius)

    17- Sadalsud (Beta Aquarius)

    18- Alpha Equuleus

    19- Enif (Epsilon Pegasus)

    20- HR8313 ne konstelacionin Pegasus (Katalogu i Yjeve te Yales)

    21- HR8173 in the Pegasus constellation (Katalogu i Yjeve te Yales)

    22- Konstelacioni i Delfinit

    ?- Figure akoma e papercaktuar ne kontkekstin astronimik

    Ne perfudim te kesaj analize del qe kemi te bejme me nje konstelacion prej 22 yjesh. Grupi permban yje qe i perkasin konstelacionit te Andromedes, Pegasus, Peshqve, Akuariumit, Delfinit, Aligatorit dhe Arushes se Vogel. Pra cdo gje eshte e paraqiteur ne menyre te tille qe levizja perputhet me pocizionimin e tokes ne raport me galaksine M31. Por lind pyetja - Si eshte e mundur qe ne Kolumbine e Lashte kishin dijeni per formen spirale te galaksise M 31? Kjo galaksi me sy te thjeshte duket vetem nje pike e vogel ne qiell dhe vetem me teleskop deri diku te fuqishem mund te dallohet.
    Nga disa astronom eshte sugjeruar qe guri eshte perdorur si kalendar astronomik por sesi eshte realizuar dhe nga jane marre njohurite kaq te sakta per vendosjen e yjeve dhe te konstelacioneve kjo akoma eshte nje mister i madh sot e kesaj dite.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #3
    Ja dhe tre fotot e tjera sipas analizes se bere per pozicionini e yjeve
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #4

    Hale Bopp, ishte komete apo...

