RREZIKU I KONCEPTIT SE ZOTI ESHTE KUDO
Mbi bazat e besimit se Allahu ėshtė kudo disa deklaruan se Zoti ėshtė mė shumė nė njerėz se sa nė kafshė, minerale, bimėsi etj. Nga kjo teori ishte vetėm ēėshtje kohe thėnia e disave se Zoti ishte mė shumė te ta sesa te njerėzit e tjerė. Kėta persona deklaronin se Zoti ishte futur te ta, ose se shpirti i tyre ishte njė me Zotin. Midis muslimanėve tė shekullit tė 9-tė, njė misticist i ēmendur dhe i ashtuquajturi shenjtor, me emrin Hal-laxh (858-992 e.s.), i cili hapur deklaroi se ai dhe Zoti ishin njė.[146] Nusejritizmi njė sekt i shkėputur shiit i shekullit tė 10-tė, thotė se dhėndri i resulit s.a.u.s., Ali ibn Ebi Talib, ishte zot [147] dhe njė tjetėr sekt shiit i shekullit tė 11-tė i quajtur Druzė thotė se halifi shiit fatimi, Hakim bin Amril-lah (996-1021 e.s.) ishte mėshirimi i fundit i Zotit midis njerėzve.[148] Ibn Arabiu (1165-1240 e.s.) njė tjetėr i ashtuquajtur shenjtor sufi i shekullit tė 12-tė, i nxit pasuesit e tij nė poezitė e tij ti luten vetes sė tyre dhe asgjėje tjetėr jashtė vehtes sė tyre, sepse ai besonte se Zoti ishte brenda njeriut.[149] E njėjta teori ishte baza e thėnieve tė Elija Muhammed (vdiq.1975) nė Amerikė. Ai thoshte se njerėzit e zinj ishin zota dhe se mėsuesi i tij Fard Muhammed ishte zoti suprem.[150] Reverendi Xhim Xhons qė vrau veten bashkė me 900 pasues tė tij nė Guajana nė 1979 ėshtė njė prej fakteve mė tė freskėta tė shembullit tė njeriut qė thotė se ėshtė Zoti dhe tė pranimit tė kėtyre gjėrave nga njerėzit. Nė fakt Xhim Xhons e mėsoi filozofinė e tij dhe teknikat filozofike pėr tė manipuluar tė pafajshmit nga njė amerikan tjetėr qė e quante veten ati hyjnor. Emri i tij i vėrtetė ishte Xhorxh Beker. Ai u shfaq nė vitet e vėshtira tė 1920 dhe hapi restorante pėr tė varfėrit. Pasi u kapi stomakun, ai projektoi nė mendjet e tyre thėniet se ai ishte mėshirimi i Zotit. Nė kėtė kohė ai u martua dhe e quajti gruan e tij kanadeze nėnė hyjnore. Nga mesi i viteve 30-tė pasuesit e tij numėroheshin me miliona dhe gjendeshin nė gjithė U.S.A. bile dhe nė Evropė.[151]
Pra, kėto thėnie nuk u kufizuan nė ndonjė vend tė veēantė ose nė njė grup fetar. Ato hodhėn rrėnjė kudo qė gjetėn ambjent tė pėrshtatshėm dhe ambjenti i pėrshtatshėm ishte pikėrisht atje ku njerėzit besonin se Zoti ėshtė kudo nė krijimin e Tij. Kėshtu qė, sa herė qė dikush thoshte se ishte mėshirimi i Zotit ai do gjente lehtė shumė pasues.
Si pėrfundim mund tė themi se besimi se Allahu ėshtė kudo ėshtė jashtėzakonisht i rrezikshėm sepse ai inkurajon, mbron dhe zhvillon gjynafin mjaft tė madh, adhurimin e krijesave. Ai gjithashtu ėshtė shirk nė teuhidin Esmaa ues-Sifaat sepse ata i japin Zotit njė cilėsi qė nuk i pėrket Atij. As nė Kuran dhe as gjuhėn e resulit s.a.u.s. nuk mund tė gjesh njė pėrshkrim tė tillė pėr Allahun. Pėrkundrazi nė Kuran dhe nė sunnet gjendet e kundėrta e kėtyre gjėrave.
PROVA TE QARTA
Pėr shkak se gjynafi mė i madh ėshtė adhurimi i tė tjerėve veē Allahut ose bashkė me tė, tė gjitha parimet e Islamit direkt ose indirekt kundėrshtojnė adhurimin e krijesave. Principet themelore tė fesė (Islame) e bėjnė shumė tė qartė se Allahu ėshtė Krijuesi dhe se Ai ėshtė i dalluar qartė nga ajo qė Ai krijoi. (Pra Allahu ėshtė Allahu dhe krijesa e Tij ėshtė krijesa e Tij sh.p.). Ekzistojnė njė numėr provash tė bazuara nė elementėt kryesorė tė besimit Islam tė cilat sqarojnė se Allahu ėshtė krejtėsisht i ndarė (i ndarė nė kuptimin se qenia e Allahut nuk pėrzihet me qeniet e krijesave sh.p.) dhe mbi krijesat e Tij. Mė poshtė do pėrmendim 7 prova tė tilla.
PROVA NATYRALE
Nga pikėpamja e Islamit njeriu lind me prirje natyrale e cila nuk ėshtė produkt i ambjentit ku ai jeton. Ky fakt ėshtė i bazuar nė Kuran nė tė cilin Allahu na ka shpjeguar se kur Ai krijoi Ademin, Ai (Allahu) nxori prej tij (Ademit) tė gjithė pasardhėsit e tij (Ademit). Pastaj i pyeti ata se a ishte Ai Zoti i tyre dhe tė gjithė pohuan se vetėm Ai (Allahu) ishte Zoti i tyre. Gjithashtu kjo gjė ėshtė theksuar dhe nga resuli s.a.u.s. i cili ka thėnė se ēdo fėmijė lind me njė prirje pėr tė adhuruar Allahun, por prindėrit e tij e bėjnė atė ēifut, mexhus ose kristian.[152] Prandaj reagimi natyral i njeriut kundėr besimit se Allahu ėshtė kudo nė njė farė mase ėshtė si pasojė e kėsaj prirjeje. N.q.s. Allahu ekziston kudo dhe ėshtė prezent nė ēdo gjė do tė thotė se Ai (Allahu) duhet tė jetė dhe nė fundėrrina dhe vende tė ndyra. Kur ballafaqohen me kėtė, shumica e njerėzve zmbrapsen nė mėnyrė natyrale nga kėto mendime. Ata e gjejnė veten tė paaftė tė pranojnė ndonjė thėnie qė tregon se Allahu, Krijuesi i universit ėshtė prezent edhe te jashtėqitja e njeriut ose nė ndonjė gjė apo vend tjetėr tė papėrshtatshėm pėr madhėrinė e Tij. Prandaj mund tė pėrfundojmė se pėr shkak tė instikteve natyrale tė njeriut, tė vendosura nė tė prej Allahut, ai hedh poshtė thėnien se Zoti ėshtė kudo e cila nuk ka mundėsi tė jetė e saktė. Ata qė nuk duan tė heqin dorė nga besimi se Zoti ėshtė kudo mund tė kundėrshtojnė duke thėnė se zmbrapsja e njeriut nga ky koncept ėshtė rezultat i edukimit dhe kushteve, dhe jo i instikteve natyrale. Por, shumica dėrrmuese e fėmijėve tė vegjėl automatikisht e kanė hedhur poshtė (e kanė mohuar) kėtė koncept pa hezitim, bile dhe midis atyre qė ishin tė indoktrinuar me idenė se Zoti ėshtė kudo.
- PROVA E NAMAZIT
Sipas rregullave Islame pėr namazin vendi i adhurimit duhet tė mos ketė asnjė statujė ose pikturė (kėtu futen dhe fotografitė) qė paraqet Zotin apo paraqet krijesat e Tij. Gjithashtu pozicione tė ndryshme tė adhurimit qė janė pjesė e namazit (p.sh. rukuja, sexhdja etj.) janė tė ndaluara ti drejtohen ndokujt apo diēkaje veē Allahut. N.q.s. Zoti do tė ishte kudo, nė ēdo gjė dhe nė ēdo individ, do tė ishte e pranueshme pėr njerėzit qė tia drejtonin adhurimin njėri-tjetrit ose vetes sė tyre si nė rastin e Ibn Arabiut (sufi) i cili e sugjeronte kėtė gjė nė disa prej shkrimeve tė tij. Ėshtė e vėshtirė tė bindėsh njė njeri, qė adhuron idhujt, pemėt ose kafshėt, se metoda e tij e adhurimit ėshtė e gabuar dhe se ai duhet tė adhurojė Allahun i cili ėshtė pa partner (ortak) dhe i padukshėm (njerėzit nė kėtė botė nuk mund ta shohin Allahun, por nė botėn tjetėr ata qė do hyjnė nė xhennet do kenė privilegjin ta shohin Atė. sh.p.). Idhujtari do tė thoshte se ai nuk adhuronte objektin vetė por adhuronte pjesėn e Zotit e cila ėshtė brenda kėtyre objekteve ose do tė thoshte se ai adhuron Zotin qė mishėroi Vetveten nė format e njerėzve ose kafshėve. Islami e klasifikon kėdo qė e bėn njė veprim tė tillė, kafir(i pa fe).
Fakti ėshtė se njė individ i tillė i bėn sexhde krijesave tė Allahut. Islami erdhi pėr ta larguar njeriun nga adhurimi i njeriut apo i gjėrave tė tjera tė krijuara dhe pėr ta udhėhequr atė tė adhurojė vetėm Allahun. Prandaj urdhėrat e Islamit tregojnė qartė se Allahu nuk ėshtė nė gjėrat e krijuara; Ai ėshtė krejtėsisht i ndarė (si qenie) nga ato. Ky qėndrim ėshtė pėrforcuar dhe me njė ndalim total nė Islam pėr pikturat qė paraqesin Zotin ose qė paraqesin ndonjė qėnie tė gjallė. (Ėshtė fjala pėr pikturat e njerėzve ose kafshėve.)
- PROVA MIRAZHIT
Dy vjet para se tė emigronte nė Medine resuli s.a.u.s. bėri njė udhėtim tė mrekullueshėm natėn (Israa) nga Meka nė Jeruzalem e pastaj u ngjit pėrmes 7 qiejve nė drejtim tė pikės mė tė lartė tė krijimit (Miraazh).[153] Ky udhėtim i mrekullueshėm u bė qė resuli s.a.u.s. tė ishte nė prezencėn direkte tė Allahut. Atje, mbi 7 qiej, Namazi u bė i detyrueshėm 5 herė nė ditė dhe atje Allahu i foli drejtpėrsėdrejti resulit s.a.u.s. e i shpalli atij ajetet e fundit tė sures Bekare.[154] N.q.s. Allahu do ishte kudo nuk do kishte nevojė qė resuli s.a.u.s. tė shkonte nė ndonjė vend. Ai do ishte nė prezencėn direkte tė Allahut nė tokė nė shtėpinė e tij. Prandaj, ngjarja e ngjitjes sė mrekullueshme tė resulit s.a.u.s. pėrmes 7 qiejve tregon se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij dhe jo pjesė e tyre.
