Shejtanet e ndryshėm dhe metodat e tyre
Tė nderuar vėllezėr, vėrejtjet e shumta kuranore tė cilat na tėrhjekin vėrejtjen kundėr shejtanėve janė pėrmendur nė aq shumė ajete sa qė e kemi vėshtirė tash nė kėtė vend qė ti tubojmė tė gjitha, por fillimisht duhet qė ēdo musliman tė dije se shejtani ėshtė armiku i tij mė i pėrbetuar, siē thotė Allahu, subhanehu ve teala, nė suren Isra, ajeti 53: Me tė vėrtetė shejtani ėshtė armik i hapur i njeriut.
Prandaj vėlla musliman kij kujdes nga metodat e tij tė fėlliqura sepse ai disa herė pėrdorėn:
-metodėn e frikėsimit tek frikacakėt, siē thotė i Lartmadhėruari nė Kuran: ai ėshtė shejtani, i frikėson ndjekėsit e tij, e mos iu frikėsoni atyre por Mua mė frikėsoheni (Ali Imran: 175);
-metodėn e zbukurimit, siē thotė Allahu i Lartmadhėruar nė Kuran: kur shejtani atyre ua beri veprat e tyre (tė kėqija-haramet) tė bukura dhe iu tha: sot nuk ka kush prej njerėzve qė ju mundėn... (Enfal: 48) dhe poashtu thotė Allahu, subhanehu ve teala, se: (Iblisi) tha: Zoti im, pėr shkak qė mė pėrzune, unė do tua zbukuroj (tė kėqijat) nė tokė (nė kėtė botė) dhe tė gjithė ata do ti mashtroj (largoj nga rruga e vėrtetė). (Hixhr: 39);
-metodėn e istihvadhit ndaj njerėzve. (Istihvadh d. t. th. kaplim, mbisundim, nėnshtrim, vėrshim nė tė gjitha anėt, moslėnie rahat asnjėherė) Siē thotė Allahu, subhanehu ve teala, nė Kuranin fisnik: ata i ka nėnshtruar (istihvadh) shejtani dhe ua ka bėrė qė ta harrojnė tė pėrmendurit Allahun... (Muxhadele: 19)
-metodėn e mbjelljes sė urrejtjes dhe armiqėsisė nė mesin e njerėzve, siē thotė Allahu xhel-le ve ala nė Kuran: por shejtani dėshiron qė tė mbjellė nė mes juve armiqėsinė dhe urrejtjen... (Maide: 91);
-metodėn e vesveses, siē thotė Allahu xhel-le ve ala nė Kuran: (shejtani) i cili ban vesvese nė gjoksat e njerėzve (Nas: 5);
Prandaj pra, ulemaja janė unanim se janė dy lloje shejtanėsh edhe atė:
1-shejtani xhinn dhe
2-shejtani njeri,
edhe ate bazuar nė ajetin e 5 tė sures Nas ku Allahu, xhelle shanuhu, thotė: (shejtani) prej xhinėve dhe njerėzve i cili ban vesvese nė gjoksat e njerėzve, dhe nė ajetin 112 tė sures Enam, nė tė cilin Allahu na tėrhjek vėmendjen dhe na ban me dije se ēdo pejgamberi i ka dėrguar armik-shejtan dhe nė tė njejtėn kohė na ban me dije pėr llojet e tyre, e kėshtu duke na treguar pėr llojet e tyre thotė: dhe kėshtu ēdo pejgamberi i bėmė armiq nga shejtanėt njerėz dhe xhinn qė njėri tjetrit i sinjalizojnė me fjalė tė shkėlqyeshme nė mėnyrė tė fshehtė nė mashtrime. .
Ulemaja shkuan deri nė mendimin sa qė thanė se shejtani njeri (shejtanul insi) ėshtė mė i rrezikshėm dhe mė i dėmshėm se shejtani xhinn (shejtanul xhinni), prandaj muslimani duhet tė ruhet mė shumė nga ky shejtan dhe ta njohė mirė atė e tia njohė disa drredhi dhe metoda qė i ka, e qė Allahu do na mbrojė nga ata.