    Hale Bopp nje komete me nje madhesi nga 40 deri ne 100 km u zbulua ne 23 Qershor te vitit 1995. Ne kohen qe u zbulua ajo ndodhej rreth 21 muaj ose 666 mije milje (1 bilion km) nga dielli (nje largesi kjo rekord per kometat e zbuluara deri me sot) dhe ka nje orbite eliptike 2364 vjecare. Ajo do ti afrohej Tokes ne mars te vitit 1997. Nje komete nuk mund te zbulohet shume kohe perpara, vetem disa muaj me pare gjate kohes qe ajo i afrohet diellit dhe behet e dukshme nga ndricimi i tij. Fakti qe nje komete pershkoi sistemin tone diellor ska asgje te vecante, por ajo qe e ben shume te vecante dhe madje shume te mistershme kete komete eshte dicka tjeter. Fakti qe bishti i saj ka nje re gazi jo unike po ne formen e shtate sistemeve propulsive ose shtytese si turbinat e nje Shuttle dhe menyra e cuditshme si ajo leviz eshte vetem nje nga anet e mistereshme te saj. Tjetra qe vuri ne mendime shume astronome eshte fakti qe ajo shoqerohet nga nje trup tjeter me nje madhesi kater here me shume se toka dhe qe leviz ne menyre te crregullt, disa here duke u "fshehur" ne bishtin e saj dhe disa here te tjera duke dale nga anet. Levizja e atij objekti, menyra sesi afrohet dhe largohet nga kometa te krijon pershtypjen qe ka nje komandim inteligjent, jo thjesht natyror.
    Objekti qe shoqeron kometen u zbulua rastesisht nga nje astronom amator i cili me nje teleskop modest pa dhe fotografoi objektin ne fjale dhe e publikoi duke tronditur ambjentet shkencore. Chuck Shramek, nga Teksasi i shtangur nga zbulimi i bere publikoi foton duke kerkuar mendimin e eksperteve te fushes sepse nuk arrinte te besonte ate qe kishte zbuluar. Zbulimi i tij u shoqerua nga nje fushate sulmi i fuqishem i te ashtuquajturve profesioniste perfshi dhe vete zbuluesin e kometes zotin Hale. U be nje perpjekje per ta kaluar me te qeshur dhe injorim zbulimin e tij dhe nderkohe nga Nasa u censuruan pamje te metejshme te kometes. Fatmiresisht komuniteti shkencor nuk eshte i vogel dhe perkrahesit dhe te ndershmit nuk munguan te thone fjalen e tyre. Nga nje burim i Nasa-s "rrodhen" disa foto te bera nga teleskopi hapsinor Hubble qe tregonin te njejten gje si ajo qe pa dhe fotografoi Chuck Shramek. Pra nuk ishte nje iluzion optik dhe as nje sajese apo falsifikim. Mbas publikimit te ketyre fotove dhe perfshirjes se gjithe komunitetit shkencor, edhe vete Hale dhe stafi i tij u detyruan te nderronin pozicionin duke e lene te turbullt mendimin e tyre per objektin qe shoqeronte kometen dhe u mjaftuan me nje koment qe mund te jete edhe nje objekt i drejtuar nga qenie inteligjente...
    Doktor Shragel, i cili ka punuar per NASA-n dhe ka nje akses ne materialet e konsideruara sekrete studjoi me vemendje kometen dhe objektin qe e shoqeronte dhe dha deklaraten bombe ne te famshim Art-Bell Show. Ai beri nje pershkrim te detajuar te objektit, perllogaritjet e bera qe konkludon qe objekti ndonese ishte i permasave gjigante nuk kishte masen apo nuk paraqiste nje mase qe te justifkonte madhesine e tij. Eshte nje objekt i drejtuar ne menyre inteligjente, pra as me shume dhe as me pak, nje anije komzike ose nje tip sonde. Deklarata e tij vazhdon duke ju drejtuar te gjithe njerezve ne toke qe dicka shqetesuese po ndodh dhe e verteta po fshihet ne menyren me te turpshme dhe te padrejte.
    Qe nga ky moment ne ambjentet shkencore objektit ne fjale ju referua me nje fjale te vetme UFO. Madje ne deklaratat e bera nga te gjithe astronomet shpesh ai filloi te quhej edhe Nibiru (do e sqaroj ne nje shkrim me poshte). Kursi i kometes ishte drejt tokes dhe perplasja duket e pashmangshme. Por objekti qe ndodhet ne bishtin e saj dhe qe shpesh leviz anash duket sikur e kontrollon dhe e drejton ne menyre inteligjente. Ajo qe te bind per objektin eshte fakti qe nuk terheq aspak me gravitetin e tij kometen sic duhet te ndodhte normalisht per nje objekt te permasave te tilla. Konsideruar 4 here me i madh se toka (ne nje kohe qe hena mbahet aty ku eshte nga graviteti i tokes) nje komete e permasave te Hale-Bopp do ishte kapur kollaj nga graviteti i "planetit". Se fundi nje grup astronomesh qe punuan ne menyre te pamvarur nga NASA dolen me nje deklarate ku nder te tjera thuhej:
    Kometa Hale-Bopp me nje orbite eliptike 2364 vjecare po i afrohet Tokes dhe pika me e afert e saj do jete ne Mars te vitit 1997. Por ka dicka tjeter qe udheton bashke me te, nje objekt i permasave shume te medha, 4 here me i madh se planeti Toka, por me nje mase shume te vogel dhe me nje trajektore jo natyrale. Objekti duket te kete nje drejtim inteligjent dhe duket sikur kontrollon apo ndikon levizjen e kometes... Ne jemi te bindur qe po i afrohemi agimit te nje epoke te re ne historine e njerezimit. Shume shpejt do ndodhin gjera dhe fenomene qe do na bejne te ndryshojme pikpamjet tona per disa ligje te fizikes dhe te ambjentit qe na rrethon... Urojme qe ndryshimet qe do ndodhin te mos jete te natyres shkaterruese per jeten ne toke por sidoqofte jemi te bindur qe do kete efekte ne forta persa i perket anes sociale. Koncepte te reja, zbulime te mbajtura te fshehura prej kohesh dhe revolucion ne mendjen dhe botekuptimin e njerezve te tokes.
    Me poshte po paraqes foton e bere nga Chuck, foton e bere nga teleskopi Hubble dhe tjetra eshte analiza e bere nga dr Shragel. Shkrimin do e vazhdoj me poshte me nje shpjegim se cfare eshte Nibiru dhe cfare te dhenash ka per kete trup qiellor qe nga Lashtesia.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #5
    Ne anen perendimore te detit Egje, midis ishujve te Kretes dhe Kiteras, ndodhet ajo qe quhet AntiKitera. Ne brigjet e ketij ishulli ne vitin 1900 nga nje zhytes u gjet nje anije antike e mbytur dhe e ngarkuar me amfora, statuja dhe objekte te tjera. Midis objekteve te tjera ishte dicka qe mund te quhet si gjetja me madheshtore e arkeologjise moderne. Jo vetem pasuri ne vlere arkeologjike dhe monetare por nje objekt prej bronzi kishte nje strukture dhe sofistikim te pabesueshem per kohen. Mbasi u tha dhe u pastrua si objekt u dalluan qarte kater pjese te ndara dhe me ingranazhe dhe disa shkrime qe dukeshin qarte. Sa me shume pastrohej aq me qarte dilte pamja dhe permbajtja e objektit. Studiuesit njehereshi konkluduan qe ishte nje mjet lundrimi, nje lloj astrolabi i perdorur per te llogaritur largesine e diellit dhe te trupave te tjere qiellore. Ky identifikim ishte shume joshes duke konsideruar faktin qe ishte objekti i pare i gjetur per periudhen helenike.
    Spekullimet per kete artifakt vazhduan disa vjet deri kur ne vitin 195i Profesor Derek de Solla Price i Universitetit te Yale filloi studimin e mekanizmit te AntiKiteras. Per te rikrijuar objektin, ai dhe koleget e tij perdoren rreze X dhe Gama qe te arrinin te shikonin pjesen e brendeshme. Mbas shume llogaritjesh, analizash dhe provash ata dolen ne nje konkluzion mahnites: Objekti i gjetur ne AntiKitera nuk ishte gje tjeter vecse nje kompjuter analog 2000 vjecar.
    I mrekulluar nga zbulimi i De Sollas, fizikanti Allan Bromley, nje profesor ne Universitetin e Sidneit kerkoi ndihmen e oreberesit te famshem Frank Percival qe, te ndertonin nje replike te sakte te mekanizmit. Duke perdorur te njejten teknike qe ka qene ne perdorim ne kohen e grekeve te lashte ne vitin 1987 ata ja arriten te ndertonin te njejtin mekanizem qe perforcoi zbulimin e De Sollas. Pra 2000 vjet perpara greket e lashte ishin ne gjendje te ndertonin aparatura per te llogaritur distanca apo matur largesine planetare. Akom eshte mister i madh prodhimi i ketij objekti dhe se kush e ka bere, por kjo tregon edhe njehere qe Greqia e lashte pervec sklleverve, luftrave, filozofeve dhe artisteve, kishte dhe mendje te ndritura ne gjendje te ndertonin aparatura te tilla qe edhe sot te habisin per nga saktesia dhe komplikimi funksional.
    Ne foton e me poshte eshte nje ndertim i plote i mekanizmit te AntiKiteras.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    Gjate dimrit te vitit 1961 ndersa kerkonin minerale ne malet e Californias, afer Olancha tre amatore Wallace Lane, Virginia Maxey and Mike Mikesell zbuluan nje gur qe ju duk interesant per tju shtuar koleksionit te tyre. Ndersa e hapen gurin Mikesell gjeti ne brendesi te tije nje objekt qe dukej se ishte bere me porcelan te bardhe. Ne qender ishte nje tub metalik i shkelqyeshem. Ekspertet perllogariten qe gurit i ishte dashur rreth 500 mije vjet qe te fosilizohej ne formen qe u gjet ndersa objekti qe ishte ne brendesi te tij dukej qarte qe ishte i prodhimit njerezor. Studime te metejshme konkluduan ne faktin qe porcelani i bardhe ishte i rrethuar nga nje mbeshtjellje gjashtekendore ndersa nje analize me rreze-x zbuloi nje si suste ne fund te tij. Disa nga studiuesit qe kane analizuar objektin jane te mendimit qe duket shume e ngjashme me nje kandele makinash te diteve te sotme. Si ka mundesi qe ky objekt te ndodhet ne brendesi te nje guri te fosilizuar me moshe 500 mije vjecare?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    Harte e Lashte e Henes

    Harta e Henes me grafika te gdhendura 10 here me e vjeter nga hartat qe mendohej se ishin si te parat, u gjet ne nje varr te lashte ne Irlande ne nje nga zonat me te vjetra qe i perkasin Neolitit.
    Harta u identifikua nga Dr Philip Stooke i Western University i Ontarios, Kanada. Ai shpenzon kohen me te madhe duke pergatitur harta te asteroideve qe i bazon ne te dhenat qe merr nga observatoret si dhe harta te vete Henes.
    Ajo qe e hutoi ate ishte fakti qe deri me sot mendohej se harta me e vjeter e Henes ishte 500-vjecare, ndonese sic thote vete doktori kisha gjithmone nje parandjenje qe duhet te ekzistone ndonje harte me e vjeter.
    Duke ndjekur intuiten e tij ai filloi te studionte doreshkrimet e vjetra dhe librat e historise si dhe kronikat e te gjitha germimeve te kryera ne zonat Neolitike ne Britani dhe ne ishujt e saj. Dhe me ne fund kerkimi i tij i dha frytet e deshiruara. Syrit te tij te sprovuar nuk i shpetoi petroglifi ne shkembin e varrit prehistorik me te njohur te Irlandes ne Knowth, County Meath.
    Nuk mund ti besoja syve thote ai kur dallova qarte imazhin e Henes madje dhe detaje te gdhendura ne te. Kjo eshte harta me e lashte e gjetur deri me sot. Me e vjetra qe ekziston eshte ajo e bere nga Leonardo Da Vinci ne vitin 1505 ndersa harta qe u gjet ne gur eshte te pakten 10 here me e vjeter.
    Ne te dallohen qarte te dhena te detajuara te siperfaqes se Henes si psh ato te detit Humorun deri tek deti Crisium.
    Njerezit qe gedhenden kete harte thote Stook kane qene shkenctaret e pare. Ata kishin shume dijeni per Henen dhe mua sme duken aspak primitiv. Harta 5 mije vjecare duhet te jete bere nga ndonjeri qe ka patur dijeni te plote mbi levizjen e Henes si dhe nje botkuptim te qarte mbi planetin Toke, Diellin dhe Yjet.
    Por sesi eshte arritur te behet kjo gje 5 mije vjet me pare dhe me nje saktesi te tille, shkenctaret nuk arrijne dot ti japin pergjigje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    NASA zbulon nje ure 1,750,000 vjecare "Ramayana" midis Indise dhe Sri Lankes