PROVA KURANORE
Numri i ajeteve tė Kuranit tė cilat theksojnė se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij ėshtė shumė i madh pėr tu numėruar. Ato gjenden pothuajse nė ēdo sure tė Kuranit, direkt ose indirekt. Midis atyre qė e tregojnė kėtė gjė indirekt janė ato tė cilat i referohen gjėrave qė ngrihen sipėr prej Zotit ose qė ulen (poshtė) prej Tij. P.sh. nė suren Ihlas, Allahu e quan veten e Tij Es-Samed qė do tė thotė qė nė drejtim tė tė Cilit gjėrat ngrihen.
Nė disa raste kėto lloj ajetesh e tregojnė kėtė pikė pėrpikė, si nė rastin e melekėve; Atje ngjiten melekėt dhe shpirti (xhibrili) nė njė ditė qė zgjat 50 000 vjetė (ose lartėsia e kėtyre shkallėve ėshtė 50 000 vjetė). (70:4) dhe nė disa tė tjera e tregojnė kėtė nga ana shpirtėrore si nė rastin e namazit dhe dhikrit pėr tė cilat Allahu thotė:
te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe vepra e mirė (35:10)
Nė njė ajet tjetėr thuhet:
O Haman, ndėrtoma njė pyrg, e ndoshta do ti gjej rrugėt. Rrugėt e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unė mendoj se ai ėshtė gėnjeshtar (40:36-37)
Njė shembull i zbritjes prej Allahut mund tė gjendet nė ajetin e mėposhtėm.
Thuaj: Atė (Kuranin) e solli poshtė Ruhul-Kudus - shpirti i shenjtė - plot vėrtetėsi nga Zoti yt, pėr ti forcuar edhe mė ata qė besuan dhe pėr tė qenė udhėrrėfyes e pėrgėzues pėr muslimanėt. (16:102)
Pėrsa u pėrket ajeteve qė tregojnė direkt se Allahu ėshtė mbi krijesat mund tė pėrmendim ajetin e mėposhtėm nė tė cilin Allahu thotė se ėshtė mbi robt e Tij.
Ai ėshtė mbizotėrues mbi adhuruesit e Tij (6:18 dhe 61)
ose ajeti:
I frikėsohen Zotit tė tyre qė ėshtė mbi ta (16:50)
Nė kėto lloj ajetesh ne mund tė gjejmė dhe emra tė Allahut qė vėrtetojnė qėnien e Tij mbi tė gjitha krijesat. P.sh. Allahu e quan Veten me emrat El-Alij dhe El-Alaa qė do tė thonė mė i larti, mbi tė cilin nuk ka asgjė. P.sh. El-Alij El-Adhiim (2:225) Rabbikel-Ala (87:1).
Pra Kurani tregon qartė se Allahu ėshtė lart mbi tė gjitha krijesat dhe jo brenda ose i rrethuar prej tyre.[155]
PROVA NGA HADITHET
Nė thėniet e resulit s.a.u.s. ka dėshmi tė bollshme qė shpjegojnė se Allahu nuk ėshtė nė tokė ose brenda krijesave tė Tij. Ashtu si ajetet e Kuranit disa prej haditheve e shprehin kėtė direkt dhe disa indirekt. Midis haditheve qė e shprehin atė indirekt janė ato qė tregojnė se melekėt ngjiten sipėr te Allahu si nė rastin e hadithit tė Ebu Hurejrės nė tė cilin tregohet se resuli s.a.u.s. ka thėnė: (Njė grup) melekėsh qėndrojnė me ju natėn dhe (njė grup tjetėr) melekėsh ditėn, dhe tė dy grupet mblidhen nė kohėn e namazit tė Asrit (mbasdites) dhe Fexhrit (mėngjesit). Pastaj ata melekė qė kanė qėndruar me ju natėn ngjiten (nė qiell) dhe Allahu i pyet ata (pėr ju) megjithėse Ai di gjithēka pėr ju . [156]
Nė kėtė grup hadithesh futen dhe hadithet qė tregojnė se Allahu ėshtė mbi Arshin e Tij, Arsh i cili ėshtė mbi tė gjithė krijimin. P.sh. Ebu Hurejre trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: Kur Allahu plotėsoi krijimin, (Ai) shkroi tek Ai mbi Arshin e Tij: Me tė vėrtetė mėshira Ime e paraprin zemėrimin Tim. [157]