Ata (ulematė) kanė thėnė se:
- ēdonjėri qė bashkėpunon me Iblisin, apo ėshtė prej ushtarėve tė tij qė mashtrojnė dhe largojnė nga e vėrteta dhe bėn tė dashur munkerin (veprėn e shėmtuar) dhe kurvėrinė, ėshtė shejtan;
- ēdonjėri qė bėn pėrpjekje apo nxit apo ėshtė pjesmarės nė largimin dhe pengimin e njerėzve nga rruga e Allahut, ėshtė shejtan;
- ēdonjėri qė thirrėn nė rrugėt e batilit (tė pavėrtetės) me ēfardo loji metode apo mėnyre apo preteksi, ėshtė shejtan ;
- ēdonjėri qė pėrpiqet nė ndarjen e dy ēifteve bashkėshortore qė duan njėri tjetrin nė hallall, ėshtė shejtan ;
- ēdonjėri qė shkakton fitne nė mesin e njerėzve, ėshtė shejtan ;
- ēdonjėri qė shkakton fesat dhe e nxit atė , ėshtė shejtan ; etj,
Shejtani i kėtij lloji, pra njeri, ėshtė mė i rrezikshėm se vet Iblisi sepse Iblisi: gjithsesi se kam ti mashtroj qė tė gjithė ata pėrveē robėrve Tu (o Zot) qė janė shumė tė sinqertė (Hixhr: 40) dhe ka thėnė: unė gjithsesi do ti shfarros pasardhėsit e tij, me pėrjashtim tė njė pakice(Isra: 62).
Iblisi pra, nuk dėshiron mbisundim mbi tė gjithė kurse ky lloj shejtani (shejtani njeri) kėrkon tė mbisundon tė gjithėve pa pėrjashtim me tė gjitha format e fitneve, tė mashtrimeve dhe tė devijimit. Kurse Allahu, subhanehu ve teala, nė Kuran ka thėnė: kėrko mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar (Nahl: 98) dhe nuk ka thėnė kėrko mbrojtje tek Allahu nga Iblisi pėr shkak tė numrit tė shumtė tė gjinive dhe llojeve tė shejtanėve tė cilėt largojnė nga rruga e Allahut, subhanehu ve teala.
Sa shumė armiq kanė pasur pejgamberėt nga shejtanėt njerėz tė cilėt u paraqitėn nė ēdo kohė dhe vend, tė cilėt i pengonin pejgamberėt qė ta pėrcjellin mesazhin hyjnor deri tek njerėzit, saqė disa prej pejgamberėve edhe i vranė!
Allahu, xhel-leshanuhu, ka lajmėruar pėr cilėsitė e shejtanėve tė kėtillė nė Librin (Kuranin) e Tij qė kemi mundėsi pėrmes tyre edhe ti njohim.
Kėshtu pra, na ka lajmėruar se prej natyrės sė tyre ėshtė mendjemadhėsia dhe krenaria, kėrkim tė lartėsimit nė tokė dhe rrefuzim tė ēdo gjėje qė nuk del nga ata pa qoftė ajo edhe e vėrtetė dhe e dobishme.
Ky shejtan e armiqėson dhe e kundėrshton hakun nėse del nga tjetėrkush e jo nga ai. Me tė vėrtetė ai urdhėron nė tė keqe me tė gjitha llojet dhe format e tij dhe nė ēdo mėnyrė ua bėn njerėzve ta duan dhe dėshirojnė kurvėrinė.
Tė kėtillėt i shohim sot, se si :
-fesadin e emėrojnė reformė nė tė mirė;
-komplotet, fitnet e ndryshme dhe shkeljen e premtimeve i emėrtojnė ēlirim ;
-tė tradhtuarit Allahun dhe daljen nga Mil-leti (feja ) e Ibrahimit, alejhis-selam, e emėrojnė patriotizėm;
-kryerjen e kurvėrisė e emėrojnė qytetėrim ;
-devijimin dhe largimin nga e vėrteta e emėrojnė si civilizim dhe prosperitet ;
-lėnien pas dore dhe shkeljen e dispozitave tė Librit tė Allahut (Kuranit) dhe mosveprimin sipas tij e emėrojnė progres dhe bashkėecje me aktualitetin bashkėkohor.
Prandaj, besimtari duhet qė tė kėrkojė sa mė shumė mbrojtje (eudhu bil-lahi-n) nga Allahu, subhanehu ve teala, prej shejtanit tė mallkuar i cili thotė: pėr shkak se mė humbe mua, une do tu ulem atyre nė rrugėn Tėnde tė drejtė, mandej do tu sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe e majta e tyre dhe shumica e tyre nuk do tė tė falemenderojnė (Araf : 16-17)
Sherri i kėtyre shejtanėve ėshtė bėrė i madh, ushtarėt dhe miqėt e tyre janė shtuar shumė, fitnet e tyre kanė vėrshuar shumė, saqė tregtojnė me trurėt, me turbullimin e tė menduarit, me ndryshimin e fakteve , llojllojshmėrimit tė batilit (tė pavėrtetės) dhe distribuimit tė tij me ngjyra tė llojllojshme.
Prandaj dijetarėt kanė vendosur dhe kanė thėnė se :
-ai qė hesht pėrpara hakut (tė vėrtetės) ėshtė shejtan i heshtur;
-ai qė flet me tė pavėrtetė (batil) dhe nxiton nė tė, ėshtė shejtan qė flet;
-penguesi i njerėzve qė urdhėrojnė nė tė mirė dhe ndalojnė nga e keqja, ėshtė shejtan
-ai qė rezillėkun e bėn tė dashur me ēfardolloji mėnyre qoftė, ėshtė shejtan;
-ai qė kurvėrinė e bėn tė dashur nė mėsin e njerėzve nė ēfardo mėnyre dhe e pėrhap atė, ėshtė shejtan;
-ai i cili punon nė heqjen e turpit nga shoqėria, ėshtė shejtan;
-gazetari i cili shkruan shkrime qė janė nė kundėrshtim me sheriatin e Muhammedit a. s. dhe me Mil-letin e Ibrahimit a. s. , ėshtė shejtan ;
-shkrimtari i cili shpėrndan material qė e prish moralin, ėshtė shejtan ;
-ai i cili i mashtron njerėzit pėrmes fjalėve apo punėve tė tija qė ti emitojnė armiqt e Allahut dhe armiqt e pejgamberėve tė Tij pėrmes veshjes, modės, festimit tė festave tė ndryshme, ėshtė shejtan sepse ai flet pėrmes gjuhės sė situatės nė tė cilėn gjendet apo gjuhės sė cilėsive qė i ka dhe thotė pėr mosbesimtarėt se: ata janė nė rrugė mė tė drejtė se ata qė besuan (besimtarėt)! (Nisa : 51)
Tė kėtillėt i gjejmė se si shpenzojnė pasuri tė majme nė pengim nga rruga e Allahut, subhanehu ve teala, siē thotė Allahu, subhanehu ve teala, nė Kuranin fisnik : shpenzojnė pasurinė e tyre pėr tė penguar nga rruga e Allahut. Ata do tė shpenzojnė atė dhe ajo do tė bėhet dėshprim i tyre, madje ata do tė mposhten. E ata qė mohuan, do tė pėrmblidhen vetėm nė xhehennem! (Enfal: 36)
Andaj pra duhet patur kujdes nga shejtanėt e kėtillė sepse Allahu, subhanehu ve teala, thotė: e nėse u bindesh (i rrespekton) shumicės (mohuese qė janė) nė tokė, ata do tė largojnė ty nga rruga e Allahut (Enam: 116)
I lutemi Allahut, subhanehu ve teala, qė tė na mbrojė nga shejtanėt e kėtillė e nė veēanti ti mbrojė tė rijntė dhe tė mos lajthitin nga e vėrteta, Amin!
(Pjesė nga hutbeja e mbajtur me 12. 03. 2004 nė xhematin shqiptar » el Buhari »-Wien )
Krijoni Kontakt