Masakra e Peshkepise,prokuroria ''zgjon'' dosjen pa 12 vjeteve.
Mberrin ne Tirane minidosja nga Gjirokastra.Dy nga te akuzuarit pajisen me pasaporte 10-vjecare.
-I gjithe matriali hetimor i perbehej vetem nga nje dokument me dy flete, i cili ishte procesverbali i keqyrjes se vendngjarjes.
-Me 11 prill 1994,ne gazeten ''Eleftoroitipia'' shkon nje faks, ku krimi merrej persiper nga organizata kriminale e terroriste ''MAVI''.
Fatos Mahmutaj
Zgjohet dosja e masakres se Peshkepise. Prokuroret e Prokurorise se Pergjithshme i kane shkundur pluhurin minidosjes qe prej 12 vjetesh flinte ne Prokurorine e Gjirokastres, ku edhe ishte katandisur vetem ne dy flete.Dy jane shkaqet qe detyruan organin qendror te akuzes per tu angazhuar me ngjarjen qe ne 10 prill 1994, tundi themelet e shtetit shqiptar.Arsyeja e pare ishte nje shkrim i botuar ne gazeten ''Shqip'', diten e pervjetorit te 12 te te ngjarjes. Ne fakt shkrimi ishte pergatitur nga avokati Ilir Malindi, i cili ka jetuar kete kohe ne Athine , ku perballej cdo dite me racizmin dhe nacionalizmin e tepruar grek ndaj shqiptareve.
Ndersa shkaku i dyte per rizgjimin e dosjes , ishte fakti qe ne 16 prill te ketij viti u zbulua se dy prej personave te implikuar ne masaker, qe moren pafajesi me vone ne Athine , ishin pajisur me pashaporte 10-vjecare nga policia e Gjirokastres dhe shetisnin ne kete qytet, sikur te mos kene bere gje.
Tre dite pas pervjetorit te 12-te te masakres mbi repartin kufitar shqiptar ne fshatin Peshkepi te Gjirokastre. mberriti ne Tirane dosja e kesaj ceshtjeje.I gjithe matriali perbehej vetem nga nje dokument me dy fjete. i cili ishte procesverbali i keqyerjes se vendngjarjes.Burime nga Prokuroria e Pergjitheshme pohojne se nuk shpjegojne dote faktin nese dosja me pare ka pasur apo jo dokumente te tjere , te cilat mund te jene eleminuar gjate viteve nga ndonje dore e kujdeshme, apo thjeshte gjithcka eshte lene me kaq qe me 1994.
Sipas notes se protestes te Qeverise Shqiptare ate ne mbremje thuhej se ''sot, me 10 prill 1994, ne oren 02:40 te pas mesit te nates, nje komando terroriste greke, e perbere nga rreth 8 veta midis te cileve njeri fliste shqip me theks grek, qe ishin armatosur me arme zjarri, me uniforme ushtarake te ushtrise greke, u fut ne territorin shqiptar, ne afersi te fshatit Peshkepi te rrethit te Gjirokastres.Duke u futur ne thellesi te rerritorit shqiptar. rreth 4 kilometra ne nje qender stervitore ushtarake te trupave shqiptare vrasin ne befasi me arme zjarri ushtarin Arsen Llazar Gjini, 20 vjec, nga fshati Seman i rrethit te Fier.Pasi vrane ushtarin, hyne ne fjetoren e ushtareve kur keta po flinin gjume dhe hapen zjarr kunder tyre. Nga keto veprime kriminale mbeti i vrare komandanti i stervitjes, kapiteni i pare Fatmir Sali Shehu, nga Tepelena dhe banues ne Gjirokaster, si dhe u plagosen tre ushtare.Mbasi kryen keto akte kriminale kunder teresise territoriale dhe ushtarakeve tane, ata therrisnin : ''Keto i kini per Vorio Epirin'' si dhe ''Mos kujtoni se ne kemi harruar''.....
Ne deklaraten e qeverise greke te nje dite me pas thuhej: ''Qeveria greke u informua e befasuar per ngjarjen e pershkruar ne noten shqiptare, si dhe gjithe akuzat qe perfshihen dhe drejtohen kunder qeverise greke. Kjo qeveri nuk ka asnje informate dhe se eshte njohur vetem me akuzat e qeverise shqiptare, te cilat jane jo te sakta me tendence qe ti lene fajin pales greke .....''.
Diten tjeter, heret ne mengjes ne 11 prill 1994, gazeta ''Elefterotipia'' i kishte ardhur nje faks, ku merrej persiper autoresia e ketij krimi monstruoz nga nje organizate kriminale dhe terroriste sic ishte ''MAVI'' qe do te thote ''Fronti per Clirimin e Epirit te Veriut''. Ky emer kujton te njejten organizate qe ishte krijuar ne 1942 dhe kishte synime te qarta per shkeputjen e teresise territoriale te Shqiperise se jugut dhe bashkengjitjen me Greqine.Shtate autoret e kesaj ngjarje u kapen ne oret e para te 18 marsit 1995, ne rrethinat e fshatit grek Kastani teksa kishin deshtuar ne nje sulm tjeter ndaj Shqiperise.Pas kontrollit ne oborrin e mjekut shqiptar ne Athine,Andrea Kokaveshi, u gjeten armet e grabitura ne Peshkepi si dhe shume prova te tjera.Por, megjithekete, Gjykata e Diktimit te Athines i lirio keta te gjithe ne 21 mars 1996, per mungese provash, ndersa populli grek i brohoriste si heronj ne rruget e kryeqytetit, duke bertitur ne kor: ''Nje dy tre, tanket ne Shqiperi'', si dhe ''Sepata dhe zjarr qenve shqiptare''.
Te akuzuarit si autore te masakres.
1- Jorgo Anastasulis, 34 vjec, oficer i ushtrise greke
2-Apostolos Karvelas, 26 vjec, punonjes i policise greke
3-Mario Kutullas, 25 vjec, qytetar shqiptar banues ne Athine,puntor
4-Fredi Beleri, 23 vjec , qytetar shqiptar ne Athine, hidraulik
5-Jorgo Kristo, 26 vjec, qytetar shqiptar banues ne Athine
6-Harallamb Papa, 21vjec, qytetar shqiptar banues ne Athine, punetor
7-Jorgo Papa, 30 vjec, qytetar shqiptar , teknik frigoriferesh
Gazeta Shqip
http://www.top-channel.tv/gazeta/gshqip19052006.pdf
Krijoni Kontakt