    Shuttle i NASA-s solli imazhet e nje ure qe dikur lidhte brigjet e Indise me ato te Sri Lankes (ish Cejloni).
    Ura e sapozbuluar (2002) u quajt si Ura e Adamit dhe eshte ndertuar ne nje cektine 30 km te gjate e njohur ndryshe si Ngushtica Palk qe lidh Indine me Sri Lanken. Ndertimi i kesaj ure dhe sidomos mosha e saj permben nje mister trondites.
    Specifika e formes se harkuar te ures dhe perberja e saj zbulon faktin qe eshte bere nga dora e njeriut. Te dhenat arkeologjike si dhe vete legjendat e zones flasin per shfaqjen e pare te njeriut aty rreth 1,750,000 vjet me pare dhe mosha e ures perkon me keto te dhena.
    Ky informacion eshte shume determinant ne lidhje me legjenden e famshme te quajtur Ramayana qe supozohet se ka ndodhur ne periudhen e quajtur tredha yuga (me shume se 1,700,000 vjet me pare).
    Ne kete epik ka nje moment qe permendet ndertimi i nje ure qe lidhte Indine me Sri Lanken ne drejtimin dhe urdherat e nje individi te quajtur Rama i cili mendohet se eshte misherimi (inkarnimi) i qenies supreme (zotit).
    Ky informacion mbase nuk ka shume rendesi per arkeologet por ka nje rendesi shume te madhe ne eksplorimin e origjines njerezore dhe eshte e sigurt qe hap disa porta spirituale per njerezit e kesaj bote qe duhet te njohin historine antike te lidhur me mitologjine Indiane.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    Shishe 2 mije vjecare e vjeter vere gjetur ne nje varr

    Dihet qe vera me kalimin e kohes behet me e shijshme dhe me e mire por zbulimi i bere nga nje grup arkeologesh i kalon te gjitha kufijte e menduar per moshen qe mund te ruaje nje vere e mbyllur mire.
    Gjate germimeve ne nje varr antik 2 mije vjecar ne qytetini Xi’an, Kine nje grup arkeologesh zbuluan nje ene prej bronzi ne formen e kokes se nje zogu feniks qe permbante vere te bere nga orizi.
    Ena e cila mbante rreth 5 kg ishte e mbushur me vere e cila kishte ruajtur te gjitha cilesite e saja ne menyre te persosur. Shkenctaret po perpiqen te analizojne veren per te kuptuar menyren e distilimit dhe mundesine sesi ka arritur te ruhet ne ate gjendje edhe mbas 2 mije vjetesh.
    Mjeshtri i veres Anthony Hanson qe eshte dhe keshilltar i Departamentit Nderkombetar te Veres shprehet se kjo eshte nje pjese fantastike e lashtesise dhe nese mbas analizave rezulton qe mund te pihet ose nuk permban asnje rrezik per njeriun, mund te merret me mend rekordi qe mund te kaloje ne shitje.

  10. #10
    Misteri i Femijes se Yjeve

    Misteri i te ashtuquajtures Kafka e Femijes se Yjeve filloi ne Meksike pothuajse 70 vite me pare kur u zbulua ne nje shpelle nga nje vajze e re. Ne ate shpelle dergjej skeleti i nje femre pjeserisht i fshehur nen dhe, vetem nje pjese e dores dale perjashta dhe mbeshtetur mbas krahut tjeter.

    Vajza e re filloi te germonte deri sa zbuloi nje varr te ceket skeletin e nje qenie te vogel qe sipas pershkrimeve te saj ishte i vendosur aty teresisht pa rregull. Skeleti nga i cili ka mbetur vetem kafka i ka futur ne mendime shkenctaret e shumte. Kush ishte kjo krijese dhe pse me keto tipare kafkore qe sjane aspak njerezore? Qe ketu buroi dhe termi Femija e Yjeve ose Starchild.
    Lloyd Pye i cili eshte autori dhe themeluesi i Starchild Research Project shprehet se jane bere studime kolosale duke shfletuar cdo liber te mundshem mjeksor ose anatomie qe flet per deformime te njeriut dhe eshte e pamundur te gjehet ndonje ngjashmeri me ate te kafkes.
    Plus kesaj matjet dhe studimet e detajuara te kafkes kane provuar qe cdo gje ishte simetrike dhe aspak rezultat i nje deformimi natyral.
    Antropologet e kane te pamundur ta klasifiojne ne ndonje grup te caktuar dhe zgjidhja e vetme ishte qe te behej datimi nepermjet karbonit per moshen e kafkes qe rezultoi te ishte 900-vjecare ndersa testi tjeter ne lidhje me ADN e kockave nuk eshte bere pasi kushton shume, shprehet Pye.
    Ne foton e meposhtme eshte Pye duke mbajtur kafken dhe nje imazh 3D i kafkes.


    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mistere gjuhėsore
    Nga FLORIRI nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-09-2013, 17:10
  2. Mistere te historise
    Nga Era1 nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 02-11-2007, 17:54
  3. Katekizmi i Krishterė Orthodhoks
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  4. Ditet e fundit.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 03:51
  5. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •