Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Marte, 06 Prill 2004


    QENDRIMI I GEIXH NUK ESHTE I RI

    Edlira Prenga

    Zbardhja e gjashte pikave-propozime te bera para pak kohesh nga politikani me dy shtetesi, greko-amerikani Nikolas Geixh, ka ngjallur reagimin e politikes shqiptare. Pas publikimit te nje fakti te tille, drejtuesit kryesore te opozites e kane cilesuar si nje gje mjaft te rende, nese kjo perpjekje e Geixh eshte e vertete. Lideri demokrat, Sali Berisha, u shpreh dje se nje gje e tille eshte mjaft e rende, megjithese sipas tij eshte e paverifikuar. Ndaj ai per kete nuk ka dashur te beje komente, pa u zbardhur e verteta e takimit te politikanit me dy shtetesi ne Sarande pak kohe me pare. (Per gjera te paverifikuara nuk deshiroj te bej komente(, u shpreh kryetari i selise blu, duke shtuar nga ana tjeter se nese nje gje e tille eshte e vertete atehere mbetet nje veprim shume i rende. Persa u perket takimeve qe ai ka patur me Geixh, Berisha mohoi cdo koment se ne qender te tyre mund te kete qene nje gje e tille. Sipas kryetarit demokrat, takimet jane bere ne prezence te ambasadorit amerikan ne Shqiperi, Xhejms Xhefri dhe ne keto takime jane shkembyer mendime te ndryshme lidhur me problemet qe ka aktualisht Shqiperia. Ndersa per sekretarin e Marredhenieve me Jashte ne PD, Besnik Mustafaj, nje gje e tille nuk perben ndonje surprize. (Nuk ka ndonje surprize ne nje veprim te tille(, u shpreh Mustafaj, por duke shtuar nga ana tjeter se (nese me te vertete ka nje veprim te tille, jane organet e specializuara te prokurorise qe duhet ta verifikojne ate dhe te marrin ne mbrojtje ceshtjen(.

    Per deputetin e PBDNJ-se, Ligoraq Karamelo, partia e te cilit eshte e akuzuar si pjese e nje marreveshje te tille, nese ne te vertete ka nje plan Geixh, ai eshte i papranueshem. (Ne nuk mund te pajtohemi me tendenca me biseda apo komente te ketij lloji(, u shpreh Karamelo duke vene ne dukje nga ana tjeter, se minoriteti duhet respektuar ne kuadrin e marreveshjeve te mira midis dy shteteve. (Minoriteti duhet pare ne kuadrin e te drejtave qe duhet te gezojne si nje ure baskepunimi per te ndihmuar ne forcimin e marredhenieve midis dy shteteve(, u shpreh deputeti i te drejtave te njeriut, duke bere te qarte ne kete menyre se nuk duhet te lejohet te ndodhin gjera te tilla. Ndersa per kryetarin e PAD-se, pjesemarres ne koalicionin (Koalicioni per Integrim(, nje fakt i tille eshte i papranueshem, pasi sipas tij kjo eshte nje marrezi e rastit e atyre qe u ka mbetur sahati ne vitin 1912.

    Gjashte pikat e greko-amerikanit, Nikolas Geixh

    1. Te hapen bankat greke, te cilat te stimulojne me kredi ne falje te kuadrove minoritare ne Sarande

    2. Te punohet qofte edhe duke i blere vendet e punes, qe nder drejtimet kryesore te ekonomise, si dogana, tatime, banka, gjykata etj, te vendosen minoritare.

    3. Te krijohet opinioni se Saranda ka qene e themeluar nga greket dhe se shqiptaret kane ardhur shume vone dhe si rrjedhim ata (shqiptaret) duhet t'u neshtrohen minoriteteve edhe nga ana ekonomike.

