IRAK, VRITET KREU I KESHILLIT QEVERISES EZEDIN SALIM
Njė shpėrthim i fuqishėm pranė njė baze amerikane nė Bagdad ka shkaktuar vdekjen e kreut aktual tė kėshillit qeverisės irakian, Ezedin Salim. Thuhet se ai ishte nė njė makinė qė po priste tė hynte nė bazėn amerikane kur bomba shpėrtheu. Njoftimet nga zona flasin pėr tė paktėn 8 tė vdekur. Ndersa dėshmitarėt okularė thanė se makinat kanė marrė flakė dhe njė re e madhe tymi ka mbuluar zonėn.
BRITANIKET: BLERI DHE BUSHI HARTOJNE PLANE PER LARGIMIN NGA IRAKU
Autoritetet britanike kanė konfirmuar se kryeministri, Toni Bler dhe presidenti amerikan, Xhorxh Bush po hartojnė plane pėr tė pėrshpejtuar kalimin e funksioneve tė sigurisė te irakianėt. Lėvizja do tė mundėsojė tė dy udhėheqėsit tė vendosin njė afat mė tė qartė tė tėrheqjes sė trupave nga Iraku. Autoritetet britanike kanw diskutuar pėr njė urgjencė mė tė madhe pėr strategji tė qartė largimi pėr tė ndihmuar irakianėt tė zhvillojnė ushtrinė dhe forcat e tyre tė sigurisė. Ata thanė se tėrheqja mė e shpejtė do tė ndodhė pas zgjedhjeve irakiane, janarin tjetėr, por u pranua se trupat e koalicionit mund tė ishin atje pėr mė gjatė.
BREMER: DO LARGOHEMI NGA IRAKU, NESE QEVERIA E RE DO NA E KERKOJE
Administratori amerikan ne Irak, Pol Bremer ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund te largohen nga Iraku, nese qeveria e re e ketij vendi do ta kerkoje nje gje te tille. Edhe pse mendon se nje veprim i tille do te ishte i pamundur, Bremer ka siguruar lideret lokale irakene se forcat amerikane nuk mund te qendrojne ne nje vend ku nuk jane te mirepritur. Administrata e Bushit thote se pas dorezimit te pushtetit ne duart e irakianeve ne ne daten 30 qershor, ne kete vend do te vazhdojne te qendrojne forca ushtarake. Nderkohe qe autoritetet amerikane nisen lirimin e 315 te burgosurve irakene nga burgu famekeq Abu Graib, krere te larte te Pentagonit kane pranuar se metodat e marrjes ne pyetje te te burgosurve, kane shkelur Konventen e Gjeneves, mbi trajtimin e roberve te luftes.
Krijoni Kontakt