Njėri prej shembujve tė haditheve qė tregojnė se Allahu ėshtė mbi krijesat ėshtė hadithi i mėposhtėm pėr gruan e resulit s.a.u.s. e cila i mburrej grave tė tjera tė resulit s.a.u.s. duke i thėnė se Allahu mbi 7 qiej e kishte martuar atė (me resulin s.a.u.s.).[158] Njė argument tjetėr ėshtė edhe duaja qė resuli s.a.u.s. i mėsonte tė sėmurėve qė tė luteshin pėr vete. Rabbenaa Allah el-ledhii fis-semaai takad-dese ismuke . Allah, Zoti jonė qė je mbi qieju shenjtėroft emri yt, [159] Hadithi i mėposhtėm ndoshta ėshtė argumenti mė i qartė pėr kėtė ēėshtje. Muauje ibn Hakem ka thėnė: Unė kisha njė shėrbėtore qė mbikėqyrte delet e mia nė zonėn e malit Uhud pranė vendit tė quajtur Xhauariije. Njė ditė unė shkova pėr ti parė ato vetėm pėr tė zbuluar se njė ujk ia kishte mbathur me njė prej deleve tė tufės sė saj. Pėr shkak se unė, si tė gjithė pasardhėsit e Ademit, jam i prirur pėr tė bėrė veprime qė mė vonė na vjen keq qė i kemi bėrė, e godita atė nė fytyrė me njė shpullė tė tmerrshme. Kur shkova te i dėrguari i Allahut dhe ia tregova historinė, ai e konsideroi atė qė kisha bėrė si njė gjė shumė tė rėndė pėr mua. Unė i thashė: O i dėrguari i Allahut a mund ta liroj atė? [160] Ai u pėrgjigj: Sille atė tek unė. Kėshtu qė unė e ēova tek ai. Ai (resuli s.a.u.s.) e pyeti atė: Ku ėshtė Allahu? Ajo u pėrgjigj: Mbi qiell. Pastaj ai e pyeti: Kush jam unė? dhe ajo u pėrgjigj: Ti je i dėrguari i Allahut. Resuli s.a.u.s. mė tha: Liroje atė sepse ajo ėshtė me tė vėrtetė njė besimtare e vėrtetė. [161] Pėr tė provuar besimin e dikujt pyetja llogjike qė bėhet ėshtė A beson te Allahu? Resuli s.a.u.s. nuk e bėri kėtė pyetje, sepse shumica e njerėzve nė atė kohė besonin te Allahu ashtu siē pėrmendet shpesh nė Kuran:
Nėse ti i pyet ata: Kush i krijoi qiejt dhe tokėn, kush e nėnshtroi (tė lėvizin) diellin dhe hėnėn? Ata do tė thonė: Allahu! (29:61)
Pėr shkak se paganėt Mekkas tė asaj kohe besonin se Allahu ishte prezent nė idhujt e tyre, pra besonin se Allahu ishte pjesė e krijesave, resuli a.s.u.s. donte tė pėrcaktonte se a ishte besimi i saj i pėrzier dhe pagan si i Mekkasve tė tjerė apo monoteist nė pėrputhje me mėsimet hyjnore. Kėshtė qė ai i bėri asaj njė pyetje e cila do pėrcaktonte se a besonte ajo se Allahu nuk ėshtė pjesė e krijesa tė Tij apo ajo besonte se Allahu mund tė adhurohet nė krijesa. Pėrgjigja e saj, se Allahu ėshtė mbi qiejt duhet tė konsiderohet nga ēdo musliman e vetmja pėrgjigje e saktė e pyetjes, Ku ėshtė Allahu?, sepse resuli s.a.u.s. gjykoi se ajo ishte besimtare e vėrtetė mbi bazėn e kėsaj pėrgjigjeje. N.q.s. Allahu do ishte kudo ashtu siē pohojnė disa muslimanė resuli s.a.u.s. do ta kishte korigjuar pėrgjigjen e saj, mbi qiej. Meqenė se ēdo gjė e thėnė nė prezencėn e resulit s.a.u.s. tė cilėn ai nuk e ka kundėrshtuar, sipas ligjit Islam quhet sunnet i aprovuar, ajo ėshtė e vlefshme. Megjithatė resuli s.a.u.s. jo vetėm qė e pranoi thėnien e saj, por ai e pėrdori kėtė pėrgjigje pėr tė gjykuar nė se ishte ajo besimtare e vėrtetė.
PROVA LLOGJIKE
Llogjikisht ėshtė e qartė se nė rastin kur dy gjėra ekzistojnė, njėra prej tyre ose duhet tė jetė pjesė e tjetrės dhe tė varet nė tė si atribut i saj ose ajo ekziston nga vetvetja, e ndarė nga tjetra. Kėshtu qė, kur Zoti krijoi botėn ose e krijoi atė brenda vetes sė Tij ose e krijoi atė jashtė vetes sė Tij. Mundėsia e parė ėshtė e papranueshme sepse ajo do tė thoshte se Zoti, Qenia Supreme e pakufizuar, ka brenda Vetes atributet e kufizuara tė mungesės dhe dobėsisė. Prandaj Ai (Zoti) duhet ta ketė krijuar botėn jashtė vetes sė Tij, si njė qėnie e ndarė nga Ai, por qė varet nga Ai. E krijoi botėn jashtė vetes sė Tij, mundėsitė janė ose sipėr Tij ose poshtė Tij. M.q.s. eksperienca njerėzore asgjėkundi nuk konfirmon lutjen pėrposhtė dhe qenia nėn krijesa kundėrshton madhėrinė e Zotit, Zoti pra, duhet tė jetė mbi krijimin e Tij dhe i ndarė (si qenie) nga Ai. Pėrsa i pėrket thėnieve kontradiktore se Zoti as nuk ėshtė i lidhur me botėn e as i ndarė prej saj apo thėnies se Ai as nuk ėshtė nė botė as nuk ėshtė jashtė saj,[162] kėto thėnie jo vetėm qė janė kontradiktore por ato mohojnė dhe ekzistencėn e Zotit.[163] Kėto shprehje e ēojnė Zotin nė fushėn surealiste tė mendimeve tė njeriut ku tė kundėrtat mund tė bashkekzistojnė dhe e pamundura ekziston. (si p.sh. koncepti kristian i tre zotave nė njė sh.p.)
KONSESUSI I DIJETAREVE TE HERSHEM
Thėniet e dijetarėve tė hershėm muslimanė qė vėrtetojnė se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij janė tė shumta pėr tu pėrmendur nė kėtė pėrmbledhje. Dijetari i haditheve tė shekullit tė 15-tė, Edh-Dhahabi, shkruajti nė njė libėr tė titulluar el-Uluu lil-Alii el-Adhiim nė tė cilin ai mblodhi thėniet e mė shumė se 200 dijetarėve tė mėdhenj tė hershėm qė konfirmonin se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij.[164] Njė shembull i mirė pėr kėto thėnie gjendet nė tregimin e Mutiėel-Balehis se kur ai pyeti Ebu Hanefin pėr mendimin e njė personi qė thoshte se ai nuk e dinte ku ishte Zoti i tij, nė tokė apo nė qiej. Ebu Hanefija u pėrgjigj: Ai ka bėrė kufėr, sepse Allahu kė thėnė: Mėshiruesi mbi Arsh qėndron. (20:5) dhe Arshi i Tij ėshtė mbi 7 qiejtė. Ai (el-Balehi) pastaj i tha: Po n.q.s. ai thotė se Allahu ėshtė mbi Arsh, por ai nuk e di se ku ėshtė Arshi nė tokė apo nė qiej? Ai (Ebu Hanifja) u pėrgjigj: Ai ka bėrė kufėr sepse ai ka mohuar se Allahu ėshtė mbi qiejt dhe kushdo qė mohon se Allahu ėshtė mbi qiejt ka bėrė kufėr.[165] Shumė qė ndjekin medhhebin Hanefi sot thonė se Zoti ėshtė kudo. Nė tė vėrtetė kėta nuk janė pasues tė medhhebit Hanefi sepse vetė Hanefija ėshtė shprehur se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat dhe sepse tė gjithė ata qė kanė pasuar me tė vėrtetė medhhebin Hanefi kanė besuar se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij. Gjithashtu ngjarja nė tė cilėn nxėnėsi kryesor i Ebu Hanefis, Ebu Jusuf, i tha Bishr el-Merisit[166] tė pendohej kur ai mohoi se Allahu ėshtė mbi Arsh ėshtė pėrmendur nė shumė libra tė shkruajtur gjatė asaj periudhe.[167]
PERMBLEDHJE
Si pėrfundim mund tė themi me siguri, se sipas Islamit dhe parimeve tė teuhidit, kanė vend kėto pėrkufizime:
Allahu ėshtė krejtėsisht i ndarė (si qenie) nga tė gjitha krijesat e Tij.
Krijesat as nuk e rrethojnė Atė e as nuk janė mbi Tė.
Ai, Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat.
Kėto janė koncepte klasike pėr Allahun nė pėrputhje me Islamin. Janė shumė tė thjeshta, strikte dhe nuk lėnė shteg pėr ēdo lloj keqkuptimi, keqkuptime qė shpesh tė drejtojnė nė adhurimin e krijesave.
Nga ana tjetėr kėto koncepte nuk mohojnė se cilėsitė e Allahut veprojnė kudo midis krijesave tė Tij. Asgjė nuk i shpėton shikimit tė Tij, dijes sė Tij dhe fuqisė sė Tij.
Ashtu si ne qė me anė tė teknologjisė sė zhvilluar jemi nė gjendje tė ulemi rehat nė shtėpitė tona dhe tė shikojmė ngjarje qė ndodhin mjaft larg, ashtu edhe Allahu shikon, dėgjon dhe di gjithēka nė univers pa qenė brenda tij. Trasmetohet se Ibn Abasi ka thėnė: Nė dorėn e Allahut, 7 qiejt, 7 tokat, gjithēka qė pėrmbajnė ato dhe gjithēka qė ėshtė midis tyre, ėshtė si njė farė mustardi nė njėrėn prej duarve tuaja.[168] Ashtu si pulti i televizorit fuqia e Allahut vepron lirisht mbi tė gjitha elementėt e krijimit pa qenė Allahu brenda kėtyre elementeve. Nė fakt koncepti se Allahu ėshtė brenda krijesave ėshtė shirk nė teuhidin Esmaa ues-Sifaat sepse i jepen Allahut disa prej dobėsive tė njeriut. Njeriu ėshtė ai qė duhet tė jetė prezent nė njė ngjarje pėr ta dėgjuar, shikuar, ditur dhe pėr tė vepruar nė tė. Dija dhe fuqia e Allahut nuk ka kufij. Tė gjitha mendimet e njeriut dihen prej Allahut bile edhe ndjenjat qė veprojnė nė zemrėn e tij i janė nėnshtruar kontrollit tė Allahut. Kjo ėshtė mėnyra nė tė cilėn duhen kuptuar ajetet qė tregojnė afėrsinė e Allahut. P.sh. Allahu thotė:
Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimė se ēpėshpėrit ai nė vetvete dhe Ne jemi mė afėr tij se damari i qafės sė tij. (50:16)
dhe
O ju qė besuat, pėrgjigjuni (thirrjes) sė Allahut dhe tė tė dėrguarit kur ai (i dėrguari) ju fton pėr atė qė ju jep jetė (fenė e drejtė), dhe ta dini se Allahu ndėrhyn ndėrmjet njeriut dhe zemrės sė tij, dhe se ju do tė tuboheni tek Ai. (8:24)
Pjesa e ajetit ku thuhet se Allahu ėshtė te njeriu mė afėr se damari i qafės sė tij nuk duhet kuptuar sikur Allahu ėshtė brenda njeriut. Ajo thjesht tregon se asgjė nuk i shpėton dijes sė Allahut, bile edhe mendimet e brendėshme tė njeriut, dhe se asgjė nuk ėshtė pėrtej fuqisė sė Allahut pėr tė ndryshuar dhe kontrolluar bile edhe ndjenjat e zemrės. Ashtu siē Allahu thotė:
A thua nuk e dinė ata se Allahu e di ēka e fshehin dhe atė ēka e publikojnė? (2:77)
Pėrkujto nimetin e Allahut ndaj jush kur ju (para se tė pranonit Islamin) ishit tė armiqėsuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja e ashtu me dhuntinė e Tij aguat tė jeni vėllezėr (3:103)
Resuli s.a.u.s. shpesh bėnte duanė:
Jaa mukalib el-kulub (o Nryshus zemrash) thebit kalbi alaa diinik (bėje tė qėndrueshme zemrėn time nė fenė Tėnde) [169]
Nė mėnyrė tė ngjashme ajetet si,
Nuk bėhet bisedė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Ai i katėrti; e as mes pesė vetave e tė mos jetė Ai i gjashti, e as mes mė pak vetave dhe as mes mė shumė vetave, e tė mos jetė Ai me ta kudo qė tė jenė (58:7)
duhen kuptuar sipas kontekstit tė tyre. Duke lexuar pjesėn paraprirėse tė ajetit,
A nuk e di ti se Allahu di ēka nė qiej dhe ēka nė tokė!? (58:7)
gjithashtu dhe pjesėn pėrmbyllėse tė ajetit
Pastaj nė ditėn e kijametit i njofton ata me atė qė kanė punuar. Allahu ka pėrfshirė ēdo send nė dijen e vet. (58:7)
Nė kėtė mėnyrė bėhet e qartė se kėtu Allahu e ka fjalėn pėr dijen e Tij dhe jo pėr faktin se Qenia e Tij ėshtė prezent midis njerėzve, sepse Ai ėshtė mbi dhe pėrtej krijesave tė Tij.[170] Pėrsa i pėrket thėnies qė i ėshtė mveshur resulit s.a.u.s., Qiejtė dhe toka nuk mund ta pėrmbajnė Allahun, por zemra e besimtarit tė vėrtetė e pėrmban Atė, kjo thėnie nuk ėshtė e vėrtetė. Por edhe n.q.s. mbyllim njė sy dhe marrim kuptimin e saj nuk ka mundėsi qė njė njeri me arsye tė nxjerrė prej saj pėrfundimin se Allahu ėshtė brenda njeriut. N.q.s. zemra e besimtarit do pėrmbante Zotin, besimtari ėshtė brenda qiejve dhe tokės pra qiejt dhe toka do e pėrmbanin Allahun, gjė qė kundėrshtohet nga vetė kjo thėnie.
Pra, nė pėrputhje me pikėpamjen e Islamit tė bazuar nė Kuran dhe sunnetin e resulit s.a.u.s., Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat. Ai nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė brenda krijesave dhe as krijesat brenda Tij ose pjesė e Tij, por dija, mėshira dhe fuqia e Tij e pakufizuar veprojnė mbi ēdo pjesė tė krijimit pa pengesėn mė tė vogėl.[171]
Krijoni Kontakt