    4. Mundesisht te vendosen sa me shume emra dhe simbole te minoritareve, si dhe te ngrihen kisha, mundesisht ne nje menyre qe ne te ardhmen te perdoren faktet para organizmave nderkombetare, sikur gjoja jane ne zona nga ku jane debuar minoritaret, por simbolet kane mbetur.

    5. Te gjithe intelektualet minoritare te organizohen sipas drejtimeve, duke zgjedhur drejtuesit e rinj ne krye te cdo grupimi. Keta intelektuale do te marrin paga, te cilat do te depozitohen ne banka ne Janine, si dhe shperblime per te gjitha festat. Keshtu kjo u be realitet ne festat e 7-8 marsit, kur te gjithe mesuesit u shperblyen secili me nga 800 euro.

    6. Te stimulohen minoritaret per te blere sa me shume prona nga shqiptaret e tjere.

    Sali Berisha, kryetar i PD-se

    Per gjera te paverifikuara nuk preferoj te komentoj. Ne rast se provohen si te verteta do te kem komentet dhe qendrimet e mia.

    Nuk eshte e vertete qe e kam takuar nje muaj me pare, por shume muaj me pare me ka ardhur ne zyren time se bashku edhe me ambasadorin e SHBA-se, Xhefri. Natyrisht kemi shprehur pikepamjet tona, ai te tijat dhe une te mijat, per ceshtjet e pakicave ne Ballkan.

    Besnik Mustafaj, sekretar i Marredhenieve me Jashte i PD-se

    Ne deklarimet dhe qendrimet e zotit Geixh nuk ka ndonje suprize per mua. Ai eshte brenda veprimit te tij publik, lidhur me Shqiperine. Per te mbajter qendrim ndaj rasteve te tilla jane organet e specializuara te shtetit shqiptar te ngarkuara nga Kushtetuta per te mbrojtur sovranitetin e ketij vendi, per te mbrojtur interesat e tij.

    Ligoraq Karamelo, deputet i PBDNJ-se

    Nuk mund te pajtohemi me tendenca me biseda, ose me komente te cilat nuk e dime se nga vine dhe ku jane zhvilluar. Ne insistojme qe minoriteti ne kuader te te drejtave qe ai duhet te gezoje ne nje shoqeri demokratike, eshte nje ure bashkepunimi mes Shqiperise dhe Greqise, eshte nje faktor determinues per te ndihmuar ne integrimin e Shqiperise ne BE. Ato mbeten thjesht perpjekje individuale. Ne nuk duhet t'u rikthehemi tendencave per te helenizuar Jugun e Shqiperise. Keto nuk jane asgje tjeter vecse rikthim i politikave te gabuara dhe te deshtuara, te cilat nuk kane sjelle gje tjeter vecse percarje.


    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659

    Mashtrimi i fundit i Nanos dhe pergenjeshtrimi i Kadarese.

    Demagogjia e Nanos eshte e njohur per shqiptaret po cuditerisht kete here pija s'e ka lene te kuptoje qe po genjen per nje person si Kadareja dhe jo para popullit te pagoje, pa duar dhe te pergjumur shqiptar.


    Nano: Geixh ndihmoi Kadarene
    "Nikolas Geixhi e ka cuar Kadarene dhe e ka paraqitur ne amerike ku s'po i shitej para se ta njihnin, asnje sasi si ne Europe e librave te tij te shquar, edhe ne Amerike". Ka qene kjo deklarate e Kryeministrit Nano ne "Top Channel" qe solli reagimin e djeshem te shkrimtarit te madh shqiptar Ismail Kadare.


    Sqarim për një zhurmë


    Ismail Kadare

    Zhurma rreth kinse ndërhyrjes së N.Gejxh, për njohjen time si shkrimtar në SHBA jo vetëm nuk është serioze, por tingëllon krejt qesharake, pa asnjë bazë dhe pa asnjë logjikë.
    Kam botuar në SHBA mbi dhjetë romane, duke filluar nga viti 1971. Të gjitha botimet janë bërë pa asnjë rekomandim. Gjatë diktaturës komuniste, rekomandimi, për rrethana që dihen, ka qenë i pamundur. Pas rënies së komunizmit, i panevojshëm. Ka gjasë që zhurma e ka zanafillën nga ndonjë vetëlavdërim i lehtë nga ana e Gejxhit. Jemi ballkanas dhe lavdërimet ose vetëlavdërimet i kemi qejf. Ka mundësi gjithashtu që të jetë një keqinterpretim i fjalëve të tij.
    E kam takuar për herë të parë N.Gejxh para tre vitesh. Ka kërkuar të takohet me mua me ndërmjetësinë e botuesit tim anglez (Harwill), që është njëkohësisht edhe botuesi i tij. Për këtë ka ardhur nga Londra në Paris.
    Qysh në krye të bisedës ka sqaruar se është mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Replikës sime se shqiptarët mendojnë të kundërtën, i është përgjigjur se koha do të vërtetojë atë që thotë ai. E kam besuar i shtyrë nga një arsye. Arsyeja është themelore: Në romanin e tij autobiografik "Eleni" përshkruan një ngjarje të tmerrshme nga fëminija e tij. Eshtë fjala për një krim të padurueshëm, të kryer në sytë e një fëmije 9 -vjeçar, që është vetë autori, pushkatimi i nënës së tij. Pushkatim pa asnjë arsye, me të vetmin shkas se e ka burrin në Amerikë. Krim monstruoz i komunistëve grekë, në një fshat kufitar me Shqipërinë. Kriminelët grekë, pas mizorive që kryejnë në katundet e tyre, në emër "të luftës së klasave", hyjnë e dalin në Shqipërinë komuniste si në shtëpinë e vet. Kështu që Shqipëria, si mbrojtese e kriminelëve (shokë të idealit), lidhet në mendjen e fëmijës me atë krim.
    Këto vrasje makabre bëjnë pjesë në mizoritë e padënuara ende të komunizmit shqiptar, disa nga krerët e të cilit, mbushin ende sot faqet e shtypit me nostalgjinë e tyre të turpshme.
    Biseduam gjatë për këtë gjë.
    Ishte dakord me mendimin tim se, Shqipëria e sotme, nuk mund të përgjigjet dhe as të paguajë për krimet e komunistëve të saj. Pale pastaj për krimet e miqve të tyre, komunistëve grekë. Më tha se pikërisht këtë gjë kishte kuptuar.
    Siç i jam drejtuar, me anë të televizioneve shqiptare, përfitoj nga rasti t'i drejtohem përsëri publikisht nëpërmjet gazetës suaj, kolegut grek, shkrimtarit Nikolla Gejxh, nëse i përmbahet apo nuk i përmbahet më deklarimeve të tij, lidhur me ndjenjat miqësore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për të dy rastet, po ose jo, do të ishte tepër interesant shpjegimi i tij.
    Lidhur me shkakun e zhurmës, botimet e mia në SHBA, në bisedën e lartpërmendur, Gejxh më ka propozuar ndërrimin e botuesit tim amerikan. E kam falenderuar, por nuk e kam bërë. Kam ende sot të njëjtin botues që kam patur: Arcade Publishing, New York.




    07/04/2004

  3. #13
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Nano traun, Geixhi Sarandën

    Nano traun, Geixhi Sarandën

    “ Saranda është një portë hyrje e daljeje dhe e lakmueshmem është një vitrinë e cila kërkon mbrojtje...”, kanë qenë këto disa nga vlerësimet e bëra prej kryeministrit Fatos Nano dy muaj më parë, gjatë një vizite “pune”, të bërë prej tij në qytetin e Sarandës. Duke mos dashur të përsëritim ato çfarë kemi publikuar në faqet e gazetës “SOT” në dt.15 shkurt, po rikujtojmë edhe një fragment nga ato çka Nano tha para sarandiotëve e që flasin për imazhin e tij të së ardhmes së këtij qyteti plazh. Pra, duke analizuar gjëndjen e rrugëve kryeministri përsëriti në ligjëratë të drejtë se:” Mund të gjenden burime për të financuar përmirësimin e rrugëve, që nga shikimi i mundësisë për të taksuar hyrjen në Sarandë, apo edhe kalimin e ndërmarrjes së rrugëve në vartësi të bashkisë, si një mundësi për të lehtësuar zgjidhjen e zbatimit të investimeve për meremetime e përmirësime në to, trotuare etj...” Dhe më tej: “... Duhet të filloni që tani të bëni pesë shëmbuj edhe nga ata që dikush këtu i quajti balozë që vijnë nga Tirana e ndërtojnë...”
    Për konceptin nanoist që mbështetet tek mënyra “ajsberg” e të shprehurit, qoftë taksimi i hyrjes për në Sarandë, qoftë ndalimi i “bajlozëve të Tiranës”, nuk duan të thonë asgjë tjetër përveç vendosjes së një trau që ta izolojë dhe më tej ta shkëpus Sarandën nga pjesë tjetër e vendit. Kjo pjesë e zhytur e ideve “ajzberg” të Nanos doli qartazi një javë më vonë kur po në Sarandë mbriti kreu i POAK , organizatës panepirote që synon vorio-epirin, Nikolas Geixhi. Dhe ja si e ka zhvilluar Profesori grek i Fatos Nanos idenë e traut: “Minoritarët të blejnë sa më shumë prona e toka nga shqiptarët, të bëjnë ndërtime të tyret dhe të kultivojnë përshtypjen se ata janë autoktonë dhe shqiptarët të ardhur.” Dhe akoma më tej, ka vazhduar të jap edhe strategjinë: “Të hyjnë fuqishëm bankat greke, të japin kredi me shumcë, mundësisht edhe të falura, për minoritarët. Të zihen, apo blihen postet kryesore në qeverisjen vendore, në pikat kyçe si dogana, gjykata etj, nga minoritarët.Të propagandohen Epiri i veriut, vlerat dhe ndihma e Greqisë...” Dhe të gjitha këto udhëzime Nikola Geixh i tha vetëm një javë pas viizitës së Nanos në Sarandë dhe pasi u shpreh plotësisht i pakënaqur nga fakti se deri atëherë “Omonia”nuk kishte arritur suksese të ndjeshme në greqizimin e jugut të Shqipërisë.



    7/4/2004

  4. #14
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700

    "Geixh jep direktiva minoritetit grek ne Shqiperi" nga petrit xhaho

    ...Sa po mbarova leximin e faqes se top-channel.tv ne lajmet dhe u iritova shume nga artikulli me titull "Geixh jep direktiva minoritetit grek ne Shqiperi".
    Direktivat jane si me poshte;
    1-te hapen bankat greke qe te stimulojne ne kredi deri ne falje te kuadrove minoritare.
    2-Te sigurohen vende pune ne ekonomi, gjykata, dogana, banka e tatime.
    3-Te krijohet opinjoni se Saranda eshte krijuar nga Greket.
    4-Te krijohet pershtypja se minoritaret jane perzene nga Shqiperia.
    5-Intelektualet minoritare te organizohene te zgjedhin drejtuesit qe tu japen paga dhe shperblime per festat.
    6-Te stimulohen minoritaret qe te blejne toka nga Shqipetaret.
    Keto direktiva jane te xhiruara ne kasete nga nje agjent i sigurimit Shqipetar, ne nje mbledhje te Geixh me perfaqesues te minoritetit.Duke ditur se cfare qellime mbart me vete ky armik i Shqiperise nuk arij ta kuptoj se si lejohet akoma te hyje ne Shqiperi, dhe bile te takohet apo perfaqesohet nga trupa dipllomatike te politikes Shqipetare.Per zotin nuk po e kuptoj se cfare po ndodh me qeverine dhe politikanet tane. Te gjithe e dime se minoritetet, dhe sidomos minoriteti grek ka me shume te drejte se vete Shqipetaret, duke plotesuar cdo lloj kerkese te tyre me vend apo pa vend, dhe jane keta politikane qe nuk po hartojne dot nje platforme per te drejtat e cameve dhe te camerise.Turp dhe zoti i denofte keta politikanet tane te qelbur qe kane shitur dhe breket tek greket per nje cope karige.Duke mare shkas nga ky artikull mendoj se duke perdorur internetin, drejtuesit e ALBASOUL, te krijojne nje faqe ku mund te firmosin te gjithe nje note proteste ndaj kesaj politike me disa kerkesa:
    1- Te mos lejohet hyrja e Nikolas Geixh ne Shqiperi dhe te shpallet njeri i pa deshiruar.
    2- Duke lene menjane interesat personale te hartohet rezoluta per te drejtat e Cameve dhe te Camerise.
    3-Te hiqet ligji mbi shkruajtjen e tabelave ne gjuhen Greke ne jug te Shqiperise.
    Mbas kesaj ti dergohet nje kopje presidentit te Shqiperise Alfred Moisiu, nje kopje parlamentit Shqipetar dhe te kerkohet qe kjo resolute te lexohet ne parlament, nje ne seline roze, dhe nje ne ate blu.
    Pres mendimet tuaja

  5. #15
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Me duket nje poshterm qe i behet kombit Shqiptar dhe nuk duhet te rrime duarkryq e te shikojm se cfare behet ne kurriz te popullit tone.
    Ketu ne forum kemi shume e shume anetare qe jane te moshes madhore dhe te cilet mund te japin nje kontribut sa do te vogel ne kete ceshtie.
    Nuk me duket ide e keqe dergimi pastaj ne presidence dhe ne selite politke.

    Shpresoj qe stafi Albasoul te na japi nje pergjigje?

  6. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Klod djali,
    ky muhabet me Gayxhin eshte hapur tek Tema e Shtypit te Dites
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Kaqcak e di cte beni ju mor lal formoni nje lob shqiptar dhe pastaj ta sponsorizoi Nicola se ia ka mrre doren ai ketyre puneve lerini mo Nikolinin rehat se eshte djale i mire do ta marr nje nate per darke ate une se po na jep shume mend ne shqiptareve ai na e do shume te miren u harrova se eshte dhe janullatosi edhe ai shqiptar eshte por ehste minoritet ka kerkuar azil politik se e kane perzene nga greqia per politika antishqiptare qe binin ndesh me politikat greke pro popullit shqiptar aman ta marrsha ka me greke ne shqiperi u harrova kemi fatosin mreeeee se harruam fare eshte i persekutuar nga sala dhe greku se ka ndihmu fare me hyp ne pushtet ja ta marrsha o fatos o shqiptar me flamur grek ne zemer po ty te duam ne re se e di vete ti ku e con mushken tek kroi pa uje.Ky po eshte politikan fatosi mreeeeeeeeee te con deri ne erurope edhe te pastaj te fut ne grope te con te kroi te le pa uje/Shkoi ne angli e hangu shqiptari ne ndeshjen e angklise erdhi ne kososve filloi lufta ku shkon ky ka vetem shanse per ate vend tani shkoi ne amerike vec ku tia plasi atje ndonje bumje tani .Ec fatos se te kemi dhe qerossss .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  2. Kush është greko-amerikani Nikolas Gejxh
    Nga oliinter në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:23
  3. Në kërkim të hebrenjve të vjetër të Sarandës
    Nga Hyllien në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 09:27
  4. Nikolas Gejxh viziton serrisht Tiranen
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 14:30
  5. Nicolas Gage: Nje person i padeshiruar viziton Tiranen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •