Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Bin Laden ofron ar për të vrarë Bremerin e Ananin

    Një kasetë audio është shfaqur dje në internet. CIA thotë se ka mundësi që zëri të jetë i liderit të “Al-Kaedas”

    Bin Laden ofron ar për të vrarë Bremerin e Ananin


    Shekulli

    Një zë në një kasetë audio, ku mendohet se flet lideri i “Al-Kaedas”, Osama bin Laden, ka ofruar ar për këdo që vret administratorin amerikan në Irak, Paul Bremer, ose sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Kofi Ananin. Mesazhi i cili ka zgjatur 20 minuta, u shfaq në dy faqe interneti, të cilat edhe më parë kanë shfaqur mesazhe të militantëve islamikë. Zëri në kasetë thuhet se i ngjan atij të Bin Ladenit, dhe fjalët ishin pjesësa nga kurani. Sipas “Rojterit”, mesazhi thoshte se rreth 10 kg ar do të jepen për këdo që vret dy njerëzit e rëndësishëm të përmendur më sipër dhe zyrtarë të tjerë, përfshi dhe zëvendësit e tyre. “Ne të organizatës “Al Kaida” jemi të vendosur për një shpërblim prej 10 000 gram ar për këdo që vret Bremerin, zëvendësin e tij, dhe komandantin e forcave amerikane apo zëvendësin e tij në Irak… Kushdo që vret Kofi Ananin ose kreun e delegacionit të tij në Irak apo përfaqësuesit e tij, si Lakhdar Brahimi do të marrë të njëjtin shpërblim”, -thotë zëri në kasetë.
    Lakhdar Brahimi, i dërguari i OKB-së në Irak dhe zv/i Kofi Ananit është aktualisht në kryeqytetin irakian për të zhvilluar bisedime në lidhje me formimin e administratës së përkohshme irakiane para se SHBA t’ia dorëzojë pushtetin irakianëve në fund të qershorit. Gjithashtu zëri në kasetë u ka ofruar nga një kg ar kujtdo që vret një ushtar apo një civil nga vendet që janë zotëruesit e vetos, si amerikanët apo britanikët”, citon “Rojteri”. Ai ka ofruar 500 gr ar për vrasjet e anëtarëve të kombësive të tjera që janë aleatë të SHBA-ve, përfshi japonezët dhe italianët. “Për shkak të situatës së sigurisë, çmimet do të dorëzohen në rastin më të parë të mundshëm”, citon “Rojteri” zërin që jep mesazhin. Kaseta thotë se Xhihadi, ose lufta e shenjtë, mbetet një detyrë për gjithë myslimanët në Irak, pasi është “qartësisht e dukshme se fushata amerikane nuk ka të bëjë me armët e shkatërrimit në masë apo me heqjen e varfërisë te populli irakian… ai është tërësisht një pushtim i zhurmshëm”. “Ju duhet të dini se duke mbrojtur tokën myslimane dhe veçanërisht tokën e dy xhamive të shenjta (Arabia Saudite), lufta fillon në frontet kryesore në Irak. Zgjohuni myslimanë ndaj rrezikut dhe vraponi në fushat e betejës për Xhihad!. Vraponi për të luftuar pushtuesit dhe hebrejtë, ju rinia myslimane, dhe vazhdoni mbështetjen tuaj për të shpëtuar vëllezërit tuaj në Irak!”
    Ndërkohë në një raport të “Rojterit” bëhet e ditur se CIA ka deklaruar që incizimi i postuar në internet ka mundësi të jetë zëri i liderit të “Al-Kaedas”, Osama bin Laden. “Pasi kryem një analizë teknike të audiokasetës që u shfaq dje në internet, pohimi i CIA-s është se ai ka mundësi të jetë zëri i Osama bin Ladenit”, -tha një zyrtar i CIA-s, cituar nga “Rojteri”. Zyrtarët amerikanë po e trajtojnë këtë kërcënim shumë seriozisht. Kaseta përmban shumë retorikë, por zyrtarët amerikanë vunë re se përmendja e shpërblimit ishte diçka e re në mesazhet kërcënuese të grupit “Al Kaeda”.



    08/05/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Del Monako !

    Se shpika une lajmin , lexoje mire artikullin , dhe mos u bej ti qesharak me ate nivel gjuhe qe flet . Une postova vetem nje lajm , dhe nuk bera as nje lloj komenti qe me flet mua sikur te jem 5 vjece . Ty ne te ardht keq per Bin Landenin qe e kan akuzuar , apo i kan sajuar kaseta ,bujrem tema eshte e hapur mund te besh koment , dhe mund te debatosh . Ky ishte vetem nje lajm qe lexova rastesisht ne gazete .


    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Sa per dijeni , une ate lajm e solla me teper se ai u be shkaktare per te gjitha keto luftera qe Amerika po ben . Si ne Afganistan ashtu dhe ne Irak . Une nuk jam as me Bushin as me Ladenin , por jam me te drejtat e njeriut , JAM ME PAQEN .
    Ai qe shkel te drejtat e njeriut , ai qe vret njerez te pafajshem, nuk eshte as fetar por as politikan , eshte nje kriminel , sic eshte Bushi apo Bin Ladeni .Sjam as katolike , por as myslymane , por besoj se ka nje Zot .

    Po nje pyetje kisha DESHIRE ta beja ty Del_Monako . A din gje ti pse behen keto luftra ? Pse kan fe te ndryshme , nacionalitet te ndryshm , apo per pasuri , apo per drejtesi . A mundesh ti me ate inteligjencen tende , te me japesh nje fare pergjigje , meqe une "jam e re e nuk po mar vesh shume" sic the dhe vete ,.

    Vetem sa per dijeni , te dish pak a shume , se me ke jam une , lexo ketu , ku ne ate kohe te gjithe ishin me Bushin , se nuk i dinin se cfare pasojash do dilnin nga keto luftera , e te bindesh se nuk jam pro Bushit , por jam pro paqes .

    http://www.forumishqiptar.com/showth...9&page=1&pp=15
    http://www.forumishqiptar.com/showth...9&page=2&pp=15



    Falimderit , e me fal se u bera si motorr i prish duke harxhu kohen ketu me ty .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Fakti esht qe askush nuk e di se cfare loje ben Bin Ladeni (perfshi ktu edhe vete Bin Ladenin qe mund te genjehet nga ky apo ai)....dhe te gjith ata qe flasin fjalen e fundit per te vec spekulojne.
    Te thuash qe luftat ne Afganistan dhe Irak po behen per shkak te Bin Ladenit esht si te thuash qe lufta e Trojes u be vertete per fetyren e bukur te Helenes.
    Si te parat dhe e dyta kishin arsye strategjiko-politiko-ekonomike.
    Por gjithmone ky njeri si strumbullari i akuzuar per 11 shtatorin, mbetet celesi per ta kuptuar situaten.

    Nqs Bin Ladeni luan lojen e Amerikes dhe CIA-s sic e pat luajtur ne luften me Rusine ne Afganistan, atehere kercenimet kunder Kofi Annanit dhe liderave te BE-se mund te kuptohen si nxitje e ketyre vendeve per t'i perfshire ne luften kunder terrorizmit.
    Ashtu si mesazhet e tija te here-pas-hershme sherbejne per te mbajtur gjalle opinionin publik kunder rrezikut islamik, ndersa ushtrite e aleateve bejne kerdine andej.
    Te mos kish ndodhur 11 shtatori, s'do kish pasur shanse qe Amerika te kish ndermarre keto ekspedita pushtuese mbi armiqte e saj dhe Bin Ladeni ka qene pasaporta e tyre neper bote.

    Nqs vertete po luan rolin e mbrojtesit te botes arabe nga shtypja, atehere prapseprap po i sjell kesaj bote vetem zjarre, keshtuqe po te shikosh rezultatin kjo mundesia e dyte esht pak e dyshimte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ryder : 08-05-2004 më 17:46

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Se kuptoj pse acaroheni kaq shume me kete lajm. Bin Ladeni eshte nje figure qe ka kryer krime te medha ne bote kunder civeleve 100 % do thoja. Lajm pozitiv qe paska ndryshuar mend dhe do qe te heqi qafe politikan te pakten.

    Nesje, un them qe mbrapa ketyre organizatave eshte nje prezence e forte e Rusise. Rusia dhe Amerika kane pasur nje rrol te fuqishem ne ato shtete, por ama Amerika u terhoq vite me pare. Un kam ca shok nga Kazakhistani dhe Pakistani qe luj futboll jave per jave, dhe ata me thoshin per lajme ne vendet e tyre, se Bin Ladeni qenka pare andeja. Andeja ne ato vende, dihet fare mire tashme, qe prodhohet rreth 60 kilogram merkur i kuq ne vit, qe bashke me deuteriumin jane elementet kryesor per bomben atomike. Kjo lende shkon ne duart perverse te qeverise Ruse dhe KGB, e cila e shperndan verdalle ne vende si Pakistan apo Indi qe te shuhen me njeri tjetrin. Keto mund te jene spekullime qe Bin Ladeni te jete kaq i implikuar me Rusin, sic mund te jene dhe insinuatat e Amerikes per WPD ne Irak(gje qe justifikoi dhe sulmin), sic mund te jete she ky lajm ketu... por ama.... sikur te ishte e kunderta ? Sikur te ishte e kunderta cdo gje kuadron me siper.
    Mos harrojm per me teper se Rusia po i humbet sferat e influences ne Ballkan e Europe lindore, me futjen e ex- bllokut dhe me nje pavaresi eventuale te Kosoves. Pra gjith ai rrajon i del jashte radarit. Mos harrojm qe Rusia dhe Franca ishin kundra totalisht per nje lufte ne Irak... pse valle ? Paska mbetur drejtesia ne duart e Frances dhe Rusise ?
    (mos harrojm me tej se Franca deri para 20 vjetesh ndihmonte Irakun me centrale atomike etj etj.... mos harrojm dhe me tutje se terrorizmi Islamik ka filluar shume vone, nderkohe sulmet e Izraelit(qe mund te argumentohet deri diku se ishin per mbrojtje) kishin filluar shume me pare)

    Per mua ato shtete ngelen nen nje sundim te forte diktatoresk me karakter fetaro-misterioz... ku misteri eshte shteti dhe politika qe fshihet mbrapa... qe per mua quhet Rusi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160

    Post

    Rusia qe pas renies se bllokut Sovietik eshte ne krize identiteti dhe nuk ka me fuqi ne politiken e jashtme qe kishte dikur.
    Vetem merre me mend qe po te kishte sulmuar USA Jugosllavine para 90-tes, do kishte plasur lufta e trete boterore. S'do kish pasur as UCK as AKSH dhe asnje ze i ngritur nacionalist ne tokat shqiptare po te kishte pasur Rusia influence ne Ballkan pas 90-tes.
    Kurse tani Rusia esht vetem si ai qeni qe leh e nuk kafshon.
    Esht normale qe ta kete kundershtuar luften ne Irak Rusia dhe Franca ashtu sic ishin kunder luftes ne Jugosllavi, per te vetmen arsye qe nuk duan ta shohin fuqine e USA-s ti shtrihet deri ne skajet e Europes. Esht balanc fuqie, askush s'do qe komshiu te pasurohet e te fuqizohet.

    Ndersa Bin Ladeni ne luften e Rusise ndaj Afganistanit pat marre armatime nga CIA si anti-tanke, mortaja etj (me te cilat hidhnin poshte helikopteret rus) dhe ka qene ne shenjestren ruse qe atehere, kshuqe s'ma merr mendja te kete ndryshuar fushe kaq haptas.
    Plus qe Rusia ne asnje nivel diplomatik sma merr mendja qe i ka shkuar ne mendje te beje prova si puna e 11 shtatorit. Edhe pse po te kish patur gisht prezenca e Rusise do ishte zbuluar tashme.
    Si gjithmone forcat qe levizin pas Bin Ladenit mbeten te turbullta, megjithese mbesin indekse te vogla aty kety si psh te gjithe cifutet qe kane punuar ne WTC diten e sulmit nuk jane paraqitur ne pune...dhe vec te shofesh perfitimet e Izraelit nga luftat e USA-s. Te gjithe armiqte e Sharonit po shkaterrohen nje nga nje...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ryder : 09-05-2004 më 12:08

  7. #7
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Akoma besoni ne egzistencen e Plakut te Vitit te ri ( Bin Laden ) ?!
    Normalisht, nuk e vej shume ne dyshim. Njerezit ndahen ne dy kategori:

    1- Ato qe shohin pikturen me sy te lire dhe u pelqen vetem peisazhi qe paraqet, i cili u mjafton per kenaqur apo vrare syrin dhe per tu larguar duke pohuar qe pane dicka interesante te punuar me mjeshtri nga nje piktor
    2- Ato te cilet thellohen diku me larg, tek grimcat e vogla , ngjyrat, njerezit e fshehur diku larg neper pyjet e dendura te ketij peisazhi, qiellin e mbuluar me re te zymta nderkohe qe vendi duket sikur shkelqen nga rrezet e diellit {lol}etj dhe aty fillon tamam ai procesi ku ngrejne gishtin dhe duke e vene ne koke mendohen per mesazhin aq te vyer qe ai piktor kerkonte te percillte tek shikuesit me kete pikture , e cila jo kot kushton aq shtrenjte.....

    C'donte te tregonte autori me vepren e tij?
    Pse dhe cfare paraqet kjo pikture?
    Mos valle nuk eshte thjesht nje peisazh, por dicka me larg vizatimit dhe me prane realitetit te hidhur? ( normalisht i hidhur apo i embel duke u bazuar ne gjykimin e autorit )

    Uroj qe ju te klasifikoheni tek pika e dyte. Do ishte gjynah te dija qe ka me shume njerez te cilet besojne dhe pranojne gjithcka sic e shikojne dhe degjojne, sesa ato te cilet ne qetesi bejne pyetjen "Pse" dhe "Qysh" perpara se te duartrokasin apo te ulerasin ndaj dickaje qe mund te duket Shume perfekte per te qene e vertete ose Shume e tmerrshme per tu besuar

    Shnet e t'mirat!
    Uroj qe "Babo Natale" t'ju sjelle ndonje dhurate te bukur sivjet

    PS: Alba, nderkohe qe po lexoja postimet me rradhe, vura re qe iu kishe pergjigjur antarit "Del Monako" diku me lart. Cuditerisht postimi i tij nuk egziston. Mos ke pare ndonje enderr ku te eshte dukur qe eshte pergjigjur ai antar ?! Se nuk ka si ti jesh pergjigjur nje posti apo dikujt qe nuk egziston fare ne kete teme LoooL ( miqesisht )
    Ndryshuar për herë të fundit nga DeuS : 09-05-2004 më 21:29

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    [QUOTE=DeuS]
    PS: Alba, nderkohe qe po lexoja postimet me rradhe, vura re qe iu kishe pergjigjur antarit "Del Monako" diku me lart. Cuditerisht postimi i tij nuk egziston. Mos ke pare ndonje enderr ku te eshte dukur qe eshte pergjigjur ai antar ?! Se nuk ka si ti jesh pergjigjur nje posti apo dikujt qe nuk egziston fare ne kete teme LoooL ( miqesisht )[/QUOTE

    Se paskam vene re qe ja paskan heq postin , por ma shkon mendja eshte reagimi i s.moderatoreve tone te shpejt e te shkathet , qe reagojn ne te tilla debate , ku kthehen dhe ne ofendime pa llogjike , per ne Shqiptaret , ku me shume shikojm qimen ne sy te tjetrit se sa traun ne sy tone .

    pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Jasht teme.
    Ju kerkoj falje por disa shkrime i fshiva une sepse jasht teme, dhe harrova nje shkrim te Albes qe ishte pak pa kuptim, sepse anetari ne fjale nuk ishte me prezent me shkrimin e tij ne kete teme.

    Alba tu te nisa nje mp qe shpresoj ta kesh lexuar.
    Deus mikja jone Alba nuk ka nga keto lapsus(sa fjale te veshtira lol).
    Diskutim te mbare
    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Alba ne vend te fjales ar duhet te vendosje fjalen ari' lol


    Bin laden sipas nje gazete angleze ne nje sondazh tre personat me te cilen po luajne me historine ne kohen e sotme jane Bush. Bin laden dhe Papa per kete te fundit se besoj shume.


    Dikur kam lexuar per kureshtje dhe kuriozitet per Bin ladenit dhe ka nje histori sic e tha dhe ryderi shume komplekse.

    Bin laden ka qene komandant i forcave muxhahidine ne afganistan kundra ushtrise se kuqe Cia amerikane bashkepunonte me Bin ladenin dhe i ka shitur raketa stinger te cilat jane perdorur kundra avioneve te ushtrise se kuqe .Ne kohen e pushtimit rus ne afganistan Bin ladeni u mor fuqimisht me ndertimin e spitaleve dhe kampeve te pergatitjes se luftetareve arabe qe vinin ne afganistan dhe administrimin e fondeve qe vinin ne ndihme te luftes.Mbas mbarimit te luftes Bin ladeni ai pati kontradikta te forta me Mbreterine Saudite per shkak se me futjes se ushtrise irakene ne kuvajt ai deshiroi qe ushtrine sadamit ta nxirrte nga kuvajti me veteranet e luftes te afganistanit te cilet kishin nje pervoje lufte 20 vjecare.Mirepo ketu filluan problemet politike midis tij dhe mbreterise saudite te cilet pranuan trupat amerikane ne vendin e tyre dhe e shpallen Bin ladenin person non grata.

    Bin ladeni ka qene nje prej kokave me te medhaja te luftrave qe jane zhvilluar ne bote .Gjeneralet e tij kane qene ne bosnje, kosove, ceceni ,taxhikistan ,azerbajxhan, dhe ne gjithe republikat e kaukazit armet berthamore kane shkuar ne duart e tij nepermjet mafies ruse ose tregut te zi ne keto vende. Ka bere nje bashkepunim mbare kombetar te grupeve fondamentaliste ne bote.Shume here ka qene pozitiv sidomos ne rastin e bosnjes por shpesh ndoshta ka bere dhe gabime te medha ose te vogla.Ai ka bashkepunuar dhe me kinen dhe sipas nje gazetari britanik mbas 11 shattorit kane pare gjenerale kineze ne afganistan por figura e Bin ladenit ngelet shume e dyshimte ne mediat boterore sepse ai ka bashkepunuar dikur me Cia por mesa duket ai i ka kthyer krahet asaj .Ajo qe ben me te dyshimte kete fakt eshte mos kapja e tij nga trupat e koalicionit ne afganistan.Eshte njeri qe gazetaret e pershkruajne te thjeshte megjithese eshte milioner por e keqa sot qendron ne berjen e nje miti ose idhulli islam te bin ladenit nga shume muslimane.

    Bin laden eshte nje njeri i cili neser pasneser do vdesi si gjithe njerzit dhe se mburrja me te nuk eshte mire per cdo musliman sepse ai nuk perfaqeson islamin por perfaqeson veten e tij politikat e tij dhe shtetin e tij i cili tani per tani ska kufij por ka vetem administrim dhe organizim.

    Disa mendimtare islame jane te mendimit se bin laden eshte nje person i cili e ka demtuar imazhin e islamit mbas ngjarjve te 11 shatrorit disa te tjere e perkrahin shume si te vetmin person i cili eshte ilac per israelin dhe ndihmuesin e tij ameriken.


    Ne nje liber te dale ne shtyp per Bin ladenit theksohet se shume shtete jane baza te tij dhe se ka nje organizim qe Cia amerikane e ka enderr dhe s'mundet me ia shkatarruar ose diktuar.

    Ky njeri pa shtet eshte nje prej personave qe historia boterore do shkruaje per te dhe nen emrin e ketij do te sulmohen muslimanet dhe ne emrin e ketij do mbrohen muslimanet.

    Ajo qe duhet per ne shqiptaret muslimane duhet me qene tolerante dhe se politika boterore e bin ladenit nuk na sherben ne po na bejne terroriste pa qene dhe kurre shqiperia ska per te qene vend i akteve terroriste te organizatave te tilla vete ne shqiptaret muslimane do jemi te paret qe do dalim kundra sepse shqiptaret kane jetuar dhe do jetojne ne harmoni me njeri tjeterin pavarsisht se i perkasin feve te ndryshme dhe megjithese greket duan qe ne keto kohe te fundit te mbjellin percarje dhe terrorizem mediatik kunder shqipteve muslimane.

    Cyclotomic ti ke then dikur se ke pas simpati per Bin Ladenin nuk duhet per cdo njeri qe te thote keshtu.Nese me vertet Bin laden ka bere 11 shtatorin megjithese cifutet ryder ishin larguar nga ndertesat ate dite nuk ka bere mire.. .Cifutet gjithmone kane shpetuar atentateve qe i kane ndertuar vete ato.

    Per me shume per bin ladenin mund te lexoni ne faqe interneti.


    www.bbc.com
    www.cnn.com
    www.jihadunpsun.com

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •